LevizAlbania shpalli Thirrjen e 3-të për aplikime në 18 Nëntor 2016, thirrje e cila qëndroi e hapur deri më 9 Dhjetor 2016. LevizAlbania ftoi organizatat jo-fitimprurëse, individët dhe grupimet e tyre të aplikonin në dy drejtime kryesore:

1. Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor

2. Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore

Thirrjes për aplikime iu përgjigjën 225 organizata të shoqërisë civile dhe individë të cilët kaluan në procesin e vlerësimit sipas kritereve të përcaktuara: Përputhshmërinë me drejtimet e thirrjes, cilësinë, objektivitetin, qëndrueshmërinë dhe impaktin në forcimin e demokracisë vendore.

LevizAlbania kualifikon për fazën e “Konkursit të Ideve” 65 koncept-ide, nga të cilat 49 nga organizatat jo-fitimprurëse dhe 16 të propozuara nga individë dhe grupime të tyre.

Për të 65 koncept-idetë e kualifikuara, LevizAlbania do të zhvillojë “Konkurset e Ideve”, pëkatësisht: 13 Shkurt 2017 në Vlorë, 15 Shkurt 2017 në Shëngjin dhe 17 Shkurt 2017 në Korçë.

Përgjatë konkursit të ideve aplikantët e kualifikuar do të paraqesin përpara Bordit të Granteve idetë e propozuara prej tyre dhe ndryshimin që angazhohen të sjellin në komunitetet e tyre.

Në përfundim të konkursit, Bordi i Granteve në prani të përfaqësuesit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri do të njoftojë aplikantët që kualifikohen për fazën e hartimit të projekt-propozimit të plotë.

Bordi i Granteve më pas miraton projekt propozimet e plota, duke përmbyllur të gjithë procesin e Thirrjes nr.3.

Më poshtë janë koncept-idetë e kualifikuara për “Konkursin e Ideve”:

 

*Tabela e koncept-ideve të miratuara për Organizatat Jo-Fitimprurëse

ORGANZATA JO-FITIMPRUËSE KONCEPT-IDEA
Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore Të lëvizim për sportin dhe kulturën në periferi të Tiranës
Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm & të Integruar Përmirësimi i shërbimit të kullimit në Bashkinë Shkodër
European Youth Association Monitorim i granteve dhe biznesit social rinor
Vizion i Gjelbër Vlora në lëvizje
Qendra "Blegtoria dhe Zhvillimi Rural" Bujqësia detyrim dhe përgjegjësi për pushtetin vendor
Shoqata ‘People In Focus‘ Fuqizimi i rolit mbikqyrës dhe advokues të shoqërisë civile në përmirësimin e shërbimeve publike në Bashkite Divjake, Rrogozhinë dhe Peqin
Zëri Qytetar Qytetarët e ardhshëm të bashkisë Lushnje
Klubi "Ekologjik" Rajoni Diber Unë Arsimohem
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile  Rinia e Kavajës, aktive në qeverisjen lokale
Fondacioni ‘Rruga me Pisha’ Qeverisja vendore përballë nevojës së zhvillimeve kulturore
Qendra "Grupimi Ekolevizja" Monitorimi i menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Durrës
Instituti Shqiptar për Inovacion Social Përfshirja qytetare në monitorimin e performances se zyrave të ofrimit të shërbimit tatimor vendor dhe menaxhimi fiskal në Bashkinë e Kukësit
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom “Karta e Zërit të Qytetarit", si një mjet monitorimi që mundëson qytetarët të ngrenë zërin për shërbimet e tyre prioritare publike
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve Nxitje dhe jetësim i mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në procesin e advokimit, lobimit dhe hartimit të bazës ligjore për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale
Shoqata "Gazetarëve Profesionistë Rajonale" Je i zgjedhur vendor? Përmbush detyrimin ligjor për menaxhimin e mbetjeve urbane! 
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë Lufta kundër korrupsionit në pushtetin lokal përmes zbatimit të rekomandimeve të KLSH së për bashkitë
Fondacioni ‘Qendra Europiane‘ Përgjegjshmëria në vendimmarrje: Urë ndërlidhëse mes qeverisjes vendore dhe qytetarëve
Qendra e Studimeve dhe Zhvillimeve  Për një shërbim cilësor social për femijët, të rinjtë dhe emigrantët e rikthyer
Qendra ‘UET‘ Monitorimi i shërbimit të ofruar nga “Eco Tirana”, partneriteti publik privat italo shqiptar për realizimin e pastrimit të kryeqytetit.
Shoqata ‘Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar’ Monitorim i ofrimit të shërbimit të pastrimit në Bashkinë Mirditë nëpermjet përfshirjes së grupeve komunitare
Instituti i Kulturës Rome në Shqiperi  Advokim për një Demokraci Vendore Gjithëpërfshirëse
Economic Social Analytics Shërbime vendore të matshme dhe të aksesueshme
Shoqata Visare Platformë MULTIMEDIALE për një Kavaje të pastër
Fondacioni "Së Bashku" Tirana për të gjithë
Albanian Legal and Territorial Research Institute  Kryetari i Bashkisë on line!
Shoqata Ryder Albania Monitorimi i shërbimit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës
Qendra për Studim & Trainim "ILLUMINATOS" Diversiteti i shërbimeve sociale dhe publike në disa njësi administrative të Bashkisë së Tiranës në kontekstin e ndarjes se re administrative territoriale.
Shoqata "RUNJA" Monitorim i buxhetit, planeve, politikave, strategjive në mbrotje të mjedisit me theks konkret pyjet e ulta  dhe të larta, hartimi i planit të veprimit afatmesëm dhe afatgjatë.
Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri Karvani i përfshirjes së qytetarëve për të mbajtur përgjegjës pushtetin lokal për të zbatuar në mënyrë transparente ligjin e informimit dhe konsultimit publik dhe vendimet e ofrimit të shërbimeve publike vendore 
Shoqata "REFLEKSIONE" Monitorim i mekanizmit të referimit të rasteve të dhunes në familje në nivel lokal aktivizëm qytetar për përmirësimin e tij.     
Instute for Policy and Law Pjesëmarrja e qytetarëve në politikat për qytetin
Qendra Rinore e Vlorës Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen në Bashkinë Selenicë
Albania Rafting Group Monitorimi dhe vleresimi i turizmit të Beratit
Shoqata "CESA" Përmirësimi i cilësisë së higjenës në tregun e hapur për Bashkinë e Durrësit
Qendra "Levizja MJAFT!" Promovimi i vlerave demokratike dhe medias aktive mes të rinjve
Shoqata "ARGJIRO" Laboratori i Dialogut
Qendra “AGENDA” Pjesëmarrje aktive e qytetarëve në hartimin e buxhetit në bashkitë e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.
Shoqata "Për Zhvillim Mediatik" Përtej transferimit të pyjeve dhe kullotave: Për një pjesëmarrje më aktive të publikut në monitorimin e performancës së strukturave përgjegjëse për mjedisin dhë pyjet në Bashkinë Krujë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim Monitorimi i funksioneve të deleguara të bashkive në lidhje me Qendrat e Shërbimit Shëndetësor Parësor
Gruaja drejt Integrimit Me gruan vendimet merren më mirë    
Ekologet për Rajonin Kukes Organizatat me baze komuniteti në front të parë për monitorimin e manaxhimit të pyjeve
Green Line Albania Të pastrojmë lumenjtë: Identifikim, veprim, ndergjegjesim për lumin e Tiranës
Open Doors KonçeSCAN
EuroPartners Development Decentralizimi: Delegimi i funksioneve dhe sfidat e zbatimit “Funksioni i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”
Instituti i Studimeve të Bioekonomisë, Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural Arsimi dhe formimi profesional si model punesimi dhe zhvillimi vendorë
Qendra Ballkanike Për Bashkëpunim & Zhvillim Nisma rinore "VEPRO TANI"
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza Shërbimi Social dhe Shëndetësor për grupet e margjinalizuara 
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike TRI:Pjesëmarrje në çeshtjet lokale përmes turizmit dhe industrive bashkëlidhur
Rrjeti Shqiptar per Integrim Europian -Trajnim Edukim dhe Demokraci  Harta dixhitale e kalueshmërisë në qytet- për shtresat vulnerabël

