RAPORT PËRFUNDIMTAR
THIRRJA PËR APLIKIME NR. 4
SHKURT 2018
Përmbajtja
I. Kalendari i Thirrjes për Aplikime Nr. 4
II. Procesi
III. Hapat e Thirrjes
- Faza e informimit dhe aplikimit
- Vlerësimi Paraprak
- Tipologjia e koncept-ideve dhe mbulimi gjeografik
III. Vendimi
IV. Konkursi i Ideve
V. Dorëzimi i Projekt Propozimeve të Plota
VI. Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve
VII. Analizë për aplikimet fituese
ANEKS 1
ANEKS 2
I. Kalendari i Thirrjes për Aplikime Nr. 4
DATA |
VENDI |
|
Hapja e thirrjes |
11.09.2017 |
Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Mbyllja e thirrjes |
29.09.2017 |
Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Hapja e procesit të vlerësimit |
05.10.2017 |
Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Përgatitja e listës për të përzgjedhurit në Konkursin e Ideve - Mbledhja e Bordit të LevizAlbania dhe SDC |
07.11.2017 |
Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Miratimi i listës për të përzgjedhurit në Konkursin e Ideve nga SDC |
08.11.2017 |
SDC + Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Miratimi i listës për projektet e vijueshmërisë (upscale) nga SDC |
24.11.2017 |
SDC + Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
Konkurset e Ideve-Bordi i Granteve |
16.11.2017 22.11.2017 23.11.2017 |
Durrës Kukës Berat |
Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve |
12.01.2018 |
Zyra e LevizAlbania, Tiranë |
II. Procesi
Ky raport është një përmbledhje e hapave të ndjekura nga LevizAlbania që nga hapja e Thirrjes për Aplikime Nr. 4 deri në miratimin e projekteve fituese të kësaj thirrjeje. I gjithë procesi u zhvillua sipas parashikimeve në Dokumentin e Projektit, si dhe në përputhje me Manualin e Granteve.
III. Hapat e Thirrjes
a) Faza e informimit dhe aplikimit
Thirrja për Aplikime Nr. 4 u hap në datën 11 shtator 2017 dhe u mbyll në datën 29 shtator 2017. Thirrja u publikua gjerësisht në faqen e internetit dhe median sociale të LevizAlbania, Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Co-Plan dhe Partnerët Shqipëri.
Thirrja u publikua në 3 (tre) gazeta të përditshme Panorama, MAPO dhe Albania Free Press. Gazeta MAPO ofroi publikimin e thirrjes gjatë gjithë periudhës që thirrja qëndroi e hapur.
Thirrja u publikua gjerësisht dhe në mediat sociale YouTube, Facebook, Instagram dhe Twitter. Një spot i shkurtër prej 45 sekondash u përgatit për thirrjen, që u publikua gjerësisht në mediat sociale ku ka arritur 57,000 shikime. U përgatit edhe një video e shkurtër shpjeguese për drejtimet e thirrjes dhe se si mund të aplikohej në versionin e ri online, e cila u publikua në mediat sociale dhe arriti 42,000 shikime. U përgatit një fletëpalosje e thjeshtë e cila u përdor përgjatë sesioneve informuese për të shpjeguar thirrjen, drejtimet dhe mënyrën e aplikimit.
Gjithashtu, përgjatë kohës kur Thirrja Nr. 4 qëndroi e hapur, Drejtorja Ekzekutive e LA pati shtatë dalje në media përgjatë Sesioneve Informuese në Vlorë, Korçë dhe Shkodër, ku shpjegoi rëndësinë e debateve publike të organizuara në këto tre bashki që u quajtën “Demokracia Vendore dhe Roli i Qytetarëve”.
Eksperti i Medias dhe Komunikimit dha një intervistë në TV Vizion Plus ditën e fundit të thirrjes për të ofruar më shumë informacion për thirrjen dhe për mënyrën e aplikimit online.
Përsa i përket aplikimit për Koncept-Ide, LevizAlbania gjatë kësaj thirrjeje prezantoi aplikimin online si një risi.
