Gjirokastër – Grantmarrësi individ, gazetari Ëngjëll Serjani ka përmbyllur projektin “Lëviz Këshilltar. Cilët janë? Sa flasin? Cfarë thonë? Në një aktivitet të organizuar në qytetin e Gjirokastrës me prani të gazetarëve lokalë dhe organizatave të shoqërisë civile, Z. Serjani përmbylli projektin duke e finalizuar atë me publikimin e raportit me përfundime mbi gjetjet për tre këshillat bashkiak për njësitë administrative Gjirokastër, Dropull dhe Kërlcyrë.

“Monitorimin nëntë mujor i Këshillave Bashkiak në tre bashkitë pjesë të projektit evidentoi mjaftushëm problem. Probleme që nisin prej nga procedura ligjorë për njoftimin dhe organizimin e mbledhjeve, pjesëmarrja minimale e anëtarëve të këshillave bashkiak dhe deri tek mungesa e qytetarëve në këto mbledhje, gje që është e parashikuar edhe me ligj”, u shpreh Z. Serjani për mediat.

Gjithashtu grantmarrësi i LevizAlbania në Thirrjen e Dytë për aplikime në raportin me gjetjet e projektit thekson se dy probleme të tjera të hasura që kërkojnë një ndryshim sa më të shpejtë. “Përpjekjet për më shumë barazi gjinore në përbërjen e këshillave bashkiak është për tu vlerësuar, por ajo që vihet re është mungesa e ndërveprimit të anëtareve të këshillit bashkiak femra në diskutime dhe debatet për cështje të ndryshme. Gjithashtu një hallkë e rëndësishme që nuk është fort funksionale janë komisonet teknike të këshillave bashkiak, ata pothuajse nuk janë aktiv për rolin e tyre në diskutimet paraprake të cështjeve që këshilli më pas duhet dhe miraton”, deklaroi Z. Serjani.

"Leviz Këshilltar! Cilët janë? Sa flasin? Çfarë thonë?" ishte projekt i mbështetur nga LevizAlbania në Thirrjen Nr.2 për aplikime. 

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #LevizKeshilltar