Aksesi për personat me aftësi të kufizuara në institucionet publike mbetet një ngërç, i cili vijon prej vitesh, ndonëse fryma e ndërgjegjësimit ka filluar të gjejë zbatim pranë tyre. Megjithatë shqetësues mbetet fakti që edhe pse që prej 6 vitesh ka një VKM ku deklarohet se të gjitha investimet e reja duhet të krijojnë aksesueshmëri për PAK, në shumë raste, kjo VKM nuk merret parasysh.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2021, Komisioneri ka trajtuar gjithsej 28 çështje (këtu përfshihen ankesat dhe çështjet e filluara kryesisht nga ana e Komisionerit) me pretendim diskriminimi për shkak të aftësisë së kufizuar.
Nga këto, 11 prej këtyre çështje kanë patur si objekt të tyre mungesën e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa sa i përket problematikave të trajtuara Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi informon se janë gjeografikisht probleme të konstatuara në qytetet kryesore të Shqipërisë, lidhur me shërbimin e Postës Shqiptare, por edhe mungesën e aksesueshmërisë në shërbimin e transportit publik në Bashkitë Durrës, Vlorë dhe Kamëz ose gjithashtu edhe mungesën e aksesueshmërisë në qendrat e votimit, në Bashkitë Durrës, Shijak, Krujë dhe Tiranë, gjatë Zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 Prillit 2021.
Sa i takon vendimeve që ky institucion ka ndërmarrë, lidhur kjo edhe me shqetësimet që përcillen nga aktivistë dhe drejtues të shoqërisë civile për mosrespektimin e ligjit nga ana e institucioneve qendrore e vendore, në përgjigjen zyrtare referuar Portës Vendore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bën me dije se:
“Në 6 mujorin e parë të vitit 2021, Komisioneri ka marrë 5 vendime, duke konstatuar diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së aksesueshmërisë. Konkretisht: Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara, për shkak të mungesës së aksesueshmërisë nga ana e Postës Shqiptare sh.a, në lidhje me ofrimin e shërbimeve nga ana e saj pranë Zyrës Postare Qendër Shkodër. Në rastin e Zyrës Postare Nr.14, Tiranë, Posta Shqiptare sh.a mori për sigurimin e aksesueshmërisë gjatë kohës që ankesa ishte në shqyrtim pranë Komisionerit dhe për rrjedhojë, Komisioneri ndërpreu procedurën e shqyrtimit pasi ishte përmbushur objekti dhe qëllimi për të cilin ankuesi kishte paraqitur ankesën. Konstatimin e diskriminimit të palës ankuese (zgjedhës me aftësi të kufizuar) për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në një prej qendrave të votimit nga Bashkia Tiranë. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit të transportit publik nga Durrës. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së standardeve të aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit për pajisjen me dokumentat biometrikë të identifikimit, nga Aleat sh.p.k dhe Ministria e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni për Portën Vendore.
Në lidhje me zbatimin e vendimeve të Komisionerit ka pasur një sërë rezultatesh gjatë periudhës së 6 mujorit të parë të 2021.
– Posta Shqiptare sh.a, pas vendimit të Komisionerit, mori masa për sigurimin e aksesueshmërisë në filialin e saj në qytetin e Shkodrës.
– Aleat sh.p.k, pati një reagim të menjëhershëm dhe angazhim për marrjen e masave për zbatimin e vendimit të Komisionerit, ndryshe nga Ministria e Brendshme, e cila nuk ka reaguar dhe nuk ka informuar Komisionerin lidhur me masat për zbatimin e vendimit.
Ndërkohë, komisioneri bën të ditur se çështjet e tjera vazhdojnë të jenë në shqyrtim dhe nuk ka akoma një vendimmarrje nga institucioni. “Vendimet e marra nga Komisioneri, kundër Bashkisë Durrës, Kamëz dhe Tiranë, janë ende në proces dhe pritet që këto institucione të informojnë Komisionerin brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, lidhur me masat për zbatimin e vendimeve”, thuhet në përgjigje.
Pavarësisht ligjeve dhe konventave në favor të personave me aftësi të kufizuar, sërish kjo kategori e shoqërisë has pengesa në aksesin ndaj shërbimeve në vendin tonë. E pyetur nga Porta Vendore, Suela Lala, drejtuese e Fondacionit Së Bashku, tha se ka një diskriminim nga shumica e institucioneve, megjithëse viteve të fundit, falë punës shumë të madhe të organizatave që merren me të drejtat e këtij target-grupi gjërat kanë filluar të ndryshojnë paksa.
“Ndër vite kuptohet se ndërgjegjësimi, por edhe puna e të gjitha organizatave ka çuar në një përmirësim të situatës së aksesueshmërisë, mjafton të përmendim rrugët e Tiranës, që në rrugët kryesore janë ulur trotuaret dhe kjo ka përmirësuar jetën, jo vetëm të personave me aftësi të kufizuar, por edhe nënave me fëmijë, që e kanë më të lehtë të lëvizin në rrugët e qytetit. Por kuptohet që është ende shumë pak, në raport me kohën. Kujtojmë që jemi në mandatin e dytë të mandatit të kryebashkiakut Veliaj dhe vetëm këto mund të përmendim si sukses. Ndërkohë, aksesueshmëria në transport publik vijon të jetë problem. Ende ka rrugë dhe investime që bëhen pa marrë parasysh aksesin e PAK”, shprehet Lala për Portën Vendore, e cila shton se kjo bie në kundërshtim dhe me VKM-në nr. 1704 e 23 dhjetorit 2015, që thotë se ndalohet çdo investim publik nëse nuk ka të përfshira të gjitha elementët e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. “Në këtë prizëm kemi amfiteatrin te liqeni, i cili është i paaksesueshëm, Kalaja e Tiranës dhe me dhjetëra projekte të tjera që nuk marrin parasysh aksesin e PAK”, përmend ajo disa nga investimet që janë kryer pas nxjerrjes së kësaj VKM-je, por që nuk e kanë marrë në konsideratë.
Por, mungesa e aksesueshmërisë për PAK vihet re edhe në investime të tjera. Fondacioni Së Bashku, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Leviz Albania, bëri një monitorim në qarkun Durrës dhe Bashkinë Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve, mbi pengimin e të drejtës për të votuar të mijëra personave me aftësi të kufizuar që nuk mundën dot ta aksesojnë procesin për shkak të problematikave me rampat, fletët e votimit etj. “PAK u mohohet e drejta e votës ditën e zgjedhjeve, por këto janë institucione që shërbejnë në çdo ditë të vitit duke iu mohuar aksesueshmërinë personave me aftësi të kufizuar në 365 ditë të vitit. Në qarkun Durrës dhe Bashkinë Tiranë kemi dërguar një sërë ankesash dhe jemi në pritje të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, shprehet ajo.
Një tjetër rast që Fondacioni Së Bashku ka dërguar pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhet me Bashkinë e Shkodrës. Konkretisht, para disa muajsh ngriti një ankesë tek Komisioneri lidhur me rampën e papërshtatshme që ndodhej në Postën Qendrore të Shkodrës, e cila tashmë, sipas Komisionerit ka marrë zgjidhje.
Suela Lala, drejtuese e Fondacionit Së Bashku, tregon se janë duke u marrë edhe me raste të tjera të evidentuara, teksa i kanë ngritur në trajtën e ankesave tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e që kanë lidhje me qendrat e votimit.
Njësia Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër njësitë më të mëdha në vendin tonë, që numëron rreth 14 mijë banorë. Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet kjo njësi administrative me fshatrat e saj, ka qenë dikur prodhuesja më e madhe e produkteve bujqësore. Fusha e Maqellarës, e rrethuar me burime ujore nga të katër anët, përfshirë lumin Drin i Zi, njihej për prodhim të jashtëzakonshëm para viteve 90-të. Në qindra hektarë tokë bujqësore punohej e mbilleshin kultura të ndryshme e që shpërndaheshin më pas në Bulqizë, Mat e Tiranë. Përmbysja e sistemit monist në vitet 90-të solli ndryshim drastik edhe në fshatrat e Maqellarës. Pothuajse të gjitha veprat vaditëse u shkatërruan, që nga kanali vaditës i Bllacës, pompat elektrike që nxirrnin ujin e lumit Drin i Zi në tokat bujqësore, e deri tek ujëmbledhësit e ndërtuar nga vetë dora e njeriut në fshatrat Maqellarë, Vojnik, Grezhdan dhe Fushë e Vogël. Sot vetëm këta dy të fundit shfrytëzohen disi nga banorët, pasi janë mirëmbajtur nga vetë ata. Rezervuarët e Grezhdanit dhe fshatit Fushë e Vogël kanë në dispozicion të fermerëve 50% të kapacitetit të tyre.
Hysen Dema, banor i fshatit Fushë e Vogël thotë se fshati dikur ishte i rrethuar nga vepra vaditëse, ndërsa sot ka në dispozicion vetëm 50% të kapacitetit të rezervuarit që ndodhet mbi fshat. “Para viteve 90-të të gjitha tokat bujqësore të fshatit tonë ishin të rrethuara nga uji. Një pjesë të vaditjes e siguronim nga Bllaca, pjesën tjetër nga Drini i Zi dhe nga rezervuari që kemi mbi fshat. Tani këto vepra nuk janë më, veç rezervuarit, por ai nuk mjafton. Ne këto pak të mbjella që kultivojmë i mbajmë pasi kemi hapur privatisht rezervuare të vogla sipër arave, kjo jo vetëm që ka pasur kosto të madhe për ne, por është krejtësisht e pamjaftueshme”, tha për Portën Vendore, Hysen Dema.
Hysen Dema banor i fshatit Fushë e Vogël. Foto: D. Kurti
Në situatë akoma më të vështirë është fshati Vojnik. Ky fshat ka në territorin e tij më shumë se 300 hektarë tokë bujqësore të punueshme. Por sipërfaqja që mbillet është pothuajse e papërfillshme. 80-vjeçari Sabri Beça thotë se në fshatin e tij nuk lihej pëllëmbë toke pa u punuar e mbjellë. Dikur, fshati ishte totalisht nën ujë, e prodhimet që dilnin nga ky fshat ishin jo vetëm sasiore, por edhe cilësore.
“Nuk e mbaj mend saktë por nga ky fshat dilnin me tonelata prodhime bujqësore. E gjithë toka punohej, nuk kishte pëllëmbë fushe të mbetur djerr. Vërtetë ai regjim ishte i vështirë, ama fshatarëve iu siguroheshin kushtet. Kishte ujë vaditës që vinte nga të katër anët, por kishte dhe kanale kulluese. Një pjesë e vaditjes sigurohej nga liqeni i Bllacës e me kanal kalonte tek neve. Një pjesë e siguronin nga lumi Drin i Zi. Banorët që ishin në afërsi të lumit e merrnin vaditjen me pompë elektrike. Me prishjen e sistemit, u prishën edhe veprat vaditëse. Sot jo vetëm që nuk ekziston kanali që vinte nga Bllaca dhe pompa që nxirrte ujë nga Drini, por as rezervuari që kishim mbi fshat nuk funksionon më. Është turp që për 30 vite, jo vetëm Vojnikun, por gjithë Maqellarën e kanë lënë në të thatë”, u shpreh 80-vjeçari Sabri Beça.
Ujëmbledhësi i fshatit Fushë e Vogël. Foto: D. Kurti
Ndërsa 75-vjeçari Flamur Jolla thotë se përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe atij qendror shkojnë aty veçse për fushata elektorale e nuk pyesin më pasi mandatohen. “Fshati ynë është kthyer si shkretëtirë. Me qindra hektarë tokë që mbilleshin dikur, sot lihen djerr. Para viteve ‘90-të, ne kishim këtu të gjitha prodhimet tona, si pataten, misrin, domaten e çdo gjë. Sot për fat të keq i blejmë, jo se duam apo përtojmë të punojmë tokën, por sepse mungon uji vaditës, që është baza e bujqësisë. Në çdo fushatë elektorale për deputet apo kryetar bashkie na premtohet uji vaditës, por pasi mbarojnë zgjedhjet askush nuk duke më në fshatin tonë. Kjo është e turpshme. Ne nuk kërkojmë të vijnë të na punojnë tokën, por të na sigurojnë ujin vaditës se të tjerat i bëjmë vetë” , deklaroi Jolla për Portën Vendore.
Specialisti i bujqësisë, agronomi Agron Neziri shprehet se Maqellara njihej si “Myzeqeja e Dibrës” pasi prodhimet bujqësore ishin jashtëzakonisht të mëdha. “Në Maqellarë kultivoheshin të gjitha kulturat bujqësore. Grurë, misër, perime, vreshtari. Sot këto kultura kanë rënë. Maqellara ka 3067 HA tokë gjithsej, nga këto, 767 tokë djerr dhe kullota. Sipërfaqja që mbillet aktualisht është vetëm 858 HA”, thotë ai duke shtuar se: “Sot aktualisht në Maqellarë ujiten rreth 1200 HA me burime të brendshme, pjesa tjetër është pa ujë.. Zgjidhja më e mirë do të ishte të rivendoset në funksion kanali i Bllacës ose me më pak kosto mund të vendoset një elektropompë tek ura e re e Drinit në rrugën e Arbrit që nxjerr ujin mbi sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore të punueshme”, tha agronomi Neziri.
Fusha e Kavashicës që vaditet nga Liqeni i Fushës së Vogël. Foto: D. Kurti
Edhe ish Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Qarkun Dibër, Novruz Jashari thotë se këto ujëmbledhës mund tu vihen në shërbim banorëve me pak kosto.
“Në fakt zona e Maqellarës ka qenë e njohur në të gjithë Shqipërinë si zonë bujqësore, me prodhimtari tepër të lartë të grurit dhe misrit. Ka qenë e mbuluar afro 100% me vaditje, nga kanali i Bllacës, Kovashicës së Shupenzës që furnizonte pjesën në rrugë dhe pompat e Drinit të Zi. Përveç këtyre ka pasur edhe disa basene ujëmbledhëse si Psejaka, Grezhdani, Vojnika e i Fushës së Vogël, në formën e liqeneve të vogla. Këto basene në kohën e demokracisë u braktisën, u abandonuan dhe vetvetiu, natyralisht u mbushën me inerte apo llaç. Në disa prej tyre ka nisur pastrimi, konkretisht në atë të Fushës së Vogël, është bërë pastrimi. Mendoj që në ditët e sotme është e vetmja zgjidhje për sigurimin e vaditjes në të ardhmen. Ndërtimi i veprave madhore që kanë qenë kanalet ndoshta është e vështirë që pushteti lokal t’i rikthejë, por të paktën mirëmbajtjen dhe pastrimin e baseneve, rikthimin e tyre me kapacitet të plotë ka mundësinë ta bëjë. Kjo nuk ka edhe ndonjë kosto të madhe, pasi Bashkia Dibër ka mjete në Drejtorinë e Shërbimeve apo atë të Bujqësisë dhe me to, mund t’i pastrojë me një kosto të vogël. Mendoj që me pak punë, këto fshatra do të kenë ujë vaditës” , tha për Portën Vendore, Jashari.
