Titulli i propozimit: Mbrojtja e Kanioneve të Osumit si Monument i Natyrës
Jemi vënë në dijeni për ndërtimin e tre HEC-ve mbi Kanionet e Osumit, përkatisisht në zonat Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje.
Qëllimi dhe Objektivat:
Anullim i Proçedurave për ndërtimin e HEC-ve mbi Kanionet e Osumit. Ndërgjegjësimi i shoqërisë civile, komunitetit lokal dhe administratës për mbrojtjen e zonave që janë përcaktuar nga ligji si “Monument i Natyrës”. Përcaktimi i kordinatave të sakta si zonë e mbrojtur.
Aktivitetet kryesore:
- Njohja me detaje e situatës së HEC-ve mbi Kanionet e Osumit.
- Ndjekja e proçedurave të institucioneve për përmbushjen e objektivave.
- Takime me komunitetin lokal, bizneset, si dhe mobilizimin e operatorëve turistikë, shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Vizitë (rafting, sightseeing, hiking) të gazetarëve nga Shqipëria dhe Kosova në Kanionet e Osumit, Skrapar dhe ëorkshop me ekspertë mjedisi lidhur me ndikimin e hece-ve në këto monumente natyrore unike dhe zhvillimin e përgjegjshëm të turizmit.
- Ndjekja e praktikës me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për përcaktimin e saktë të kordinatave si Monument Natyre.
- Zhvillimi i një dokumentari mbi historinë e HEC-ve në kanionet e osumit.
- Komunikim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit (Agjencinë Kombëtare të Mjedisit), Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), Kryeministrinë (Agjencia e Zhvillimit të Territorit) në lidhje me situatën aktuale të HEC-eve pranë Kanioneve të Osumit.
Rezultatet e pritshme:
- Ndalimi i ndërtimit të HEC-eve mbi Kanionet e Osumit;
- Përcaktimi i saktë i Koordinatave te zonave të Mbrojtura nga AKZM;
- Ngritja e një sistemi të qëndrueshëm komunikimi dhe informimi me institucionet qëndrore lidhur me zhvillimet mbi Kanionet e Osumit; Dërgimi i shkresave në emër të grupeve të interest, vendas dhe të huaj;
- Kronika, shkrime kundër HEC-eve në zonat e mbrojtura;
- Ndërgjegjësim i pushtetit lokal dhe komuniteteve të zonës mbi përfitimet e turizmit dhe impaktin negative të HEC-eve mbi Kanionet e Osumit;
- Dokumentar mbi historinë e HEC-eve mbi kanionet e Osumit.
Përfituesit kryesorë:
- Tur operatorët turistikë, federatat, shoqatat dhe klubet sportive;
- Komuniteti i Skraparit, Beratit, Përmetit
- Vizitorët e shumtë të Kanioneve të Osumit