Qendra për Çështjet e Informimit Publik “InfoÇip” përmbylli projektin e mbështetur nga LevizAlbania në Thirrjen e dytë për aplikime: “Vlerësimi tematik i ligjit 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore".

Projekti zhvilloi përgjatë një viti studimin e zbatimit të ligjit në fjalë në tre njësi administrative, përkatëisht në bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë. Zbatuesit e projektit, drejtuesit e organizatës “InfoÇip“ prezantuan raportin përfundimtarë të studimit të zbatimit të ligjit duke bërë publike jo vetëm gjetjet e tij por edhe rekomandimet për përmirësimin e situatës.

E pranishme në këtë aktivitet ishtë Drejtoresha Ekzekutive e LevizAlbania Znj. Valbona Kuko, përfaqesuesja e Ambasadës Zvicerane, Znj. Deborah Kern, Zëvëndësministjra e Punëve të Brendshme Znj. Romina Kuko, Kryetarët e Këshillave Bashkiak të Tiranës, Kamzës dhe Vorës si dhe anëtarë të këshillave bashkiak të bashkive të përfshira në studimin e projektit.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të Drejtores Ekzekutive të projektit LevizAlbania zonjës Valbona Kuko.

***

Të nderuar të pranishëm,

E nderuara Debora,

I nderuar Z. Shella

Prej më shumë se 2 vitesh tashmë, LevizAlbania ka mbështetur nisma të shoqërisë civile përmes instrumentave të projektit, jo vetëm për të patur një shoqëri civile aktive në kërkim të vazhdueshëm të zbatimit të kuadrit legjislativ mbi qeverisjen vendore, por gjithashtu në fokusin e projektit ka qenë dhe pasja qe një shoqërie të mirëinformuar mbi të drejtat dhe detyrimet në marrëdhënien e tyre me të zgjedhurit vendorë.

Sigurisht kjo është një sfidë e madhe dhe shumë dimensionale që kërkon një unifikim të të gjithë forcave, të aktorëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Gerti sigurisht do të ndalet tek gjetjet e raportit të monitorimit të zbatimit të ligjit për vetqeverisjen vendore, duke i bërë ato publike për të gjithë sot. Nëpërmjet gjetjeve ne do të kemi mundësinë të diskutojmë të gjithë bashkë në këtë tryezë me disa aktorë të rëndësishëm dhe të analizojmë atë cka mund dhe duhet të bëhet më mirë në të ardhmen.

Ashtu si dhe INFOCIP një vitë më parë, plot 18 OJF dhe individë morën mbështetjen e LevizAlbania për idetë e tyre, pëmes të cilave synonin ndryshimin e nivelit të demorkacisë vendore. Një pjesë e mirë e tyre kanë përfunduar zbatimin e projekteve, ashtu si dhe sot dhe përmes këtyre eventeve ata po përpiqen t’i ofrojnë publikut informacionin e grumbulluar dhe rezultatet e punës një vjecare.

Pra, duam apo sduam, të gjithë ne do të kemi edhe më shumë informacion, do të jemi edhe më mire të vetëdijshëm për cfarë ka shkuar në zbatimin e ligjit për vetqeverisjen vendore dhe cfarë jo.

Kjo duhet dhe do të na ndihmojë sikundër LevizAlbania në pozicionin e donatorit, por edhe aktorët e shoqërisë civile për të cuar përpara hapat pozitive të hedhura në forcimin e demokracisë vendore, rritjen e transparencës, llogaridhënies, përgjegjshmërisë për të zgjedhurit vendorë, duke synuar një qeverisje lokale sa më cilësore.

Në përmbushje të plotë të këtij misioni, LevizAlbania deri më tani ka mbeshtetur 4 projekte te fokusuar ne monitorimin e zbatimit te ligjit per te drejten e informimit:

-          1 projekt kombëtar që monitoron zbatimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtën pasive (dhënia e informacionin pa kërkesë) në 61 bashki;

-          2 projekte të fokusuar në testimin e zbatimit të ligjit në 11 bashki, që masin sesa bashkitë ju përgjigjën kërkesave të qytetarëve;

-        Dhe projekti i INFOCIP- i cili ka monitoruar sesa Këshillat Bashkiakë të 3 bashkive (Tirana, Kamza dhe Vora.) zbatojnë kuadrin ligjor për të drejtën e informimit.

Kjo është në fakt dhe shtylla kryesore ku mbështetet projekti LevizAlbania. Hedhja e hapave të sigurtë dhe të fortë drejt një demokracie më të madhe për qytetarët e vendit. Padiskutim që ka ende shumë për të bërë, edhe pse deri më tani Leviz ka mbështetur rreth 100 nisma dhe ide konkrete të shtrira në gjithë territorin e vendit. Por nuk është bërë pak.

Por unë dua të ndalem gjithashtu, duke patur dhe këtë mundësi për të qenë përballë jush sot, për t’ju ftuar të jeni sa më aktiv dhe shfrytëzoni të gjitha mundësitë që projekti LevizAlbania ka vënë në dispozicion të nismave të gjeneruara nga shoqëria civile.

Projekti nuk operon vetëm përmes thirrjeve për aplikime që publikohen dy herë në vit, por edhe për nisma që kërkojnë një reagim të shpejtë dhe ushtrimin e një presioni imediat, LevizAlbania mban të hapur përgjatë gjithë vitit instrumentin “reagimi i shpejtë”, për cështje që rrezikojnë të asimilohen prej faktorit kohë.

Prandaj më duhet jo për kortezi por me sinqeritet të falenderoj qeverinë zvicerane e cila përmes projektit LevizAlbania po përpiqet të ndryshojë për mirë dhe afrojë sa më shumë vendin tonë, pranë standarteve perëndimore të demokracisë dhe qeverisjes.

Demokracia vendore nuk është luks e as shërbim që duhet të na ofrojnë të zgjedhurit vendorë, demokracia vendore duhet të jetë kushti kryesor në premtimet e të zgjedhurve vendore dhe kushti i vetëm që qytetarët s‘duhet të tolerojnë dhe lëshojnë kur i zgjedhin ata.

Faleminderit dhe suksese!