LevizAlbania organizoi 3 sesione informuese publike, më konkretisht në Vlorë më datë 13 Shtator 2017, në Shkodër në datën 15 Shtator 2017 dhe në Korçë në datën 18 Shtator 2017, ku morën pjesë 253 pjesëmarrës gjithsej.
Në zbatim të vendimeve të marra pas Rishikimit Afatmesëm të Projektit, këtë herë sesionet informuese u organizuan si një bashkëbisedim në panel me përfaqësues të shoqërisë civile lokale, grantmarrës të LA dhe ekspertë të fushës dhe u quajtën “Demokracia Vendore dhe Roli i Qytetarëve”.
Tabela më poshtë ilustron pjesëmarrjen në secilin sesion informues:
Data |
Vendi |
Pjesëmarrja |
13 Shtator 2017 |
Vlorë |
63 persona |
15 Shtator 2017 |
Shkodër |
66 persona |
18 Shtator 2017 |
Korçë |
124 persona |
LevizAlbania, në datën 20 Shtator 2017 organizoi në Tiranë, një Sesion Informues të veçantë për Drejtimin Nr. 4 të Thirrjes, ku morën pjesë 32 grantmarrës të mëparshëm të LevizAlbania, për të cilët ishte i targetuar ky Drejtim.
Për informimin më të gjerë të publikut dhe të të interesuarve, LevizAlbania në këtë thirrje realizoi edhe një Sesion Informues LIVE/drejtpërdrejt në median sociale Facebook më datën 21 Shtator 2017. Në total, shikueshmëria arriti në 10,622 llogari në FB. Ky sesion ishte një risi.
Për më shumë informacion për Sesionet Informuese, referohuni tek ANEKSI 1.
Në Thirrjen për Aplikim Nr. 4:
- U morën/dorëzuan 349 aplikime nga individë dhe OJF;
- 1 (një) aplikant individ anulloi aplikimin, 2 (dy) aplikantë (1 individ dhe 1 OJF) kanë aplikuar me 2 Koncept Ide - pasi u kontaktuan zgjodhën vetëm njërën prej tyre;
- 25 aplikime u morën për Drejtimin 4 (për këtë Drejtim u aplikua me projekt-propozime të plota);
- Anëtarët e Bordit të LevizAlbania shpallën konfliktin e interesit për disa Koncept-Ide gjatë vlerësimit të tyre dhe në Konkurset e Ideve, që janë pjesë e dosjes për Thirrjen për Aplikime Nr. 4;
- Nuk ka pasur konflikt interesi nga stafi vlerësues i LevizAlbania.
b) Vlerësimi Paraprak
LevizAlbania vlerësoi 346 koncept-ide sipas Drejtimeve 1, 2 dhe 3, si dhe 25 projekt-propozime të plota për Drejtimin 4, bazuar në kriteret përkatëse të vlerësimit, siç parashikon Manuali i Granteve. LevizAlbania në bashkëpunim me Bordin e LevizAlbania dhe SDC përcaktoi/hartoi listën e aplikimeve të kualifikuara, të cilat më pas u miratuan zyrtarisht nga SDC dhe u prezantuan në Konkurset e Ideve.
Të ndarë sipas kategorisë së aplikantëve në bazë të Drejtimeve të Thirrjes Nr. 4 rezultoi se aplikuan:
- Drejtimi 1: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje: 136 aplikantë gjithsej, nga të cilët 68 indvidë dhe 68 OJF.
- Drejtimi 2: Arti dhe inovacioni për të promovuar demokracinë vendore: 90 aplikantë gjithsej, nga të cilët 52 indvidë dhe 38 OJF.
- Drejtimi 3: Transparenca dhe llogaridhënia: 118 aplikantë gjithsej, nga të cilët 45 indvidë dhe 73 OJF.
- Drejtimi 4: Vijueshëmira e projekteve të mëparshme (uspcale): 25 aplikantë gjithsej, nga të cilët 18 OJF dhe 7 individë.
- 2 (dy) aplikime nuk kishin lidhje me Drejtimet e Thirrjes Nr. 4 dhe nuk kishin respektuar formatin e Koncept-Idesë.
