Qendra Konsumtari Shqiptar ka finalizuar projektin “Përmirësim i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit“, projekt i financuar nga LevizAlbania në kuadër të thirrjes së dytë për aplikime.

Zbatuesit e projektit realizuan montorimin e tre linjave të transportit në qytetin e Durrësit, përkatësisht: Durrës – Currila – Durrës, Durrës – Universiteti “Aleksandër Moisiu“ – Durrës, dhe Durrës – Plepa – Durrës.

Zbatuesit e projektit pasi formuan grupin monitorues të përbërë nga të rinj të qytetit të Durrësit dhe ndërtuan indikatorët e montorimit, zbritën në terren për të pyetur qytetarët dhe monitoruar linjat e transportit.

Në përfundim të fazës së parë, zbatuesit e projektit “Qendra Konsumatori Shqiptar“ zhvilloi një takim në Këshillin Bashkiak të Durrësit ku të pranishëm ishin zyrtarë të Bashkisë Durrës, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Më datë 26 Tetor, projekti shënoi aktivitetin final dhe përmbyllës të tij, me prezantimin e raportit final, tek cili ishin reflektuar gjetjet krahasimore, rezulateti i të cilave nxirrte në pah një ndikim pozitiv të projektit të mbështetur nga LevizAlbania sa i përket zbatimit të orareve, vijezimit të stacioneve, përmirësimit të komunikimit nga fatorinot e autobuzave urban, pajisjes së mjeteve me hartën e stacioneve, higjenës, etj.

Ndërhyrja përmes projektit “Përmirësim i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit“, të mbështetur nga LevizAlbania është vlerësuar pozitive nga Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Z. Florian Tahiri po ashtu dhe nga qytetarët e pranishëm ne aktivitet, duke u cilesuar një mundësi e cmuar për të përmirësuar përmes monitorieve të aktorëve të shoqërisë civile shërbimet e bashkisë me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen.

#LevizAlbania #LevizPërDemkracinëVendore #QendraKonsumatoriShqiptar #Angazhohu

Pasqyrimi në median lokale i aktivitetit: https://youtu.be/jwmBPbLvAzU