Novruz Jashari, ish drejtor i Bujqësisë Dibër. Foto: D. Kurti
Në lidhje me këto 4 ujëmbledhës që mund të zgjidhin problemin e vaditjes, në Njësinë Administrative Maqellarë po zbatohet dhe projekti “Liqene funksionale, Njësia Administrative Maqellarë” financuar nga Leviz Albania, me mbështetjen e Agjensisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Nëpërmjet advokimit komunitar të iniciuar nga drejtuesi i projektit Behar Dema, projekti synon nxitjen dhe detyrimin e pushtetit vendor për vendosjen në kapacitet të plotë të këtyre veprave vaditëse. Madje, gjatë hapave në zbatimin e këtij projekti është hartuar një raport studimor me qëllim matjen topografike të liqeneve në Njësinë Administrative Maqellarë, verifikimin e pasurive nga planet e rilevimit dhe hartat treguese, nxjerrja e volumeve faktike të ujëmbledhësve si dhe llogaritja e kostove për mirëfunksionimin e tyre në shërbim të vaditjes për secilin ujëmbledhës. Në raport përfshihen edhe sugjerime konkrete për zgjidhjen e sistemit të vaditjes në këtë Njësi Administrative, të cilat i janë bashkëlidhur edhe peticionit të kryer nga banorët drejtuar Bashkisë Dibër. Raporti i ekspertëve sugjeron zgjerimin e kapaciteteve të këtyre rezervuarëve, pastrimin dhe rindërtimin e kanaleve ujëmbledhëse, ndërtimin e kanaleve vaditëse prej betoni ose tubacione për të eliminuar humbjet apo filtrimet përgjatë lëvizjes së ujit dhe ngritjen e strukturave në nivel lokal për menaxhimin e sistemit të ujitës.
Fshati Fushë e Vogël, Maqellarë. Foto: D.Kurti
Dhe duket se përpjekjet e shoqërisë civile së bashku me banorët e kësaj zone, po shohin edhe dritëzat e para jeshile nga pushteti vendor, ku ka një reflektim për këto investime në buxhetin e vitit 2021.
Porta Vendore kontaktoi për këtë problem me Kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj. Ky i fundit tha se në rezervuarin e fshatit Fushë e Vogël janë bërë disa ndërhyrje për pastrimin e tij. Po ashtu, Imeraj u shpreh se në projekt-buxhetin e vitit 2021 është parashikuar investim edhe në dy vepra të tjera si në rezervuarin e Maqellarës e atë të Vojnikut. “Gjatë sezonit bujqësor të këtij viti, rrjeti i kanaleve vaditëse, veprat e tjera ujitëse, si rezervuarët apo ujëmbledhësit, një pjesë e konsiderueshme i janë nënshtruar pastrimit, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes, duke mundësuar kështu, ndryshe nga vitet paraardhëse, një funksionim dhe shërbim mjaft të mirë për fermerët e banorët në fshatra. Edhe në rastin e Maqellarës, rezervuari i Grezhdanit i është i nënshtruar pastrimit e rehabilitimit dhe ka funksionuar normalisht. Po ashtu me ndërhyrjen e bashkisë, rezervuari i fshatit Fushë e Vogël u vu në efiçiencë pas disa vitesh, vetëm gjatë këtij sezoni bujqësor që lamë pas. Ndërsa për dy rezervuarët e tjerë, atë të Maqellarës dhe fshatit Vojnikë, meqë jemi edhe në fazën e hartimit të projektbuxhetit 2021, në zërin buxhetor për ndërhyrjet dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve vaditëse dhe veprave ujitëse, ndër të tjera, kemi parashikuar pastrimin dhe rivënien në efiçencë të këtyre dy rezervuarëve mjaft të rëndësishëm për banorët dhe bujqësinë e zonës” , tha kryebashkiaku Imeraj në përgjigjen e tij për Portën Vendore.
Ndërsa pritet që këto investime të finalizohen, banorët e zonës presim sy e veshë për “ca pika” ujë vaditës në tokat e tyre, për të prodhuar e jetuar ashtu sikurse i ka hije fshatit, bio.
Bashkitë po përballen me vështirësi të forta financiare, për shkak të goditjes që kanë marrë fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit (një pjesë e tyre) dhe më pas nga pandemia e COVID 19, dinamika e së cilës fatkeqësisht vijon ende. Për herë të parë që pas zbatimit të reformës territoriale dhe administrative në vitin 2015, të ardhurat e qeverisjes vendore nga burimet e veta janë tkurrur. Bazuar në Raportin e Financave Vendore – publikuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në 9 muajt e parë të vitit 2020, rënia e të ardhurave nga burimet e veta vendore për 61 bashkitë në vend ishte rreth 12% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në vitet e fundit të ardhurat e bashkive nga burimet e veta kanë qenë në rritje, dhe kjo është ndikuar jo shumë nga përmirësimi i performancës në mbledhjen e taksave dhe tarifave sesa nga rritja e barrës fiskale, qoftë në taksat vendore (ku bashkitë gëzojnë të drejtën për të rritur/ulur me +/- 30% nivelin e tyre) dhe tarifave vendore (ku kanë autonomi të plotë vendimmarrje).
“Që prej vitit 2015, për herë të parë të ardhurat nga burimet e veta vendore kanë shënuar rënie vjetore me rreth 12% në terma vjetorë, rënie e cila pritet të vazhdojë edhe në përmbyllje të vitit 2020. Rënia e të ardhurave nga burimet e veta rezulton të thellohet më tej nëse këto të dhëna do t’i pastronim nga Bashkia Tiranë, e cila operon në kushte të ndryshme krahasuar me 60 bashkitë e tjera në vend. Pra, nëse do të konsideronim vetëm 60 bashki rënia e të ardhurave nga burimet e veta vendore do të thellohej në rreth -19.3%. Praktikisht, efektet e fatkeqësive natyrore në vendin tonë po materializohen edhe në buxhetet vendore. Që prej RAT në vitin 2015, ky është frenimi i parë që ndodh në të ardhurat nga burimet e veta vendore, ndonëse politikat fiskale vendore kanë qenë shtrënguese – thënë ndryshe, bashkitë kanë rritur nivelin e taksave dhe tarifave vendore”, shprehet Dr. Merita Toska, Eksperte për Menaxhimin Financiar Publik për Porta Vendore.
Grafik 1. Ecuria e të ardhurave nga burimet e veta vendore
Burimi: www.financatvendore.al dhe përpunime të autorit
Një analizë e detajuar e ecurisë së të ardhurave nga burimet e veta vendore në Raportin e Financave Vendore 9M2020, evidenton se fatkeqësitë natyrore krahas ngadalësimit ekonomik të përgjithshëm, dhanë efekte të drejtpërdrejta në zëra e të ardhurave nga burimet e veta vendore si taksa mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier, taksat e pronës (veçanërisht ajo e ndërtesës), tarifat vendore për shërbimet publike etj. Raporti nxjerr në pah gjithashtu, se buxheti i bashkive është i varur thuajse tërësisht nga dy taksa të vetme: ajo e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pronës. E para, e lidhur drejtpërdrejt me lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë, dhe e dyta një pagesë që bëjnë qytetarët për banesat e tyre, dhe bizneset për ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Së bashku, këto dy taksa përbëjnë rreth 85% të të ardhurave totale nga taksat.
Grafik 2. Të ardhurat nga taksat vendore
Burimi: www.financatvendore.al dhe përpunime të autorit
Në nëntë muajt e parë të viti 2020, bashkitë u përballën me mungesën / pamjaftueshmëri të parave në dispozicion, në një kohë kur nevoja për shpenzime ishte e lartë. Shpenzimet e kryera nga bashkitë me fonde të veta rezultojnë në rënie, ndonëse rënia është më e ulët se tkurrja e shënuar nën nivelin e të ardhurave. Të dhënat tregojnë se shpenzimet me fondet e veta të bashkive regjistruan një nivel prej rreth 41 miliardë lekë në fund të 9 mujorit të 2020-ës, në rënie me rreth 2.6% në terma vjetorë. Nevoja më e lartë për shpenzimeve duket të jetë përballuar me fondet e kushtëzuara, veçanërisht për sa i përket shpenzimeve në funksionin e mbrojtjes sociale (ndihmë ekonomike dhe pagesa PAK).
Grafik 3. Shpenzimet me fonde të veta të bashkive
Burimi: www.financatvendore.al dhe përpunime të autorit
Kosto e qeverisjes vendore në 9M 2020 rezulton të jetë rritur, si pasojë e shpenzimeve më të larta duke përdorur fonde të kushtëzuara. Ajo që duket më shqetësuese është mënyra e përdorimit të këtyre parave: për çdo 100 lek të shpenzuara nga bashkitë, 82.5 shkuan për mbulimin e shpenzimeve korrente, që nënkupton shpenzimet për personelin dhe shpenzimet operative e të tjera, dhe vetëm 17.5 lekë u përdorën për investime. Ky zë, shënoi dhe rënien më të theksuar gjatë periudhës së konsideruar.
Grafik 4. Kosto e qeverisjes vendore (ne fonde të veta dhe të kushtëzuara)
Burimi: www.financatvendore.al dhe përpunime të autorit
Raporti i Financave Vendore 9M 2020 evidenton se bashkitë vazhdojnë të kenë borxhe të konsiderueshme, që vlerësohen në rreth 8.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të dytë të 2020-ës. Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, totali I borxheve është rritur me 7%. Një ecuri e pritshme në kushtet kur të ardhurat me fondet e veta kanë rënë, teksa shpenzimet kanë pësuar rritje. Sipas të dhënave të Census-it 2011, borxhi i bashkive përllogaritet në 3.121 lekë për frymë.
Grafik 5. Detyrimet e prapambetura (në miliardë lekë)
Burimi: Raporti i Financave Vendore, 9M2020
“’Më të mëdhenjtë kryesojnë listën e detyrimeve. Por thuajse të gjitha bashkitë, me përjashtime të vogla kanë detyrime të prapambetura të trashëguara por sigurisht edhe të krijuara rishtazi, pra janë detyrime të krijuara pas vitit 2015”, shpjegon Toska.
Raporti i Financave Vendore për 9M 2020, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, evidenton se krahasuar me stokun e detyrimeve të regjistruar në fund të vitit 2019, stoku i detyrimeve të prapambetura rezulton të jetë rritur veçanërisht në bashkitë: Vorë (+697.1 milionë lekë); Tiranë (+179 milionë lekë); Kuçovë (+110.6 milionë lekë); Kavajë (+80.2 milionë lekë); Belsh (+78.9 milionë lekë). Në të kundërt, disa bashki kanë shlyer një pjesë të mirë të detyrimeve të prapambetura, ndër të cilat bashkitë: Vlorë (-158.4 milionë lekë); Durrës (-81 milionë lekë); Lezhë (-91 milionë lekë); Finiq (-65 milionë lekë); Kukës (-55 milionë lekë); Maliq (-46 milionë lekë); Ura Vajgurore (-30 milionë lekë) etj.
Grafik 6. Detyrimet e prapambetura (pesha e bashkive ndaj stokut total)
Ndër rekomandimet e përfshira në Raportin e Financave Vendore evidentohet pikërisht ai në lidhje me kujdesin e shtuar që duhet të kenë bashkitë në qasjen ndaj stokut të detyrimeve të prapambetura, në mënyrë që ai të mos kthehet në rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare të bashkive.
“Zhvillimet në stokun e detyrimeve të prapambetura mund të përdoren si një sinjalizues i tërthortë i gjendjes financiare të bashkive, e cila aktualisht vlerësohet të jetë në kahun përkeqësues. Në kushtet kur burimet financiare në dispozicion përballen me një rënie të qenësishme vjetore dhe nevojat për shërbime janë intensifikuar nën presionin e pandemisë së COVID-19, bashkitë përballen me një efekt të tipit ‘gërshërë’ – zgjerim të hendekut negativ mes të ardhurave dhe shpenzimeve, i cili për pasojë mund të reflektohet në zgjerim të detyrimeve të prapambetura. Në terma të menaxhimit financiar, situata paraqitet e vështirë dhe e brishtë njëkohësisht, element ky që kërkon vëmendje të shtuar nga qeveritë vendore për të evituar fundosjen e mëtejshme të bashkive në detyrime të prapambetura. Kjo për shkak se pandemia e COVID-19 është ende në vijim, situata financiare e bizneseve dhe individëve paraqitet e dobësuar si dhe paqartësitë për të ardhmen janë në rritje”, shprehet Dr. Toska.
Prej më shumë se 2 vitesh përpjekje nga aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome në qytetin e Elbasanit, dhe publikimeve në platformën Porta Vendore, banorët e lagjes “Dyli Haxhire” kanë marrë zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, problem i cili ishte prezent prej vitesh tek rreth 100 familje.
Lagja “Dyli Haxhire”, e ndodhur në zonën e NSHU-së në Elbasan, prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Në këtë zonë periferike ku janë të përqendruar kryesisht familje të komunitetit rom dhe egjiptian, rreth 100 familje vuanin mungesën e ujit të pijshëm, siç ka raportuar edhe më herët Porta Vendore.
Tashmë që investimi ka nisur, banorët ndjehen të kënaqur që më në fund pas shumë vitesh do kenë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Pavarësisht sfidave me të cilat u përballen gjatë procesit të advokimit dhe kohëzgjatjes, ata shprehen se ia vlejti mundi dhe përpjekja, pasi tashmë shohin me sytë e tyre rezultatin e pritur.
Tanimë, pas shumë përpjekjesh në lagjen “Dyli Haxhire” banorët do të furnizohen me ujë të pijshëm, falë përpjekjeve të aktivistëve dhe medias.
Është dashur një punë e gjatë dhe e palodhur nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome në qytetin e Elbasanit, që pas dy viteve përpjekje nëpër dyert e institucioneve dhe sensibilizimit të banorëve të lagjes “Dyli Haxhire” të mund të bëhej realitet dhe finalizohej gjithashtu kjo kauzë e tyre. Ervis Çota drejtues i LRER-së na rrëfen këtë rrugë të gjatë.
“U deshën rreth 2 vite përpjekje të LRER me institucionet përgjegjëse për të mundësuar furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të lagjes ‘Dyli Haxhire’. Bashkë me banorët kemi ndjekur një proces të gjatë advokimi. Kemi zhvilluar disa takime me Ujësjellës- Kanalizime Elbasan, me qëllim nxitjen për të marrë masa për të siguruar furnizimin me ujë të banorëve. E kemi adresuar problematikën edhe tek Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Elbasan. Gjithashtu përmes një ankese e kemi adresuar çështjen edhe tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili u shpreh në favor të banorëve. Po ashtu, kemi kontaktuar edhe me Agjencinë Kombëtarë të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve – AKUM, e cila financoi projektin e UKE. Pra u desh gjithë ky rrugëtim për të nxitur UKE të hartonte projektin dhe të investonte në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke garantuar kështu një të drejtë të qytetarëve”, tregon për Portën Vendore Çota.
Më 14 mars 2019, rasti i referuar nga aktivistët e këtij qyteti, bëri që Porta Vendore të publikonte një shkrim me problematikën e referuar, ku mori gjithashtu edhe premtimin e Drejtorit të Ujësjellësit Elbasan, Luan Dervishi, se për vitin 2019 ishte planifikuar një investim në këtë zonë. “Kjo zgjidhet vetëm me një investim, që ne e kemi planifikuar për këtë zonë. Aktualisht jemi në procedurat e prokurimeve dhe mendojmë se shumë shpejt do të fillojë investimi”, tha Dervishi asokohe.