Shpërndarja në përqindje e Koncept-Ideve (Drejtimet 1, 2 dhe 3) paraqitet si më poshtë:
c) Tipologjia e koncept-ideve dhe mbulimi gjeografik
Temat më kryesore të aplikimeve |
Nr. |
Transparencë |
19 |
Monitorime shërbimesh (transporti publik, menaxhim i mbetjeve, tregjeve, kopshteve, zjarrfikësit, administrimi i pallateve, etj) |
29 |
PAK |
2 |
Arsimi |
5 |
Menaxhim i Pyjeve dhe Mjedisi |
14 |
Barazia Gjinore |
9 |
Fëmijët |
7 |
Rinia | 25 |
Mosha e tretë | 3 |
Komuniteti Rom/Egjyptian | 4 |
Pjesëmarrje në buxhetim | 4 |
TIK | 24 |
Arti | 46 |
Mbulimi gjeografik:
- 53 nga 61 Bashki të mbuluara;
- 23 aplikime janë në nivel kombëtar.
Shuma totale e kërkuar për aplikimet që kaluan fazën administrative për të 4 Drejtimet ishte 7,151,375 CHF, nga të cilat:
- Drejtimi 1: 1,869.669 CHF;
- Drejtimi 2: 1,225,742 CHF;
- Drejtimi 3: 3,208,220 CHF;
- Drejtimi 4: 847,744 CHF.
III. Vendimi
a) Vendimi për Drejtimin 4
Në fund të procesit të vlerësimit, Bordi i LevizAlbania, në përputhje me ndryshimet e vendosura gjatë Rishikimit Afatmesëm të Projektit dhe si konkluzion i mbledhjes së zhvilluar në datën 24 Tetor 2017 vendosi të dërgojë për miratim tek SDC një listë prej 10 projekt-propozimesh.
Pas shqyrtimit nga SDC, u vendos nëpërmjet komunikimit zyrtar të datës 24 Nëntor 2017, të miratohen 9 projekt-propozime.
BIRN Albania u tërhoq nga aplikimi dhe për këtë drejtim u miratuan 8 projekte.
Për më shumë informacion për listën, referohuni tek ANEKSI I.
b) Vendimi për Drejtimet 1, 2 dhe 3
Në fund të procesit të vlerësimit, Bordi i LevizAlbania, në përputhje me ndryshimet e vendosura gjatë Rishikimit Afatmesëm të Projektit dhe si konkluzion i mbledhjes së zhvilluar në datën 7 Nëntor 2017, ku morën pjesë Bordi i LevizAlbania dhe përfaqësuesi i SDC vendosi:
- Pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një Koncept-Ide/aplikim për të kaluar në fazën e Konkursit të Ideve do të ishte 12 nga 25 në total si për OJF dhe për individët.
- SDC miratoi listën e të përzgjedhurve për Konkursin e Ideve nëpërmjet komunikimit me shkrim të datës 8 Nëntor 2017.
- Koncept-Idetë që e kaluan këtë prag, më pas ju prezantuan Bordit të Granteve, pas miratimit zyrtar nga SDC.
- Të përzgjedhurit për tre drejtimet për të marrë pjesë në Konkursin e Ideve ishin:
-
- Drejtimi 1: total 41 Koncept-Ide: 21 OJF dhe 20 IND - Buxheti i kërkuar: 590,360 CHF;
- Drejtimi 2: total 29 Koncept-Ide: 15 OJF dhe 14 IND - Buxheti i kërkuar: 423,030 CHF;
- Drejtimi 3: total 28 Koncept-Ide: 19 OJF dhe 9 IND - Buxheti i kërkuar: 733,806 CHF.
Bashkëlidhur është Aneksi 3 me listën e plotë të aplikimeve sipas Drejtimeve dhe listën e Koncept- Ideve të përzgjedhura për fazën e Konkursit të Ideve.
IV. Konkursi i Ideve
Konkursi i Ideve ishte një aktivitet i hapur dhe LevizAlbania siguroi që i gjithë procesi i Konkursit të Ideve, të transmetohej drejtpërsëdrejti në faqen e medias sociale të LevizAlbania.
Konkurset e Ideve u zhvilluan në datat 16 Nëntor 2017 në Durrës, në 22 Nëntor 2017 në Kukës dhe 23 Nëntor në Berat. Gjatë 3 ditëve të Konkurseve të Ideve morën pjesë 138 pjesëmarrës.
