Vlorë – LevizAlbania zhvilloi debatin publik me temë “Demokracia Vendore dhe Roli i Qytetarëve”. Takimi u zhvillua në kuadër të prezantimit të thirrjes së katërt për aplikime të projektit që financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunin (SDC) dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”.

Në debatin e zhvlluar në qytetin e Vlorës, morën pjesë aktorë të shoqërisë civile, qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të grupeve të margjinalizuara, të cilët shfaqën interesin e tyre mbi thirrjen dhe nevojën për më shumë demokraci vendore dhe aksione të gjeneruara nga komuniteti.

Përballë tyre ishtë një panel ekspertësh i përbërë nga Znj. Enela Mone, Eksperte e barazisë gjinore me një angazhim disa vjecar në aksione të shoqërisë civile në këtë fushë, Z.Robert Murataj, avokat dhe përfaqësues i shoqërisë civile në qytetin e Vlorës dhe Z. Harilla Koci, grantmarrës I LevizAlbania si individ në thirrjen e parë për aplikime.

Drejtoresha e projektit LevizAlbania, Znj. Valbona Kuko gjatë fjalës së saj u ndal në prezantimin e drejtimeve kryesore të tirrjes së katërt për aplikime, duke e cilësuar përfshirjen në të si një mundësi për të sjell ndryshimin e nivelit të demokracisë vendore dhe përmirësimin e qeverisjes lokale përmes aksioneve qytetare.

“Ne shkojmë tek problemi jo duke marrë përsipër të negociojmë ne si projekt me të, por duke kërkuar dhe mbështetur qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile me nisma që angazhojnë dhe mobilizojnë qytetarin. Prandaj demokracia vendore pa rolin e qytetarit është thjesht një term, ndërsa me qytetarin në krye të saj, është etape e cila do të japë efektet positive me kalimin e kohës. Në të ardhmen e afërt, fale projekteve të mbështetura nga LevizAlbania, qytetari do të jetë zeri kryesorë që do të përcaktojë vendimmarrjet e të zgjedhurve vendor”, theksoi zonja Kuko.

Ndërkohë që ekspertët e ftuar në panel sollën shëmbuj konkrete mbi rolin e qytetarit në ndryshimin e demokracisë vendore dhe rëndësinë e rolit qytetar në forcimin e saj.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Përfshihu #SillNdryshimin