“ROLI I SHOQËRISË CIVILE DHE INDIVIDËVE NË FORCIMIN E DEMOKRACISË VENDORE”.

Tiranë – LevizAlbania zhvilloi takimin me studentët e “Universtitetit Europian të Tiranë” me temën: Roli i Shoqërisë Civile dhe Individëve në forcimin e demokracisë vendore. Qëllimi kryesor I takimit ishtë rritja e angazhimit të të rinjve në sipermarrjet individuale apo kolektive për të forcuar demokracinë vendore dhe rolin qytetar në këtë proces. Mënyra e matjes së funksionimit të demokracisë është shoqëria civile, mbi të gjitha roli I të rinjve në këtë process.

Drejtoresha Ekzekutive e LevizAlbania ftoi të rinjtë të bëhen pjesë përmes aplikimeve për grante dhe me idetë e tyre të ndihmojnë në rritjen e transprarencëe dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore, apo edhe të problemeve që shqetësojnë komunitetin në të cilin ata bëjnë pjesë. “Ky project ka plot mundësi për të përfshirë të rinjtë që të sjellin ndryshimin në shoqëri” – u shpreh znj. Kuko.

Për Drejtuesen e Sektorit të Qeverisjes në Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, zonjën Deborah Kern, qytetarët nuk duhet të rrinë në kafe dhe të ankohen për pushtetin pasi kjo vetëm sa I shkon përshtat qeverisjes. “Hapi I parë dhe më I rëndësishme është që të rinjtë duhet të nxisin rritjen e llogaridhënies nga pushteti. Qytetarët duhet të jenë aktivë dhe të përfshihen në vendimet e qeverisjes vendore”, tha ajo.

Andi Dobrushi,  Drejtor Ekzekutiv i “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, partner i këtij projekti, u kërkoi të rinjve që të guxojnë në idetë e tyre dhe të jenë më kërkues ndaj pushtetit, sidomos me çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.  Mënyrën se si zbatohen idetë në nisma konkrete në komunitet e shpjegoi Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i "Co-PLAN".

Drejtoresha e UET-Enterprise, Ornela Çuçi, e cilësoi me rëndësi të madhe bashkëpunimin mes akademisë, shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale.  Ajo bëri me dije se studentët dhe pedagogët që duan të aktivizohen në këtë projekt kanë gjithë asistencën teknike të nevojshme nga ekspertët e UET-Enterprise dhe Qendrës UET për t’i sjellë idetë e tyre në formë projekti dinjitoz që më pas t’i shërbejnë komunitetit dhe transparencës së qeverisjes lokale në vend.

Në pjesën e dytë të takimit studentet ngritën disa pyetje në lidhje me efektet që ka dhënë reforma administrative territoriale apo zbatimi I ligjit për të drejtën e informimit si dhe për mënyrën se si funksionon LevizAlbania.