Porta Vendore iu rikthye të njëjtës çështje më 27 shkurt 2020, duke konstatuar se asgjë nuk kishte ndryshuar për banorët e kësaj lagje pas 1 viti, të cilët vazhdonin ta ndjenin veten të diskriminuar për shkak të mungesës së këtij shërbimi, aq jetësor, furnizimit normal me ujë të pijshëm.
Zvarritja e kësaj çështjeje nga ana e institucioneve përgjegjëse, në fakt, i kishte bërë banorët pesimistë. Megjithatë, aktivistët shpreheshin të vendosur për ta ndjekur deri në fund këtë çështje duke shpresuar se do të merrte zgjidhje.
Gjithashtu aktivistët bashkë me banorët e kanë ndjekur këtë çështje në vazhdimësi edhe me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili inspektoi nga afër lagjen, ku konstatoi diskriminim të familjeve nga ana e bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime Elbasan. KMD i ka kërkuar Bashkisë Elbasan dhe UKE të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme masa për tu siguruar ujë të pijshëm banorëve, derisa problematika të zgjidhet përfundimisht, ndërsa gjobiti Bashkinë Elbasan dhe UKE me nga 1 milion lekë të vjetra secilin.
Por tanimë, pas shumë përpjekjesh në lagjen “Dyli Haxhire” banorët do të furnizohen me ujë të pijshëm, falë përpjekjeve të aktivistëve dhe medias.
Monumentet e Kulturës po zhduken dita ditës në Tiranë, ku rezulton se vetëm në 6 vitet e fundit, 35 objekte nuk e gëzojnë më këtë status. Kryeqyteti numëron rreth 260 monumente kulture dhe pothuajse gjysma e tyre janë vila dhe banesa private, por që janë lënë në harresë, shembur ose degraduar. Të dhënat me interes të lartë për trashëgiminë kulturore janë gjetur nga grupi “Citizens Urban Stories”, që vë alarmin se shkaku kryesor i humbjes së statusit është degradimi i këtyre monumenteve.
Grupi Citizens Urban Stories (CUS), me mbështetjen e Leviz Albania ka kryer një studim të gjerë për të evidentuar gjendjen e ndërtesave “monument kulture”, sa janë shembur, sa janë dëmtuar, sa janë jashtë funksionit, sa kanë humbur statusin, sa e kanë fituar, çfarë është bërë nga ana administrative, ku janë përgjegjësitë e institucioneve, si janë të lidhura vendimmarrjet për administrimin e qytetit, apo ato në kornizë të planifikimit me dëmtimin e vilave me ose pa status mbrojtjeje?
Projekti ka marrë në studim gjashtë zona të Tiranës, konkretisht zonat si: Qendra e qytetit, Ura e Tabakëve, Rruga e Mimozave (zona mes Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit), Pazari i Ri, Rruga Tefta Tashko, Broduej (rruga te 15-katëshi) dhe Rruga e Dibrës.
Qendra historike, nën sulmin e ndërtimeve të reja
Këqyrja e informacioneve zyrtare për sa i përket vendimmarrjeve në nivel qendror, ka nisur nga dokumenti i vitit 2000, ku më vendimin nr.180, datë 24.04.2000 të këshillit të ministrave, qendra e Tiranës, është shpallur ‘Ansambël Monumental Historik’.
Me një sërë vendimesh të njëpasnjëshme në 2017 dhe më pas me atë të 3 tetorit 2018, qendra e Tiranës, humbi më shumë së gjysmën e sipërfaqes së saj që mbrohej sipas legjislacionit në fuqi. “Këto vendime të pakonsultura me publikun, shpesh herë kontradiktore mes tyre, cenuan objekte të rëndësisë historike dhe kulturore të kryeqytetit. Një sërë zonash dhe objektesh historike janë lënë jashtë dhe po shndërrohen shpejt në kulla shumëkatëshe”, thuhet ne raportin e CUS.
Kjo problematikë ka prekur jo vetëm qendrën historike por edhe zona të tjera tradicionale të Tiranës, të cilat kanë qenë dhe fokusi kryesor i këtij projekti. Vetëm vitin e kaluar, janë zhdukur disa vila me status ‘monument kulture’ në zonat e marra në vëzhgim nga projekti CUS, duke ia lënë vendin objekteve shumëkatëshe. Ky transformim që po i bëhet zonave të tëra në qytet, jo vetëm po dendëson duke xhentrifikuar blloqe të tëra banimi, por po zhduk pjesë të memories kolektive të qytetit duke shembur monumente me vlera historike.
Vendimi i cili ndryshoi kufirin mbrojtjes të këtij Ansambli, nuk shpalosi arsyetim shkencor se përse godina si: Teatri Kombëtar, vilat e Toptanëve – monumente kulture kategori e parë; Varri i Sulejman Pashës- monument kulture kategori e parë; Kabina e parë elektrike e qytetit-monument kulture kategori e dytë; Kulla e Sahatit të Tiranës-monument kulture kategori e parë; Stadiumi Kombëtar-monument kulture kategori e dytë, etj., u lanë jashtë kufirit të zonën e tyre të mbrojtjes. Raporti që shoqëron këtë vendimmarrje nuk është bërë asnjëherë transparent për publikun.
Vilat e Tiranës, në rrezik zhdukje
Në fondin total prej 299 objektesh me status ‘monument kulture’ në qarkun e Tiranës, 260 janë evidentuar në qytet dhe 39 prej tyre në pjesën tjetër të territorit të qarkut. Nga ky fond total objektesh të evidentuar në fillim të këtij projekti, 123 prej tyre janë të tipit vilë/banesë tradicionale, duke përbërë mbi 50% të numrit total të monumenteve të kulturës të gjendur në qytetin e Tiranës.
Objektet e marra në vëzhgim nga projekti brenda rrezes së zonës së përcaktuar, janë në total 60, nga të cilat, 55 janë objekte banimi të tipit vilë urbane, 3 janë objekte të tipit banesë tradicionale, dhe 2 janë objekte të karakterit administrativ. Vetëm 52 objekte të tipit vilë/banesë, kishin status mbrojtës ‘monument kulture’ në fillim të projektit, ndërsa 6 prej objekteve të tipit vilë/banesë tradicionale nuk e kanë marrë asnjëherë atë.
Duke qenë se komuniteti ka qenë edhe aktori kryesor në këtë projekt, objektet të tipit vilë, të cilat janë cilësuar nga banorët e zonës si pika referimi dhe pjesë e kujtesës kolektive, janë përfshirë në vëzhgim dhe ato përbëjnë një fond prej 6 godinash të tipit vilë, ose 10% të totalit, të cilat nuk e kanë marrë asnjëherë statusin monument kulture.
Nisur nga gjendja në terren e objekteve të marra në vëzhgim, është bërë një analizë e gjendjes në terren. Nga 132 objekte, grupimi mori në vëzhgim 60 të tilla, kur rezultoi se 50% e tyre, janë në gjendje të shembur, të braktisur/degraduar ose pjesërisht jashtë funksioni.
Rezultatet tregojnë se nga 60 objekte e vëzhguara në terren, 9 prej tyre janë shembur dhe aty ku ndodhej monumenti, është në proces ose ka përfunduar një objekt shumëkatësh i tipit pallat. Ky fenomen është i shpërndarë në territor, pavarësisht vendndodhjes së monumentit, statusit të tij ligjor apo gjendjes fizike. Gjithashtu është vënë re se janë shembur vila, të cilat sipas dokumentacionit ligjor, kanë gëzuar statusin ‘Monument Kulture’ dhe nuk ka një dokument zyrtar publik që të deklarojë arsyetimet shkencore të këtij vendimi.
Një rast i tillë janë banesat e Toptanëve, në rrugën Tefta Tashko, monument kulture kategori e parë dhe e dytë. Edhe pse gëzonin status mbrojtje sipas ligjit, u shembën në vitin 2020, ndërkohë që ky projekt ishte në proces. Në terren gjendet një kantier ndërtimi.
Nga intervistat me banorët e zonës dhe komunitetin që jeton rreth vilës, është evidentuar fakti se, nuk ka njoftim zyrtar dhe as njohje me heqjen e statusit të vilës përpara se ajo të shembet. Dy vilat e banimit janë shembur natën dhe në momentin e vëzhgimit në terren aty ishte hapur gropa dhe kishte filluar pilotimi i sheshit të ndërtimit. Shqetësimi i banorëve të zonës në atë që dikur quhej rruga e “Pishave” duket se është rritja e dendësisë urbane, e cila do sjellë probleme për të gjithë lagjen sidomos me qarkullimin rrugor.
Në foto: Banesat e Toptanëve para shembjes
Banesa me status ‘monument kulture në mbrojtje paraprake’, të shembura
Një tjetër shqetësim që vihet re në këtë studim është edhe shembja e banesave me status “monument kulture në mbrojtje paraprake”. Në vitin 2015, me urdhrin nr.1068 të datës 16.07.2015, u shpallën ‘monumente kulture’ në mbrojtje paraprake për 6 muaj, 361 objekte. Në urdhrat e ministrit që CUS mori nga korrespondenca me institucionin e IKTK-së, nuk rezulton që këto objekte të kenë marrë statusin e mbrojtjes permanente, dhe fondi prej 361 objektesh nuk është përfshirë në totalin e monumenteve të qytetit të Tiranës. Gjatë vëzhgimit në terren u evidentuan objekte të cilat kanë qenë në mbrojtje paraprake në vitin 2015, disa prej tyre janë shembur dhe në vend të tyre ndodhet duke u ndërtuar ose ka përfunduar një objekt shumëkatësh. Nga intervistat me banorët u kuptua se, ata nuk kishin dijeni për këtë shpallje në mbrojtje paraprake, nuk kishin dëgjuar dhe as kishin parë ekip të ministrisë apo institucioneve të vinin për këqyrje. Banorët nuk kanë dijeni se këto banesa/vila kanë qenë në mbrojtje paraprake dhe pse më pas nuk kanë marrë statusin e përhershëm të monumentit.
Braktisja dhe degradimi i monumentit
Në 6 zona e marra në studim nga CUS, janë verifikuar 11 objekte të braktisura, nga të cilat 2 janë objekte monument kulture të tipit ‘Banesë Tradicionale’, kategori e parë, 6 janë objekte monumente kulture të tipit ‘Vilë Urbane’ kategorie e dytë, 1 është objekt i shpallur në mbrojtje paraprake, dhe dy janë objekte të tipit ‘Vilë Urbane’ pa status mbrojtës. Këto objekte të shpallura monument kulture, nga vëzhgimi në terren janë evidentuar si të braktisura dhe gjendja e tyre është e degraduar. Edhe pse mbajnë statusin ‘Monument Kulture’ të kategorisë së parë dhe të dytë, prej dekadash këto objekte nuk janë restauruar. Kështu, mbulesat, çatitë dhe muret, kanë pësuar dëmtime duke bërë që faktorët atmosferikë të përshpejtojnë degradimin e objektit. Nga intervistat me komunitet në terren është kuptuar se një pjesë e tyre janë braktisur nga banorët pikërisht si pasojë e degradimit të objektit duke qenë se kushtet e jetesës janë vështirësuar tepër.
Monumentet e kulturës të tipit ‘Banesë tradicionale’ që janë të shpallura në mbrojtje si kategori e parë, të ndodhura brenda zonës së vëzhguar, rrezikojnë shembjen duke qenë se shkalla e degradimit të tyre është e lartë. Pasi janë braktisur si pasojë e vështirësimit të kushteve të objektit, në perimetër të godinës, bimët kanë harlisur oborret, më pas kanë filluar të zënë rrënjë në afërsi të ndërtesës. Rifinituarat dhe ornamentet e fasadave, pikturat murale në këto banesa tradicionale janë degraduar. Kështu, banesa tradicionale e shënuar në hartë me kodin I-09, e ndodhur brenda Kalasë së Tiranës bashkë me Kullën e Gjatë, dy ikona të qytetit të Tiranës, janë lënë në harresë dhe janë braktisur nga banorët. Të dyja këto monumente janë duke u degraduar edhe pse kanë shkallën e parë të mbrojtjes nga shteti.
Po ashtu, Vila Radio Tirana, është një nga ikonat e kryeqytetit të shekullit të kaluar dhe një nga landmarket më të njohura të qytetit sot. Vila u ndërtua në vitin 1938 nga familja e pasur tiranase Kollçiu dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës nga prilli i vitit 1939 deri më 1965. Më pas aty u vendos Instituti i Folklorit. Vila është shpallur ‘monument kulture kategori e dytë’ në vitin 2007, me vendimin nr.122 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Edhe pse kanë kaluar 13 vjet, banesa nuk duket të jetë restauruar, gjendja e saj sot është e braktisur dhe në degradim.
Statusi sjell degradim – degradimi sjell heqjen e statusit
Sipas ligjit 27/2018, institucionet duhet të kryejnë monitorim dhe kontroll të objekteve të shpallura monument kulture, si edhe të kryejnë verifikime dhe të marrin masa për ruajtjen e monumenteve Në më shumë se 80 dëshmi të marra nga banorët gjatë vëzhgimit në terren, ky monitorim nuk ka ndodhur.
Monumentit i mungojnë protokollet e mirëmbajtjes duke e lënë në degradim materialin, dhe kështu me kalimin e kohës, objekti bëhet i pabanueshëm. Braktisja e monumentit nga banori, nga vështirësimi i kushteve të jetesës, bën që objekti të pësojë degradim të vazhdueshëm të materialit, si fillim elementëve dekorativ (frizat, kornizat etj), e më pas edhe atij strukturor.
Kështu janë parë objekte të cilat përfaqësojnë stile arkitektonike tërësisht unikale, të cilat, të lëna në degradim po humbasin tiparet e veçanta dhe vlerat arkitektonike. Kjo situatë duket se krijon terrenin e përshtatshëm për të spekuluar me monumentin. Degradimi i materialit, shihet si shkaku kryesor i heqjes së këtyre monumenteve nga lista e mbrojtjes. Urdhri i Ministrisë së Kulturës bazohet në kërkesën e pronarit të pasurisë, e cila i dërgohet IKTK-së shoqëruar me një relacion teknik të një eksperti të trashëgimisë. Është Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i cili, merr vendimin , duke i relatuar kërkesë ministrit. Dokumentacionet shoqëruese teknike, si relacionet apo procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, nuk janë transparentë për publikun.
Vihet re lehtësia e procedurës që duhet ndjekur për të hequr objektet nga lista e mbrojtjes së ‘monumenteve të kulturës’, me vetëm dy hapa administrativë. Ndërkohë, procedura për ta ruajtur atë, njeh një sërë pengesash burokratike institucionale. Nuk janë vënë re iniciativa të institucioneve për të ndërmarrë operacione shpëtimi të monumenteve të tipologjisë vilë banimi/banesë tradicionale.
