Çfarë është Reagimi i Shpejtë?

Reagimi i Shpejtë’ e LevizAlbania është projektuar për ato raste në të cilat nevojitet ndihmë emergjente për aktorët e shoqërisë civile apo individët, dhe kur nuk ka kohë të mjaftueshme për të vepruar përmes procedurës standart të LevizAlbania për grantet për OJF apo individë. (Thirrjet për Aplikime)


Kush mund të aplikojë?
Përfituesit e instrumentit ‘Reagimi i Shpejtë’ janë grupet e individëve, individët, lëvizjet qytetare dhe Organizatat Jo-Fitimprurëse.

Rastet kur mund te aplikoni?
Ka një nevojë të qartë për të vepruar, ose reaguar menjëherë, për një çështje ose kauzë që rrezikon të humbasë rëndësinë për shkak të faktorit kohë. Mundësia e ndikimit mbi çështjen mund të reduktohet në mënyrë të ndjeshme me kalimin e kohës. Aktiviteti i propozuar është një fushatë, ngjarje, ose proces i veçantë, i cili nuk do të mbulohej nga instrumentat standarte të granteve për hir të momentit/faktorit kohë. Çështja/kauza lidhet në mënyrë integrale me qëllimet dhe objektivat bazë të projektit LevizAlbania.

Cili është limiti i financimit?
Limiti maksimal i grantit për ‘Reagimin e Shpejtë’ është 15.000 CHF.

Kujdes: Kur të plotësoni hapësirën boshe tek kutia e shumës së kërkuar për aplikimin tuaj duhet të vendosni vetëm shifren e plotë, pa presjse, pikë, hapësirë dhe emertim të monedhës. (shembull: 15000)

Cili është formati dhe procedura?
Për të marrë një projekt përmes "Reagimit të Shpejtë", aplikuesit duhet të plotësojnë formën që gjendet më poshtë në këtë faqe, duke iu përmbajtur plotësisht kritereve dhe të dhenave të kërkuara nga formati aplikimit.

Kur merret përgjigjia?
Nëse aplikimi plotëson përcaktimet dhe kriteret e sipërpërmendura, ajo i dërgohet për miratim Konsorciumit të LevizAlbania. Përgjigjia merret brenda një periudhe kohore prej 10 ditësh dhe nëse kërkesa miratohet.

"Reagimi i Shpejtë" nuk financon:

  • Ndërhyrjet në infrastrukture
  • Ofrimi i Shërbimeve Sociale
  • Blerje paisjesh kompjuterike
  • Botime librash/guidash
  • Projekte që synojnë promovimin e turizmit
  • Aktivitete që janë pjesë e funksioneve/detyrave/ komeptencave të pushtetit vendor
  • Aktivitete të lidhura me partitë politike 
  • Advokaci dhe lobime që kërkojnë më shumë se 2-3 muaj kohë për të arritur rezultatet
  • Aktivitete që kanë të bëjnë me hapje biznesesh të reja ose përmirësimin e ekzistueseve
  • Aktivitete që synojnë studime/ analiza situate etj;
  • Projekte që synojnë kryesisht zhvillimin tryezave të rrumbullakëta, konferencave, seminareve, etj.

 

#LevizAlbania #Perfshihu #SillNdryshimin

#PerNjeDemokraciTeForteVendore

#PerNjeQeverisjeVendoreCilesore

 

Apliko!