Titulli i Projektit të Propozuar |
Metamorfoza e Lumit Ishëm- Itinerari i së nesërmes Komuniteti Lokal për reduktimin e mbetjeve |
Arsyetimi i Propozimit |
Baseni i Ishmit ruan vëndin e parë në Evropë për sasinë e plastikës që trasporton në detin Adriatik. Ka plot 109 vëndgrumbullime ilegale, ka banorë të papërgjegjshëm që ndotin por dhe ata që nuk ndotin nuk flasin. Ka dhe një pushtet vendorë që bën sikur nuk sheh. Kjo situatë alarmante në zonën na nxiti për ndërmarrjen e kësaj nisme. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
● Ky projekt synon të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen vendore për reduktimin e mbetjeve pergjate basenit te Lumit Ishëm dhe zhvillimin e një demokracie gjithëpërfshirse vendore Ndërgjegjsim dhe mobilizimi i komunitetit lokal për reduktimin e mbetjeve përgjatë basenit të lumit Ishëm. ● Krijimi dhe forcimi i urave të komunikimit midis komunitetit dhe pushtetit vendor ● Nxitjes së aktivizmit qytetar dhe përdorimit të bazës ligjore për rritjen e presionit ndaj pushtetit vendor. ● Rritja e vigjilencës mjedisore nëpërmjet “Ambasadoreve” lokal. |
Aktivitetet kryesore |
Aktiviteti 1. Mobilizimi dhe hapja e projektit. Aktiviteti 2. Krijimi i një dokumenti faktesh Aktiviteti 3. Mobilizimi dhe ndërgjegjsimi i të rinjve mbi problematikat mjedisore në zonë Aktiviteti 4. Mobilizimi dhe ngritja e rrejtit të ambasadorëve lokal Aktiviteti 5. Aksione të përbashkëta të komunitetit dhe ambasadoreve lokal mbi mjedisin dhe demorkacinë vendore Aktiviteti 6. Pushteti vendor në funksion të komunitetit |
Rezultatet e pritshme |
1- Banorët e zonës janë të ndërgjegjësuar dhe njohin problematikat mjedisore 2- Të rinjtë e zonës janë njohur me situatën ku gjenden dhe me rëndësinë e cështjeve mjedisore në tërësi 3- Komunikimi dhe reagimi i qeverisjes vendore është përmirësuar 4- Banorët njohin të drejtat dhe janë të aftë të përdorin instrumentet ligjore për të adresuar problematikat qe kanë 5- Një grup njerëzish (Ambasadoret lokale) janë trajnuar dhe janë ne komunikim të vazhdueshëm me komunitetin, qeverisjen vëndore dhe organizatën tonë. 6- 1 Vendgrumbullim ilegal është pastruar dhe rehabilituar |
Përfituesit kryesorë |
Grupet e synuara do jenë të rinjt, gratë, sipërmarrës si dhe individ të komunitetit Rom të zonës së laknasit |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 Muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Kamëz, Zona e Laknasit |
Grupi i punës |
Oljam Dervishi, Vjola Bakillari, Fatos Huqi, Ervi Kosta, Flavio Skënderi, Anxhela Bakiasi, Mariglend Pepmarku, Ergi Bregasi, Anila Salianji |
Street: Qemal Stafa
New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana