LevizAlbania përmbylli thirrjen e parë për Apliklime për Organizatat Jofitimprurëse dhe individët. 22 Projekte të vlerësuara nga Bordi i Granteve për të kaluar në fazën e implementimit janë të përbërë nga 15 OJF dhe 7 individë.

Projektet kanë një shtrirje gjeografike që prekin 19 Bashki, pa harruar impelementimin e 2 projekteve që janë në shkallë kombëtare.

Duke klikuar në link e mëposhtëm do të mërrni informacionin mbi listën e plotë të projekteve fituese për Thirrjen e Parë.

PROJEKTET FITUESE TË INDIVIDËVE DHE ORGANIZATAVE JO FITIMPRURËSE

LëvizAlbania inkurajon të gjithë ato organizata dhe individë, që aplikuan në thirrjen e parë dhe që nuk kaluan në fazën finale të bëhen pjesë e thirrjes së dytë e cila do të publikohet gjatë muajit Prill 2016.

LevizAlbania do të vijojë të mbështesë të gjithë ato projekte që kanë objektiv ndryshimin real dhe forcimin e demokracisë vendore përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve, si kampionë të demokracisë.

#LevizAlbania #Thirrja1 #DemokraciaVendore #Përfshihu

RTSH – LEVIZALBANIA