LevizAlbania organizoi në qytetin e Korçës debatin publik mbi demokracinë vendore dhe rolin e qytetarëve për forcimin rritjen e cilësisë së saj. Debati u zhvilluar në kuadër të thirrjes së katërt për aplikime, drejtimet e të cilës u prezantuan nga Drejtoresha e projektit LevizAlbania Znj. Valbona Kuko.

“LevizAlbania është një mundësi për të gjithë ata që e ndiejnë se duhet të angazhohen për më shumë demokraci vendore, për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga ana e të zgjedhurve vendore. Marrëdhënia midis qytetarëve dhe të zgjedhurve vendore nuk duhet të nisë dhe përfundojë në ditën e votimit, ajo duhet të vijojë dhe intensifikohet ditë pas dite si formë presioni për përmbajtjen e premtimeve të të zgjedhurve vendorë, për respektimin e kontratës së nënshkruar prej tyre me marrjen e detyrës së funksionarit public. Prandaj Leviz është një mundësi jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile por edhe për individëd apo grupimet e tyre. Majfton të keni një ide konkrete që sjell ndryshim të prekshëm dhe të aplikoni në thirrjen për aplikime të LevizAlbania. Ne do të mbështësim ato ide që sjellin ndryshimin e prekshëm në jetën e komuniteteve ku ju jetjoni”, tha Znj. Kuko.

Të pranishëm në debatin publik në qytetin e Korcës, ku merrnin pjesë qytetarë nga Pogradeci, Devolli dhe Maliqi, të cilët ngritën një seri problematikash të lidhura me arsimin e komuniteteve të margjinalizuara, marrdhënien e largët me anëtarët e këshillit bashkiak dhe mungesën politikave më të mëdha për rininë.

Në panelin e ekspertëve të ftuar nga LevizAlbania për të sjellë ekspertizën e tyre në fushën e shoqërisë civile dhe aksioneve qytetare ishin Znj. Enela Macka, drejtuese e shoqatës “Gruaja në Zhvillim” e cila referoi mbi rëndësinë e barazisë gjinore në aksionet e shoqërisë civile, Znj. Keti Qirinxhi, aktiviste e shoqërisë civile e cila përcolli eksperiencën personale në raport me rolin e qytetarëve në mirëqeverisjen lokale si dhe Z. Arben Kosturi, Drejtor i Qendrës “Distuni Albania”, i njohur në komunitetin rom/egjiptian për nisma dhe aksione për krjimin dhe garantimin e të drejtave të këtij komuniteti.

LevizAlbania mbetet e angazhuar për të promovuar insiativat qytetarë që sjellin forcim të demokracisë vendore dhe aspirojnë të përmirësojnë performancën e qeverisjes lokale.