Vlorë – Insituti Shqiptar i Shkencave në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoro Klientët në Kontrata Publike” ka prezantuar për gazetarët lokalë në qytetin e Vlorës platformën “opencorporates.al”. Projekti po zbatohet në kuadër të mbështetjes që LevizAlbania i ka dhënë Institutit Shqiptar të Shkencave në thirrjen e dytë për aplikime.

Në takimin që merrnin pjesë rreth dyzet (40) gazetarë lokal nga Vlora, Fieri dhe Berati, zbatuesit e projektit preznatuan platformën dhe mundësitë që ajo ofron për gazetarët lokal për të monitoruar kontratat publike që institucionet vendore nënshkruajnë gjatë ushtrimit të fuksionit të tyre për të garantuar shërbimet ndaj qytetarëve.

I pranishëm në tryezën e organizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave ishte gazetari Bledi Gilaj, i cili është njëkohësisht grantmarrës individ në Thirrjen e Dytë për Aplikime. Gazetari Gilaj shpjegoi se si platforma “opencorporates.al” i ka shbëryer për të garantuar informacion të detajuar mbi kontratat publike të rajonit të Lezhës, zonë në të cilën ai ka zbatuar projektin “Lezha e Qytetarëve”.

#LevizPërDemokracinëVendore #Përfshihu #SillNdryshimin