Iniciativa për të restauruar objektin, sipas banorëve, kërkon përsiatje nëpër drejtoritë e ndryshme, një sërë dokumentesh për të përgatitur, dhe investim, pasi restaurimi është proces i kushtueshëm. Ata shprehen se shteti nuk i jep asnjë ndihmë, qoftë ekonomike apo teknike.
Në banesat e shpallura monument, pronarët nuk rregullojnë dot as tjegullat e çatisë, ku sipas ligjit për planifikimin janë punime të lejuara dhe mund të kryhen pa leje ndërtimi. Ndërsa, referuar ligjit 27/2018, riparimet/restaurimet e karakterit utilitar, konsiderohen si ndërhyrje të paligjshme në objektet monument kulture.
Degradimi i materialit shihet të jetë shkaku kryesor i heqjes së statusit në tërësinë e vendimeve të Ministrisë së Kulturës që Citizens Urban Stories disponon. Nga ana tjetër, dëshmitë e pronarëve e arsyetojnë degradimin e objektit si pasojë e mungesës së mbështetjes dhe paligjshmërisë së ndërhyrjeve për mirëmbajtjen e objekteve në mbrojtje. Situatat penguese dhe aspak lehtësuese nga ana e institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e monumenteve po përshpejton zvogëlimin e fondit të pasurive kulturore të cilat janë tërësisht në funksion. Mungesa e protokollove të mirëmbajtjes i çon monumentet drejt degradimit dhe humbjes së vlerave arkitektonike, duke krijuar terrenin e përshtatshëm për të spekuluar me objektin pasuri e paluajtshme. Nuk njihen arsyet shkencore të cilat shpallën 361 objekte në mbrojtje paraprake me urdhër ministri nr.1068/2015 dhe as ato, që më pas nuk miratuan statusin e përhershëm, status i cili do të rriste fondin e pasurive kulturore në Tiranë me 200%, duke e çuar numrin në 660 monumente kulture. Përgjatë periudhës 2015-2021, në totalin e monumenteve të Tiranës qytet, janë hequr nga mbrojtja ligjore 35 objekte të cilat gëzonin statusin ‘monument kulture’ nga të cilat: 4 monumente janë të shpallura me urdhrin e ministrit 122/2007; 3 monumente të shpallura përpara 1990; dhe 27 monumente të shpallura me urdhrin e Ministrit 276/2015.
Nga fondi total i qytetit Tiranë, prej 123 monumentesh kulture të tipologjisë vilë/banesë tradicionale, 26 vila/banesa e kanë humbur statusin e mbrojtjes. Nga këto, 20 vila/banesa e kanë marrë statusin e mbrojtjes me urdhrin e Ministrit 276/2015, duke e zvogëluar fondin e monumenteve të kulturës të kësaj tipologjie, me më shumë se 20%. Në zonën e vëzhguar nga CUS, nga 52 objekte të tipit vilë/banesë tradicionale me status mbrojtës ‘monument kulture’ deri në vitin 2015, e kanë humbur statusin e mbrojtjes, 11 vila të shpallura monument me urdhrin 176/2015 dhe një objekt i tipit banesë tradicionale e shpallur në vitin 1987.
Mungesë strategjie për ruajtjen e Monumenteve të Kulturës
Në studim theksohet se vendimmarrja e institucioneve ligj zbatuese mbi strategjinë e restaurimit, rehabilitimit, funksionimit dhe ruajtjes së Monumenteve të Kulturës gëzon statusin e “Informacionit që bëhet publik pa kërkesë” sipas Nenit 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky informacion mungon apo është i paqartë, i hedhur bruto dhe pa sqarime. Urdhrat dhe Vendimet e Ministrisë së Kulturës (MK) dhe institucioneve në varësi mbi dhënien apo heqjen e statusit “Monument Kulture” nuk gjenden të publikuara në faqet zyrtare. Informacioni i vënë në dispozicion nga MK pas kërkesave të përsëritura për informacion nga Citizens Urban Stories është i pa plotë, ku mungojnë relacionet e teknike të Ekspertëve të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, si edhe hartat treguese që shoqërojnë urdhrat e Ministrit.
Nxitja e shkatërrimit përmes Planit Urbanistik Tirana 2030
Një tjetër shqetësim që vihet në dukje në këtë studim është dhe plani urbanistik 2030 për Tiranën. Nga hulumtimi që i është bërë Planit të Përgjithshëm Vendor për Tiranën dhe të dhënave të mbledhura në terren, konkludohet se ndonëse ligjin 107/2014 detyron nxitjen e veprimeve të duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore gjatë kohës që pjesa tjetër e qytetit zhvillohet, kjo detyrë nuk është marrë në konsideratë. “Nga analiza e Planeve të Detajuara Vendore (PDV) të Planit Urbanistik Tirana_030 në pllakat historike urbane të marra në vëzhgim (6 Zonat CUS), nuk duket se është marrë parasysh ruajtja e objekteve Monument Kulture”, thuhet në raport, duke shtuar se “zhvillimi i strukturave shumëkatëshe shumë pranë objekteve me status monument kulture, ka vështirësuar kushtet e jetesës së monumentit duke përshpejtuar degradimin e materialit të tij”.
I pyetur nga Porta Vendore Lorin Kadiu drejtuesi i Citizens Channel dhe i Grupit Citizens Urban Stories thotë se ka qenë një punë e jashtëzakonshme që është bërë në terren, duke shkuar 4-5 herë në të njëjtën ndërtesë, ku me shumë këmbëngulje janë gjetur informacionet e nevojshme, kontaktet dhe janë bërë gjithashtu edhe fotot.
“Ne sa kemi gërvishtur sipërfaqen e këtij fenomeni në Tiranë. Kjo ka qenë një tematikë që e kemi pasur me pasion, dhe që mund të vijohet pasi ka se çfarë të tregohet ende. Ka shumë ndërtesa të tjera nëpër lagjet e kryeqytetit, ku ne jemi fokusuar tek një pjesë e tyre . Kjo tanimë është një e mirë publike, dhe është e aksesueshme për të gjithë”, rrëfen Lorini, ndërsa shton se grupi është duke menduar edhe një mënyrë sa më të përshtatshme që t’ia prezantojë studimin edhe institucioneve të pushtetit vendor.
“Ne do ta vazhdojmë projektin, pasi kemi disa ide për ta vijuar, por unë mendoj personalisht se nuk është detyrë e medias që të advokojë për të dhënat që janë publike, gjithsesi jemi duke menduar si grup për një zgjidhje për ta çuar në vesh edhe institucioneve përkatëse të dhënat dhe gjetjet e këtij studimi”, përfundon ai për Portën Vendore.
Pra, ajo që vihet re është fakti se jo vetëm mungojnë strategjitë për monumentet e kulturës nga institucionet përkatëse, por edhe planet e së ardhmes po i lënë në harresë ato, duke rrezikuar zhdukjen totale të tyre.
Durrësi është një nga qytetet më pak miqësorë për të apasionuarit e biçikletave. Edhe pse ka ndërtuar dy korsi të tilla, ato kanë shumë probleme, ndërkohë që jeta dhe shëndeti i çiklistëve mbeten në rrezik, pasi vetëm në vitin 2020 janë regjistruar 19 aksidente nga makinat me pasoja të rënda për drejtuesit e biçikletave.
Porta Vendore i ka dedikuar çështjes së korsive të biçikletave në Durrës dhe aktivizmit të qytetarëve të lidhur me to një sërë shkrimesh. Vetem 3 muaj më parë, një protestë qytetare u organizua në Durrës, ku aktivistët kërkonin ndërtimin e korsive nëpër rrugët e rikonstruktuara, dhe më shumë transparencë për investimet.
“Makinat më kanë përplasur dy herë. Kam përplasur një këmbësor. Jam përplasur me dyert e hapura të automjeteve. Jam rrëzuar disa herë nga biçikleta, pasi trotuaret janë të rrëshkitshme”, këto janë një pjesë nga përjetimet e disa çiklistëve në qytetin e Durrësit, të cilët përballen çdo ditë me vështirësinë e pedalimit në rrugë për shkak të mungesës së pistave të dedikuara.
Një qytetar që lëviz me biçikletë në rrugën mes xhamisë dhe Bashkisë Durrës. Foto: M. Dushi
Qyteti bregdetar ka vetëm dy korsi për lëvizjen me biçikletë. Por edhe këto të dyja, nuk janë të mjaftueshme për çiklistët dhe kanë disa probleme. Sipas tyre, në këto dy korsi, lëvizin këmbësorë, duke bllokuar edhe hapësirën e vetme të dedikuar për biçikletat. Një korsi është ndërtuar pranë rrugës së Portit të Durrësit, ndërsa korsia e dytë nis nga Ura e Dajlanit deri në Plepa.
Korsia e biçikletave e ndërtuar me pllaka, në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa. Foto: M. DushiKorsia e biçikletave te rruga pranë Portit të Durrësit, e cila përdoret për shëtitje nga këmbësorët. Foto: M. Dushi
Në të dyja pistat, ka të vendosura vetëm sinjalistika rrugore vertikale, dhe mungojnë sinjalistikat horizontale. Porta Vendore ka bërë një vëzhgim në disa akse kryesore të qytetit të Durrësit, dhe është konstatuar se durrsakët janë dashamirës ndaj biçikletave, por rrugët nuk janë shumë miqësore.
Një i moshuar i cili lëviz më biçikletë afër Spitalit të Durrësit. Foto: M.Dushi
Në mungesë të korsive, çiklistët të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijë deri te të moshuarit, lëvizin me biçikletë në rrugë të makinave apo në trotuare. Në të dyja rastet lëvizja është e rrezikshme. Çiklistët mund të përplasen me automjete nëse lëvizin në rrugë të makinave apo mund të aksidentohen me këmbësorë nëse lëvizin në trotuare. Qarkullimi i çiklistëve në rrugë të makinave mund të jetë më problematike në segmentet rrugore të ngushta, me një korsi vajte dhe me një korsi ardhje. Në të tilla situata, çiklistët mundohen të lëvizin anash rrugës, por kjo problematikë theksohet më shumë kur në të dyja akset, ka të parkuara edhe makina.
Rruga “Marta Buda”. Dy fëmijë me çantë në shpinë të cilët ikin në shkollë me biçikletë në mëngjes. Foto: M. Dushi Një qytetar që lëviz me biçiklete pranë rrugës afër pranë stacionit të trenit, “Lulishtja 2”. Foto: M. Dushi
Pedalimi i çiklistëve në rrugë ka bërë që shpesh herë të ndodhin aksidente duke patur pasoja në jetë njerëzisht apo në aspektin shëndetësor. “Porta Vendore” i ka dërguar një kërkesë për informim Policisë së Durrësit se sa është numri i çiklistëve që janë aksidentuar nga makinat gjatë vitit 2020. Sipas policisë, gjatë vitit që lamë pas, në qytetin bregdetar, janë bërë 19 aksidente biçikletë-automjet. “Në total gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 19 raste aksidentesh biçikletë-automjet, 4 raste kanë qenë me pasojë vdekjen; 6 raste kanë qenë me 6 persona të plagosur rëndë; 9 raste kanë qenë me 9 persona të plagosur lehtë”, njofton Policia Durrës.
Por theksojmë se këto shifra janë për ato aksidente ku policia është njoftuar. Por sipas çiklistëve, një pjesë e aksidenteve nuk raportohen nga të lënduarit tek policia, pasi pasojat mund të kenë qenë të lehta, që do të thotë që shifrat reale të aksidenteve janë më të mëdha se ato që raportohen zyrtarisht. Kjo konfirmohet edhe nga 35-vjeçari Klaudio Hyseni, aktivist i Lëvizjes Bicycle Durrësit BYC, i cili ka treguar për “Porta Vendore” se është aksidentuar dy herë nga automjetet, me pasoja të lehta për atë, por drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi i ngjarjes sikur nuk ndodhi asnjë gjë. “Kam mbi 10 vjet që përdor biçikletën në qytetin e Durrësit. Jam dhe përfaqësues i një nisme botërore që bëhet në të gjitha shtetet e botës, quhet Bicycle Air, jam pjesë e Bicycle Durrës. Mungojnë korsitë e biçikletave dhe siguria në rrugë për pedaluesit. Ne kemi disa vite që i bëjmë kërkesë Bashkisë së Durrësit për më shumë korsi, sinjalistikë dhe parkingje biçikletash. Deri tani kemi parë parkingjet e biçikletave që janë bërë por mungojnë korsitë e biçikletave. Ditët e fundit janë shtruar disa rrugë në akset kryesore të qytetit të Durrësit por nuk kanë përfshirë korsitë e biçikletave. Është një zhgënjim nga institucionet vendore dhe për këtë arsye dua të kujtoj që përdoruesit e biçikletave ndikojnë në uljen e ndotjes atmosferike, në rritjen e shëndetit të qytetarëve dhe në kursimin e parave”, thotë Hyseni , teksa nuk harron të apelojë edhe në drejtim të pushtetit vendor, për të përfshirë korsitë e biçikletave dhe të mos zgjerojë trotuaret pa asnjë lloj funksioni.
Një tjetër përdoruese e biçikletës, aktivistja Livia Kreko, 25 vjeçe rrëfen për Portën Vendore, vështirësinë për të pedaluar në rrugët e qytetit të Durrësit. “Jam përdoruese e biçikletës prej 3 vitesh tashmë. E përdor biçikletën për të kryer gjërat e mia të nevojshme të përditshme. Është shumë e vështirë të lëvizësh me biçikletë në Durrës në rrugët e makinave në mungesë të korsive, sepse ti duhet të jesh gjithmonë vigjilente që të shohësh makinat në krahun tënd. Kjo për arsyen se rrugët janë shumë të ngushta që të kalojnë dy makina dhe biçikleta paralelisht. Gjithashtu edhe ecja me biçikleta në troturare është e vështirë, pasi ka shumë këmbësorë. Nuk është komode që të ecësh me biçikletë te këmbësorët, sepse rrezikon edhe njerëzit. Kam patur raste kur makinat më kanë prekur gomën e biçikletës me vetëdije të plotë, e kanë parë që unë kam qenë aty dhe ata kanë vazhduar rrugën. Kam ndaluar për të kontrollur situatën për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm. Por njëherë jam përplasur me një këmbësor që kaloi rrugën papritur, por pa pasoja shëndetësore, ishte një përplasje e lehtë. Incident tjetër mund të theksoj prekjen e xhamave të makinave me biçikletë. Korsia te rruga e portit, që është bërë për çiklistët, aty kalojnë vetëm këmbësorët, e prapë për ne është një sfidë sepse duhet të ecësh me kujdes dhe me një shpejtësi të reduktuar”, rrëfen ajo.
E kur vjen puna tek vështirësitë që hasin në rrugë qoftë prej ndërgjegjësimit të pakët qytetar, ashtu edhe për mungesën e infrastrukturës rrugore me korsi biçikletash, hallet e tyre duken të përbashkëta në këtë pikë. 36-vjeçari Blerim Kushi është përdorues i biçikletës prej 20 vitesh, ndërsa me ironi shprehet se Durrësi megjithëse qytet i vjetër, ka vetëm dy rrugë të dedikuara për korsitë e biçikletave.
