Titulli i propozimit: “Për Valbonën, Për Shqipërinë”
Ky projekt paraqet situatën urgjente aktuale që po ndodh në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës në Tropojë ku po ndërtohen 3 HEC-e plus 11 të tjerë që nuk kanë filluar akoma. Ndërtuesit janë duke shkatërruar turizmin dhe mjedisin me një shpejtësi të madhe.
Qëllimi dhe Objektivat:
Qëllimi i këtij projekti është pikërisht pezullimi i menjëhershëm i ndërtimit te HEC-eve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, dhe zbatimi i plotë i ligjit me përfshirjen e banorëve vendas.
Aktivitetet kryesore:
Shpërndarja e informacionit duke përdorur metoda të ndryshme si: vëmëndje mediatike, protesta, rritjen e ndërgjegjësismit, presionit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë tek qeveria si dhe duke rritur shikueshmërinë ndërkombëtare.
Rezultatet e pritshme:
Një popull më i mirëinformuar, më aktiv dhe më i angazhuar që merr më shumë informacione të reja, ka një qeveri më të përgjgegjshme dhe një rritje të interesimit ndërkombëtar rreth situatës.
Përfituesit kryesorë:
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës