Tirana po rritet e zhvillohet dita-ditës me ritme të shpejta. Njerëzit, banesat, hapësirat e reja ndërtuese ose të gjelbra po ridimensionojnë qytetin para syve tanë, i cili në çdo moment që kalon transformohet, fiton fytyra të reja identitare dhe njëlloj si një qenie që frymon kërkon me ngulm të gjejë rregullin brenda vetës. Duket absurde ta trajtosh një qytet si frymor, po ja që është i tillë; i përbërë nga mijëra frymë që zbresin çdo ditë shkallëve të pallateve ose ashensorëve për t’u derdhur pastaj rrugëve të qytetit në kërkim të mundësive dhe jetës së tyre profesionale, por pa harruar se kanë lënë pas shkallën e tyre, pallatin ku ruajnë atë që balancon furinë e qytetit, shtëpinë. Një ndër nismat e reja që janë ndërmarrë në kryeqytet është edhe projekti “Portofoli qytetar”, mbështetur nga projekti “Leviz Albania”, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të Bashkisë së Tiranës dhe ka gjetur mbështetjen e plotë të saj. Menduar si një projekt pilot në 3 njësi administrative, njësia 1, 9 dhe 10, konform ligjit nr. 10112, të datës 9.4.2009, synon të sjellë një risi në jetën e qytetit; administratorin. Tingëllon si një kryebashkiak më shumë?! Apo si një kontrollues?! Në fakt në mënyrë idilike mund ta quajmë një kujdestar; kujdestar që do të kujdeset për shkallët që ti lë pas pasi vrapove për të përmbushur detyrat që ti ke ndaj vetes dhe qytetit.

Administratori duhet të përmbushë një sërë detyrash dhe obligimesh. Së pari, ai duhet të kujdeset për të gjitha aspektet administrative të pallatit/ndërtesës. Ky objektiv madhor përkthehet në detyra në dukje shumë të thjeshta, të cilat janë kthyer sot pjesë e nostalgjisë së të gjithëve ne. Nëse më parë e Diela ishte dita kur të gjithë banorët e pallatit do të harxhonin kohë duke larë shkallë, e cila po aq sa avari ishte edhe kënaqësi për ne të vegjlit, sot ritmi i jetës nuk na lejon ta performojmë këtë praktikë në shërbim të komunitetit. Do të jetë administratori ai i cili do të kujdeset për të gjetur personin përgjegjës për higjienën dhe rregullsinë e shkallëve tona, çka do të garantonte një bashkëjetesë më cilësore për të gjithë ne.

Së dyti, administratorit do t’i takojë të kujdeset për shërbimin e ashensorit dhe pa diskutim kokëçarjen tonë më të madhe, ujin. Sa qesharake po aq edhe e vërtetë! Falë punëve apo impenjimeve tona, asnjëri prej nesh nuk ka më kohë të rrijë të presë orarin e ujit në mënyrë që të mbushë depozitën. Ajo që duam është vetëm që rubineti të gurgullojë muzikën e ujit që me prekjen tonë të parë. Administratori, si i punësuar, do të kujdeset posaçërisht që ky element i rëndësishëm i natyrës të mos mungojë në shtëpitë tona, madje edhe atëherë kur garantimi i tij të jetë i vështirë për kush e di cilën arsye, të dijë të krijojë një sistem menaxhimi dhe mos shpërdorimi të këtij burimi.

Ashensori nuk është më pak i rëndësishëm, sepse tanimë është kuptuar se tendenca e qytetit është pa diskutim prekja e qiellit. Pa bërë shaka apo ironi, ndërtesat shumëkatëshe janë një realitet i yni dhe pasja e një ashensori si edhe mirëfunksionimi i tij është vital kur bëhet fjalë për të ngjitur katin e 12-të apo 15-të të ndërtesave tona. Kostoja e mirëmbajtjes është sa monetare po aq edhe kohore, prandaj administratori do të mundësonte zgjidhjen e problemeve të mundshme në mënyrën më efikase.

Administratori është një ndërmjetësues. Përveç mirëmbajtjes, kontrollit të postës, kontrollit të faciliteteve elektrike, pastërtisë së shkallës etj., atij do t’i duhet të bashkëpunojë ngushtë me banorët, të cilët janë njëkohësisht bashkëpunëtorë po aq edhe llogarikërkues për mënyrën se si po menaxhohet çdo gjë. Puna e tij nuk është thjesht koordinuese, por edhe informuese sepse ai është përgjegjës që të paktën një herë në muaj të zhvillojë një takim me të gjithë banorët për të dëgjuar nga afër shqetësimet ose kërkesat që ata mund të kenë. Administratori është një shans për të ndërtuar komunitetin e munguar në qytetin tonë; një rikthim nostalgjik kur të gjithë mblidheshim bashkë për t’u kujdesur për pronën tonë të përbashkët. Pas kaq vitesh duhet të kemi kuptuar se ne nuk jemi Robinson Cruzo; ne nuk jetojmë në ishull të vetmuar dhe toka, ajri, uji, pallati, shkalla, qyteti janë pronë dhe e mirë për të cilën duhet të kujdesemi të gjithë ne, në mënyrë që individi dhe qyteti të vazhdojë të rritet e zhvillohet për mirë.

