Projekti LevizAlbania drejtohet nga dy borde të cilët operojnë në fusha shumë specifike, qëllimi kryesor i të cilëve është qasja sa më profesionale dhe vizionare me ecurinë dhe impaktin e projektit LevizAlbania.

Bordi Këshillimor

Drejtimi dhe strategjia e LevizAlbania ndihmohen/mbështeten nga Bordi Këshillimor.

Rolet kryesore të tij janë:

  • Dhënia e udhëzimeve dhe rekomandimeve strategjike, operacionale, si edhe qasjet metodologjike të    instrumentave të LevizAlbania
  • Këshillimi mbi qëllimet apo objektivat tematike dhe shtrirjen gjeografike të projektit
    Shqyrtimi dhe analizimi i planit vjetor të veprimit të projektit dhe rezultateve të tij
  • Rishikimi i dokumentave strategjikë si dhe i raporteve vjetore

Bordi i Granteve

Është organi më i lartë vendimmarrës i projektit LevizAlbania për miratimin e drejtimeve të thirrjeve për aplikime, kualifikimin e projekt propozimeve fituese dhe disbursimin e granteve. Bordi i Granteve operon sipas kuadrit strategjik të përcaktuar në Planet Vjetore të Veprimit të LevizAlbania.

Vendimmarrja në Bordin e Granteve është konsensuale dhe e bazuar në kriteret e vleresimit të aplikimeve të miratuara nga Konsorciumi i LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane.

Bordi i Granteve përbëhet nga pesë anëtarë:

  • Dy anëtarë të konsorciumit të LevizAlbania
  • Tre përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
  • Përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane (vëzhgues)

Bordi i Granteve drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, i cili është dhe drejtues i Konsorciumit të LevizAlbania. Dy anëtarët e tjerë të konsorciumit marrin pjesë me rotacion në mbledhjet e Bordit të Granteve.

Përfaqësuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë ekspertë me njohuri në fushat e shoqërisë civile, qeverisjes së mirë dhe medias.

Tre anëtarët e lartpërmendur të Bordit të Granteve përzgjidhen midis një paneli ekspertësh të miratuar nga Konsorciumi i LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Anetarët e Bordit të Granteve janë:

Andi DOBRUSHI – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
Kryetar i Bordit të Granteve

Dritan SHUTINA – Drejtor Ekzekutiv i Co-PLAN 
Anëtar i Bordit të Granteve

Juliana HOXHA – Drejtore Ekzekutive – Partnerët Shqipëri
Anëtare e Bordit të Granteve

Armand MERO – Gazetar – Zëri i Amerikës
Anëtar i Bordit të Granteve

Blendi SALAJ – Gazetar/Shoqëria Civile
Anëtar i Bordit të Granteve

Faik ISPAHIU Shoqëria Civile/Kosovë
Anëtar i Bordit të Granteve

Nazim RASHIDI – Gazetar/Media/Maqedoni
Anëtar i Bordit të Granteve

Kelmend ZAJAZIDrejtor Ekzekutiv i NALAS

Anëtar i Bordit të Granteve