Qendra “Media dhe Çështjet Shoqërore” zhvilloi aktivitetin përmbyllës të fazës së parë të projektit “Të Levizim për sportin dhe kulturën në periferi të Tiranës”. Projekti është mbështetur nga LevizAlbania në kuadër të thirrjes së tretë për aplikime. Në takimin e organizuar nga zbatuesit e projektit dhe të realizuar në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, mori pjesë Kryetari I Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj i cili dëgjoi dhe pranoi kërkesat e të rinjve të pranishëm në këtë aktivitet. Rreth 60 të rinj nga të 13 njësitë administrative të Tiranës dhe mësues të tyre, morën pjesë në këtë takim dhe paraqitën kërkesat e tyre për më shumë investime në shkollat ku ata mësojnë. Kryebashkiaku Veliaj nuk hezitoi të siguronte të rinjtë nga Vaqarri, Farka, Yzberishti dhe të tjerë se viti 2018 do të jetë viti i investimeve në zonat periferike të kryeqytetit.

Në kuadër të realizimit të këtyre premtimeve dhe në zbatim të projektit në fazën e dytë të tij, Qendra Media dhe Çështjet Shoqëerore do të ndjekë ecurinë e zbatueshmërisë së premtimeve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhënë të rinjve të pranishëm në këtë aktivitet. #LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #QendraMediaDheCeshtjeShoqërire #BashkiaTiranë #13NjësitëAdministrative #ZhvillimiPeriferive