“Durrësi është një qytet i vjetër, por ka vetëm dy rrugë të dedikuara për korsitë e biçikletave, është rruga që nis nga ish banka e vjetër dhe përfundon tek Ura e Dajlanit dhe pjesa tjetër e rrugës vazhdon nga Ura e Dajlanit në Plepa. Është një rrugë që shumicën e kohës bllokohet nga makinat. Është një rrugë që nuk është komode, pasi është e shtruar me pllaka, krijon problem në rast pedalimi. Pjesa të rruga e Portit, e cila nis nga Banka e Vjeter të Ura e Dajlanit, është një rrugë e bllokuar nga këmbësorët, në shumë raste krijon problem, pasi në shumë raste janë të shoqëruar me fëmijë apo me kafshë shtëpiake, si qen, të cilët në disa raste janë agresivë dhe shpesh krijojnë probleme te çiklistët. Rrugët Durrësit janë zvogëluar tej mase, pothuajse janë bërë më dy korsi, një vajtje një ardhje. Trotuaret janë shtruar, janë zgjeruar, por pjesa më e madhe e tyre janë të bllokuara nga bizneset, të cilët nxjerrin tavolinat e tyre për përfitime personale. Trotuaret janë shtruar me një lloj pllake që janë të rrëshqitshme si për këmbësorët, por edhe për përdoruesit e biçikletave dhe kur ka prani të ujit apo lagështirës në trotuar është një problem. Unë për këto arsye shpesh jam rrëzuar nga biçikleta. Është e vështirë sepse duhet të manovrosh midis njerëzve. Shumë përdorues të mjeteve hapin dyert e makinave pa parë nëse në rrugë po kalojë biçikletat dhe kam patur raste që jam përplasur me dyert e makinave, ka raste që eci me biçikletë në rrugë për të evituar trafikun në trotuar dhe në disa raste jam aksidentuar, por për fat të mirë pa lëndime”, rrëfen Blerimi, i pasionuar pas biçikletës megjithëse siç pohon edhe vetë, qyteti ku jeton nuk është aq ftues për një lëvizjë të tillë.
Por Porta Vendore intervistoi jo vetëm njerëzit që me gjithë peripecitë dhe incidentet e ndodhura e kanë pasion lëvizjen me biçikletë, por edhe të tjerë njerëz që e shohin deri diku si pamundësi për t’i dhënë biçikletës në një qytetet kaq kaotik siç është Durrësi në këtë drejtim. Për 67-vjeçarin Sam Lopez, amerikani i cili prej 3 vitesh jeton në Shqipëri, lëvizja me biçikletë në qytetin e Durrësit është e rrezikshme dhe për këtë arsye nuk e përdor shpesh edhe pse është dashamirës i biçikletës.
“Nuk ka korsi biçikletash në Durrës. Unë kam jetuar edhe 3 vite në Holandë. Amsterdami është i dizenjuar vetëm për biѯikletat. Nuk ka krahasim Durrësi me qytetet e shteteve të tjera në Evropë dhe në SHBA. Përdoruesit e biçikletës nuk përdorin helmetën ose kokoren e biçikletës, nuk përdorin pasqyrën e biçikletave. Një tjetër problematikë është se nuk respektohen rregullat e përparësisë, që është këmbësori, biçikleta dhe më pas makina. Nuk kam parë asnjë tabelë, sinjalistikë për biçikletat. Unë jam përdorues biçiklete, por nuk e përdor biçikletën shpesh në Durrës sepse kam frikë, është e rrezikshme të lëvizësh këtu me biçikletë. Shoferët e makinave në Shqipëri janë njësoj si drejtuesit në SHBA, që kur lëvizin me mjetin, nuk shikojnë asgjë se çfarë kanë rrotull tyre, nëse ka këmbësorë apo çiklistë”, shprehet ai për Portën Vendore.
Ai me të drejtë bën krahasimin me vende të tjera ku ka jetuar, e në këtë drejtim nuk gjen asgjë të përbashkët për fat të keq, me Durrësin ose Shqipërinë.
Duhet theksuar se 5 vite më parë, në Durrës nuk kishte asnjë korsi biçikletash. Duke u nisur nga nevojat vetjake për ndërtimin e korsive, është krijuar grupimi i qytetarëve Bicycle Durrës dhe janë pjesë e projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt!”, financuar nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Përfaqësuesit e kësaj nisme, që prej vitit 2015, i kanë kërkuar Bashkisë Durrës të ndërtojnë korsi për biçikleta, madje ata kanë paraqitur një guidë, të hartuar nga inxhinierë, se në cilat akse rrugore mund të ndërhyhet për ndërtimin e infrastrukturës çiklistike. Xheni Shtemari, drejtues i projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt” është shprehur për Portën Vendore se pavarësisht prezantimit të guidës infrastrukturore për çiklistët, Bashkia Durrës nuk i ka përfshirë kërkesat e tyre për të krijuar korsi të reja për biçikletat, edhe pse në qytet po bëhen punime në disa akse rrugore. “Në Durrës deri në vitin 2015 infrastruktura dedikuar biçikletave ishte një koncept që nuk artikulohej nga pushteti vendor apo qytetarët. Pas 5 viteve advokim, sot Bashkia Durrës ka krijuar vend parkime dedikuar biçikletave në qytet pas protestave dhe peticioneve nga ana jonë.Qyteti sot ka dy rrugë të pajisura me korsi biçikletash, të cilat janë në një linjë dhe gati mund të quhet një e tërë, që nis në zonën e Plazhit dhe përfundon në qytet. Pas kërkesave tona bashkia realizoi një korsi të shkurtër që i lidh këto dy rrugë. Ndërsa pistat e biçikletave mbeten ende larg, pasi pushteti vendor në investimet e fundit publike pavarësisht se është mundësia teknike nuk i ka përfshirë korsitë e dedikuar biçikletave”, shprehet ai. Shtemari shton me tej se edhe në dy korsitë e ndërtuara nga bashkia pas kërkesave të vazhdueshme të Bicylce Durrës, kanë problematika. “Brenda qytetit dhe në periferi, korsitë e biçikletave nuk janë të pranishme, megjithëse shumë të nevojshme përballë aksidenteve të vazhdueshme. Sinjalistika horizontale dhe vertikale, si për shembull pranë vendkalimeve të këmbësorëve nuk ekziston dhe e vështirëson shumë lëvizjen në rrugë. Në korsitë aktuale, në zonën e Plazhit sidomos përgjatë verës është e pamundur të lëvizësh me biçikletë sepse aty kalojnë pushuesit. Mungojnë tabelat dhe vijëzimet që tregojnë se korsia është për biçikletat. Edhe korsia në rrugën përbri portit të qytetit përdoret si pistë ecje nga qytetarët, që nuk e kanë informacionin se ajo është korsi dedikuar biçikletave. Kjo në mungesë të shenjave dalluese, si vijëzimet apo kufizimet që tregojnë se ajo i dedikohet biçikletave”, vijon Xheni Shtemari.
“Në Durrës është pothuajse e pamundur të lëvizësh me biçikletë. Një pjesë e mirë e anëtarëve të grupimit “Bicycle Durrës” kanë pësuar lëndime të lehta ose aksidente të rënda gjatë pedalimit. Pothuajse çdo 2 muaj raportohet një person që humb jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet teksa lëviz me biçikletë. Korsitë e biçikletave sigurojnë jetën dhe shëndetin e përdoruesve të saj. Përmes tyre lëvizja në qytet është më e sigurt”, përfundon Xheni Shtemari, drejtues i projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”.
Lidhur me çështjen e korsive të biçikletave në qytet, aktivistët kanë firmosur gjithashtu një peticion ku janë mbledhur 1000 mijë firma, dhe në fund të vitit që lamë pas ia kanë dorëzuar bashkisë së bashku me guidën çiklistike duke i kërkuar kështu dhe një marrëveshje bashkëpunimi për të shtuar korsi në investimet e ardhshme. Por deri më tani aktivistët pohojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë, pra nëse do të futen në përdorim guidat çiklistike dhe nëse do të ketë shtim të korsive të biçikletavë nga Bashkia Durrës.
Porta Vendore pyeti gjithashtu në Bashkinë e Durrësit lidhur me situatën e korsive të biçikletave në qytet dhe investimet e mundshme që pritet të bëhen në kuadër të kësaj çështjeje.
“Në lidhje me investimet që ka realizuar Bashkia për pista (korsi, rrugë) bicikletash, sinjalistikë horizontale,vertikale dhe vende parkimi dedikuar biçikletave. Numri i pistave të biçikletave realizuar në vitet 2010-2020 janë: 1.Korsia e biçikletave në plazh 2.Korsia e biçikletave në rrugën paralele me Portin e Durrësit 3.Pista çiklistike në L.13 .Plazh, poshtë urës së Dajlanit me gjatësi 240m dhe gjerësi 3m.Vlera e këtyre investimeve është: 1.Korsia e biçikletave në Plazh me gjatësi 4.25 km me vlerë 167 903 036 lekë (pa TVSH)2. Korsia e biçikletave në rrugën paralele me Portin e Durrësit me gjatësi 1.88 km dhe vlerë 199898.920 lekë (pa TVSH) 3.Pista çiklistike në Plazh me gjatësi 240 m, gjerësi 3m me vlerë 29.905 euro”, thotë Bashkia Durrës ndërsa thekson se : “Lista e investimeve për vende parkimi dedikuar biçikletave në vitet 2010-2020 është:1. Parkimi i biçikletave në qytet realizuar në vitin 2018 me vlerë 1.710.512 lekë (pa TVSH) 2.Parkimi i biçikletave në qytet realizuar në vitin 2017 me vlerë 235.296 lekë (pa TVSH)”, shprehet bashkia.
Durrësi nuk ka ende një plan të përgjithshëm përsa i përket infrastrukturës së dedikuar për çiklistët.
“Një plan i përgjithshëm për infrastrukturë të dedikuar për çiklistët nuk është hartuar. Shtimi i infrastrukturës së dedikuar bëhet akoma në varësi të projektit specifik (në bazë të karakteristikave të infrastrukturës, karakteristikave të zonës urbane për transformim). Zhvillimi i një plani për mobilitetin alternativ duhet të bazohet në një studim i cili vlerëson flukset e lëvizshmërisë të bazuar në shpërndarjen e aktiviteteve ekonomike, vendeve të interesit publik (ofertës) dhe shpërndarjes së banorëve në zonën territoriale (kërkesës); në përputhshmëri me rrjetin e transportit publik dhe shërbimeve të sistemit infrastrukturor. Vlerësimet e shpejta mund të sjellin në krijimin e një infrastrukture e cila nuk do të përdoret në kapacitetin e planifikuar, mos përdorimin e hapësirës publike në mënyren më efikase, duke rrezikuar kthimin e investimit në një barrë ekonomike (raporti kosto/përfitim, më pak vlefshmëri për komunitetin dhe taksapaguesit). Ju kujtojme që këto janë hapat e para të rimëkëmbjes urbane (funksionalitet dhe dekor), në hapat e mëtejshëmë procesi shtjellimit dhe aplikimit i një plani specifik të transportit është i detyrueshëm për mbarëvajtjen në zhvillimin e territorit”, sqaron bashkia.
Ndërsa në përgjigjen e saj Bashkia Durrës thekson se rikonstruktimi i akseve që po ndodh në qendrën e qytetit, përkatësisht në Rr. Egnatia dhe Rr. e Dëshmorëve nuk përfshin një infrastukturë të dedikuar për lëvizshmerinë e çiklistëve, por ofron një hapësire lëvizshmërie të përbashkët me këmbësorët.
Përdorimi masiv i biçkletës, do të reduktonte përdorimin e makinave e për pasojë do ndikonte në uljen e ndotjes globale nga gazrat e ndryshme që lëshohen në atmosferë. Një tjetër avantazh është se lëvizja me biçikletë është më ekonomike. Por përpos këtyre veçorive pozitive, më kryesorja, ndërtimi i korsive do të parandalonte shumë aksidente të mundshme si dhe mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish të cilët ecin me biçikletë në rrugën e rrezikut, në rrugën e makinave ku këta të fundit mund të drejtojnë mjetin me një shpejtësi të lartë e për pasojë përplasjet mund të jenë të forta duke shkaktuar mundësinë edhe për fatalitete e deri në humbje jete.
Ky pyetësor realizohet në kuadër të Projektit “VullnetarizmiPikëAL”, i cili ka si qëllimi krijimin e një mjedisi mundësues shumë-dimensional ku vullnetarizmi inkurajohet, mbështetet, njihet si mekanizëm kyç për nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga organizata “Përtej Barrierave” në bashkëpunim me “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare” dhe Qendrën “Progres dhe Zhvillim”, me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Studimi kombëtar synon të kuptojë perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve mbi vullnetarizmin, arsyeve kryesore që i motivojnë apo pengojnë në ofrimin e shërbimeve vullnetare, si dhe të kuptojë se cilat janë mundësitë dhe tendencat rreth shërbimeve vullnetare në të ardhmen. Të dhënat e mbledhura do të na shërbejnë për të ndërmarrë hapa konkretë drejtë një vullnetarizmi më cilësor dhe të organizuar.
Pyetësori është përgatitur për çdo qytetar mbi 15 vjeç, që ka ose jo eksperiencë vullnetare. Pyetësori përmban vetëm pyetje me altrernativa dhe merr maksimumi 10 minuta kohë. Ju lutemi, jepni përgjigjet tuaja sa më të sinqerta të cilat ndihmojnë që studimi të sjellë të dhëna objektive.
Thirrja e shtatë për aplikime e LevizAlbania u shpall më 15 Korrik 2020 dhe qëndroi e hapur deri më 5 Gusht. Përmes aplikimit online, 319 ide nga organizatat e shoqërisë civile, individë dhe grupime informale iu përgjigjën thirrjes së LevizAlbania, aplikime që erdhën nga të 61 bashkitë e vendit.
Pas vlerësimit të 319 ideve, 30 projekte kaluan në fazën finale të implementimit të projekteve konkrete, duke synuar përmrësimin situatës aktuale në disa sektorë të rëndësishëm të qeversijes vendore dhe komuniteteve lokale.
LevizAlbania po mbështet 30 projekte që zbatohen nga 16 organizata të shoqërisë civile, 9 projekte që zbatohen nga individë dhe 5 projekte që po zbatohen grupime informale.
27 nga 30 projektet fituese implementohen në zonat jashtë Tiranës.
Gratë dhe vazjat zënë e mbështetura nga LevizAlbania në 30 projektet fituese të thirrjes 7 zënë 50% të totalit të nismave të financuara.
Përmes zbatimit të 30 projekteve fituese të Thirrjes 7, mbulohen 43 Njësi të Qeverisjes Vendore, e thënë ndryshe qytetarët e 43 bashkive do të njohin përmrësim të demokracisë vendore dhe qeverisjes lokale.
Por cilat janë orinetimet tematike të 30 projekteve fituese të thirrjes numër 7 të LevizAlbania
13 projekte u miratuan për përmirësimin e shëbrimeve publike në sektor si:
Infrastruktura
Arti dhe Kultura
Përmrësimi i strukturave arsimore
Menaxhimi i Mbetjeve
Përmirësim i tregjeve publike
Ndricimi publike
6 projekte po punojnë për të influencuar prioritete lokale në favor të komunitetit dhe grupeve vulnerabël si:
Rinia
Gratë
Komuniteti Rom dhe Egjiptian
Mosha e tretë
11 projekte të mbështetura që targetojnë cështjet mjedisore të cilat tragetojnë lumenjtë, liqenet, ndërtimin e Hidrocentraleve dhe mbrojtjen mjedisore.
