LevizAlbania vijon misionin për forcimin e demokracisë vendore përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre si kampionë të demokracisë.

Organizatat Jo Fitimprurësë dhe individët ftohen të aplikojnë në Thirrjen Nr.3 përmes KONCEPT-IDESË në dy drejtimet e përcaktuara nga LevizAlbania:

Drejtimi 1: Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor

Ide të sugjeruara për realizimin e këtij drejtimi janë (por jo të kufizuara në sa më poshtë):

  • Si po ushtrohen funksionet dhe kompetencat e deleguara në bashki fokusuar në çështje konkrete (arsimi, shëndetësia, mjedisi; shërbimet sociale etj.);
  • Evidentimi i rasteve problematike si dhe atyre pozitive në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave duke ofruar dhe opsionet për përmirësime;
  • Advokimi dhe lobimi për të ndikuar platformat politike/elektorale në lidhje me (i) të drejtën për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve vendore; (ii) listat e hapura të kandidatëve për anëtarë të Keshillit Bashkiak; dhe (iii) garantimin e pavarësisë financiare të pushtetit vendor.

Drejtimi 2: Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore

Ide të sugjeruara për realizimin e këtij drejtimi janë (por jo të kufizuara në sa më poshtë): 

  • Monitorimi dhe advokimi bazuar në fakte dhe aksione mbi mënyrën dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike vendore në fusha si: (i) Infrastruktura dhe Shërbimet Publike; (ii) Bujqësia, Zhvillimi Rural, Pyjet dhe Biodiversiteti; (iii) Siguria Publike; (iv) Mbrojtja e Mjedisit; (v) Shërbimet Sociale; (vi) Kultura, Sporti dhe aktivitete rekreacionale; etj.
  • Inisiativa dhe veprime konkrete në kuadër të luftës kundër korrupsionit, përfshirë transparencën në vendimmarrje me ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe social në nivel vendor si partneritetet publike-private dhe angazhime të tjera që prekin financat vendore.

Limitet e granteve të LevizAlbania: 

OJF: nga 5,000 CHF deri në 50,000CHF (franga zvicerane)
Individë: nga 500 CHF deri në 20,000 CHF (franga zvicerane) 

Dokumentat e Thirrjes Nr.3 (kliko për tí shkarkuar) 

  1. Drejtimet e Thirrjes për Aplikime Nr 3
  2. Koncept Ide – Formulari – Thirrja 3
  3. Procesi  I Thirrjes për Aplikime
  4. Rregulla dhe Procedura për Aplikantët
  5. Kriteret e Vlerësimit të Koncept Ideve
  6. Lista e Dokumenteve shoqëruese OJF & Individ
  7. E drejta e Ankimimit

Thirrja e 3-të për Aplikime do të qëndrojë e hapur deri në datë 9 Dhjetor 2016, ora 17:00

Na ndiqni në