Në kuadër të Thirrjes së 3-të LevizAlbania do të zhvillojë “Konkurset e Ideve” për 65 koncept ide të kualifikuara. Pas vleresimit të koncept-ideve në raport me përputhshmërinë me drejtimet e shpallura nga LevizAlbania, 16 individë dhe 49 Organizata Jo Fitimprurësë do të paraqesin përpara “Bordit të Granteve” të LevizAlbania koncept-idetë e tyre përmes të cilave synojnë të forcojnë demokracinë vendore, llogaridhënien dhe transparencën e të zgjedhurve vendor dhe vetëqeverisjes vendore.

Në këtë kuadër LevizAlbania do të zhvillojë tre konkurse të idesë në tre rajone si më poshte:

Konkursi i Idesë në Vlorë më datë 13 Shkurt ora 09:00 në ambientet e Hotel “Vlora International”.

Konkursi i Idesë në Shëngjin më datë 15 Shkurt ora 09:00 në ambientet e Hotel “Rafaelo”.

Konkursi i Idesë në Korçë më datë 17 Shkurt ora 09:00 në ambientet e Hotel “Life Gallery”.

Aplikantët që janë pjesë e Konkursit të Ideve do të kenë në dispozcionin e tyre 5 minuta kohë për të prezantuar, argumentuar dhe mbrojtur idenë e tyre tek cila besojnë se do të sjellë ndryshim në nivelin e demokracisë vendore.

Më pas “Bordi i Granteve” do të ketë në dispozicion 7 minuta kohë për pyetje të lidhura drejtpërdrejtë më koncept idenë e aplikantëve.

Në përfundim, “Bordi i Granteve” në prani të përfaqësuesit të Ambasadës Zvicerane në Tiranë do të shpallë koncept idetë që do të kualifikohen për fazën e radhës që është hartimi i projekt propozimit të plotë.

Aplikantët janë të lutur që përgjatë prezantimeve të tyre të sjellin sa më shumë argumenta konkretë tek të cilët bazojnë bindjen për domosdoshmërinë e ndërhyrjes përmes projekteve me qëllim forcimin e demokracisë vendore.

#LevizAlbania #Perfshihu

#PerNjeDemokraciTeForteVendore

#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore