Shkodër – LevizAlbania zhvilloi debatin e dytë publik “Demokracia Vendore dhe Roli i Qytetarëve” në kuadër të prezantimit të thirrjes së katërt për aplikime. Projekti që financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunin (SDC) dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”, përmes debateve publike synon të ndërgjegjësojë sa më shumë angazhimin e qyetarëve në aksione që sjellin ndryshimin e nivelit të demokracisë vendore dhe përmirësojnë qeverisjen lokale.

Gjatë fjalës së saj, Drejtoresha Ekezekutive e LevizAlbania Znj. Valbona Kuko, përpos prezantimit të thirrjes dhe drejtimeve të saj, mundësisë që ofron kjo thirrje për përfshirje të grupeve të interesit që kërkojnë më shumë transparence dhe llogaridhënie nga të zgjedhurit vendorë e vuri thekstin tek pëfshirja për herë të parë me një drejtim të dedikuar kategorisë së artit dhe inovacionit në thirrjen për aplikime.

“Arti dhe inovacioni janë risija e kësaj thirrje. Përmes artit të rinjte dhe jo vetëm, profesionistë të kesaj fushe ose jo, mund të përcjellin tek publiku mesazhe sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në fokusin e të cilave duhet të jetë përmirësimi i demokracisë vendore dhe qeverisjes lokale. Ashtu sikundër që përmes teknologjisë së informacionit mund të gjenerohen ide inovative nga profesionistët ose jo të këtij sektori. Prandaj LevizAlbania mbetet një mundësi e madhe për këdo që synon të ketë një rol aktiv në shoqërinë tonë e që synon të kërkojë më shumë nga të zgjedhurit vendor” deklaroi Znj. Kuko.

Në panelin e ekspertëve në debatin e Shkodrës, ishin të pranishëm Z. Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i “Co-Plan” i cili u ndal tek rëndësia e informimit mbi financat vendore, nga vijnë dhe si shpenzohen ato nga drejtuesit e pushtetit vendor. Z. Shutina u ndal gjithashtu tek paltforma “Financat Vendore” një instrument ndërtuar nga “Co-Plan” dhe i mundësuar në kuadër të instrumentit mundësues strategjik të projektit LevizAlbania. Përmes platformës www.financatvendore.al të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion mbi financat vendore, buxhetet vjetore të bashkive dhe si shpenzohet paratë publike nga qeverisja vendore.

Të pranishëm gjithashtu ishin në panel Z. Florjan Bjanku pedagog në Fakultetin e Drejtësisë Shkodër diskursi i të cilit u fokusua tek zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit dhe ligji për dëgjesat publike, Znj. Xaira Shurdha, grantmarrëse e LevizAlbania në Thirrjen Nr.2, e cila gjatë zbatimit të projektit të financuar nga LevizAlbania arriti të ndikonte përmes lobimit në buxhetin e Bashkisë së Shkodrës dhe Z. Fatlum Nurja, ekspert i pushtetit vendor dhe grantmarrës i LevizAlbania, i cil u ndal tek implementimi i reformës territoriale dhe hapësirat e krijuara për përmiresim të shërbimeve nga institucionet e qeverisjes vendore.

Të pranishmit ngritën një sërë shqetësimesh në raport me rolin e anëtarëve të këshillit bashkiak, shërbimeve zjarrëfikëse, etj si dhe u interesuan për kategoritë e mundshme që mund të aplikojnë në Thirrjen e LevizAlbania.

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Thirrja4 #Apliko