LevizAlbania do të organizojë “Konkurset e Ideve” në kuadër të Thirrjes së katërt për aplikime.

“Konkursi i Ideve” i organizuar nga LevizAlbania është një metodë inovative dhe transparente e cila i mundëson aplikantëve të përzgjedhur për këtë fazë të prezantojnë idenë e tyre përpara Bordit të Granteve dhe në prani të organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve të interesuar dhe medias.

“Konkurset e Ideve” funksionojnë mbi bazën e disa rregullave. Aplikantët kanë në dispozicion 5 minuta kohë për të prezantuar idenë e tyre. Më pas Bordi i Granteve, përmes të njëjtës kohë në dispozicion (5 minuta), do t‘i drejtojë pyetje aplikantëve në raport me idenë apo prezantimin.

Aplikantët e kualifikuar për në fazën e “Konkursit të Ideve“ sygjerohet që për prezantimet e tyre të përdorin metoda inovative si: PowerPoint / video informuese / fotografi / infografe, që ilustrojne idenë e tyre, problemin e identifikuar dhe nevojën për ndryshim.

LevizAlbania do të sigurojë një transmetim të drejtpërdrejtë në median sociale të gjithë procesit të konkursit të ideve prej prezantimit të parë deri në shpalljen në përfundim nga Bordi i Granteve - të kualifikuarve për në fazën pasaardhëse.

Për Thirrjen Nr.4 për aplikime LevizAlbania do të zhvillojë tre konkurset e ideve si më poshtë:

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni www.levizalbania.al ose na ndiqni në kanalet e komunikimit në mediat sociale të projektit @LevizAlbania.

#LevizAlbania #LevizPërdemokracinëVendore #Thirrja4 #KonkursiIdeve #SillNdryshimin