LevizAlbania ka shpallur Thirrjen e 4-të për Aplikime. Në kuadër të procesit të informimit gjatë përiudhës që thirrja qëndron e hapur, projekti do të zhvillojë si asnjëherë më parë pesë sesione informuese.

Katër sesione informuese i janë dedikuar organizatave të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre dhe të gjithë grupeve të interesit që janë të intersuar për të aplikuar në drejtimet 1, 2 dhe 3 të Thirrjes Nr.4

Ndërkohë që një session i plotë i është dedikuar aplikantëve potencialë të Drejtimit Nr. 4 të cilët janë bashkëpunëtor në thirrjet e mëparshme të LevizAlbania, përkatësisht të Thirrjes Nr. 1, 2 dhe 3, të cilët kanë përfunduar ndërkohë kontratën e zbatimit të grantit të përftuar më parë.

Risia e këtyre sesioneve informuese është takimi LIVE në faqen në Facebook të projektit LevizAlbania. Sesioni LIVE në facebook do ti dedikohet mbi 13 mijë ndjekësve të LevizAlbania në rrjetin social. Ai do të nisë me prezantimin e Thirrjes për Aplikime, drejtimet, grupet e mundshme që mund të aplikojnë. Në pjesën e dytë të tij, stafi I LevizAlbania do të jetë në dispozicion të pyetjeve që ndjekësit në faqe do të parashtrojnë përmes komenteve në raport me paqartësitë që kanë mbi thirrjen dhe hapat e saj apo dhe aplikimin online.

LevizAlbania është një mundësi që përmes ideve tuaja të sillni ndryshimin e nivelit të demokracisë vendore, rrisni reagimin qytetar, forconi transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendor.

Kalendari i Sesioneve të Informimit:

13 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Vlorës pranë “Qendrës Rinore”

15 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Shkodrës pranë “Hotel Grand”

18 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Korçës pranë “Qendrës Rinore”

20 Shtator 2017 – ora 10.00 në qytetin e Tiranës pranë “Hotel Opera” (aplikantët e vijueshmërisë)

21 Shator 2017 – ora 10.30 drejtpërdrejtë në faqen e Facebook @LevizAlbania