Thirrja e shtatë për aplikime e LevizAlbania u shpall më 15 Korrik 2020 dhe qëndroi e hapur deri më 5 Gusht. Përmes aplikimit online, 319 ide nga organizatat e shoqërisë civile, individë dhe grupime informale iu përgjigjën thirrjes së LevizAlbania, aplikime që erdhën nga të 61 bashkitë e vendit.
Pas vlerësimit të 319 ideve, 30 projekte kaluan në fazën finale të implementimit të projekteve konkrete, duke synuar përmrësimin situatës aktuale në disa sektorë të rëndësishëm të qeversijes vendore dhe komuniteteve lokale.
LevizAlbania po mbështet 30 projekte që zbatohen nga 16 organizata të shoqërisë civile, 9 projekte që zbatohen nga individë dhe 5 projekte që po zbatohen grupime informale.
27 nga 30 projektet fituese implementohen në zonat jashtë Tiranës.
Gratë dhe vazjat zënë e mbështetura nga LevizAlbania në 30 projektet fituese të thirrjes 7 zënë 50% të totalit të nismave të financuara.
Përmes zbatimit të 30 projekteve fituese të Thirrjes 7, mbulohen 43 Njësi të Qeverisjes Vendore, e thënë ndryshe qytetarët e 43 bashkive do të njohin përmrësim të demokracisë vendore dhe qeverisjes lokale.
Por cilat janë orinetimet tematike të 30 projekteve fituese të thirrjes numër 7 të LevizAlbania
13 projekte u miratuan për përmirësimin e shëbrimeve publike në sektor si:
- Infrastruktura
- Arti dhe Kultura
- Përmrësimi i strukturave arsimore
- Menaxhimi i Mbetjeve
- Përmirësim i tregjeve publike
- Ndricimi publike
6 projekte po punojnë për të influencuar prioritete lokale në favor të komunitetit dhe grupeve vulnerabël si:
- Rinia
- Gratë
- Komuniteti Rom dhe Egjiptian
- Mosha e tretë
11 projekte të mbështetura që targetojnë cështjet mjedisore të cilat tragetojnë lumenjtë, liqenet, ndërtimin e Hidrocentraleve dhe mbrojtjen mjedisore.
Përmes 30 projekteve të thirrjes numër 7 që kanë nisur implementimin e nismave në terren, brenda 12 muajve të adhshëm qytetarët do të përfitojnë shërbime më cilësore prej atuoriteteve vendore por edhe politika të orientuara në favorin e tyre përmes advokimit dhe lobimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve informale në drejtim të të zgjedhurve dhe institucioneve vendore.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga tre organizata shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN instituti i zhvillimit të habitatit.
MËSO MË SHUMË RRETH PROJEKTEVE FITUESE TË THIRRJES NR.7 (shkarko dokumentin PDF)
Fotogaleria e cereminise së prezantimit të Projekteve Fituese të Thirrjes 7.
https://levizalbania.al/en/lajme/levizalbania-prezanton-per-publikun-30-projektet-fituese-te-thirrjes-nr-7#sigProId4086fbb960
Video prezantuese e Thirrjes Nr.7 të LevizAlbania
SKANO QR CODE MË POSHTËDHE NDIQ CEREMONINË E ZHVILLUAR TË PREZANTIMIT TË PROJEKTEVE FITUESE TË THIRRJES 7 (8 Shkurt 2021)