Rio Kërpaçi

Grantmarrës i LevizAlbania me projektin “Portofoli Qytetar“

http://www.mapo.al/2017/03/administratoret-e-pallateve-risi-dhe-domosdoshmeri-e-tiranes/1

Demokraci vendore e asfiksuar në Këlcyrë Problemet kryesore mbulimi gjeografik, gjinor dhe apatia e mbledhjeve Zbatimi i reformës vendore me ndryshimet e thella dy kolonat e saj kryesore, administrative dhe territoriale, ka krijuar mundësi të mëdha për për një demokraci vendore të fortë dhe të konsoliduar mirë në bashkitë e reja të krijuara rishtazi. Kolona e parë e kësaj reforme, forcimi administrativ i njësive të reja vendore, nis së pari nga konsolidimi i këshillave bashkiake, ose ndryshe miniparlamentet lokale, për të qënë ato më aktive dhe me përfaqësuese e interesave të banorëve. Një monitorim i funksionimit të këtyre këshillave të reja, të cilat kanë nisur të funksionojnë pas zbatimit të reformës, realizuar në kuadrin e projektit “Leviz Albania” me moton “Këshilltarët bashkiakë: Cilët janë? Sa flasin? Çfarë thonë?” ka nisur të ndihmoje për njohjen e situatës së aktivizimit të këshilltarëve ne tri bashki te jugur, Gjirokaster. Dropull dhe Kelcyre. Projekti i pagëzuar në terren “Leviz Keshilltar” ka vënë në fokus njohjen e nivelin e trajtimit të problemeve të komunitetit, përfaqësimin e zonave periferike, transparencën e vendimarrjes, diferencat gjinore dhe rolin e këshillave në mbarvajtjen e demokracisë vendore. Duke shfrytëzuar mundësitë që jep ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, pak kohë më parë mundëm të vendosim kontakte për të marrë informacion dhe për të komunikuar drejtpërdrejtë me administratën e bashkisë Këlcyrë, sekretarin e këshillit bashkiak dhe të vetë antarët e këshillit bashkiak të Këlcyrës. Situata është tepër problematike. Nëpërmjet informacineve që na u vunë në dizpozicion, evidentuam tre problem kryesore në funksionimin e këshillit bashkiak; së pari dy njësi administrative janë te papërfaqesuara në këshillin bashkiak me 15 antarë, së dyti në këshillin prej 15 antarësh vetëm dy janë femra dhe e treta, nga studimi i procesverbaleve të mbledhjeve të këtij këshilli me 15 antarë marrin flakën dhe flasin mesatarisht vetëm dy këshilltarë, diskutimet e tjera u përkasin relatoreve, kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të këshillit. Në bashkinë e Këlcyrës janë të regjistruar 9,784 votues, të cilët kishin të drejtën e votës gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, të 21 qershorit 2015. Sipas statistikave të KQZ, vetëm 4,885 votues, (shprehur në përqindje, 49.93% e zgjedhësve të regjistruar) shkuan dhe votuan gjithsej në këto zgjedhje ne Këlcyrë. Pra, përfaqësimi i komuniteteve në këtë bashki të re, me këtë pjesmarrje të ulët, qysh në votim ka marrë goditjen e parë. Përfaqësimi zbehet më tej nga cilësia e aktivizimit të të zgjedhurve tek të cilët është deleguar e drejta e përfaqësimit dhe vetqeverisjes e banorëve, të cilët sipas Censusit të vitit 2011, krejt bashkia e re Këlcyrë ka një popullsi prej 6.113 banorësh, por që sipas Regjistrit Civil, numërohen 12.468 banorë. Edhe pse bashkia e re e Këlcyrës shtrihet në një sipërfaqe prej 304.65 km2, me një densitet prej 40.92 banorë/km2, me 4 njësi administrative, (Këlcyrë, Ballaban, Sukë dhe Dishnicë), duke patur nën administrimin një qytet dhe 48 fshatra, përfaqësimi gjeografik i zgjedhësve lë shumë për të dëshiruar. Dy njësi administrative të bashkisë Këlcyrë nuk kanëfare këshilltarë në këshillin bashkiak duke lënë të papërfaqësuar 18 fshatrat e njësive administrative Sukë dhe Ballaban. Konkretisht mbeten të papërfaqësuar banorët e fshatrave: Ballaban, Vinokash, Vinokash Fushë, Komarak, Mazhar, Kondas, Psar, Ball, Kajcë, Pavar, Toshkëz, Bubës 1, Bubës 2, Beqaraj, në njësinë administrative Ballaban dhe Sukë, Goricë Fshat i Ri, Rodenjë, Podgoran, Podgoran Fushë, Ujmirë, Zhepovë, Shelq, Topojan, Luar, Delilaj, Çorogunj, Taroninë. Këshilli bashkiak i Këlcyrës me gjithësejt 15 këshilltarë të votuar nga zgjedhësit e katër njësive administrative. mbetet mjaft i mangët edhe në aspektin e përfaqësimit gjinor, sepse janë vetëm dy femra antare të këtij këshilli, ndërkohë që femrat në komunitetin e banorëve të bashkisë së re kapin pak më shumë se 60 % të numrit të popullsisë. A mund të bëhet fjalë për përfaqësim gjinor në këtë raport minimal të prezences së tyre në vendimarrje? Një tregues tjetër i përfaqësimit dhe nivelit dhe cilësisë së demokracisë vendore është edhe pjesëmarrja dhe cilësia e aktivizimit me diskutime, debate, propozime dhe rekomandime i të zgjedhurve në mbledhje të këshillit i antarëve të zgjedhur nga populli me votim. Në këshillin bashkiak forcë e parë politike është LSI me 4 këshilltarë, e ndjekur nga PS me dy këshilltarë, ndërkohë që si kualicion e djathta ka të zgjedhur 4 këshilltarë. Nga një vështrim i shpejtë i procesverbaleve të mbajtura gjatë mbledhjeve të zhvilluara në tre muaj, nëntor, dhjetor 2016 dhe janar 2017, rezultoi se gjatë këtyre mbledhjeve janë shënuar mesatarisht 5 diskutime të të gjitha llojeve: relatime, sqarime proceduriale, replika, kundërreplika dhe diskutime të lira. Tre nga folësit janë gjithmonë, kryetari i këshillit, kryetari i bashkisë dhe relatori i çështjeve të shtruara të rendit të ditës. Ndërkohë që nga një analizë më e plotë rezulton që mesatarisht në çdo mbledhje të diskutojnë vetëm dy këshilltarë?! Kësisoj, përfundimisht mund të themi se përfaqësimi i banorëve të Këlcyrës, si në aspektin gjeografik, gjinor dhe cilësor është jashtëzakonisht i mangët dhe kjo situatë nëse do të vazhdojë të monitorohet më tej do të nxjerrë të shkaqet e vërteta që e bëjnë demokracinë vendore kaq të vakët dhe aspak rezultative.

