LevizAlbania vijon misionin për forcimin e demokracisë vendore përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre si kampionë të demokracisë.

Organizatat Jo Fitimprurësë dhe individët ftohen të aplikojnë në Thirrjen Nr.3 përmes KONCEPT-IDESË në dy drejtimet e përcaktuara nga LevizAlbania:

Drejtimi 1: Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor

Ide të sugjeruara për realizimin e këtij drejtimi janë (por jo të kufizuara në sa më poshtë):

  • Si po ushtrohen funksionet dhe kompetencat e deleguara në bashki fokusuar në çështje konkrete (arsimi, shëndetësia, mjedisi; shërbimet sociale etj.);
  • Evidentimi i rasteve problematike si dhe atyre pozitive në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave duke ofruar dhe opsionet për përmirësime;
  • Advokimi dhe lobimi për të ndikuar platformat politike/elektorale në lidhje me (i) të drejtën për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve vendore; (ii) listat e hapura të kandidatëve për anëtarë të Keshillit Bashkiak; dhe (iii) garantimin e pavarësisë financiare të pushtetit vendor.

Drejtimi 2: Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore

Ide të sugjeruara për realizimin e këtij drejtimi janë (por jo të kufizuara në sa më poshtë): 

  • Monitorimi dhe advokimi bazuar në fakte dhe aksione mbi mënyrën dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike vendore në fusha si: (i) Infrastruktura dhe Shërbimet Publike; (ii) Bujqësia, Zhvillimi Rural, Pyjet dhe Biodiversiteti; (iii) Siguria Publike; (iv) Mbrojtja e Mjedisit; (v) Shërbimet Sociale; (vi) Kultura, Sporti dhe aktivitete rekreacionale; etj.
  • Inisiativa dhe veprime konkrete në kuadër të luftës kundër korrupsionit, përfshirë transparencën në vendimmarrje me ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe social në nivel vendor si partneritetet publike-private dhe angazhime të tjera që prekin financat vendore.

Limitet e granteve të LevizAlbania: 

OJF: nga 5,000 CHF deri në 50,000CHF (franga zvicerane)
Individë: nga 500 CHF deri në 20,000 CHF (franga zvicerane) 

Dokumentat e Thirrjes Nr.3 (kliko për tí shkarkuar) 

  1. Drejtimet e Thirrjes për Aplikime Nr 3
  2. Koncept Ide – Formulari – Thirrja 3
  3. Procesi  I Thirrjes për Aplikime
  4. Rregulla dhe Procedura për Aplikantët
  5. Kriteret e Vlerësimit të Koncept Ideve
  6. Lista e Dokumenteve shoqëruese OJF & Individ
  7. E drejta e Ankimimit

Thirrja e 3-të për Aplikime do të qëndrojë e hapur deri në datë 9 Dhjetor 2016, ora 17:00

Na ndiqni në

Çfarë është Mbështetja Emergjente?

‘Mbështetja Emergjente’ e LevizAlbania është projektuar për ato raste në të cilat nevojitet ndihmë emergjente për aktorët e shoqërisë civile apo individët, dhe kur nuk ka kohë të mjaftueshme për të vepruar përmes procedurës standart të LevizAlbania për grantet për OJF apo individë. (Thirrjet për Aplikime)

Kush mund të aplikojë?
Përfituesit e ‘Mbështetjes Emergjente’ janë grupet e individëve, individët, lëvizjet qytetare dhe Organizatat Jo-Fitimprurëse.

Rastet kur mund te aplikoni?
Ka një nevojë të qartë për të vepruar, ose reaguar menjëherë, për një çështje ose kauzë që rrezikon të humbasë rëndësinë për shkak të faktorit kohë. Mundësia e ndikimit mbi çështjen mund të reduktohet në mënyrë të ndjeshme me kalimin e kohës. Aktiviteti i propozuar është një fushatë, ngjarje, ose proces i veçantë, i cili nuk do të mbulohej nga instrumentat standarte të granteve për hir të momentit/faktorit kohë. Çështja/kauza lidhet në mënyrë integrale me qëllimet dhe objektivat bazë të projektit LevizAlbania.

Cili është limiti i financimit?
Limiti maksimal i grantit për ‘Mbështetjen Emergjente’ është 15.000 CHF.

Kujdes: Kur të plotësoni hapësirën boshe tek kutia e shumës së kërkuar për aplikimin tuaj duhet të vendosni vetëm shifren e plotë, pa presjse, pikë, hapësirë dhe emertim të monedhës. (shembull: 15000)

Cili është formati dhe procedura?
Për të marrë mbështetje emergjente, aplikuesit duhet të plotësojnë formën që gjendet më poshtë në këtë faqe, duke iu përmbajtur plotësisht kritereve dhe të dhenave të kërkuara nga formati aplikimit.

Kur merret përgjigjia?
Nëse aplikimi plotëson përcaktimet dhe kriteret e sipërpërmendura, ajo i dërgohet për miratim Konsorciumit të LevizAlbania. Përgjigjia merret brenda një periudhe kohore prej 10 ditësh dhe nëse kërkesa miratohet.

‘Mbështetja Emergjente’ nuk financon:

  • Ndërhyrjet në infrastrukture
  • Ofrimi i Shërbimeve Sociale
  • Blerje paisjesh kompjuterike
  • Botime librash/guidash
  • Projekte që synojnë promovimin e turizmit
  • Aktivitete që janë pjesë e funksioneve/detyrave/ komeptencave të pushtetit vendor
  • Aktivitete të lidhura me partitë politike 
  • Advokaci dhe lobime që kërkojnë më shumë se 2-3 muaj kohë për të arritur rezultatet
  • Aktivitete që kanë të bëjnë me hapje biznesesh të reja ose përmirësimin e ekzistueseve
  • Aktivitete që synojnë studime/ analiza situate etj;
  • Projekte që synojnë kryesisht zhvillimin tryezave të rrumbullakëta, konferencave, seminareve, etj.

 

#LevizAlbania #Perfshihu #SillNdryshimin

#PerNjeDemokraciTeForteVendore

#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore

 

Apliko!

LevizAlbania, is a project founded by Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and implemented by the consortium of three success Albanian organizations, “Open Society Foundation Albania”, “Partners Albania for Development and Cooperation” and “CO-Plan”, is currently implementing 41 projects under two calls for applications of the first year.

In the first call for applications LA supported 22 projects, 7 fellows and 15 CSO’s initiatives.

In the second call for applications LA supported 19 projects, 6 ideas proposed by fellows and 13 by CSO’s.

In the third call for applications LA supported 33 projects, 9 ideas proposed by fellows and 24 by CSO's

For more information’s please click below: 

 

Call No.1

First Call Projects - CSO's and fellows

Results of implemented project of Call No.1

 

Call No.2

Second Call Projects - CSO's and fellows

 

Call No. 3

Third Call Projects - CSO's and fellows