Përmes 30 projekteve të thirrjes numër 7 që kanë nisur implementimin e nismave në terren, brenda 12 muajve të adhshëm qytetarët do të përfitojnë shërbime më cilësore prej atuoriteteve vendore por edhe politika të orientuara në favorin e tyre përmes advokimit dhe lobimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve informale në drejtim të të zgjedhurve dhe institucioneve vendore.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga tre organizata shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN instituti i zhvillimit të habitatit.
Të rinjtë e bashkisë Vorë, të organizuar dhe mobilizuar nga grupimi “TAMAM” po zbatojnë projektin “Një biblotekë për Vorën”. Përmes mbështetjes së përfituar nga LevizAlbania në Thirrjen Nr.6, grupimi TAMAM po advokon dhe lobon në bashkinë e qytetit të Vorës që kjo e fundit të krijojë mjediset e nevojshme për një biblotekë për të rinjtë e kësaj bashkie.
Për ta bërë këtë, ky grupim rinor ka zhivlluar disa aktivitete, ndër to sefundmi është zhvilluar dhe takimi me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Z Gentian Picari, i cili ka dëgjuar kërkesat e të rinjve të Vorës dhe Grupimit TAMAM.
Foto: Të rinjtë e grupimit "TAMAM" gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë së Vorës
Takimi pati në thelbin e tij informimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës mbi nevojën për krijimin e mjediseve dedikuar të rinjve të qytetit, të cilët fatkeqësisht nuk e gjejnë veten e tyre në një qytet që nuk ka një Qendër Rinore, nuk ka qendër kulturore, nuk ka mjedise dedikuar sportit, nuk ka një sallë kinemaje dhe nuk ka një biblotekë.
Grupimi TAMAM shprehet se vetvetiu brezat e rinj nuk do ta gjejnë veten e tyre në qytetin e Vorës pas investimet për dedikuar motivimit të angazhimit të tyre në komunitet nga njësia e qeverisjes vendore janë në vlera negative.
Me të drejtë të rinjtë shtronjë një pyetje themelore: A mund të ndërtohet qyteti I të ardhmes pa të rinjtë?
Këtë pyetje do të duhet ta adresoje dhe japë përgjigje Kryetari I Bashkisë së Vorës, dhe do të ishte mirë ta bënte sa më parë.
Dea Buza, grantmarrësja e LevizAlbania që zbatoi projektin “Faceshield Masks Albania“ mbështetur përmes instrumentit Reagimi i Shpejtë, i ka dorëzuar Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor 900 maska mbrojtëse të prodhuara përmes printerave 3D. Maskat e prodhuara dhe të dorëzuara më 12 Janar 2021 do të shpërndahen nga operatori në institucionet publike shëndetësore në nivel vendore, si Qendrat Shëndetësore dhe Spitalet Rajonale.
Foto: Dea Buza zbatuesja e projektit "Face Shield Masks Albania"
Dea Buza e nisi këtë iniciative në mënyrë vullnetare në periudhën e mbylljes së plotë kur pandemia Covid19 sapo kishte mbërritur në vendin tonë në muajin Mars. Më pas ajo aplikoi pranë LevizAlbania në instrumentin Reagimi i Shpejtë, me idenë e saj inovatore për të prodhuar maska për ekipet mjeksorë të qëndrave shëndetësore në nivel vendor, si dhe doreza plastike për dyert e institucioneve publike me qëllim uljen e transmetueshmërisë së virusit.
Foto: Qendra Shendetësore Sauk ku u dorëzuan maskat në kuadër të #JavaDemokracisëVendore2020
Tashmë që Dea e përfundoi projektin e mbështetur nga LevizAlbania, ndjenja e vullnetarizmit u finalizua me dhurimin gjithashtu të 50 maskave dhe 460 dorezave plastike si dhe një prej prinetarëve 3D për Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Qëllimi i këtij akti final të projektit të Deas është trashëgimi i metodave inovative tek studentët e mjekësisë duke synuar rritjen e kapaciteteve të studentëve në implementimin e praktikave inovative sikundër është printimi 3D për nevojat që mund të kenë në të ardhmen.
Foto: Gjatë dorëzimit të maskave, dorezave dhe printerit 3D pranë Universiteti i Mjekësisë Tiranë
Face Shield Masks Albania u zbatua nga Dea Buza dhe u mbështet ngfa LevizAlbania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillimi dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Konsorciumi i tre organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partners Albania për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti i Zhvillimit të Habitatit“.
Njerëz me maska e pa maska, që ngjishen pas njëri-tjetrit, shtyjnë, shajnë e mallkojnë. Kjo është panorama e përditshme në pjesën dërrmuese të urbanëve në Tiranë. Mbipopullim, grumbuj, mungesë higjiene dhe në shkelje totale të masave anti-covid. Studimi i kryer nga nisma ‘Artivizëm’, e ndërmarrë nga qendra STEPS, tregon me shifra situatën shqetësuese të transportit publik në kryeqytet, dhe vë theksin tek domosdoshmëria e ndërmarrjes së disa hapave për të sjellë ndryshim e përmirësim. Bashkia e Tiranës pranon problematikën dhe angazhohet për përmirësim të situatës.
Porta Vendore bëri një vëzhgim të shpejtë në disa nga linjat e urbanëve në kryeqytet gjatë kësaj jave për të kuptuar më shumë rreth situatës, dhe për të dhënë një panoramë të qartë të asaj se çfarë ndodh në transportin urban në Tiranë gjatë kësaj kohe, teksa jemi duke përjetuar edhe pandeminë e Covid 19.
“Punoj edukatore në një kopsht privat dhe hipi çdo ditë në autobus për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna. Ç’të them. Linja jonë është skandaloze. Çdo ditë e pres autobusin të paktën çerek ore, por ka raste edhe më shumë, ndaj dal gjithmonë herët nga shtëpia që mos bëhen vonë për punë. Për shkak se vijnë rrallë, autobusët mbushen gjithmonë plot. Harroje të gjesh vend për t’u ulur. Edhe tani që është situatë covidi shumë e vështirë është se ka njerëz që nuk mbajnë maska megjithëse rrinë ngjitur me njëri-tjetrin. Unë kam shumë frikë mos më ngjisin sëmundjen, por çfarë të bëj”, shprehet Marieta e cila udhëton çdo ditë me urbanin e Ish Uzinës sëAutotraktorëve.
Xhevdeti është rreth të 70-ave. I mbështetur mbi një bastun rri e pret urbanin pranë shkollës 1 Maji në Tiranë. “Kam shtëpinë te banesat sociale lart në Shkozë dhe po pres autobusin. Njëri më iku se ishte plot. U futën kalamajtë e shkollës dhe unë s’pata mundësi të hipja. Tani po pres tjetrin. Frikë kam sa të duash. Jam pleqëri më ngjitet sëmundja. Po ça të bëj do lëvizim dhe ne se na u mor fryma mbyllur. Shteti të vërë dorë të rregullojë autobusët. Të ketë më shumë, të vijnë mëshpesh, të mos rrijë unë 20 minuta duke pritur se është ftohtë. Pastaj mbushen ka njerëz plot. Unë futem brenda dhe rri gjysmë ore në këmbë se s’ka vende për t’u ulur. Të mos flasim pastaj për të tjera, që ka sherre, zihen njerëzit me fatorinon e shoferin për vonesat, ka pisllëk, njerëzit të parët nuk mbajnë maska”, shprehet Xhevdeti me origjinë nga Bilishti.
Në urbanin e unazës, Anila, rreth të 30-ave, i kërkon ndihmë një të riu ta ndihmojë të ngjisëkarrocën me beben e vogël. “Do shkoj ta çoj gocën te mami se do shkoj në punë. Hipi çdo ditë në urban dhe çdo ditë për fat të mirë ka çuna të mirë që më ndihmojnë ta ngre karrocën se vetë s’e mbaj dot dhe autobusi nuk ka ndonjë mënyrë që të më lehtësojë”, thotë Anila.
Edhe linja e Kombinatit është mbushur plot. Flavia është studente e vitit të dytë dhe thotë se pavarësisht se mësimi është kthyer online, i duhet të lëvizë me urban për të blerë libra a për t’u takuar me shoqet, por në asnjë rast nuk ka mundur ta sigurojë kartën e studentit apo të përfitojë prej saj.
“Sa herë kam kërkuar kartë studenti më thonë ka mbaruar. Nuk e di a më ndodh vetëm mua kjo gjë, apo është për të gjithë, por unë s’kam fituar asgjë nga kjo kartë megjithëse jam studente”, thotë Flavia.
Si në linjën e ish Uzinës së Autotraktorëve dhe të Unazës,ajo që çfarë konstatohet është se urbanët janë gjithmonë të mbipopulluar. Veçanërisht në oraret e drekës kur përfundon mësimi në shkolla, apo pas orës 16.00 kur përfundon orari zyrtar i punës, autobusët e kësaj linje janë plot. Në disa raste urbanët nuk ndalojnë në stacione, pasi nuk ka më vend për të tjerë pasagjerë. Vihet re se ka mungesë autobusësh pasi të duhet të presësh mbi 15 minuta në stacion.
Studimi: 90.7% e qytetarëve të pakënaqur me transportin urban
Një panoramë më të gjerë të gjendjes së transportit urban në Tiranë e sjell qendra STEP përmes nismës “Artivizëm” që ka realizuar së fundi një studim të hollësisht bazuar në anketimin e qytetarëve, por edhe monitorimin në terren, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Studimi është kryer gjatëperiudhës korrik-tetor 2020, dhe janë anketuar 1020 persona, prej të cilëve 60.8% vajza dhe gra, dhe 39.2% djem dhe burra, të cilët janë pyetur për sigurinë në transportin publik, komunikimi i stafit (shoferi e fatorino), respektimi i orareve, çmimi i biletës, hapësira personale, shërbimet për moshën e tretë dhe personat me aftësi ndryshe. Studimi ka përfshirë edhe monitorimin në terren të 5 linjave kryesore në Tiranë si: Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio, Porcelan, Yzberisht dhe Unaza, duke realizuar gjithsej 109 monitorime, ose afërsisht 22 monitorime për çdo linjë të targetuar.
Siguria
Cilësia e shërbimit. Burimi: Qendra Steps.
Gjetjet kryesore të studimit tregon se 82 .4% e qytetarëve të anketuar raportojnë nivel të ulët të sigurisë gjatë udhëtimit në urban. Kryesisht vajzat dhe gratë raportojnë episode të ngacmimeve seksuale, ndërkohë që një tjetër fenomen shumë i përhapur është dhevjedhja e objekteve personale (si portofoli, aparati celular, bizhuteritë me vlerë, etj.), të cilat ndodhin kryesisht kur urbani është tejmbushur me njerëz.
Oraret dhe mbipopullimi
Më shumë se 70% e qytetarëve kanë përzgjedhur si shqetësuese elementet që lidhen me shpeshtësinë/ frekuencën e qarkullimit të urbanëve, dhe mos respektimin e orareve ose më saktë mungesën e orareve fikse. Lidhur me kohën mesatare që një qytetar pret në stacion për urbanin, për 31.2% të pjesëmarrësve është 10-15 minuta, dhe 15-20 minuta për 28.2% të tyre.
Bazuar në rezultatet e mbledhura nga monitorimi në terren, rezultoi se koha minimale e pritjes në stacion ka qenë 3.3 minuta, dhe koha maksimale 50 minuta e raportuar kjo në linjën e Unazës. Mesatarisht koha e pritjes së urbanit në stacion ka qenë 13 minuta e 39 sekonda. Duke mos pasur orare fikse, shpeshherë ndodh që të kalojnë urbanë njëri pas tjetrit në kohë shumë të shkurtër, dhe ka raste të tjera të shumta që kemi orare tejet të gjata pritje.
Kështu edhe mbipopullimi është një shqetësim madhor për qytetarët përdorues të transportit publik.Nga raportimet rezulton se në thuajse gjysmën e monitorimeve të realizuara, popullimi është shumë i madh dhe se shumë pasagjerë qëndrojnë në këmbë gjatë udhëtimit të ngjeshur pas njëri tjetrit e në shkelje të hapur me masat anti-covid.
Shpeshtia e përdorimit të transportit publik. Burimi: Qendra Steps
Mungesa e higjienës
94.31 % e pjesëmarrësve kanë shprehur si problematikë kryesore mungesën e higjienës në mjetet e transportit publik. Pastërtia e sediljeve është vlerësuar në 70% të rasteve si aspak e mirë.
Gjithashtu në nivele aspak të kënaqshme raportohet të jetë dhe pastërtia e ajrit, ndërkohë që mungesa e kondicionimit të ajrit, veçanërisht gjatë stinës së verës ku temperaturat janë tejet të lartë, vijon të mbetet një problem shqetësues.
Problematikat më të shpeshta. Burimi: Qendra Steps.
Studentët dhe PAK
Një shqetësim i madh për studentët vijon të jetëpërdorimi dhe pajisja me abone studenti. 58.7% e studentëve të anketuar kanë raportuar se nuk e përfitojnë abonen e studentit (me çmim të reduktuar). Studentët thonë se në shumicën e rasteve marrin përgjigje të tilla si:“Nuk ka gjendje”, “Shitennë tregun e zi” dhe “Duhet të presësh në radhë shumë të gjata për ta përfituar”.Gjithashtu nga një numër i lartë studentësh është raportuar se të qenurit në universitet privat automatikisht i ka përjashtuar ata nga mundësia e përfitimit të abonesë së studentit.
Problematike vijon të mbetet edhe vështirësia e personave me aftësi ndryshe për përdorimin e mjeteve të transportit publik. Nëpër urbanë nuk ka asnjë ndihmë për personat në karrige me rrota, personat me aftësi të kufizuar në shikim dhe personat që nuk dëgjojnë. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim (67.16%) e kanë vlerësuar Transportin publik si të paaksesueshëm për personat me aftësi ndryshe. Edhe nënat me fëmijë të vegjël në karrocë kanë vështirësi në përdorimin e urbanëve pasi mungojnë hapësirat për karrocën, vendndodhja e urbanit për ngjitjen lart të karrocës.
Koha mesatare e pritjes së urbanit. Burimi: Qendra Steps.
Bashkia Tiranë pranon problemet me transportin, angazhohet për zgjidhje
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim (64.8%) raportuan një nivel të ulët tëkënaqësisë në lidhje me komunikimin dhe sjelljen e stafit të shërbimit gjatëpërdorimit të transportit publik. Qytetarët kanë raportuar se nuk janëaspak të kënaqur në lidhje me uniformën, rregullsinë dhe higjienën e stafit tëshërbimit.Bazuar në gjetjet e studimit, Qendra Steps ka nxjerrë edhe disa rekomandime mbi çështjet e ngritura, të cilat ia kanë adresuar pushtetit vendorpër përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi.
