Instrumenti Mundësues Strategjik është projektuar që të përdorë pikat e forta të brëndshme të LevizAlbania për të: (i) Nxitur dhe mundësuar reformat; (ii) Ndërtuar kapacitetet qytetare lokale; (iii) Advokim strategjik për ndryshime madhore.

Nëpërmjet këtij instrumenti synohet të ndërmerren ndërhyrje që nxisin dhe mundësojnë aktivitete për demokracinë vendore të shtrira në të gjithë Shqipërinë, dhe të sigurojë vazhdimësinë dhe qëndrushmërinë e këtyre ndërhyrjeve.

Dy projektet në zbatim në kuadër të Instrumentit Mundësues Strategjik janë:

Të dhënat financiare bashkiake – qeverisja e hapur është qeverisje e përgjegjshme” - Zbatuar nga Co-Plan

Një ndër instrumentat mundësues të LevizAlbania është platforma: www.financatvendore.al Ky Instrument Mundësues Strategjik është projektuar me qëllimin që të shërbejë si:

  • Një nxitës i performancës financiare të Bashkive, si dhe i politikë-bërjes bazuar në argumenta në fushën e financave bashkiake;
  • Ndërtues i kapaciteteve qytetare vendore - duke mundësuar Organizatat e Shoqërisë Civile dhe grupet e tjera të interesit të kthehen në burime të vlefshme e sistematike të të dhënave për tu përdorur në analiza, studime, raporte, analiza politike, etj.;
  • Një avokat strategjik për ndryshim më të gjerë, i arritshëm nga të gjitha grupet e synuara/të interesit të cilët mund të kontribuojnë për të përmirësuar politikë-bërjen bazuar në argumenta.

Platforma është një mjet i dobishëm dhe thelbësor në monitorimin e performancës financiare të bashkive në Shqipëri, duke ndikuar kështu në vendim-marrjen gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, platforma mundëson më shumë transparencë dhe llogaridhënie, duke kontribuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Objektivat kryesore të kësaj platforme janë:

  • Të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të financave vendore ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë Organizatat e Shoqërisë Civile, universitetet, mediat, profesionistët, studiuesit, etj.;
  • Të sigurojë një Instrument Mundësimi Strategjik, që sjell të dhëna të besueshme dhe sistematike mbi performancën financiare dhe gjëndjen fiskale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri; dhe
  • Të sigurojë një platformë dialogu ndërmjet aktorëve të ndryshëm të përfshirë dhe të interesuar në çështjet e qeverisjes vendore.

 Rezultatet e pritura nga ky instrument mundësimi strategjik mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Rritja e transparencës në qeverisje, kryesisht në nivel vendor, nëpërmjet shpërndarjes së të dhënave me Organizatat e Shoqërisë Civile, me qytetarët dhe aktorë të tjerë të interesuar;
  • Rritja e besueshmërisë dhe përgjegjshmërisë së qeverisjes vendore, duke gjeneruar dhe duke bërë publike një sërë krahasimesh, ndërmjet qeverive vendore brenda vendit dhe në rajon, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara, duke dhënë një analizë të qartë të situatës dhe performancës financiare të Njësive të Qeverisjes Vendore;
  • Dialog i përmirësuar ndërmjet palëve të interesuara, si dhe rritja e angazhimit në lidhje me fushat e prekura nga financat vendore, ose ato që ndikojnë drejtpërdrejt në të;
  • Përmirësimi i praktikave vendim-marrëse përkatëse apo që kanë të bëjnë me fushën e financave vendore që janë të bazuara në dëshmi. 

 

Forcimi i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për përfshirje dhe pjesëmarrje efikase në politikëbërje dhe vendimmarje“ – zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

“Forcimi i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për përfshirje dhe pjesëmarrje efikase në politikëbërje dhe vendimmarje”, i zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, synon të rritë efektshmërinë dhe efikasitetin e përpjekjeve të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe aktorëve të tjerë qytetarë që të influencojnë në politikat dhe vendimarrjen vendore. Nisma mbështet projektin LevizAlbania duke adresuar nevojat e aplikantëve potencialë dhe përfituesve të saj që të përmirësojnë nismat e tyre për demokraci vendore.

Objektivat specifikë të nismës përfshijnë:

  1. Përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të aktorëve qytetarë vendorë në çështjet tematike të zbatimit të projekteve, si edhe në menaxhimin e projekteve.
  2. Rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe rrjeteve të bashkëpunimit ndërmjet përfituesve të LevizAlbania, për të arritur rezultate të përbashkëta dhe të sigurojnë amplifikimin e rezultateve dhe impaktin e nismave të tyre.
  3. Njohjen më të mirë të instrumentave TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) për promovimin e demokracisë: transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja, bazuar në praktikat më të mira në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Përmes një qasjeje novatore që ndërthur trajnimet online me ato praktike, këshillimin individual, formimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e përvojave me organizatat e tjera në vend dhe në rajon, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me LevizAlbania do të forcojë rolin dhe impaktin e nismave vendore të udhëhequra prej Organizatave të Shoqërisë Civile dhe aktorëve qytetarë në demokracinë vendore në vend. 

Për më shumë informacion mbi projektin "Forcimi i Organizatave të Shoqërisë Civile" zbatuar nga Partnerërt Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim klikoni: http://partnersalbania.org/News/qeverisja-me-pjesemarrje-trajnim-online//News/qeverisja-me-pjesemarrje-trajnim-online/