LevizAlbania, projekti i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i financuar nga tre organizatat e suksesshme shqiptare "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan" shpall Thirrjen e 4-të për aplikime. Në kuadër të mbështetjes së nismave që synojnë të forcojnë demokracinë vendore përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve, LevizAlbania publikon thirrjen e 4-të e cila ka katër drejtime.

Në drejtimet 1, 2 dhe 3 ftohen të gjitha organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre, grupimet e të rinjve dhe grave, lëvizjet qyetare, organizatat e medias, gazetarët, institucionet akademike dhe grupe të ndryshme interesi me fokus përmirësimin e qeverisjes lokale, janë të ftuar të aplikojnë përmes ideve të tyre.

Gjithashtu LevizAlbania në këtë thirrje Drejtimin Nr.4 ia ka dedikuar grantmarrësve të thirrjeve të mëparshme, të cilët kanë përfunduar në kohë dhe përputhje me kushtet kontraktuale zbatimin e projekteve të tyre dhe që synojnë të shtrijnë apo replikojnë iniciativat e tyre për të sjell ndryshim edhe në zona të tjera zbatimi.

Në Thirrjen Nr.4, për herë të parë mund të aplikoni edhe online, mjafton të shkoni në fund të faqes ku është publikuar thirrja në adresën www.levizalbania.al dhe do të gjeni butonat e aplikimit si OJF dhe si INDIVID. Aplikimi është i thjeshtë dhe hapat e rëndësishëm të tij janë sqaruar në udhëzimin e Thirrjes 4.

Për t’ju informuar më shumë në lidhje me Thirrjen Nr.4, LevizAlbania do të organizojë sesionet informimit si më poshtë:

13 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Vlorës pranë “Qendrës Rinore”

15 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Shkodrës pranë “Hotel Grand”

18 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Korçës pranë “ Qendrës Rinore”

20 Shtator 2017 – ora 10.00 në Tiranë te “Hotel Opera” (aplikantët për vijueshmëri)

21 Shtator 2017 – ora 10.00 LIVE në Facebook në faqen e projektit @LevizAlbania

Nëse ke një ide përmes të cilës dëshiron të sjellësh ndryshimin në nivelin e demokracisë vendore, forcosh transparencën, llogaridhënien dhe rritësh pjesëmarrjen në vendimmarjet vendore, nxito të aplikosh.

#LevizAlbania #Thirrja4 #SillNdryshimin #Perfshihu #AplikoOnLine