“Gjetjet e studimit dhe rekomandimet u prezantuan në një aktivitet të zhvilluar në datën 27 nëntor 2020, duke sjellë bashkë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues nga Bashkia e Tiranës specifikisht nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoria e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe Shërbimet Publike. Në këtë aktivitet përveç prezantimit të studimit u zhvillua dheEkspozita ‘Arti i të shtypurit në Urban’ ku u paraqitën fotografi dokumentuese të realizuara nga aktivistët e nismës duke paraqitur situatën dhe problematikat e këtij shërbimi. Gjithashtu u shfaq dhe një videomesazh nga personat me aftësi të kufizuar mbi sfidat dhe të drejtat për transport publik të aksesueshëm. Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës pranuan se transporti publik ka probleme, dhe se janë duke punuar për ta përmirësuar. Nuk mungoi dialogu midis të rinjve aktivistë të nismës, ku bashkisë iu kërkua të përmbushë premtimet e saj, për rritjen e cilësisë së shërbimit të transportit. Gjithashtu ky raport studimor u dërgua dhe pranë Këshillit Bashkiak, ku nuk mungoi reagimi institucional duke u përgjigjur pozitivisht rekomandimeve të dala nga ky raport, dhe që gjetjet e këtij studimi do të jenë një referencë në punën në përmirësimin e shërbimit të transportit publik. Përtej faktit që këto të dhëna sollën një reagim institucional pozitiv, shpresojmë që Bashkia të ketë sa më parë një plan konkret mbi përmirësimine këtijshërbimi tejet te domosdoshëm për qytetarët”, shprehet Lorela Musta nga nisma Artivizëm e Qendrës Steps
E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës dhe nëse kanë një plan për ta shtrirë projektin edhe në qytetet e tjera, Musta pranon se është pikërisht ky synimi i nismës Artivizëm. “Po, është një nismë që planifikohet të shtrihet më gjerë në Qytetin e Tiranës duke përfshirë në monitorim të gjitha linjat e transportit publik. Në terma kohor pak më afatgjatë, plani është që nisma “Artivizëm” të zhvillohet dhe në qytete të tjera, bazuar kjo së tepërmi dhe nga disa kërkesa që na kanë ardhur prej qytetarëve ne Bashki të tjera”, shprehet Musta.
Artivizëm është një nismë e zbatuar nga Qendra Steps e mbështetur nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Ky artikull është realizuar nga gazetarët e platformës Porta Vendore që mbështetet nga #LevizAlbania.
LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, prej tashmë 5 vitesh mbështet pandalshmërisht individët dhe grupimet informale. Ky mekanizëm unikal i projektit që synon të forcojë demokracinë vendore por edhe të rrisë angazhimin e qytetarëve në përmirësimin e jetës komunitare në nivel lokal e vendor, ka sjell përballe publikut ide të jashtëzakonshme të gjeneruara nga individë, në thelbin e të cilave është vendosur gjithmonë problematika konkrete që shqetëson qytetarët direkt.
Ilir Naçaj, Çoban nga Kelmendi gjatë prezantimit të idesë së tyre Konkursit të Ideve të Thirrjes 6.
Një grup informal që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Bordit të Granteve dhe konkrentëve prezent në Konkursin e Ideve të Thirrjes Nr.6, ishte një grup burrash malësorë, të cilët kishin aplikuar për një problematike jo shumë të njohur prej publikut dhe audiencës së pranishme. “Përmirësimi i situatës së operimit dhe jetesës së çobanëve të Këlmendit” titullohej koncept-idea e prezantuar në Konkursin e Ideve, në titull dicka normale, në thelb një inciativë e jashtëzakonshme, rrënjët e të cilës lidhet thellë me traditat, zakonet dhe kulturën e zanatit të çobanit në zonën e Kelmendit.
Ilir Naçaj, Çoban nga Kelmendi gjatë prezantimit të idesë së tyre Konkursit të Ideve të Thirrjes 6.
Kjo inicative u përshëndet dhe mbështet nga LevizAlbania, dhe sot ky grupim vijon përpjekjet pasionante për të ngritur zërin për cështjen e tyre, problematikat, mbrojtjen e zakoneve dhe traditave që hasen me vështirësi ekzistenciale. Kohërat moderne dhe largmi i të rinjve sa vjen dhe e vështirëson trashëgimin e këtyre zakonave, vlerat e të cilave janë të papërsëritshme.
Kole Marku, Çoban nga Kelmendi gjatë Konkursit të Ideve të Thirrjes 6.
Prej kohësh të hershme banorët e kësaj zone janë marrë e vijojnë të merren me bagëtinë. Ky angazhim ka ritet dhe rregullat e tij. Rregulla që tregojnë shumë për traditën e vjetër të trashëguar brez pas brezi, megjithë vështirësitë e shfaqura vit pas viti. Ata janë bërë bashkë, mbarështues, ekspertë të bujqësisë, ekspertë mjedisorë dhe të shkencave njerëzore, operatorë kulturorë dhe çobanë, e që kanë një dëshirë të vetme, të ndajne më qytetarët dhe jo vetëm, njohuritë dhe aftësitë e tyre për të mbrojtur praktikën e Bjeshkimit të bagëtive, e njohur si “Transhumanca”.
Që prej mbështetjes që LevizAlbania i dha grupimit të Çobanëve të Kelmendit, kauza e tyre tashmë është ngritur në nivel kombëtar, madje, ata synojnë të bëjnë edhe ndërkombëtare, pasi pjesë e objektivave që kanë me projektin e LevizAlbania nuk është vetëm dokumentimi I kësaj kulture e zakoni të jashtëzakonshëm por edhe dhe adresimi për mbrojtje ndërkombëtare të këtyre vlerave dhe traditave, proces që finalizohet më dorëzimin e dosjes së dokumentimit të “Transhumancës”.
Gazetari Marash Mirashi nga Televizioni Publik Shqiptar, i ka dedikuar punës së “Çobanëve të Kelmendit“ një prej emisioneve të tij “Hapësirë e Blertë“
Për më shumë ndiqni reportazhin e gazetarit Marashi realizuar në Kelmend.
LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksseshme shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN” , shpall fituesit e projekteve të Thirrjes Nr.7.
Në 15 Korrik 2020, LevizAlbania shpalli Thirrjen për Aplikime Nr.7, thirrje që grumbulloi 320 aplikime si koncept-ide në total, duke mbuluar të 61 bashkitë e vendit. Organizatat e Shoqërisë Civile, grupimet informale dhe individëd aplikuan onlinë përmes faqes zyrtare të projektit www.levizalbania.al
83 Koncept Ide u kualifikuan për në Konkursin e Ideve, platforma unike në sferën e donatorëve dhe mbështetësve të shoqërisë civile, ku aplikantë paraqesin, argumentojnë dhe mbrojnë iden e tyre dhe nevojën për zbatimin e saj në komunitet dhe shoqëri.
Pas zhvillimit të konkurseve të ideve, që u mbajtën ne situatë të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID19, LevizAlbania ka miratuar për zbatim 30 projekte të cilat do të nisin fazën e implementimit në terren të nismave që synojnë të sjellin ndryshim konkret në forcimin e demokracisë vendore, rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies prej zyrtarëve të autoriteteve vendore dhe përmirësojnë jetën e komunitetiteteve.
Aplikimet e shumta pranë LevizAlbania treguan për të disatën herë se nevoja për demokraci vendore funksionale mbetet ende një mision që kërkon angazhimin e drejtpërdrejtë të aktorëve të shoqërië civile, angazhim i të cilëe ka treguar se është vlerë e shtuar në përmirësimin e jetës komunitare dhe të qeverisjes vendore.
Për të mësuar më shumë rreth projekteve fituese të Thirrjes Nr.7 lexoni dokumentin më poshtë:
Livia Kreko është grantamrrëse e LevizAlbania në Thirrjen NR.6. Livia aplikoi në thirrjen e LevizAlbania si individ dhe mori mbështetje për të adresuar shqetësimin e saj konkret: ndricimin publik në rrugën që ajo përshkon për të vajtur në shtëpi.
Kështu ajo u angazhua fillimisht të mobilizonte banorët e komunitetit të saj të cilët I bashkonte e njëjta kauzë. Pas këtij mobilizimi I cili konkludoi në firmosjen e një peticioni me 300 firma prej banorëve të lagjeve dhe rrugeve të targetuara nga nisma e Livias, ajo nisi të adresonte cëhstjen në institucionin e qeverisjes vendore, bashkinë e qytetit.
Hap pas hapi Livia arriti të ngrinte zërin dhe kërkontë në fakt një të drejtë minimale, rrugë të ndricuara. Për ta realizuar këtë, Livia, përpos angazhim direkt me cështjen, ajo advokoi përmes historisë së saj personale. Në të kaluarën e afërt, Livia është rrezikuar pikërisht nga mungesa e ndricimit në rrugën e shtëpisë së saj, dhe duke dashur që kjo të mos përsëritet në të ardhmen për askën prej pjesëtarëve të komunitetit ajo u angazhua dhe u mbështet nga LevizAlbania.
Foto e punonjësve të kompanisë mirëmbajtëse të rrugës duke vendosur ndricuesit publik.
Livia ja doli në sajë të përkushtimit të pakursyernë zgjidhjen e kësaj problematike dhe sot, situata ka ndryshuar. Rrugët “Mujo Ulqinaku” dhe “Abaz Çelkupa” pranë stadiumit të qytetit janë të ndricuara dhe të parrezikshme në orët e mbrëmjes për banorët e kësaj zone.
Foto e punonjësve të kompanisë mirëmbajtëse të rrugës duke vendosur ndricuesit publik.
Video e shkurtër e realizuar nga Livia për të advokuar për përmirësimin e situatë së ndriçimit publik në komkunitetin e saj.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN”. Projekti mbështet organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale në përpjekjen e tyre për të forcuar demokracinë vendore, përmisuar qeveirsjen vendore dhe ndikuar në rritjen e angazhimit qytetar dhe komunitar për më shumë përgjegjeshmëri, transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje prej organeve të vetëqeverisjes vendore.
Raxhi Rakipi është grantmarrës i LevizAlbania në Thirrjen numër 6 të LevizAlbania. Raxhi aplikoi si grupim informal duke synuar të ndikonte në përmirësimin e komunitetit dhe jetës së banorëve në lagjen “5 Maji” Rrapishtë në Bashkinë e Elbasanit. Përmes angazhimit të tij dhe qytetarëve të angazhuar në kauzën e përbashkët, Raxhi Rakipi ja doli që përmes mbështetjes së LevizAlbania të sjellë ndryshimin e prekshëm në komunitetin e tij.
Përmes proekti të mbështetur nga LevizAlbania, Raxhi, grupimi I tij dhe qytetarët e prekur nga kauza e tij, arriti të ndikonte në vendimmarjen e njësisë së qeverisjes vendore përmes adresimin të problematikeve të infrastrukturës rrugore në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.
Përmes këtij angazhimi ai tashmë ja doli që të sillte rezultate konkrete:
Arritjet e projektit “ Investim në infrastrukturën e lagjes “ 5 Maj” Rrapishtë nga Bashkia Elbasan
Në lagjen “5 Maj“ ndodhet një gropë septike brënda oborrit të një familjeje. Në këtë gropë akumulohen ujërat e zeza të 250 familjeve. Banorët ankohen sepse kjo gropë septike po sjell sëmundshmëri tek ata dhe fëmijët e tyre. Prej 14 vitesh kjo gropë nuk ishte pastruar asnjëherë nga bashkia. Pas takimit me nënkryetarin e Bashkisë Elbasan Z. Ervin Saraçi u arrit që, në datën 28 Gusht 2020, te behet pastrimi i gropës septike, që kishte 14 vite pa u pastruar dhe rrezikonte jetën e banorëve. Pas pastrimit për dy ditë nga Bashkia Elbasan rreziku është rreziku eshte ulur dhe grupi advokues kërkoi zgjidhjen afatgjatë që është eleminimi i gropës septike prane Bashkise Elbasan. Gjithsej përfituan 500 banore (270 femra dhe 230 meshkuj). Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 30 shtator2020 u miratua zgjidhja për gropës septike, ndërtimin e një kanali KUZ. Banorët, grupi advokues dhe grupi i punës u ndjenë mirë që ky investim do të bëhet. (bashkelidhur vendimi i Keshillit Bashkiak).
Rregullimi i ndriçimit është bërë në datën 03 Gusht 2020 ku janë vendosur 10 ndriçues. Në dy rrugica në zonën e Rrapishtës nuk ka patur asnjëherë ndriçim , por pas vendosjes banorët na falenderuan për nismën. Gjithsej përfituan 500 banore 270 femra dhe 230 meshkuj.
Në datën 31 Gusht 2020 është bërë pastrimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në të gjithë zonën e Rrapishtës. Nga Bashkia Elbasan dhe Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Në këtë zonë prej vitesh nuk ishte bërë pastrimi i pusetave dhe gjatë kohës së reshjeve këto mbetje arrinin te oborret e disa familjeve.
Në datën 05 Nëntor 2020 është bërë shtrimi me çakull i rrugëve tek zona ish stallave në Rrapishtë. Këto rrugë ishin tejet të amortizuar dhe kjo ishte një zgjidhje e përkoshme derisa të bëhet asvaltimi i rrugëve.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN”. Projekti mbështet organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale në përpjekjen e tyre për të forcuar demokracinë vendore, përmisuar qeveirsjen vendore dhe ndikuar në rritjen e angazhimit qytetar dhe komunitar për më shumë përgjegjeshmëri, transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje prej organeve të vetëqeverisjes vendore.
“LevizAlbania” (LA) është një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga tre Organizata Shqiptare, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania dhe Co-PLAN. Projekti është në fazën e tij të dytë të zbatimit (Korrik 2019 – Qershor 2023). LevizAlbania është një projekt inovativ që synon të mbështesë demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti është i angazhuar të përmirësojë demokracinë vendore duke kultivuar një shoqëri civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, do të ndërrmarë projekte strategjike dhe advokacie në nivel kombëtar për të mundësuar një ambjent të përmirësuar të demokracisë vendore. LevizAlbania mbështet OJF, grupe informale dhe individë që janë aktivë në nivel kombëtar dhe që bashkëveprojnë me komunitetet vendore dhe institucionet vendore. Mbështetja sigurohet përmes instrumenteve të ndryshme grantesh: Grante të drejtuara ndaj Kërkesës, Grante të drejtuara nga Veprimi, Instrumenti “Reagimi i Shpejtë”. LevizAlbania në Fazën II ka prezantuar instrumentin e Granteve Strategjike që synon të sigurojë mbështetje për Organizata dhe koalicione të konsoliduara duke nxitur aktivitete të përbashkëta dhe advokim strategjik për të adresuar sfida të vazhdueshme ose që prodhojnë monitorim dhe njohuri për çështje me interes të lartë publik. Ndërhyrjet e mbështetura nga LevizAlbania gjatë vitit të parë të Fazës II kanë angazhuar më shumë se 6,300 qytetarë duke i aktivizuar për të përmirësuar shërbimet e komuniteteve të tyre dhe duke nxitur barazinë ndërmjet të rinjve, grave, grupeve të disavantazhuar dhe komuniteteve.