Shikueshmëria/ndjekshmëria në median sociale FB, ku u transmetuan në kohë reale të tre Konkurset e Ideve, arriti në 10,000 mijë shikime.
Në Konkursin e Ideve ishin ftuar për të prezantuar 98 aplikantë. Ndërkohë, 3 (tre) aplikantë - 1 (një) individ (Z. Gentian Dodi) dhe 2 (dy) OJF (Qendra “Gjenerata e Re” dhe “Egjyptianët e Bashkuar të Shqipërisë1) nuk u paraqitën në Konkursin e Ideve të zhvilluar në Durrës; 3 (tre) aplikantë - 2 (dy) individë (Z. Artin Halili dhe Z. Ferat Mekshi) dhe 1 (një) OJF (Qendra për Ndryshim), nuk u paraqitën në Konkursin e Ideve në Berat. Gjatë 3 ditëve të Konkursit të Ideve, u prezantuan përpara Bordit të Granteve (BG):
- 52 Koncept-Ide nga individë;
- 40 Koncept-Ide nga OJF.
Çdo aplikant prezantoi Koncept-Idenë përpara BG, sipas një minutazhi të barabartë për prezantim prej 5 minutash dhe 5 minuta për pyetje/përgjigjet nga BG. Përpara çdo Konkursi Ideje, anëtarët e BG deklaruan nëse ndodheshin në kushtin e konfliktit të interesit. Në rastet e konflikit të interesit anëtarët e Bordit të Granteve nuk morën pjesë në sesionin e pyetjeve si dhe nuk realizuan vlerësimin për aplikimin. Çdo anëtar i BG dha vlerësimin e tij për secilin aplikant sipas formatit të miratuar në Manualin e Granteve2.
Në fund të çdo Konkursi, Bordi i Granteve zhvilloi një takim në të cilin u bë mbledhja e pikëve për çdo aplikant dhe u hartua renditja e aplikantëve bazuar në mesataren aritmetike të vlerësimeve të bëra nga secili anëtar. Pas zhvillimit të 3 Konkurseve të Ideve, u rekomanduan me kusht për plotësimin e projekt-propozimit të plotë 45 aplikantë nga të cilat 26 aplikantë ishin OJF dhe 19 aplikantë ishin individë. Sipas Drejtimeve:
- Drejtimi 1: total 19 (11 OJF & 8 IND);
- Drejtimi 2: total 14 (6 OJF & 8 IND);
- Drejtimi 3: total 12 (9 OJF & 3 IND).
V. Dorëzimi i Projekt Propozimeve të Plota
Pas përzgjedhjes me kusht të aplikantëve nga Konkursi i Ideve, stafi i LevizAlbania-s organizoi dy Sesione Udhëzimi me aplikantët e miratuar me kusht. Një nga Sesionet e Udhëzimit u organizua me aplikantët e miratuar me kusht për Drejtimin Nr. 1 dhe Nr. 2 dhe sesioni tjetër për aplikantët e miratuar me kusht për Drejtimin Nr. 3.
Sesionet e Udhëzimit u organizuan në datën 1 Dhjetor 2017 dhe morën pjesë 58 pjesëmarrës gjithsej, 39 pjesëmarrës për Drejtimet Nr. 1 dhe Nr. 2 dhe 19 pjesëmarrës për Drejtimin Nr. 3. Afati për dorëzimin e aplikimeve të plota, së bashku me dokumentacionin e kërkuar ishte 11 Dhjetor 2017. 3 (tre) aplikantë të miratuar me kusht u tërhoqën në këtë fazë. Më konkretisht u tërhoqën:
- DMO Kukës (OJF) - Drejtimi 2;
- Namik Ajazi (IND) - Drejtimi 2;
- ACLI IPSIA (OJF) - Drejtimi 1.
Pas marrjes së projekt propozimeve të plota, ekipi i LA vlerësoi secilin projekt për reflektimin e komenteve të Bordit të Granteve si dhe duke bërë një analizë të buxhetit përkatës, duke i rekomanduar Bordit miratimin ose jo të projektit, si dhe buxhetin përkatës.
