Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

IDRA - Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore.

IDRA - Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore.

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi Projekti: Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore Bio e projektit: IDRA synoi që përmes kombinimit të metodave cilësore të hulumtimit, të paraqesite një panoramë më të qartë të projekteve, studimeve, raporteve dhe mekanizmave të përdorur deri më tani nga shoqëria civile, për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Për IDREN ishte shumë e rëndësishme të ndërtohej në set parimesh për njehsimin e standardeve që duhen patur parasysh në hartimin e projekteve dhe mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje në rang lokal. Në kuadër të projektit u parashikuar ndërtimi i një udhërrëfyesi bazuar mbi praktikat e suksesshme gjatë 10 viteve të fundit në këtë pikë, do të ndihmojë organizatat jo- fitim prurëse në vend të mos replikojnë mekanizma që kanë rezultuar jo efikas ndër vite. Duke kombinuar metodat e intervistave në thellësi me aktorë që janë të përfshirë në aktivitete të kesaj natyre (struktura publike, OJF, organizata ndërkombëtare, etj) me grupe të fokusuara qytetarësh dhe aktorësh lokale, me rishikim literature për eksperienca ndërkombëtare, IDRA synoi të identifikonte praktikat më të mira, më rezultative dhe teknikat më inovative që mund të aplikohen në Shqipëri në nivel lokal. Projekti i propozuar u zbatua në këto zona: Tiranë, Shkodër, Korcë, Elbasan, Durrës, Fier. Ndarja e zonave merr parasysh disa parametra, mes të cilëve: a) ndarjen e re administrative, b) numrin e popullsisë, c) numrin e OJF aktive në secilën zonë. Duke klikuar në link më poshtë gjeni udhërrefyesin e përgatitur nga IDRA në kuadër të projektit të mbështetur nga LevizAlbania në thirrjen e parë për aplikime. Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore. #LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #IDRA #Thirrja1
#MosMaPrekValbonen - Analizat mjedisore të Institutit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit

#MosMaPrekValbonen - Analizat mjedisore të Institutit për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit

Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë” që LevizAlbania ka vënë ne dispozicion të kauzave dhe cështjeve që rezikojnë të asimilohen prej faktorit kohë, realizoi projektin që synontë ndërgjegjësimin e banorëve në zonën e Luginës së Valbonës mbi efektet që do të sillntë ndërtimi I HEC-ve përgjatë rrejdheës së lumit në Valbonë. Në kuadër të këtij projekti, zbatuesit e tij, hartuan dy dokumenta strategjikë/analitikë të cilat më pas iu dërguan institucioneve përgjegjëse dhe politik bërëse. Gjithashtu, zbatuesit e projektit zhvilluan dhe disa aktiviteteve ndërgjegjësues në Luginën e Valbonës dhe një protestë pëprara Kryeministrisë nën sloganin “Mos Ma Prek Valbonën”. Në link më poshtë janë dy analizat mjedisorë të hartuar në kuadër të projektit: Analiza Mjedisore 1 Analiza Mjedisore 2 #LevizAlbania #ReagimiShpejtë #MosMaPrekValbonën
ISP: Këshilltarët Bashkiak dhe angazhim i publik i të zgjedhurve vendor

ISP: Këshilltarët Bashkiak dhe angazhim i publik i të zgjedhurve vendor

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Leviz Albania po kryen hulumtime në nivele të ndryshme të aktivitetit të këshillave bashkiakë dhe të bashkive të qarkut Tiranë, përkatësisht njësitë administrative: Tiranë, Kavajë, Kamëz, Vorë dhe Rrogozhinë. Projekti “Bashkitë e qarkut Tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia” ka në fokus edhe matjen e detajuar të efektivitetit të secilit nga këshilltarëve bashkiak, aktivitete të naturave të ndryshme si nisma të inicuara prej tyre, pjesëmarrja në debate, përfaqësimi, roli, aktet publike, angazhimi në media, takimet me qytetarët, llogaridhënia, transparenca, konflikti i interesit, etj. Në këtë fazë të parë të zbatimit të projektit të mbështetur nga LevizAlbania, Instituti i Studimeve Politike ka reflektuar të dhënat e gjeneruara nga monitorimi mbi angazhimin e këshilltarëve në media të ndryshme, kryesisht median online për periudhën Shtator 2015 – Shtator 2018. Një statistike jo pozitive e gjetur në këtë raport lidhet me hapësirën që media i dedikon këshilltarëve bashkiak, ku vetëm në rastet e zhvillimeve të rëndësishmë vendore media tregon interes dhe kryesisht kjo për shkak të përfshirjes apo pjesëmarrjes së kryetarëve të bashkive, pavarësisht forcës poltike që ata i përkasin. ISP vlerëson se komunikimi i të zgjedhurve me zgjedhësit është standard demokracie dhe mirëqeverisje, kërkesë minimale drejt një modeli llogaridhënës dhe tregues i pjekurisë politike në një sistem periodik zgjedhor. ISP në gjetjet e raportit evidenton faktin se bashkitë e sotme nuk disponojnë një media zyrtare të tyre, sikundër mund të ishtë një TV, Radio, Blog, Gazetë, Revistë, etj. ISP e ndan në dy kategori formën e komunikimit të këshilltarëve bashkiak: Komunikimi në formën tradicionale (takime në zonën elektorale, konsultime të vazhdueshme, takime me grupet e interesit, mbledhje, anketime, etj) Komunikimi përmes medieve të reja (rrjete sociale, media online, telefonit, etj) Për të mësuar më shumë rreth raportit të përgatitur nga Instituti I Studimeve Politike mund të shkarkosh/shikosh dokumentin e gjetjeve të ISP këtu: ISP – KËSHILLTARËT NË MEDIA #LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #LevizPerNdryshimin #ISP #KeshilltaretBashkiak
Raporti I GADC - PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR

Raporti I GADC - PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zbatoi projektin “Monitorimi i funksioneve të deleguara të Bashkive në lidhje me Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor”, mbështetur nga LevizAlbania përgjatë Thirrjes Nr.3 për aplikime. Projekti realizoi monitorimin e gjashtë bashkive (njësive administrative) nërpërmjet qytetarëve për njërin prej funksionve më sensitive për qytetarët, instrukturën e shërbimeve publike, speicifikisht rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndëetësor. Në kuadër të projektit të mbështetur nga LevizAlbania, zbatuesit e tij realizuan gjashtë raporte individuale për seclën prej bashkive të përfshira në projekt, raporte në përmbajtjen e të cilave u përfshinë fakte dhe dokumenta që lidheshin pikërisht me fokusin që këto bashki kishin për qendrat shëndetësore. Organizata GADC realizoi gjithashtu aktivitete advokuese në nivel vendor në fokusin e të cilave ishte mbrojtja e shëndetit si dhe administrimi i qendrave të shërbimeve të reja në fushën e shëndetit publik, bazuar në ligjet në fuqi të vendit tonë. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti dhe raportit të plotë të tij, mund të klikosh në link më poshtë: RAPORTI I GADC – PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR
Raport Monitorimi, "Të rinjtë si agjentë ndryshimi në komunitet" – Bashkia Berat

Raport Monitorimi, "Të rinjtë si agjentë ndryshimi në komunitet" – Bashkia Berat

"Të rinjtë si agjentë ndryshimi në komunitet" është projekti që po zbatohet nga organzata New Briges në Bashkinë Berat qëllimi i të cilit është forcimi i demokracisë vendore në këtë bashki përmes pjesmarrjes dhe aktivizimit qytetar në periudhën para-elektore të zgjedhjeve vendore 2019.

Zbatuesit e projektit ndër objektivat e tyre kanë vendosur monitorimin e premtimeve elektorale të vitit 2015 në aspektin e mbështetjes për të rinjtë. Në mbyllje të fazës së parë të projektit organizata NeW Bridges Berat ka realizuar reportin e monitorimit për 5 muajt e parë të tij, raport të cilin e gjeni duke klikuar në link më poshtë.

Raport Monitorimi, realizuar në kuadër të projektit "Të rinjtë si agjentë ndryshimi në komunitet".

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #NeëBridges #TëRinjtëAgjentëNdryshimi

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153