Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Raporti i projektit "Bashki e Hapur zbatuar nga ISP

Raporti i projektit "Bashki e Hapur zbatuar nga ISP

Instituti i Studimeve Politike zbatoi në kuadër të Thirrjes së Parë për Aplikime projektin "Bashki e Hapur" Bio e projektit "Bashki e Hapur" Ndarja e re territoriale dhe konstituimi përmes zgjedhjeve i 61 bashkive të reja krijuan një realitet dhe marrëdhënie të re midis të zgjedhurve në nivel vendor dhe qytetarëve. Procesi i reformimit u shoqërua me zgjerim të kompetencave të qeverisjes vendore në aspekte të veçanta të funksionimit, sidomos në shërbimet sociale dhe administrative ndaj komunitetit. Struktura e re dhe shtimi i kompetencave sjellin me vete edhe më shumë përgjegjësi dhe nevojë për llogaridhënie, si dhe janë të lidhura direkt me një shumëllojshmëri pritshmërisë dhe interesash qytetare. Në kuadrin e përgjegjësive të qeverisjes së re lokale koncepti i transparencës dhe i informimit qytetar merr vlerë të vecantë dhe mbetet një prej standardeve kryesore matëse për demokracinë përfaqësuese e funksionale në nivel lokal. E drejta e informimit, si e drejtë kushtetuese, përbën një nga elementët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët. Transparenca nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit, dhe si i tillë institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhe në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij. Gatishmëria në dhënien e informacionit nga institucionet. Duke klikuar në link e mëposhtë gjeni raportin e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike gjatë thirrjes Nr.1 për aplikime. Raporti perfundimtar i projektit "Bashki e Hapur" zbatuar nga Instituti i Studimeve Politike

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153