VI. Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve
Mbledhja Përfundimtare e Bordit të Granteve u zhvillua në 11 Janar 2018 dhe pas analizës u vendos në unanimitet që:
- Të miratohen 41 projekte në total;
- 1 projekt, ai i paraqitur nga OJF-ja Qëndresa Qytetare nuk u miratua.
Të gjitha vendimet e Bordit të Granteve u administruan në Minutat e Takimit (miratuar në datën 12.01.2018), të cilat janë pjesë integrale e këtij Raporti. Lista përfundimtare e aplikantëve të miratuar ju dërgua Ambasadës së Zvicrës për aprovim në datën 12.01.2017. Kjo listë u konfirmua nga Ambasada në datën 15 Shkurt 2018. (Bashkëlidhur lista e projekteve fituese). Sipas Drejtimeve u miratuan:
- Drejtimi 1: total 17 (9 OJF & 8 IND);
- Drejtimi 2: total 12 (5 OJF & 7 IND);
- Drejtimi 3: total 12 (9 OJF & 3 IND).
VII. Analizë për aplikimet fituese
Në vijim është një analizë për 41 projektet fituese sipas vendimit të Bordit të Granteve.
Drejtimi 1 mbulon 13 bashki, nga të cilat bashkia Poliçan, bashkia Fushë-Arrëz dhe bashkia Tropojë mbulohet për herë të parë nga projektet e LevizAlbania. Grafiku në vijim ilustron shpërndarjen gjeografike për këtë Drejtim.
Drejtimi 2 mbulon 15 bashki, nga të cilat bashkia Devoll mbulohet për herë të parë nga projektet e LevizAlbania. Grafiku në vijim ilustron shpërndarjen gjeografike për këtë Drejtim.
Drejtimi 3 mbulon 22 bashki, nga të cilat bashkia Kurbin, Bashkia Krujë, Bashkia Has dhe Bashkia Pustec mbulohen për herë të parë nga projektet e LevizAlbania. Grafiku në vijim ilustron shpërndarjen gjeografike për këtë Drejtim.
Drejtimi 4 mbulon 17 bashki, nga të cilat bashkia Delvinë mbulohet për herë të parë nga projektet e LevizAlbania. Një nga projektet është në nivel kombëtar. Grafiku në vijim ilustron shpërndarjen gjeografike për këtë Drejtim.
ANEKS 1
Informacion përmbledhës mbi sesionet informuese të thirrjes nr. 4 - Shtator 2017
Në kuadër të Thirrjes Nr. 4, u zhvilluan 5 sesione informuese përkatësisht:
Tre sesione në formën e debateve publike “Demokracia vendore dhe roli i qytetarëve” në qytetet:
- Vlorë, në datën 13 Shtator 2017;
- Shkodër, në datën 15 Shtator 2017;
- Korçë, në datën 18 Shtator 2017.
Dy sesione:
- Sesion drejtpërdrejt, LIVE në FB në datën 21 Shtator 2017
- Tiranë, sesion për Drejtimin 4 - vazhdimësia, në datën 22 Shtator 2017.
Për të tre rajonet ku u zhvilluan debatet publike u hartua një plan mediatik lokal ku u shpall njoftimi për secilin prej debateve publike duke i dedikuar mesatarisht 5 deri në 6 ditë secilit qytet:
Shkodër: Tv Channel 1 – TV Kukësi
Vlorë: TV Vlora 6+1 Channel (Vlorë) – TV Joni (Sarandë) – TV Apollon (Fier)
Korçë: RTV Korca
Njëkohësisht u zhvilluan fushata promovuese në mediat sociale Facebook, Twitter & Instagram për zhvillimin e “Debateve Publike” (sesionet informuese). Fushata në median sociale Facebook u ndërtua dhe u drejtua për audiencën sipas rajoneve të zhvillimit të debateve publike.
Ndërkohë që e njëjta proçedurë u ndoq edhe në rrjetin social Instagram ku çdo event (debat publik) pati një postim të dedikuar dhe sponsorizuar, përfshirë dhe instrumentin “InstaStory”. Për një informim sa më të mirë të publikut u realizuan tre video informuese, si më poshtë:
Video informuese:
- Video e Thirrjes Nr. 4 (45 sec);
- Video e Drejtimeve të Thirrjes Nr. 4 (45 sec);
- Video e Aplikimit OnLine (4 min).