 

*Tabela e koncept-ideve të miratuara për individët

INDIVIDËT KONCEPT-IDEA
Artan Spahiu Implementimi i moratoriumit mbi pyjet në qarkun e Elbasanit në këndvështrimin ambjentalist dhe ligjor
Ilir Kaso “The city Without People”
Ina Hoxha Ju flet RINIA
Greta Guga Rritja e cilesisë së sherbimeve të pushtetit vendor lidhur me politikat shëndetësore rajonale në dobi të komunitetit  fëmijët në fokus
Endrit Shabani Amicus Arti politik përmes medias vizive online
Ariana Çela Trashëgimia kulturore si pjesë integrale e planeve zhvillimore në Bashkinë e Korçës: Muzet Lëvizës
Valbona Sulçe Kolgeci/Ani Plaku Qytete të jetueshëm: Indeksi i performancës së pushtetit local
Arlind Lugji Përfituesit kryesorë janë 40 familjet e komunitetit Rom dhe Egjiptian në zonen e Selitës si dhe të gjithë të pastrehët e regjistruar si të tillë pranë Bashkisë Tiranë.
Migena Nako Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike në zonën e ish kënetës përmes hulumtimit pjesëmarrës dhe vizual
Besmir Agalliu Gjanica & Iniciatori i mbeturinave në Fier
Brejdon Xhavara Ndërgjegjësimi dhe mobilizimi i komunitetit Rom & Egjiptian për subvencionimin e qirasë
Artan Rama Monitorim i hartimit dhe i zbatimit të kontratave të punëve dhe të shërbimeve publike
Nolian Lole Dua të bëhem polic se ai eshte miku ynë…
Sokol Kosta Gjanica, lumi i vdekur
Valmira Kosova 3P e Rezidentit (Parkim, Para, Përfshirje)
Arjana Bardhaj Guroret: Lobimi, advokimi nëpërmjet krijimit të grupeve ekologjike

 

#LevizAlbania #Perfshihu #SillNdryshimin
#PerNjeDemokraciTeForteVendore
#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore