All Items
Pyetje te shpeshta
Sa faqe duhet të jetë Koncep-Idea?
Koncept-Idea se bashku me buxhetin nuk duhet të jetë më shumë se 2 – 3 faqe.
Ku duhet të dorëzohen aplikimet për Koncept-idetë?
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave të Projektit LevizAlbania. Njëkohësisht një kopje e Koncept-idesë duhet të dërgohet elektronikisht në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
A mund të aplikojë pranë LevizAlbanias një anëtar i Këshillit Bashkiak dhe/ose funksionar në pushtetin vendor?
Anëtarët e Këshillit Bashkiak ose cilido funksionar nuk mund të aplikojë për projekt pranë LevizAlbania, për funksione për të cilat ata duhet t’i kryejnë me ligj. Pavarësisht kësaj, kjo nuk i përjashton që ata të jenë partnerë në kuadër të mbështetjes së një nisme që vjen nga OJF apo individë dhe i shërben përmirësimit të demokracisë vendore.
Sa duhet të jetë vjetërsia e në OJF që të jetë i legjitimuar për të aplikuar?
LevizAlbania nuk ka vendosur kriter vjetërsinë e OJF. Në rast se një organizatë është e regjistruar së fundmi duhet ta specifikojë këtë në kërkesën e saj për aplikim.
Sa është kohëzgjatja maksimale e një projekti?
Një projekt nuk mund të zgjasë më shumë sesa 1 vit.
Sa mund të shkojnë kostot administrative në projekt?
Një aplikant mund të kërkojë deri në 20% kosto administrative. Sigurisht i gjithë buxheti i propozuar do të jetë subjekt i rishikimit të tij nga LevizAlbania.
Si duhet të përgatitet buxheti në lek apo në CHF?
Buxheti duhet të përgatitet në CHF (franga zvicerane).
Kujt mund t’i drejtohemi per të marrë dy letrat referuese?
Aplikantët ftohen të marrin letra referuese qoftë për eksperiencën e tyre, por edhe për idenë që propozojnë. Letrat e referencës mund të merren nga partnerë të mëparshëm me të cilët kanë bashkëpunuar ose njohje për punën dhe veprimtarinë.
Cila mendohet të jetë koha deri në lidhjen e kontratave me grantmarrësit?
LevizAlbania parashikon që të mbyllë fazën e kontraktimit brenda muajit Shkurt, por kjo do të jetë edhe në varësi të numrit të aplikimeve.
Sa aplikime mund të sjellë një aplikues për një thirrje qoftë ky individ apo OJF?
Një aplikant qoftë OJF ose individ mund të aplikojë vetëm për një aplikim. Ndërkohë kjo nuk përjashton që ata mund të jenë partnerë në projekte të tjera.
A e kërkon LA bashkëfinancimin si detyrim për aplikantët apo mund të kërkohet 100% e buxhetit?
LevizAlbania nuk e ka kusht bashkëfinancimin nga aplikantët për një aplikim. Megjithatë LevizAlbania mirëpret bashkëpunimet ndërmjet shumë aktorëve në një aplikim.
A konsiderohet TVSH shpenzim i njohur nga LevizAlbania?
LevizAlbania nuk e konsideron si shpenzim të njohur koston e TVSH.