Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Advokaci Komunitare për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër

 

Titulli i propozimit

Advokaci Komunitare për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Mungesa e ofrimit të informacionit dhe transparencës ka lënë banorët e Bashkisë Dibër jashtë proceseve vendim-marrëse të pushtetit vendor. Gjithashtu, vetëm ofrimi i ndihmës financiare në para nuk përmbush nevojat e grupeve vulnerabël në nevojë për shërbime sociale.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimet: Fuqizimi anëtarëve të komunitetit të Bashkisë Dibër në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale për të rinjtë dhe të rriturit në nevojë.

Objektivat:

1. Të zhvillojë dhe ndërtojë kapacitetet e grupit të të rinjve dhe të rriturve për të advokuar pranë strukturave të pushtetit lokal për ngritjen e një qendre ditore multi-funksionale dhe përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve sociale në Bashkinë Diber.

2.Të përmirësojë ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit midis qytetarëve dhe Sektorit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Dibër duke fuqizuar pjesëmarrjen qytetare dhe procesin e vendimmarrjes së pushtetit vendor.

Aktivitetet kryesore

1.      Njoftim për Shtyp mbi lançimin e projektit; Krijimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të grupit të aktivistëve; Zhvillimi i një pyetësoritë shkurtër me vizita në shtëpi.

2.      Analizimi i gjetjeve; analiza SWOT dhe raport përmbledhës mbi gjetjet &formulimi i listëes me nevojave prioritare.

3.      Zhvillimi i dy fletëpalosjeve (2,250 kopje secila) për komunitetin.

4.      Zhvillimi i një Strategjie Advokimi dhe publikimi dy Dokumentave Politikë për pushtetin lokal dhe anëtarët e komunitetit.

5.      Vendosja e 6 Tabelavetë Informacionit dhe Njoftimeve. 6 në hyrje të Bashkisë dhe 5 Njësive Administrative.

6.      Takime të përbashkëta midis grupit të aktivistëve dhe përfaqësuesve të pushteti lokal duke përfshirë Këshillin Bashkiak.

7.      Grupi aktivistëve do të monitorojë progresimin e përmirësimeve të shërbimeve sociale.

8.      Të paktën 18 aktivitetepër rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit.

Rezultatet e pritshme

•        Një grup aktivistësh aktivë të trainuar për të vlerësuar sistemin e ofrimit të shërbimeve si dhe të aftë për të ndërmarrë fushata advokacie;

•        Dy fletëpalosje informuese për qytetarët, 2,250 kopje secila;

•        Një Strategji Advokimi që parashikon hapa dhe veprime për t’u ndërmarrë nga të rinjtë së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit;

•        Dy Dokumente Politikash, (75 kopjes secila) të publikuara;

•        Takime të përbashkëta midis aktivistëve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal;

•        18 aktivitete ndërgjegjësuese me komunitetin në Bashkinë Dibër;

•       Monitorimi nga aktivistët mbi progresin në ofrimin e shërbimeve sociale për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Përfituesit kryesorë

•   Të paktën 20 aktivistë;

•   31 Anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Bashkisë Dibër;

•   12,725 të rinj dhe të rritur në  Bashkisë Dibër në nevojë për shërbimet sociale;

•   79,079 qytetarë të Bashkisë Dibër.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

9 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Qyteti i Peshkopisë dhe Njësitë Administrative Kastriot, Maqellare, Brezhdan, Rrashnapoje dhe Muhurr.

 

 

Organizata Zbatuese: Partnerë për Fëmijët
Zona e zbatimit: Bashkia Dibër
Dokumentat: Aksesi_per_Infomracion.pdfPjesmarrja_Qytetare.pdfRaport_i_Analizes_se_Situates.pdfStrategjia_e_Advokacis.pdf
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153