LevizAlbania projekti që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksseshme shqiptare; “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”, operon bazuar në disa instrumenta në mbështetje të fuqizimit dhe konsolidimit të demokracisë në nivel vendor.

Leviz Albania bazohet në këto instrumenta strategjikë dhe financiarë:

Grante për aktorët e shoqërisë civile: Ku përfshihen grante individuale dhe grante për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF). LevizAlbania shpall dy thirrje për aplikime në vit në të cilat aplikojnë me projekte organizatat me bazë në komunitet, media, institucionet akademike, grupet e të rinjve dhe të grave, dhe individët. Thirrja për aplikime publikohet me drejtimet specifike të cilat realizohen pas një analize objektive në terren mbi problematikat kryesore të qeverisjes vendore. Pas kualifikimit fillestar që lidhet me përputhshmërinë e aplikimeve me drejtimet e thirrjes, LevizAlbania organizon “Konkurset e Ideve”, një risi për projektet grantdhënëse në Shqipëri si instrument transparence ku aplikuesit e kualifikuar për këtë fazë paraqesin dhe mbrojnë përpara Bordit të Granteve idetë e tyre, objektivitetin në ndërhyrje, realizimin e objektivave dhe garantimin e ndryshimit të nivelit të demokracisë vendore dhe qeverisjes lokale. Niveli i financimit ështe deri në 20,000 CHF për grantet individuale, ndërsa për organizatat jo-fitimprurëse deri në 50,000 CHF.

Reagimi i Shpejtë: Është një tjetër instrument i rëndësishëm i projektit, përmes të cilit financohen nisma të shoqërisë civile dhe individëve, të lidhura me kauza ose çështje që kërkojnë një reagim të shpejtë dhe që rrezikojnë të asimilohen prej faktorit kohë. Reagimi i Shpejtë është një mundësi për t’iu përgjigjur nevojës për ndërhyrje përmes aksioneve civile, duke u shqyrtuar me procedurë të thjeshtëzuar dhe brenda një kohe të shkurtër, me qëllimin për t’iu përgjigjur në kohë interesit të kauzës ose çështjes. Niveli maksimal i financimit për aplikimet në instrumentin "Reagimi i Shpejtë" është 15,000 CHF.

Instrumenti mundësues strategjik: Vetë projekti LevizAlbania ndërmerr nisma strategjike dhe veprimtari advokacie në nivel kombëtar për të mundësuar krjimin e një mjedisi të favorshëm për një demokraci vendore më të mirë dhe të qëndrueshme.

PROJEKTE TË FINANCUARA NGA LEVIZALBANIA

Prej muajit Prill të vitit 2016, që shënon dhe nisjen e zbatimit në terren të projekteve të financuara nga thirrja e parë për aplikime, LevizAlbania vijon të mbështesë përmes grantdhënies projekte përmes thirrjeve për aplikime që kanë pasuar.

Për të krijuar një ide më të qartë për natyrën e projekteve të financuara, organizatat që kanë zbatuar projektet dhe shtrirjen e tyre gjeografike, mund të klikoni më poshtë në link dedikuar për çdo thirrje për aplikime dhe të informoheni më shumë.
Projekte të financuara në thirrjet për aplikime dhe shtrirja gjeografike e tyre:

Thirrja Nr.1 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.1 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

 

Thirrja Nr.2 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.2 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

 

Thirrja Nr.3 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.3 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin