LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore përmes nismave dhe ideve të gjeneruara nga aktorët e shoqërisë civile dhe individët, ka mbështetur financiarisht projekte që në objektivin kryesorë të tyre kanë rritjen e përgjegjshmërisë së të zgjedhurve vendor përmes një roli aktiv të qytetarëve.

Prej muajit Prill të vitit 2016, që shënon dhe nisjen e zbatimit në terren të projekteve të financuara nga thirrja e parë për aplikime, LevizAlbania vijon të mbështesë përmes grantdhënies projekte përmes thirrjeve për aplikime që kanë pasuar.

Për të krijuar një ide më të qartë për natyrën e projekteve të financuara, organizatat që kanë zbatuar projektet dhe shtrirjen e tyre gjeografike, mund të klikoni më poshtë në link dedikuar për çdo thirrje për aplikime dhe të informoheni më shumë.
Projekte të financuara në thirrjet për aplikime dhe shtrirja gjeografike e tyre:

Thirrja Nr.1 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.1 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

 

Thirrja Nr.2 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.2 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

 

Thirrja Nr.3 – Projekte të Financuara

Thirrja Nr.3 – Shtrirja Gjeografike e Projekteve

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin

 

 

LevizAlbania operon përtej thirrjeve për aplikime apo projekteve të vetë-inicuara edhe përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë”. Ky është instrument mbështetës dhe qëndron i hapur përgjatë gjithë vitit duke i ofruar aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre mundësinë për të patur një rol aktiv dhe vendimtarë në çështje apo kauza që rrezikojnë të asimilohen prej faktorit kohë.

 

Ky instrument është projektuar për ato raste në të cilat nevojitet një reagim i shpejtë i grupeve të interesit, aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve, kur identifikohen apo ndodhin çështje emergjente apo evidentohen problematika të caktuara për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të vepruar përmes instrumentit standart financiar të LevizAlbania sikundër është “Thirrja për Aplikime”.

 

Projekti vlerëson forcën e reagimit vendimtare për procesin e konsolidimit të demokracisë vendore dhe për rrjedhojë ka krijuar të gjitha hapësirat përmes instrumentave të tij për nxitur iniciativat qytetare apo të organizatave të shoqërisë civile, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në forcimin e demokracisë vendore dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel vendor.

 

Kush mund të aplikojë në këtë instrument?

 

Në instrumentin “Reagimi i Shpejtë“ mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, individët, grupimet e tyre, organizatat e grave, grupet akademike, grupet e margjinalizuara, të rinjtë apo grupimet e tyre.

 

Kur mund të aplikosh për “Reagimin e Shpejtë”?

 

Kur nevoja për të vepruar është e menjëhershme për çështje apo kauza që lidhen me qeverisjen vendore dhe që kërkojnë një reagim të shpejtë nga grupet e interesit, qytetarët apo organizatat e shoqërisë civile. “Reagimi i Shpejtë“ synon të rrisë ndikimin qytetar mbi çështje, kauza, problematika në nivel vendor duke mbështetur aktivitete të formave si: Fushata advokimi, lobimi, reagimi, peticione/iniciativa qytetare, ngritje të zërit qytetar apo zbatimin e kuadrit ligjor mbi dëgjesat publike. Çështjet apo kauza për të cilat do të kërkohet mbështetja përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë“,  duhet të lidhet në mënyrë integrale me qëllimet dhe objektivat bazë të projektit LevizAlbania, “Për një demokraci të fortë vendore“.

 

Qytetarët mund të përdorin instrumentin “Reagimi i Shpejtë” në rastet kur bashkia apo qeveria planifikon të ndërtojë një Incenerator, HEC, TEC apo kryejë ndryshime mbi veprat e trashëgimisë kulturore në territorin e bashkisë respektive, pa njoftuar dhe pa zhvilluar konsultimin publik me qytetarët/banorët që preken drejtpërdrejtë nga vendimi,  apo dhe me ekspertë të fushës.

 

Cila është limiti i financimit dhe kohëzgjatja e një reagimi të shpejtë?

 

Për instrumentin “Reagimi i Shpejtë” fondi maksimal i financimit është 15,000 franga zvicerane.

 

Cili është afati kohor për zbatimin e një projekti “Reagimi i Shpejtë”?

 

Instrumenti “Reagimi i Shpejtë” është ideuar për të angazhuar aktorët e shoqërisë civile apo individët për çështje/kauza që kërkojnë një reagim imediat. Për këtë arsye afati maksimal për implementimin e një projekti “Reagim i Shpejtë” është 4 muaj.

 

Çfarë mund të mbështesë një aplikim “Reagimi i Shpejtë”?

 

“Reagimi i Shpejtë” është instrumeti që mbështet angazhimin qytetar përmes aksioneve konkrete, që i përgjigjen menjëherë veprimit apo mosveprimit të institucioneve vendore apo qëndrore, në afate dhe procedura të percaktuara dhe rregulluara me ligj për çështje të lidhura drejtëpërdrejtë me interesin qytetar; si psh. njoftimi dhe konsultimi me qytetarët dhe grupet e interesit, në rastet kur preket një numër i konsiderueshëm qytetarësh, përsa i përket çështjeve që lidhen me:

 

  • Miratimit të paketës fiskale dhe prioriteteve të shpenzimeve publike vendore
  • Ndërhyrjet në infrastrukturë apo ndërtimi i veprave të caktuara me impakt në mjedis
  • Dëmtim të trashëgimisë dhe vlerave kulturore e historike
  • Problemet e strehimit për grupet e margjinalizuara ose jo;
  • Mbrojtjen e konsumatorit
  • Mbrojtjen e mjedisit

“Reagimi i Shpejtë” nuk mbështet propozime që synojnë:  

 

  • Aktivitete që janë pjesë e funksioneve /detyrave /kompetencave të pushtetit vendor
  • Aktivitete të lidhura me partitë politike 
  • Ndërhyrjet në infrastrukturë /restaurime /rikonstruktime
  • Ofrimin e shërbimeve sociale apo shëndetësore
  • Blerjen e pajisjeve kompjuterike
  • Botimin e librave/guidave
  • Promovimin e turizmit
  • Advokaci dhe lobime që kërkojnë më shumë se 4 muaj kohë për të arritur rezultatet
  • Aktivitete që kanë të bëjnë me hapje biznesesh të reja ose përmirësimin e ekzistueseve
  • Aktivitete që synojnë studime/ analiza situate që kërkojnë më shumë se 4 muaj kohë

Cili është formati aplikimit?

 

Duke vlerësuar të rëndësishëm reagimin e shpejtë të organizatave të shoqërisë civile apo individëve për çështje apo kauza që kanë kundër faktorin kohë, LevizAlbania ka mundësuar formatin e aplikimit on-line përmes të cilit ju mund të dërgoni aplikimin tuaj nga kompjuteri, telefoni celular ose tableta, duke plotësuar fushat boshe të cilat kanë emërtimet përkatëse dhe që ju kërkojnë informacionin e nevojshëm mbi problemin apo çështjen e identifikuar. Në fund të kësaj faqeje gjendët butoni “APLIKO” i cili ju drejton në formatin e aplikimit “Reagimi Shpejtë”. 

 

BËNI KUJDES: Kur të plotësoni aplikimin në formatin on-line në kategorinë e “SHUMA E KËRKUAR” do të duhet të vendosni vetëm vlerën numerike të kërkuar për mbështetjen e aplikimit tuaj “Reagimi i Shpejtë”, pa presje dhjetore, pika, pikëpresje, gërma apo hapësira.

 

Si merret vendimi dhe kur merrni përgjigje për aplikimin tuaj?

 

Në rast se aplikimi juaj është në përputhje me rregullat dhe procedurat e projektit LevizAlbania dhe kriteret e instrumentit “Reagimi i Shpejtë”, vlerësimi dhe vendimi përfundimtar mbi aplikimin tuaj merret nga Konsorciumi që zbaton projektin LevizAlbania dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë.

 

LevizAlbania do t’i përgjigjet aplikimit tuaj brenda 10 ditëve nga momenti që ju e keni dërguar.

 

#LevizAlbania #Perfshihu #SillNdryshimin #PerNjeDemokraciTeForteVendore #PerNjeQeverisjeVendoreCilesore

 

Apliko!

LevizAlbania - THIRRJE PËR APLIKIME Nr. 4

  

LevizAlbania, projekti që financohet nga “Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim“ dhe që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN“ dhe që synon të forcojë demokracinë vendore dhe të rrisë cilësinë e qeverisjes lokale përmes angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve shpall THIRRJEN NR.4 PËR APLIKIME.

 

LevizAlbania fton të gjithë aktorët e interesuar të aplikojnë në Thirrjen Nr.4 e cila do të qëndrojë e hapur nga data 11 Shtator 2017 deri më 29 Shtator 2017 ora 17:00.

 

LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre që kanë nisma konkrete që synojnë të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale, rrisin transparencën, llogaridhënien, promovojnë dhe mbështesin përfshirjen në vendimmarrje si dhe nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve, të aplikojnë online në www.levizalbania.al ose dërgojnë aplikimet e tyre me postë (kopjuar edhe në CD/USB) në adresën: LevizAlbania, Rruga: Bardhok Biba, Pallati “Trema”, Hyrja “B”, Kati 9.

 

DREJTIMET E THIRRJES

 

Drejtimi 1: Pjesëmarrja qytetare si një element i rëndësishëm në ndikimin e prioriteteve vendore

 

Lobimi dhe advokimi për të përcaktuar prioritetet e të zgjedhurve vendorë përmes angazhimit qytetar mund të sjellë politika vendore më efiçente për qytetarët. Roli qytetar në vendimmarrjet e qeverisjes vendore është një hallkë e patjetërsueshme që prek kategoritë e ndryshme të një shoqërie dhe ndikon në orientimin e duhur të politikave vendore në sektorë si infrastruktura për çerdhet, kopshtet, shkollat; transporti publik; mjedisi dhe pastrimi; çështjet e strehimit; kujdesi për të moshuarit, shërbimet për gratë dhe vajzat apo për grupe të tjera të margjinalizuara.

 

Limiti maksimal i Granteve

  • OJF deri në 20.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF
  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj

Drejtimi 2: Arti dhe inovacioni si mënyra alternative për të promovuar demokracinë vendore

Idetë inovative dhe kreative që ndërthurin artin apo teknologjinë e informacionit, që në objektivin e tyre kryesor kanë forcimin dhe rritjen e nivelit të demokracisë vendore, krijojnë kushte më të favorshme për të advokuar për çështje dhe kauza me rëndësi për komunitetin. Në këtë drejtim inkurajohen ide të gjeneruara nga të rinjtë dhe grupimet e tyre, profesionistëve të Teknologjisë së Informacionit dhe artistëve.

Limiti maksimal i Granteve

  • OJF deri në 20.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF
  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj

Drejtimi 3: Transparenca dhe llogaridhënia për institucione vendore të përgjegjshme ndaj qytetarëve

Transparenca dhe llogaridhënia rrit përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendorë ndaj qytetarëve. Çdo vendimmarrje e qeverisjes vendore, politike apo administrative duhet të jetë transparente përballë qytetarëve, si zgjedhësit e drejtuesve të qeverisjes vendore. Nëpërmjet ideve dhe nismave konkrete synohet ngritja e zërit qytetar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, shmangien e  korrupsionit dhe vendimmarrjet arbitrare. Tema të sygjeruara për aplikantët:

  • Monitorimi i shërbimeve kryesore të bashkive dhe institucioneve të tjera vendore;
  • Gjenerimi i debateve publike, duke bashkëpunuar edhe me median, për çështje me ndjeshmëri të lartë që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga të zgjedhurit vendorë;
  • Realizimi i raporteve alternative për ushtrimin e kompetencave të bashkive për zbatimin në praktikë të ligjeve për funksionimin e pushtetit vendor;
  • Monitorimi i transparencës së institucioneve vendore (jo vetëm bashkive).

