Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Bashkinë Kamëz, LevizAlbania shpalli projektet fituese të Thirrjes së 2-të për Aplikime.

Nëntëmbëdhjetë projektet, 13-Të të propozuar prej Organizatave Jo Fitimprurëse dhe 6 të propozuar nga individë, u përzgjodhën për të nisur zbatimin e projekteve të tyre. Projekte përmes të cilëve synohet forcimi i demokracisë vendore, rritja e transparencës se vendimarrjeve të të zgjedhurve vendorë, për më shumë pjesëmarrje në proceset vendimarrëse, rritje e angazhimit të të rinjve, zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, etj.

Pas një procesi publik dhe transparent që prej dorëzimit të koncept-ideve, konkursit të ideve dhe deri tek shpallja e fituesve, LevizAlbania vijon të angazhohet për të rritur dhe forcuar rolin e shoqërisë civile si instrumenti i domosdoshëm për të rritur cilesinë e qeverisjes vendore. LevizAlbania, ashtu sikundër në thirrjen e parë edhe në këtë thirrje ka mbështetur fuqimisht individët, si kampionë të demokracisë në komunitetet e tyre, duke i cilësuar një hallke e rëndësishme e projektit LevizAlbania.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bordit të Granteve, Z.Andi Dobrushi. Ai u shpreh se projekti LevizAlbania tashmë angazhon një spektër të gjërë aktorësh të shoqërisë civile të konkretizuara në më shumë se 22 projekte fituese nga Thirrja e Parë. ”Thirrja e dytë tregoi interesin në rritje ndaj këtij projekti dhe sidomos ka një rritje të numrit të aplikantëve individë, krahasur me aplikantët – organizata. Pavarësisht vështirësive në finalizimin e projekteve konkrete dhe cilësore tregon vullnetin e të rinjve për të ndryshuar situatën ku ndodhen”, u shpreh Z.Dobrushi

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf përshëndeti fituesit dhe të pranishmit dhe tha: ‘’Si qytetar zviceran, unë besoj se qytetarët mund të sjellin ndryshim në qeverisje përmes aksioneve dhe nismave konstruktive. Gjithashtu besoj se në çdo cep të Shqipërisë ka individë dhe grupe të cilët munden dhe duhet të përçojnë këto ndryshime për të përmirësuar qeverisjen vendore’’.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e shpalljes së fituesve të Thirrjes së 2-të, Drejtoresha Ekzekutive e LevizAlbania Znj.Valbona Kuko u ndal tek instrumenti i “Mbështetjes Emergjente’’, përmes të cilit të gjithë të interesuarit, qofshin këta përfaqësues të organizatave jo fitimprurësë apo individë, kanë mundësinë të ngrejnë zërin dhe angahzimin civil, dhe të mos e lelojnë faktorin kohë të asimilojë çështje të rëndësishme, akute dhe emergjente që lidhen me cilësinë e qeverisjes vendore, aksionet qytetare dhe demokracinë vendore në tërësi.

#LevizAlbania #DemokraciaVendore #Perfshihu #SillNdryshimin

Duke klikuar KËTU gjeni listën e plotë të 19 projekteve fituese të Thirrjes së 2-të

Ndërsa në link e mëposhtme gjeni pasqyrimin mediatik te aktivitetit të mbajtur në qytetin e Kamzës më 04 Tetor 2016

Top Channel – http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=337056

BalkanWeb – http://www.balkanweb.com/site/levizalbania-shpall-projektet-fituese-te-thirrjes-2/

Shqiptarja.com – http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/levizalbania-shpall-projektet-fituese-per-thirrjen-e-2-te-per-aplikime-378049.html

Për më shumë fotografi kliko: https://www.facebook.com/LevizAlbania/photos/?tab=album&album_id=725451747594044