Engjëll SERJANI

 

Këshilli Rinor Kukës, në kuadër të zbatimit të projektit të financuar nga LevizAlbania në Thirrjen e 2-të për aplikime po vijon turin e takimeve me të rinjtë në komunitet. Takimi i radhës u ndal në gjimnazin ‘‘Ahmet Voka në Gostil, ku me të rinjtë u diskutua rreth problematikave dhe rëndësisë që gjeneratë duhet te jetë aktive në komunitetit.

 

Këshilli Rinor në Kukës është mbështetur nga LevizAlbania në kuadër të projektit ‘‘Angazhimi Rinor në Komunitet‘‘.

 

#LevizAlbania #Perfshihu

#PerNjeDemokraciTeForteVendore
#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore

 

Tiranë – Alikanti individual Rio Kërpaci, vijon zbatimin e projektit “Portofoli Qytetar“. Projekti i financuar nga LevizAlbania në thirrjen e dytë për aplikime ka në qendër të tij informimine qytetarëve mbi rolin e administratorëve zonat e tyre të banimit. Në kuadër të këtij projekti, Rio sëbashku me grupin e punës së projektit, organizuan në Tiranë, ëorkoshopin me temë: Roli i Administratorit, kuadri ligjor për një mirëadministrim sa më të mirë të ambjenteve të përbashkëta.

#LevizAlbania #Perfshihu #SillNdryshimin

#PerNjeDemokraciTeForteVendore

#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore

Berat - Më datë 18 janar 2017, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjeteësim, zhvilloi takimin në kudër të projektit “Organzimi Komunitar si sfidë e qeverisjes”, projekt i mbështetur nga LevizAlbania në Thirrjen e Parë për Aplikime. Qëllimi i këtij takimi ishtë sensibilizimi dhe nxitja e diskutimit me aktorët lokal, publik dhe jopublik, në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e strukturave komunitare në kuadër të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Zbatimi i neneve 68 dhe 69 në ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nene që përcaktojnë rolet e strukturave komunitare ishin baza e qëllimit të këtij takimi, zbatim që kërkon ngritjen e një kulture qeverisëse ndryshe e cila drejtohet nga qytetari, qytetaria aktive dhe gadishmëria po e qytetarëve për një qeverisje më të mirë vendore. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të qeverisë vendore, anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat, Administratorë të njësive administrative, organizata të shoqërisë civile, media, aktivistë dhe grupime të qytetarëve të interesuar.

Projekti i IDM financohet nga LevizAlbania

#LevizAlbania #Përfshihu

#PerNjeDemokraciTeForteVendore
#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore