https://levizalbania.al/en/lajme?start=40#sigProId11da876067
LevizAlbania prezanton për publikun LevizAlbania - Broshura Elektronike - Nr.2. Nëpërmjet broshurës elektronike, projekti LevizAlbania synon të informojë në mënyrë periodike audiencën, bashkëpunëtoret dhe publikun mbi nismat e mbështetura, aktivitetet, arritjet dhe rezultatet në kuadër të përmirësimit të demokracisë vendore dhe qeverisjes vendore.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.
Për të mësuar më shumë rreth broshurës së parë elektronike ju lutem klikoni në link më poshtë:
LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.2
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #SDC #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN
Language Requirements:
Strong skills in written communications in English particularly in issue-based papers and reporting; Excellent spoken English is also required.
Compensation offered:
Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.
APPLICATION PROCEDURES:
The application should include a cover letter and the CV in English. Other supporting documents are welcomed. Please indicate in e-mail subject specification about your application: Application - Grants Program Manager - Name Surname. The application should arrive not later than 7 February 2020 via email to: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Only short-listed candidates will be contacted for interviews.
LevizAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!
LevizAlbania prezanton për publikun LevizAlbania - Broshura Elektronike - Nr.1. Nëpërmjet broshurës elektronike, projekti LevizAlbania synon të informojë në mënyrë periodike audiencën, bashkëpunëtoret dhe publikun mbi nismat e mbështetura, aktivitetet, arritjet dhe rezultatet në kuadër të përmirësimit të demokracisë vendore dhe qeverisjes vendore.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.
Për të mësuar më shumë rreth broshurës së parë elektronike ju lutem klikoni në link më poshtë:
LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.1
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #SDC #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN
LevizAlbania zhvilloi konkursin e tretë të ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Konkursi u zhvillua në qytetin e Korcës ku organizatat e shoqërisë jo-fitimprurëse dhe disa prej grupeve informale prezantuan idetë e tyre përpara Bordit të Granteve.
Në përfundim të 9 orëve konkurim Bordi i Granteve mori vendimin për koncept-idetë e kualifikuara për në fazën pasardhëse, atë të hartimit të projekt propozimit të plotë, fazën në të cilën sërish Bordi i Granteve do të rimarë në shqyrtim project-prozimet e përgatitura nga të kualifikuarit për këtë fazë.
Më poshtë lista e Organizatave Jo-Fitimprurësë të kualifikuara në Konkursin e Ideve të mbajtur në qytetin e Korcës.
Konkurset e Ideve janë një risi e LevizAlbania përmes të cileve aktorët e shoqërisë civile jo vetëm mbrojnë idenë e tyre dhe arsyet e ndërhyrjes, por këto ide bëhen publike dhe për organizatat e shoqërisë civile të pranishme në Konkurs si dhe transmetohen maratonë drejtpërdrejtë në median sociale të projektit LevizAlbania duke I dhënë një peshë specifike transparencës dhe konkurueshmërisë midis ideve.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet.
Më poshtë rezultatet e Konkurseve të Ideve në Tiranë dhe Elbasan.
Konkursi i Ideve 2 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit
Konkursi i Ideve 1 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #Thirrja6
LevizAlbania vijoi maratonën e konkurseve të ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Ndalesa e radhës ishte qyteti i Elbasanit, ku bi 40 aplikantë të kualifikuar për këtë fazë prezantuan idetë e tyre dhe nevojën për të ndërhyrë në nivel vendor me synimin për të ndikuar në konsolidimin e demokracisë vendore dhe ushtrimin e presionit ndaj institucioneve vendore për më shumë përgjegjshmëri në qeverisje, ofrimin e shërbimeve, hartimin e politikave dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Bordi i Granteve i përbërë nga Kryetari Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe Znj. Venera Hajrullahu, Znj. Jehona Gjurgjeala, Znj. Edlira Kasaj dhe gazetari i mirënjohur Z. Armand Mero, për më shumë se nëntë orë dëgjuan prezantimet e aplikantëve dhe në përfundim të Konkursit të Ideve, shpallën të kualifikuarit për në fazën pasardhëse, atë të hartimit të projekt propozimit të plotë, fazë e cila do të kalojë sërish për vlerësim në Bordin e Granteve të LevizAlbania.
TË KUALIFIKUARIT E KONKURSIT TË IDEVE 2 N QYTETIN E ELBASANIT:
Të gjithë të kualifikuarit nga faza e Konkursit të Ideve do të duhet të reflektojnë në projekt propozimet e plota komentete, sygjerimet dhe rekomandimet e Bordit të Granteve të dhëna drejtpërdrejtë përgjatë konkurimit në Konkursit të Ideve.
LevizAlbania është një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet.
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #Thirrja6
LevizAlbania nisi zhvillimin e Konkurseve të Ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Organizatat e Shoqërisë Civile, individët dhe grupet informale të kualifikuara për këtë fazës paraqitën përpara Bordit të Granteve dhe përfaqësuesve të Ambasadës Zvicerane idetë e tyre, nevojën që kanë komunitetet dhe bashkitë e targetuara për të implementuar nismat e tyre, ndryshimi që do të sillet dhe vlera e shtuar.
44 aplikantë, bazuar në rregullat dhe procedurat e projektit LevizAlbania dhe Konkursit të Ideve patën në dispozicion 5 minuta kohë për të prezantuar idenë e tyre Dhe 5 minuta kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Bordit të Granteve.
Konkurset e Ideve janë një risi e projektit LevizAlbania, përmes të cilëve synohet përballja e ideve jo vetëm përmes aplikantëve dhe Bordit të Granteve por edhe midis aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve informale, duke krijuar mundësinë e sinergjisë midis tyre dhe rritjet e bashkëpunimit me qëllim rritjen e impaktit.
Në kuadër të Thirrjes Nr.6 do të zhvillohen tre konkurse të ideve, përkatësisht në Tiranë (i kryer) në Elbasan dhe në Korcë.
Më poshtë të renditur aplikantët e kualifikuar në Tiranë që kalojnë në fazën pasaaardhëse atë të hartimit të projekt propozimit të plotë.
ORGANIZATAT JO-FITIM PRURËSE GRUPET INFROMALE:
INDIVIDËT:
LevizAlbania është një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet.
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #Thirrja6
LEVIZ ALBANIA – NJOFTIM PËR PUBLIKUN
NË PËRGJIGJE TË SITUATËS EMERGJENTE TË KRIJUAR PAS TËRMETIT
TË DATËS 26 NËNTOR 2019
LevizAlbania, sensibilizohet dhe solidarizohet me qytetarët dhe familjet e vendit të cilat u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i datë 26 Nëntor 2019. Projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ndryshim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit, vendosin në shërbim të aktorëve të shoqërisë civile instrumentin “Reagimi i Shpejtë“, me synimin për të kontribuar në adresimin e problematikave të krijuara pas tërmetit dhe përmirësimit të situatës.
LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale, të cilat kanë indentifikuar nevojën për të ndërmarrë nisma konkrete që ndikojnë në aspekte të ndryshme për përmirësimin dhe kapërcimin e situatës post-tërmet në zonat e prekura, të aplikojnë përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë“.
Përgjatë periudhës Dhjetor 2019 - Prill 2020, ky instrument do ti dedikohet nismave të qytetare dhe të aktorëve të shoqërisë civile vetëm për çështje të lidhura ose ndërlidhura me situatën e krijuar pas tërmetit, specifikisht në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Fondi në dispozcion të instrumentit “Reagimi I Shpejtë” është 63,500 Franga Zvicerane.
Aplikimet në instrumentin “Reagimi i Shpejtë” duhet të përputhen me objektivat e projektit dhe të rrespektojnë rregullat dhe procedurat e LevizAlbania. Aplikantët duhet t’i kushtojnë vëmendje “UDHËZUESIT TË INSTRUMENTIT REAGIMI SHPEJTË” dhe respektimit të hapave, procedurave dhe termave të publikuar në udhëzues.
LevizAlbania kontribuon në forcimin e demokracisë vendore në Shqipëri duke besuar se pa qytetarë të angazhuar dhe organizata aktive të shoqërisë civile, institucionet qeverisëse në nivel vendor dhe qëndror nuk mund të përmbushin misionin e tyre.
#LevizAlbania #LutemiPërShqipërinë #TërmetiShqipëri
LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen vendore, përmes nismave të ideuara nga aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale ka shpallur Thirrjen për Aplikime Nr. 6.
Thirrja për aplikime numër 6-të vjen në kuadër dhe të nisjes së fazës së dytë (2019-2023) të implementimit të projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim për Bashkëpunim, i cili zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”.
Për të informuar target grupet e interesuara, organizatat e shoqërisë civile, individët, grupet informale dhe qytetarët aktiv në komunitet, projekti LevizAlbania do të organizojë katër sesione informuese, sipas kalendarit të poshtë-shënuar:
09 Tetor 2019, ora 10:00 në Hotel Bologna
10 Tetor 2019, ora 11:00 në Hotel Rozafa
11 Tetor 2019, ora 10:00 në Hotel Imperial
14 Tetor 2019, ora 11:00 LIVE në Facebook @LevizAlbania
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angahzohi #Apliko #Thirrja6
Background information
This is a project of Swiss Development Cooperation and implemented by a consortium of three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-PLAN. LevizAlbania is an innovative project designed to have a catalytic effect on local democracy in Albania. The project is already in its second phase which will be implemented in the period July 2019 - June 2023.