Pjesëmarrja në debatet e realizuara ishte si më poshtë vijon3:
Qyteti |
Numri Total |
OJF |
Individë |
Vlorë |
63 |
47 |
16 |
Shkodër |
66 |
42 |
24 |
Korçë |
124 |
19 |
105 |
Duhet theksuar se përsa u përket individëve që morën pjesë në këto sesione informuese kanë qenë studentë, mësues, pedagogë, gazetarë, artistë, etj.
Të tre sesionet informuese nisën me prezantimin e projektit dhe drejtimeve të thirrjes Nr. 4 nga Drejtorja Ekzekutive e LA. Më pas vijuan diskutimet e ekspertëve të panelit, të cilët sollën eksperiencën e tyre në raport me ligjet që lidhen me pushtetin vendor, të drejtën e informimit, dëgjesave publike, si dhe eksperienca të suksesshme të grantmarrësve të LA.
Pas pjesës së referimeve të ekspertëve dhe përfaqësuesve të LevizAlbania, të pranishmit ngritën problematika të ndryshme të komuniteteve të tyre, shqetësime dhe paqartësi lidhur me funksionimn e pushtetit vendor dhe efektet e reformës territoriale.
Pyetjet kryesisht u fokusuan edhe tek forma e re e aplikimit online, për mundësitë e bashkëpunimit me pushtetin vendor, nismat konkrete që mund të ndërrmarin në raport me problematikat e ngritura mbi çështje që lidhen me arsimin, bujqësinë, peticionet, etj nëpërmjet aplikimit me koncept ide në thirrjen Nr. 4. Më konkretisht këto problematika në secilin nga debatet kishin të bënin me:
Vlorë – 13 shtator 2017
- Përzgjedhjen e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak nga partitë politike dhe faktin që ata nuk kanë lidhje me qytetarët dhe nuk mund t’i përfaqësojnë ata, duke vënë theksin tek defiçenca e demokracisë vendore;
- Punësimin e të rinjve dhe se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim;
- Problemin e integrimit të grave dhe vajzave në jetën e komunitetit në zona rurale ose pjesërisht rurale, siç ishte rasti i Orikumit;
- Kujdesin që duhet të ketë bashkia dhe qytetarët për kafshët endacake dhe se si mund të bashkëpunohet me organizatat dhe me qytetarët për mbrojtjen e kafshëve;
- Zhvillimin e artit dhe natyrën e drejtimit 2 të thirrjes;
- Mënyrën e aplikimit dhe mbështetjen ndaj grupeve të të rinjve si grupime të pa zyrtarizuara;
- Partneritetin midis aktorëve të ndryshëm në aplikim dhe si ky partneritet mund të funksionojë bazuar tek udhëzimet e Thirrjes Nr.4 si për grantmarrës të mëparshëm dhe për aplikantë të rinj;
- Mënyrën e aplikimit online.
Shkodër – 15 shtator 2017
- Aplikimet e organizatave që kanë degët e tyre në bashki të tjera (degë në Shkodër konkretisht, por selia qëndrore është në Tiranë);
- Sjelljen në vëmendje të situatës së vajzave dhe grave në zonat e thella malore të Shkodrës, e cila shihet si emergjente sidomos në lidhje me ushtrimin e të drejtës së votës. Për këtë arsye është sugjeruar të ketë më shumë ndërhyrje informuese;
- Organin vendimmarrës për miratimin e projekteve dhe nëse është e përfshirë bashkia në këtë organ;
- Reformën territoriale që ka sjellë sfida për bashkitë e reja, sidomos për këshillat bashkiakë dhe ngritja e shqetësimit se shihet si e nevojshme të ndryshohet ligji për përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit bashkiak, të cilët nuk mund t’i lihen vetëm partive politike pasi cilësia e tyre në pjesën dërrmuese është shumë e dobët. U kërkua rishikimi i mënyrës se si mundësohet kryerja e funksioneve të këtyre të zgjedhurve;
- Mundësinë që LevizAlbania të mbështesë më tej projektet e suksesshme edhe përtej 12 muajve (afateve kontraktuale);
- Mundësinë që LevizAlbania të financojë organizata edhe të komuniteteve rome-egjyptiane, pasi në zona si Lezha, këto grupe nuk gjejnë ndihmë.
