Në 26 Prill 2016, LevizAlbania shpalli Thirrjen e dytë për Aplikime duke ftuar Organizatat Jo Fitimprurëse, individët dhe grupimet e tyre të aplikojnë në drejtimet e përcaktuara nga LA, përkatësisht:
1. Advokaci dhe lobim për përmirësim, ndryshim apo zbatim të suksesshëm të politikave vendore përmes rritjes së përgjegjshmërisë të përfaqësuesve të insitucioneve publike;

2. Rritjen e llogaridhëniës së zyrtarëve vendor të zgjedhur dhe të emëruar.

Në mbyllje të Thirrjes Nr.2, pranë LevizAlbania erdhën 206 aplikime. LevizAlbania ka zhvilluar një proces vleresimi në raport me zbatimin e rregullave për aplikim të publikuar në Thirrjen Nr.2 (link) sa i përkët drejtimeve, impaktit në rritjen e demokracisë vendore, dokumentacionit dhe kritereve të LevizAlbania.

Në përfundim të gjithë proceseve vlerësuese LevizAlbania ka përzgjedhur me objektivitet dhe në përputhshmëri të plotë të rregullave të përcaktuara nga donatori, 33 Organizata Jo-Fitimprurësë dhe 17 individë për fazën e “Konkurseve të Ideve”, me një total prej 50 Koncept-Ide të kualifikuara.

Projektet e kualifikuara për këtë fazë do të ndahen në tre grupe bazuar në ndarjen gjeografike të ideve konkurente përkatësisht:

– në Lezhë më 8 Korrik 2016 – Hotel “Liss” – ora 09:00
– në Vorë më 11 Korrik 2016 – Hotel “Continental” – ora 09:00
– në Fier në 14 Korrik 2016 – Hotel “Fieri” – ora 09:00

Konkurentët do të prezantojnë përpara Bordit të Granteve koncept-idetë përmes të cilave synojnë të sjellin ndryshimin për komunitetet që preken. Në përfundim të “Konkurseve të Ideve”, Bordi i Granteve, në prani edhe të përfaqësuesit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, do të shpallë publikisht projektet që do të miratohen me kusht për të përpiluar projektin e plotë sipas koncept-idesë dhe sygjerimeve të Bordit të Granteve.

LevizAlbania do të sigurojë një proces transparent, publik dhe me vizibilitet në mediat lokale dhe rrjetet sociale, në mënyrë që komunitetet të informohen mbi përpjekjet e OJF-ve apo individëve për të rritur demokracinë vendore, llogaridhënien e zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar vendor si dhe advokimin apo lobimin për të përmirësuar zbatimin e sukseshëm të politikave vendore.

LevizAlbania është një projekt i financuar nga qeveria zvicerane dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partners Albania” dhe “Co-Plan”. Përmes mbështetjes së ideve inovative dhe gjithëpërfshirëse, LevizAlbania synon të inkurajojë OJF-të, individët dhe grupimet e tyre për forcimin dhe rritjen e demokracisë vendore për qytetarët e vendit tonë.

Duke klikuar në linkun e mëposhtëm do të gjeni listën e plotë të koncept-ideve të kualifikuara për fazën e “Konkursit të Ideve” të Thirrjes nr.2:

Lista e plote e OJF-ve dhe Individë të kualifikuar për Thirrjen NR.2 për Aplikime