Tiranë – LevizAlbania organizoi takimin me temë “Aktivizmi qytetar” me pjesëmarrjen e grantmarrësve të LevizAlbania dhe aktivistëve të shoqërisë civile dhe medias.

Aktiviteti i organizuar nga LevizAlbania kishtë në fokusin kryesorë ngritjen e debatit mbi nevojën për më shumë aktivizëm qytetar, sidomos në forcimin e demokracisë vendore, si një e drejtë themelore që të zgjedhurit vendorë i detyrohen qytarëve.

LevizAlbania është projekti i vetëm i cili që prej fillimit të zbatimit të tij përpos mbështetjes së nismave adhe projekteve të organizatave të shoqërisë civile, ka krijuar mundësinë që individët të aplikojnë përmes ideve të tyre përmes të cilave synojnë të përmirësojnë cilësine e qeverisjes vendore në komunitetin ku ata jetojnë.

Në takimin mbi aktivizimin qytetar që LevizAlbania e organizoi në formën e forumit të diskutimit mbi rolin e qytetarit në aksione konkrete që sjellin ndryshim në komunitet ishin të pranishëm Drejtoresha Ekzekutive e projektit Znj. Valbona Kuko, përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane Z. Sokol Haxhiu, aktivistët civil Nebi Bardhoshi dhe Blendi Salaj, gazetari Alfred Lela (politico.al) grantmarrësja Aranita Brahaj (opencoorporates) dhe grantmarrësit e LevizAlbania.

Aktivistët e shoqërisë civile të pranishëm në takim vlerësuan mundësinë që projekti i ka dhënë individëve si dhe cilësuan “Konkurset e Ideve” si një risi që përpos ballafaqimit të ideve në publik, ky format ka ndihmuar edhe në krijimin e sinegjisë midis aktorëve të shoqërisë civile dhe njohjes së nismave që synojnë të forcojnë demokracinë vendore dhe përmirësojnë qeverisjen lokale në komunitetet e tyre. 

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #AktivizmiQytetar #Angazhohu #SillNdryshimin