Korçë – 18 shtator 2017
- Mbështetjen e komuniteteve Rome dhe Egjyptiane, sidomos në fushën e arsimit dhe rolit që luan DAR në këtë aspekt si dhe problemet e punësimit dhe strehimit;
- Partneritetin midis aktorëve të ndryshëm;
- Mundësinë e rishikimit të rolit të anëtarëve të këshillit bashkiak, në mënyrë që të ketë një lidhje midis tyre dhe komuniteteve që përfaqësojnë;
- Aplikimin online dhe mënyrën e realizimit të tij;
- Buxhetimin dhe rregullat financiare.
Sesion Informues LIVE/Drejtpërdrejt në Facebook
Në datën 21 shtator 2017, nga ora 10.30-11.50 stafi i LevizAlbania ishte LIVE/drejtpërdrejt në FB për t’ju përgjigjur pyetjeve nga të interesuarit. Pyetjet kishin të bënin përgjithësisht me:
- Mënyrën e aplikimit online;
- Dokumentacionin e kërkuar që shoqëron koncept-idenë si OJF/Individ;
- Partneritetin midis OJF-ve dhe individëve;
- Mënyrën e buxhetimit dhe rregullat financiare.
Gjatë këtij sesioni, u informua audienca edhe për instrumentin e Reagimit të Shpejtë (Rapid Response) si një nga mjetet që janë në dispozion të aktorëve të ndryshimit.
- Gjatë transmetimit LIVE në FB piku i shikuesve ishte 58;
- Në total nga video që zgjati 01:19:44 është parë nga 10,622 llogari në FB;
- Totali i minutave të konsumuara për të parë videon është 7,127;
- Sesioni LIVE FB gjeneroi 59 pyetje/komente nga ndjekesit;
- Vendi me më shumë ndjekës live dhe jo: (shiko statistikat).
Pasqyrimi në median lokale i Debateve Publike: Shkodër: https://www.youtube.com/watch?v=ZvovdZpY6Z8
Vlorë: https://www.youtube.com/watch?v=TdsBjKZ6h8c&t=1s
Materialet janë postuar edhe në median sociale FB të projektit dhe janë në arkivën e kanalit në YouTube.
Sesionin Informues - Drejtimi Nr. 4 - Thirrja Nr. 4
Ky sesion informues ka pasur në fokus grantmarrësit e Thirrjes 1, Thirrjes 2 dhe Thirrjes 3 që parashikonin të mbyllnin projektet brenda muajit Tetor 2017. Përveç njoftimit të bërë në udhëzimin e drejtimit 4, një email ju është dërguar të gjithë këtyre grantmarrësve. Sesioni Informues u organizua në datën 20 Shtator 2017. Morën pjesë 32 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave dhe individë grantmarrës të mëparshëm. Diskutimet e pjesëmarrësve kishin të bënin me dy kategori kryesore:
- Vështirësitë e realizimit të bashkëpunimit ndërmjet partnerëve grantmarrës të mëparshëm të LevizAlbania, pasi ekzistonte tendenca që secili mund të vinte me një projekt më vete;
- Kufizimet në vendimmarrjen e tyre për të qenë partner apo aplikant kryesor për këtë drejtim dhe drejtimet e tjera të Thirrjes Nr. 4 për Aplikime.