Limiti dhe afatet:

  • Afati i zbatimit të projektit deri në 15 muaj
  • OJF deri në 50.000 CHF / Individë deri në 10.000 CHF

VËMENDJE: Organizatat që do të përzgjedhin Drejtimin Nr.3 dhe që planifikojnë ndërhyrjen jashtë zonës së tyre të origjinës, duhet të kenë një OJF lokale partnere dhe nëse kalojnë fazën e “Konkursit të Ideve”, do të duhet ta kenë të paracaktuar këtë partneritet në projekt propozimin e plotë dhe në parashikimin e buxhetit.

 

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në Thirrjen Nr. 4 janë të lutur t’i drejtohen formatit të aplikimit (online) në www.levizalbania.al Për çdo paqartësi jeni të lutur të na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., telefononi në numrin +355 44 500 153 ose dërgoni mesazhe në rrjetet sociale të projektit LevizAlbania.

 

Në rast të pamundësisë së aplikimit në formatin online, shkarko FORMULARIN E KONCEPT IDESË të cilin duhet ta dërgoni me postë, shoqëruar me një kopje në CD/USB pranë zyrave të LevizAlbania.

 

LEXO UDHËZUESIN E THIRRJES PËR DREJTIMET 1,2 & 3

 

 Aplikimet janë mbyllur 

 

 

 

*  *  *  *  *

Drejtimi 4: Mbështetja e ndërhyrjeve strategjike të zbatuara nga LevizAlbania (vijueshmëria)

Ky drejtim targeton specifikisht nismat e mëparshme të mbështetura nga LevizAlbania në projektet e zbatuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile, individët apo grupimet  tyre në Thirrjen Nr.1, Nr.2 dhe Nr.3. Qëllimi i këtij drejtimi është vijueshmëria e ndërhyrjeve që kanë sjellë ndryshim dhe rezultate konkrete në forcimin e demokracisë vendore dhe kanë ambicien për të ndikuar edhe më shumë duke:

  • Nxitur pjesëmarrjen dhe advokimin nga të rinjtë në vendim-marrje nëpërmjet fuqizimit të tyre
  • Forcimi i advokacisë dhe lobimit për çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit në nivel vendor
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë së mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencës në nivel vendor

Proçedura e këtij drejtimi është e ndryshme nga ajo e tre drejtimeve të tjera të Thirrjes 4 të LevizAlbania. Aplikantët që janë të pranueshëm për këtë drejtim do të duhet të dërgojnë përmes postës zyrtare apo e-mail në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. projekt propozimin e plotë sipas formatit dhe kritereve të përcaktuara në udhëzimin e drejtimit Nr.4.

 Limiti i granteve dhe afati i zbatimit për projektet e vijueshmërisë: 

  • Limiti i granteve për OJF-të është deri në 50.000 CHF
  • Limiti i granteve për individë është deri në 20.000 CHF
  • Afati i zbatimit deri në 15 muaj

Projekt propozimet për vazhdimësi të ndërhyrjeve të mëparshme të aplikantëve të Drejtimit Nr.4 nuk do të kalojnë përmes Konkursit të Ideve. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për Drejtimin Nr.4 është data 29 Shtator 2017, ora 17.00. Të gjithë aplikantët e Drejtimit Nr. 4 duhet të kenë mbyllur në kohë dhe në përputhje me kushtet kontraktuale projektet e mëparshme me LevizAlbania.

 

LEXO UDHËZUESIN E THIRRJES PËR DREJTIMIN 4

 

SHKARKO FORMULARIN E PROJEKT PROPOZIMIT TË PLOTË (VIJUESHMËRIA)

 

SHKARKO FORMULARIN E BUXHETIT TË PROPOZUAR (VIJUESHMËRIA)

 

SHKARKO FORMULARIN E AKTIVITETEVE TË PROPOZUARA (VIJUESHMËRIA)