Përgjegjësitë (Të përgjithshme)
Zëvendës Drejtori do të jetë përgjegjës për drejtimin programatik dhe orientimin strategjik të gjithë instrumenteve të gran-dhënës të LevizAlbania. Në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e LevizAlbania, Zëvendës Drejtori do të sigurojë sinergji dhe harmonizim ndërmjet granteve dhe aktiviteteve të LevizAlbania, arritjeve dhe komunikimin e rezultateve të LevizAlbania.
Përgjegjësitë/Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kryesore)
Siguron drejtim strategjik, zbatim inovativ dhe cilësor të të gjithë instrumenteve dhe proceseve grant-dhënëse.
Siguron ekspertizë teknike gjatë planifikimit programatik dhe zbatimit të Planeve Vjetore Operacionale të LevizAlbania me standard të lartë profesional,
Siguron të dhëna teknike për formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e Thirrjeve për Propozime dhe aktiviteteve të tjera të projektit (p.sh Java e Demokracisë, Grantet Strategjike, Reagimi I Shpejtë, etj.),
Mbikqyr dhe drejton punën e ekspertëve afat-gjatë, në aspektin teknik dhe në aspektin e përmbajtjes,
Përgatit Termat e Referencës dhe mbikqyr punën e ekspertëve afat-shkurtër,
Mbështet Drejtorin Ekzekutiv për zbatimin dhe rishikimin e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të LevizAlbania,
Në bashkëpunim me Ekspertin e Medias & Komunikimit siguron një komunikim aktiv dhe cilësor të rezultateve dhe komunikimit të projektit për zhvillim,
Zhvillon dhe ruan lidhje strategjike dhe marrëdhënie të mira me median dhe palët e interesuara,
Gjurmon dhe krijon komunikim me projekte të tjera që mbështesin qeverisjen vendore, demokracinë vendore dhe angazhimin qytetar duke synuar të shmangë mbivendosjet dhe të sigurojë sinergji,
Kryen detyra të tjera relevante sipas nevojës.
Kualifikimi dhe përvoja
Diplomë Universitare të avancuar (Masters) në lidhje me qeverisjen demokratike, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomik, juridik, studime zhvillimi, shkenca sociale, ose fusha të tjera relevante nga universitetet më të njohura,
Minimumi 7 vjet përvojë pune direkte me menaxhimin e kapaciteteve të projekteve,
Njohuri të dallueshme dhe përfshirje me OSHC-e dhe iniciativat qytetare,
Njohuri shumë të mira të qeverisjes vendore në Shqipëri,
Përvojë të gjatë dhe të provuar në menaxhimin e burimeve njerëzore,
Përvojë të provuar në planifikimin strategjik,
Përvojë në menaxhimin e riskut,
Aftësi dalluese në influencim & drejtim, negociim & delegim,
Përvojë të dalluar në menaxhimin e ndryshimit,
Të dhëna të mira pune për sa i përket vendimmarrjes, aftësive komunikuese, punës në skuadër,
I aftë në delegim, monitorim dhe performancë,
Aftësi të shkëlqyera në gjuhën Angleze të shkruar dhe të folur, veçanërisht në përgatitjen e raporteve,
Fleksibilitet për të udhëtuar dhe për të marrë pjesë në takimet jashtë orarit të punës.
Shpërblimi i ofruar:
Shpërblimi i ofruar për pozicionin është sipas standardeve të tregut. Ofertat do të jenë në përputhje me kualifikimet, përvojën dhe historikun e pagës të kandidatit të përzgjedhur.
Procedurat e aplikimit
Kandidatët e përshtatshëm për këtë pozicion mund të aplikojnë jo më vonë se data 18 Nëntor 2020 në adresën elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me një CV të përditësuar, një Letër Motivimi në gjuhën Angleze, tre referenca që lidhen me pozicionin dhe një faqe document (ese) ku të shpjegohet: Pse jeni kandidati më I mirë për këtë pozicion, cfarë do të sillni në LevizAlbania, dhe cfarë do të ishte një risi që do të sillnit në projektin LevizAlbania. Dokumente të tjera mbështetese mbi përvojat e mëparshme janë të mirëpritura. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervista.
Për më shumë informacion kontaktoni nëpërmjet: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose telefonin fiks: +355 44 500 153
LevizAlbania është një punëdhënës që jep mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjithë grupet e interesuara pa asnjë diskriminim!
“LevizAlbania” (LA) is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation, implemented by three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-PLAN. The project is in its second phase of implementation (July 2019 – June 2023). LevizAlbania is an innovative project designed to support local democracy in Albania. It is engaged to enhance local democracy by cultivating a locally rooted, demand-driven and influential civil society across the country. At the same time, it will undertake strategic projects and national-level advocacy to enable an environment for an improved local democracy. LevizAlbania supports NPOs, informal groups and individuals that are active at the local level, interacting with local communities and local institutions. The support is provided through different granting instruments: Demand Driven Grants; Community Action Initiatives, and Rapid Response actions. LevizAlbania in Phase II has introduced the Strategic Grants instrument aiming to provide support to solid organizations and coalitions in fomenting joint actions and strategic advocacy to address systemic challenges, or generating monitoring and knowledge on issues of high public interest. LevizAlbania’s supported interventions during the first year of Phase II have engaged more than 6,300 citizens in becoming active for improved services to their communities, and promoting equality among youth, women and disadvantaged groups and communities.
Responsibilities (General)
The Deputy Team Leader will be responsible for the programmatic leadership and strategic orientation of all LevizAlbania granting instruments. In close cooperation with LevizAlbania team, DTL will ensure synergy and harmonization of LevizAlbania grants and activities as well as achievement and communication of LevizAlbania results.
Responsibilities/Duties (Summary of key functions)
Provides strategic leadership, innovation and quality implementation of all LevizAlbania grant giving instruments and processes.
Provides technical expertise during the programmatic planning and implementation of the LevizAlbania’s Yearly Plans of Operation to a high professional standard.
Provides technical input into the design, implementation and evaluation of Calls for Proposals and other project activities (i.e.: Democracy Week, Strategic Grants, Rapid Response etc.), across the LevizAlbania portfolio.
Supervises and guides the work of long-term experts, in content and technical aspects.
Prepares the Terms of Reference and supervises the work of short-term experts.
Supports the Team Leader in the implementation and review of LevizAlbania’s Monitoring and Evaluation system.
In cooperation with Media & Communication Expert, ensures an active and qualitative communication of project results and communication for development.
Develops and maintains strategic alliances and good relations with media and other stakeholders.
Keeps track and establishes communication with other projects supporting local governance, local democracy and civic engagement, aiming to avoid overlaps and ensure synergy.
Performs other relevant tasks and duties as needed.
Qualification and experience
Advanced university degree (Masters) related to democratic governance, political science, international relations, economics, law, development studies, social sciences, or other relevant fields from most reputable universities.
Minimum 7 years of direct work experience in project management capacity.
A distinguish record on know how & involvement with CSOs and civic initiatives.
Very good knowledge of local governance in Albania
Long proven experience in human resources management.
Proven experience in strategic planning.
Experience in risk management.
Demonstrated skills in influencing & leading, negotiation & delegation.
Proven experience in change management.
Good work record on decision-making, communication skills, team work.
Skilled in delegating, monitoring and accomplishment.
Excellent skills in written and spoken English is required, particularly in preparing reports.
Flexibility to travel and attend meetings out of normal working hours.
Compensation offered:
Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.
Application procedures:
Eligible candidates interested in this position are requested to apply not later than 18 November 2020 to This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. with an update CV and a Cover Letter in English, including three specific references related to this position and an essay (1 page) explaining: why are they the best candidate, what do they bring to LA, and what would be one innovation they would bring to LA. Other supporting documents on the previous experiences are welcomed. Only short-listed candidates will be contacted for interviews.
For more information contact via: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. or landline: +355 44 500 153.
LevizAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!
Monitorimi i vazhdueshëm i financave publike vendore është një proces i rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit financiar përkundrejt ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi. Ky proces monitorimi merr rëndësi të veçantë në vijim të situatave të vështira me të cilat u përballën bashkitë në fund vitin 2019 (tërmeti i 21 Shtatorit dhe 26 Nëntorit) dhe situata emergjente si pasojë e pandemisë së COVID–19 në fillim vitin 2020.
Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, ku dëmeve të lëna pas nga tërmetet ju shtuan dhe efektet e menjëhershme të krizës shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19. Bashkitë, si organet qeverisëse më pranë nevojave të komunitetit, ishin në vijën e parë për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, veçanërisht mbështetjes së shtresave në nevojë. Përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe të paparashikuara gërshetuar me vështirësitë në përshtatjen e proceseve për sigurimin e vijimësisë së ofrimit të shërbimeve, vlerësohet të kenë shtuar presionin në financat e bashkive. Studimet e fundit në lidhje me përballimin e situatës së COVID-19 nga bashkitë tregojnë se ndër sfidat dhe vështirësitë më të mëdha me të cilën bashkitë u përballën ishte pikërisht pamjaftueshmëria e burimeve financiare në dispozicion.
Raporti i financave publike vendore paraqet një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve në përdorimin e burimeve financiare nga 61 bashkitë në vend, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Në total, burimet financiare në dispozicion të bashkive rezultojnë të kenë shënuar rënie vjetore gjatë periudhës në analizë. Kjo rënie u përcaktua gjerësisht nga zhvillimet negative në ecurinë e të ardhurave nga burimet e veta vendore, veçanërisht të ardhurat nga taksat the tarifat vendore. Ndjeshmëri të lartë ndaj goditjes së tërmeteve të fund vitit 2020 (ne 11 bashkitë më të prekura) dhe pandemisë së COVID- 19 paraqitën zëra specifikë, si të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa e pronës dhe tarifa e pastrimit. Në të kundërt, transfertat ndërqeveritare të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara regjistruan ecuri pozitive gjatë periudhës së konsideruar. Në prani të burimeve financiare në rënie bashkitë ulën shpenzimet në terma vjetorë, kryesisht ato për investime.
Zhvillimet aktuale në financat publike vendore janë në linjë me parashikimet dhe pritshmëritë e paraqitura në studime të ndryshme në lidhje me ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve të bashkive për vitin 2020 (Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2020.
Kjo prirje rënëse në të ardhurat në dispozicion të bashkive vlerësohet do të vijojë edhe përgjatë vitit 2021, nisur nga projeksionet për tkurrje të ekonomisë vendase (World Bank, 2020) dhe situatës së vështirë më të cilën u përballën qytetarët dhe bizneset përgjatë vitit 2020. Bazuar në këto pritshmëri, situata për qeverisjen vendore paraqitet delikate dhe paraqet vështirësi të shtuara në terma të përballimit financiar të vijimësisë së ofrimit të shërbimeve publike vendore. Ndaj, nevoja për ndërhyrje dhe kujdes të shtuar në menaxhimin financiar, vlerësohet të jetë emergjente.
LevizAlbania shpall fituesit e foto-konkursit “Aktivizmit virtual përmes fotografisë gjatë periudhës së distancimit social #Covid19“.
Juria e profesionistëve të fotografisë e përzgjedhur nga LevizAlbania, pasi vlerësoi të gjitha fotografitë e mbërritura gjatë periudhës që konkursi qëndroi i hapur, ka përzgjedhur fotografitë të cilat shpallen fituese.
Fituesit janë përkatësisht, sipas kategorive të listuara më poshtë:
Fotografia me e klikuar në rrjetin social Facebook – Arlis Alikaj
Fotografia me mesazhin më të arrirë – Jurgen Caka
Përshtatja më e arrirë e izolimit social – Griseld Hoxha
Fotografia më e mirë (për fotografët profesionistë) – Fatjon Kupi
Fotografi të përzgjedhura nga juria që nuk fitojnë cmime por që janë vlerësuar maksimalisht për mesazhin, angazhimin dhe realizimin:
Josiba Osmani
Ornela Lundra
Në kuadër të Javës së Demokracisë Vendore 2020, LevizAlbania do të organizojë ceremoninë e ndarjes së cmimeve të fotokonkursit më datë 16 Tetor ora 17:00 tek “Reja” në Tiranë (pranë galerisë së arteve).
Fituesit e cmimeve duhet të paraqiten në këtë ceremoni.
LevizAlbania falenderon të gjithë aplikantët në fotokonkursin e organizuar përmes të cilit u synua krijimi i aktiviteteve rekreative gjatë periudhës së izolimit të plotë për ti ardhur sadopak në ndihmë shoqërisë sonë e cila po përjetonte momente të vështira dhe paprecedenta.
2020 është një vit i karakterizuar nga një kontekst dinamik. Vendi u përballë me sfida të shkaktuar nga fenomene si tërmeti i 26 nëntorit dhe efektet negative nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia Covid19. Gjatë kësaj periudhe shoqëria jonw pasqyroi gjithmonë e më shumë rritje të nevojës për një shoqëri civile energjike dhe të mirëorganizuar, roli i së cilës duhej të adresonte shumë çështje dhe probleme të komunitetit. Këto pritshmëri kanë gjeneruar shumë iniciativa nga aktorë të shoqërisë civile, grupe joformale dhe individë.
Projekti LevizAlbania reagoi ndaj këtyre dy ngjarjeve (tërmeti i nëntorit dhe situatës prej Covid 19)duke përdorur instrumentin e granteve Reagim i Shpejtë, në përgjigje të emergjencës për tërmetin dhe pandemisë Covid19. Aktorët të shoqërisë civile, organizata, grupe informale dhe individë u ftuan të reagonin nëpërmjet iniciativave konkrete në mbështetje të qytetarëve, shoqërisë dhe dhe grupeve më vulnerabël të kalojnë situatën.
Të gjithë këto hapa të ndërmarrë nga projekti LA ku përfituesit dhe bashkëpunëtorët e tij janë përballur me domosdoshmërinë e analizimit të rolit të shoqërisë civile në situata krize. Cilat janë hapat më të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një situatë që mund të përsëritet? Çfarë duhet të përmirësojë sektori i shoqërisë civile në mënyrë që të mbështesë dhe ndihmojë qytetarët dhe shoqërinë në tërësi në situatë vështirësie në të ardhmen? Çfarë ka ecur keq dhe mirë në qeverisjen lokale? A kanë reaguar ndaj situatës në mënyrë korrekte, të shpejtë dhe me transparencë institucionet publike në nivel vendor? U ndërmorrrën të gjitha hapat për të ndihmuar qytetarët dhe grupet më vulnerabël për të tejkaluar vështirësitë?
Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, LevizAlbania do të organizojë "Javën e Demokracisë Vendore 2020- Solidariteti si një formë reagimi ndaj situatave të paparashikuara".
Nëpërmjet #LDV2020, LevizAlbania synon të mbledhë së bashku në diskutime dhe debate publike të gjithë aktorët e përfshirë, nga shoqëria civile te përfaqësuesit e qeverisë lokale, gazetarë, ekspertë dhe artistë. Nisma të mbështetura nga projekti do të sjellin përvojat dhe eksperiencën e tyre gjatë angazhimit me situatën e distancimit social me aktivitete solidare. Shembuj të mirë dhe histori suksesi do të paraqiten gjatë ditëve të #LDV2020.