Çështjet kryesore që u mbuluan nëpërmjet pyetjeve të bëra nga të pranishmit kishin të bënin me:
- Bashkëpunimin financiar të organizatave, nëse do të kishte nënkontraktim të organizatës kryesore aplikante me organizatën partnere;
- Nëse partnerititet e OJF do të duhet të ishin vetëm me OJF, apo nëse mund të kishte dhe partneritet me individë;
- Nëse një organizatë apo një individ, mund të ishte partner në një projekt në drejtimin 4 dhe nëse mund të aplikonte në drejtimet e tjera (1 dhe 2). (kjo pyetje u bë të paktën tre herë);
- Nëse partneri i një projekt-propozimi në drejtimin 4, mund të ishte dhe aplikant kryesor me një tjetër projekt-propozim brenda këtij drejtimi;
- Nëse organizatat apo individët që e kanë afatin e përfundimit të projektit në tetor, mund të aplikonin për drejtimin 4;
- Pati një shqetësim për afatin e shkurtër të thirrjes, pasi ky drejtim kërkonte më shumë punë në karahasim me drejtimet e tjera nga ana e grantmarrësve të mëparshëm.
LevizAlbania sqaroi qartësisht rregullat dhe proçedurat duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të ngritura. Gjithashtu, gjatë Sesionit Informues një theks i veçantë u tregua dhe për realizimin e vizibilitetit të aktiviteteve të projekteve nga vetë aplikantët si psh: përgatitja e një plani të detajuar vizibiliteti në projekt-propozim dhe në buxhet, debate televizive, artikuj PR, përfshirja e medias lokale dhe asaj qëndrore, (përfshirë dhe median sociale) dhe evente publike me pjesëmarrje mediatike. Në përfundim të sesionit informues, stafi i LevizAlbania sqaroi më tej pjesëmarrësit në takime kokë më kokë, sipas kërkesave të tyre.
ANEKS 2
LISTA E MIRATUAR E PROJEKTEVE TË VIJUESHMËRISË (UPSCALE)
Nr. |
Lloji |
Emri i Aplikantit |
Titulli i Aplikimit |
Zona e Zbatimit |
Kohëzgjatja (muaj) |
Shuma (CHF) |
Komente |
1 |
OJF |
Eco-Albania |
Angazhimi i Komunitetit - Tregues i Integrimit ne Vendim marrje AKTIV II |
Tiranë, Kukës, Tepelenë, Shkodër dhe Përrenjas |
14 |
34,000 |
|
2 |
OJF |
Instituti Shqiptar i Shkencave |
Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike |
Kombetar |
15 |
40,000 |
|
3 |
IND |
Grupi Ata |
Projekti 24601 (vazhdim i “Të mjerëve” Viktor Hygo) |
Kamëz |
12 |
15,200 |
|
4 |
IND |
Gentjan Hajdari/ Bordi Rinor Këshillimor Vorë |
“ Luaj për demokracinë ” |
Vorë |
11 |
12,300 |
|
5 |
OJF |
Forumi i Mendimit të Lirë |
“Advokimi dhe nxitja e qytetarëve dhe medias, për të marrë pjesë në qeverisjen vendore dhe llogaridhënien e saj, për të ushtruar presion në realizimin e premtimeve elektorale” |
Tiranë, Elbasan, Krujë, Gramsh, Lezhë, Burrel, Vlorë, Selenicë |
12 |
40,000 |
|
6 |
OJF |
Një Zë i Barabartë Rom dhe Egjiptian në Komunitetin Vlonjat + Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome |
Aktivizëm qytetar për lobim dhe advokaci për problemet e strehimit dhe bursave të studimit për komunitete rome dhe egjiptiane në Bashkinë Elbasan dhe Vlorë |
Elbasan dhe Vlorë |
12 |
31,000 |
|
7 |
OJF |
Together for Life |
Rrjeti "Leviz per kopshtin tim" |
Pogradec, Sarandë, Delvinë, Tiranë |
15 |
37,000 |
|
8 |
OJF |
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – BIRN Albania |
Forcimi i transparencës vendore nëpërmjet medias dhe të dhënave të hapura |
Kombetar |
14 |
33,492 |
Tërhequr nga aplikimi |
9 |
OJF |
Infinit + |
Pushtetari përballë qytetarit |
Tiranë |
12 |
41,000 |
1 Shoqatës “Egjyptianët e Bashkuar të Shqipërisë” ju ofrua mundësia të prezantonte edhe në Kukës, por nuk u paraqit.
2 Në dosjen përkatëse gjenden vlerësimet dhe konflikti i interesit për anëtarët e Bordit të Granteve
3 Pa përfshirë në këtë numër panelistët dhe mediat