Responsibilities (General)
Assist and complement the work of the Finance Manager in order to improve further the efficiency of financial management of the LevizAlbania Project and Grantees’ financial reporting. The position will also cover the financial management, coordination and day to day financial transactions for the CAI (individual grantees) grant instrument.
Responsibilities/Duties (Summary of key functions)
On Management and maintenance of financial system:
Education
Experience and skills
Language Requirements:
Compensation offered:
Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.
APPLICATION PROCEDURES:
The application should include a cover letter and the CV in English. Other supporting documents are welcomed. Please indicate in e-mail subject specification about your application: Application - Project Finance Officer - Name Surname. The application should arrive not later than 12 August 2019 via email to: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Only short-listed candidates will be contacted for interviews.
Në një nga aktivitetet që shënojnë mbylljen e fazës së parë, projekti zviceran LevizAlbania dha çmime njohjeje për pesë gazetarë të pavarur
Të hënën më 17 Qershor LevizAlbania mbajti një aktivitet të veçantë për të nxjerrë në pah mbështetjen që i ka dhënë nismave civile dhe mediatike gjatë katër viteve të shkuara, për të prezantuar portalin online PortaVendore.al dhe për të dhënë çmimë për gazetarë që punojnë me këtë portal.
“LevizAlbania është një nga instrumentet me anë të së cilit Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë për të prodhura ndryshime demokratike. Unë kam parë përmes shembujve konkretë se si të rinj kanë qëndruar përballë bizneseve të mëdha dhe i kanë ndikuar për të përmirësuar standardet mjedisore. Të tjerë të rinj kanë qëndruar përballë kryetarëve të bashkive për t’i bërë ata që të marrin parasysh nevojat e komunitetit. Aktivisitë të tjerë, paqësisht dhe brenda sundimit të ligjit kanë ndërprerë ose ndalur shkatërrimin e lumejnve të rëndësishëm dhe hapësirave të tjera përmes protestave dhe aksioneve të tyre”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.
Aktiviteti u hap më një shfaqje teatri rruge nga Albania Community Assist (ACA) ku disa të rinj përshkruajnë ngjarjet tipike zgjedhore, manovrat politike dhe sjelljet e kryebashkiakëve që ndryshojnë pas zgjedhjeve.
“LevizAlbania mori mbi 1,300 aplikime përmes pesë thirrjeve për propozime që stimulojnë ndryshimin dhe kërkojnë më shumë demokraci, më shumë përfshirje në vendim-marrje, më shumë transparencë, dhe më shumë investime në favor të qytetarëve. Projekti ka përmbushur një nga misionet e veta kryesore duke arritur 56 bashki ose 92% të territorit të Shqipërisë”, tha kreu i konsorciumit që zbaton projektin LevizAlbania, Andi Dobrushi.
Tre gazetarë të pavarur morën çmime nga projekti, si njohje e punës së tyre raportuese. Çmimi për Artikullin Më Të Mirë Investigativ u dorëzua nga Ambasadori zviceran Adrian Maître për gazetaren Fatbardha Nergjoni, një gazetare e lirë nga Elbasani. Çmimi për dy Artikujt Më Të Mirë Të Thelluar shkuan për gazetarët Sami Curri dhe Geri Emiri.
Anëtarët e jurisë gjithashtu dhanë certifikata mirënjohjeje për redaktoren e Porta Vendore Elisa Gjerani dhe gazetarin Artan Rama, për kontributin e tyre në këtë platformë.
Një prezantim në video tregoi përfitimet nga platforma Porta Vendore si një hapësirë virtuale për arkivimin, shkëmbimin, raportimin dhe informimin mbi përformancën e qeverisjes vendore. Ky portal sjell së bashku gazetarë të pavarur dhe investigativ të cilët shkruajnë dhe raportojnë mbi çështjet e qeverisjes vendore. Portali i shërbën qëllimit të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e bashkive, si dhe informimit dhe edukimit të qytetarëve mbi të drejtat e tyre në lidhje me autoritetet e zgjedhura.
Një rritje e interesit për veprime civile të cilat kërkojnë qeverisje vendore më të mirë u theksua gjatë ‘Javës së Demokracisë Vendore’ nga ‘LëvizAlbania’
Nga 23 deri në 26 Prill projekti me financim zviceran ‘LëvizAlbania’ organizoi ‘Javën e Demokracisë Vendore’ – një seri eventesh për prezantimin dhe diskutimin e nismave dhe aksioneve të cilat përmirësojnë qeverisjen vendore. Nga siguria ushqimore, përfshirja e zonave rurale, financat e bashkive, aktivizmi rinor, dhe kopshtet/çerdhet, aktivititetet përfshinë qindra aktorë të angazhuar në demokracinë vendore në Shqipëri.
“Gëzohem që aktivizmi civil në Shqipëri është në rritje dhe që mbështetja nga Zvicra mundet të kontribuojë. Gëzohem që ne po luajmë një rol në mobilizimin e angazhimit të qytetarëve. Synimi përfundimtar është: bashki funksionale, demokratike dhe efektive, të cilat i shërbejnë qytetarëve duke u përpjekur sa më shumë”, tha Ambasadori zvceran Adrian Maître, në aktivitetin përmbyllës.
Në një kohë kur angazhimi i fortë i qytetarëve është i nevojshëm në Shqipëri, java e aktiviteteve theksoi disa shembuj të suksesshëm nga grupe dhe individë të cilët ishin në gjendje që të rrisnin ndërgjegjësimin mbi çështje të ndryshme, dhe të krijonin presion për përgjigje më të mira nga autoritetet vendore.
Në aktivitetin e parë, u krye një debat mbi sigurinë ushqimore – një çështje që ka ngritur shqetësim kohët e fundit. “Situata është mjaft alarmante dhe rrezikon të kontaminojë të gjithë zinxhirin ushqimor dhe madje edhe të kthehet në burim sëmundjesh infektive. Duhet një ndërhyrje kapilare dhe ndryshim legjislacioni, pasi në situatën e tanishme pushteti lokal pak gjë ka në dorë që të përmirësojë kushtet e tregtimit”, tha Granit Sokolaj duke iu referuar një monitorimi që projekti i tij kreu në 10 tregje të kafshëve nëpër Shqipëri.
Java e Demokracisë Vendore përfundoi me një prezantim mbi arritjet kryesore të ‘LëvizAlbania’ në katër vitet e fundit në mbështetje të angazhimit civil dhe demokracisë vendore.
Gjatë fazës së parë projekti mbështeti 166 nisma dhe aksione nga grupe dhe individë nga 56 bashki – nga një total prej 1,298 propozimeve të marra. Projekti trajnoi dhe këshilloi grupe civile dhe aktivistë mbi konceptimin dhe propozimet e projekteve, financimin dhe krijimin e rrjeteve. Një gamë e gjerë nismash u mbështetën deri tani që prekin shumë aspekte dhe çështje vendore, si mbrojtja e mjedisit, financat publike, dhe transparenca bashkiake.
Në datë 8 janar 2016 u zhvillua në Shkodër ceremonia e hapjes zyrtare të projektit LevizAlbania – Demokracia Lokale në Veprim. LAl është një projekti i financuar nga Konfederata Zvicerane që synon forcimin e demokracisë vendore.
Në fjalën e tij të hapjes, Z. Andi Dobrushi, Drejtuesi Ekzekutiv i OSFA, në emër të konsorciumit zbatues të projektit (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN dhe Partnerët Shqipëri) theksoi se LevizAlbania synon që të nxisë kërkesën për llogaridhënie nga qytetarët që të mund të sjellin ndryshime pozitive në komunitetet ku ata jetojnë.
Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrës edhe Ambasadori i Zvicrës, z. Christoph Graf. “ Demokracia fillon në nivel vendor, në qytetet, fshatrat dhe lagjet tona. Një demokraci e shëndetshme kërkon ushtrimin e mekanizmave të kontrollit apo të presionit për të gjetur zgjidhje”– theksoi Ambasadori Graf në fjalën e tij. “Ka ardhur koha për organizatat e shoqërise civile shqiptare dhe grupet qytetare të largohen nga pozitat e apatisë, të ankesave nëpër kafene ose vetëm pjesëmarrjes nëpër salla konferencash. Kur qytetarët e çdo fshati, komuniteti ose rajoni gjejnë mënyra për tu shprehur ose ndjejnë që zëri i tyre dëgjohet nga autoritetet, atëhere mund të themi që demokracia funksionon”.
Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi, cilësoi se transparenca dhe aksese në vendimmarrje të publikut janë shtylla të demokracisë vendore për mbështeten nismave të përbashkëta të shoqërisë civile dhe bashkive te reja.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Znj. Voltana Ademi, e cila vlerësoi rolin e shoqërisë civile për Bashkinë e Shkodrës. “ Bashkia e ka kthyer në prioritet mbështetjen dhe partneritetin me organizatat në nivel vendor për nje vendimarrje dhe demokraci vendore më të mirë. Sic mu referua edhe nga ekipi i LevizAlbania, është një lajm i mirë që LevizAlbania ka marrë shumë aplikimi nga/për Shkodrën”.
Në këtë aktivitet u nënshkrua edhe Marrëveshja Dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërise dhe Konfederatës Zvicerane për projektin, dhe morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, intelektualë, aktivist dhe përfaqësues të pushtetit vendor.