Në kuadër të Projektit “Diversiteti i Shërbimeve Sociale dhe Publike në disa Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës në kontekstin e ndarjes së re administrative-territorial”; financuar nga Lëviz Albania, Qendra për Studim & Trainim “ILLUMINATOS” organizoi aktivitetin “Strehimi i familjeve pa shtrehë me kryefamiljare gruan në Njësitë Administrative 1 dhe 11”.

Qëllimi kryesor i projekti është informimi i banorëve të këtyrë njësive administrative mbi përfitimin e shërbimeve sociale dhe publike të cilat ndryshuan pas implementimit të Reformës Territoriale Administrative. Risia e aktivitetit të zhviluar nga “ILLUMINATOS” ishtë fakti që ai u zhvillua në brendësi të ambienteve të një prej fasonerive që zhvillojnë aktivitetin e tyre pranë njësive administrative në kryeqytet.

Projekti është financuar nga LevizAlbania dhe është pjesë e thirrjes së tretë për aplikime.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirraj3 #Illumintos