Shkodër – Organizata “Për Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore” nënshkroi marrëveshjen institucionale me Bashkinë e Shkodrës për forimin e Këshillit Rinor Bashkiak. Në një ceremioni të mbajtur në ambientet e bashkisë, ku e pranishme ishte Kryebashkiakja Znj.Voltana Ademi, palët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit duke I dhënë jetë krijimit të grupimit që do të monitorojë zbatimin e politikave rinore të planifikuara në strategjinë e rinisë 2014-2020 nga Bashkia Shkodër.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitet Drejtoresha Ekzekutive e LevizAlbania Znj.Valbona Kuko në emer të donatorit e vuri theksin tek domosdoshmëria e aktivizmit të grupeve rinore për të monitoruar zbatimin e politikave rinore të bashkia e qytetit. “LevizAlbania të rinjtë i ka në fokus prej ditës së parë. Sot Leviz është në fazën e zbatimit të projekteve konkrete për dy thirrje për aplikime, prej të cilave kemi financuar 6 projekte që objektiv kryesorë kanë ngritjen e Bordeve Rinore pranë Këshillave Bashkiakë, përkatësisht në Vorë, Peqin, Mallakstër, Kamëz, Bulqzië dhe në Shkodër. E kemi bërë këtë me besimin e plotë dhe vizionarë se brezat e rinj do të duhet të sjellin ndryshimin e prekshëm jo vetëm për veten e tyre por për të gjithë komunitetin”.

Drejtoresha Ekzekutive e LevizALbania u shpreh gjithashtu se marrëvshja e nënshkruar nga midis të rinjve dhe bashkisë së shkodrës sinjifikon ngritjen e një strukture e cila do të synojë të ushtrojë presion dhe të jetë vigjiliente për cështje që lidhen me të rinjtë, qofshin këto mbajtjet e premtimeve, zbatimi i politikave dhe programeve rinore.

Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës garantoi mbështetje të plotë për zbatimin e marrëveshjes duke premtuar angazhimin e saj maksimal për të rritur dhe forcuar roline  të rinjve në punën e bashkisë dhe Këshillit Bashkiak në kuadër të krijimit të klimës së duhur për të motivuar të rinjtë e qytetit si dhë për ti dhënë atyre një rol gjithmonë e më të madh në vendimarrjet e qeverisjes vendore.

#LevizAlbania #DemokraciaVendore #HapaKonkrete

#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore #Perfshihu

 

Pasqyrimi mediatik i aktivitetit: 

https://www.youtube.com/watch?v=LEzsqb6lqgM

https://www.youtube.com/watch?v=70M-9eCOVTI

http://www.starplus-tv.com/aktualitet-star-plus-tv-shkoder/item/24173-shkoder-nis-punen-keshilli-rinor-bashkiak

http://tv1-channel.tv/2017/03/02/keshilli-rinor-bashkiak/

http://rozafa.tv/shkoder-formohet-keshilli-rinor-bashkiak/