Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – Rasti i LevizAlbania

Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – Rasti i LevizAlbania

Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – rasti i projektit LevizAlbania

Përmbledhje

Ky artikull përpiqet të analizojë dhe shpjegojë tiparet e mbështetjes së LevizAlbania ndaj individëve dhe grupeve informale. Duke dhënë edhe një dimension teorik dhe të mbledhjes së përvojave në këtë fushë, punimi jep një pasqyrë të dallimeve midis grupeve formale dhe informale, duke u ndalur edhe tek impakti që ka ndërveprimi midis tyre tek pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar. Për këtë qëllim një skemë përmbledhëse prezantohet me qëllim një strukturim më të dobishëm të diskutimit mbi tematikën. Artikulli ndalet më konkretisht edhe tek përvoja e LevizAlbania me mbështetjen ndaj individëve dhe grupeve informale, duke shpjeguar shkurtimisht karakteristikat, aspektet pozitive si dhe vështirësitë e hasura. Në fund, artikulli përmbledh dhe liston disa rekomandime kyçe që mund t'i shërbejnë vetë individëve dhe grupeve informale, por sidomos edhe partnerëve zhvillimorë dhe mbështetësve të nismave e projekteve që do të propozohen në të ardhmen.

Hyrje

Qëllimi i këtij artikulli është të shpjegojë dhe analizojë përfshirjen e individëve dhe grupeve informale në demokratizimin e vendit, me fokus mbështetjen e LevizAlbania ndaj këtyre aktorëve të shoqërisë. Në kontekstin e shoqërisë shqiptare, kjo qasje e LevizAlbania ka qenë inovative duke sjellë një risi që ka ndikuar gradualisht edhe tek projektet apo partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Kjo strategji, nga një anë ka rritur ndjeshëm shtrirjen horizontale të ndikimit dhe mbështetjes së LevizAlbania në vend, duke arritur edhe në zona e sektorë jo lehtësisht të identifikueshëm nga mbështetësit e shoqërisë civile apo edhe të demokratizimit në përgjithësi. Nga ana tjetër, kjo qasje ka eksploruar edhe më vertikalisht komunitetet dhe shoqërinë shqiptare, duke gërmuar midis individëve dhe grupimeve aktive dhe me potencial për të ndikuar në zhvillimin e projekteve me impakt.

Për këtë arsye, pas ciklit të gjatë të eksperiencës së LevizAlbania në vend, bëhet e nevojshme një analizë për të kuptuar dinamikat e mbështetjes ndaj kësaj kategorie të veçantë e të rëndësishme në Shqipëri. Në radhë të parë, artikulli shpjegon shkurtimisht dallimet midis shoqërisë civile formale dhe informale, duke u ndalur tek literatura ekzistuese dhe gjetjet nga analiza të mëparshme, që kanë ndihmuar edhe në teorizimin e kësaj fushe. Këtu do të përpiqemi të shpjegojmë dhe karakteristikat kryesore të angazhimit të grupeve informale përkundrejt organizatave klasike të shoqërisë civile, sidomos duke u ndalur tek rëndësia që ka ndërveprimi i secilës palë me institucionet dhe me njëra tjetrën.

Më pas, eksperienca specifike e LevizAlbania me individët dhe grupet informale do të jetë në qendër të seksionit vijues. Siç u theksua, në këtë qasje LevizAlbania ka qenë pioniere dhe ka hapur rrugën për përfshirjen, angazhimin dhe fuqizimin e grupimeve jashtë kornizës së zakonshme të ndërveprimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Në këtë kuadër artikulli përpiqet të shpjegojë eksperiencën konkrete të LevizAlbania në këtë drejtim, duke u ndalur sidomos edhe tek mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira të identifikuara. Duke u bazuar kryesisht në rezultatet konkrete, ky seksion trajton edhe pengesat e hasura dhe vështirësitë në ndërveprimin dhe mbështetjen e këtyre grupeve.

Në mbyllje, artikulli ndalet tek disa përfundime dhe rekomandime konkrete në lidhje me rolin e grupeve informale dhe specifikat e mbështetjes së tyre për demokratizimin e vendit. Këto rekomandime bazohen tek analiza e kryer nga teoria dhe akumulimi i eksperiencës së deritanishme, sidomos nga praktika e LevizAlbania.

Veçoritë dhe rëndësia e përfshirjes së individëve dhe grupeve informale

Pjesëmarrja dhe angazhimi i shoqërisë civile, në kuptimin e gjerë të saj, njihet tashmë si element shumë i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e shkallës së demokratizimit të vendeve. Vetëorganizimi i shoqërisë dhe komuniteteve për të mbështetur ide të caktuara, për të mbrojtur apo kërkuar të drejta, e për të sjellë ndryshime në politikat publike, ndihmon shumë në pasurimin e jetës publike dhe ndikon në rezultate më të mira dhe të qëndrueshme të qeverisjes. Kjo kategori e shoqërisë paraqet formate të shumëllojshme, ku të gjitha kanë rolin dhe kontributin e tyre, duke prezantuar struktura dhe mënyra organizimi të ndryshme, por edhe duke përdorur mjete dhe strategji të ndryshme.

Në vendet e zhvilluara prania e grupeve informale dhe individëve aktivë në shoqëri është e hershme, duke përfaqësuar një tendencë në rritje, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të dekadave të fundit dhe agjendës së globalizimit. Nevoja për aktivizëm dhe aleanca të ndryshme përtej kufijve shtetërorë, ka kërkuar një fleksibilitet dhe lirshmëri angazhimi e veprimi që tejkalon formatet klasike të organizatave të shoqërisë civile. Megjithatë, në rastin e Shqipërisë këto eksperienca kanë qenë më sporadike dhe nuk kanë përbërë një zhvillim konsistent dhe të njëtrajtshëm në territor. Këtu u fut suksesshëm edhe strategjia e LevizAlbania duke sjellë një ndryshim të dinamikave në komunitete me anë të mbështetjes direkte në aksionet dhe projektet e tyre.

Ndryshe nga organizata e shoqërisë civile, shoqëria civile informale, siç përcaktohet në literaturë, përbëhet nga rregulla dhe aleanca më pak të përcaktuara dhe më pak të dukshme. Ky term u referohet elementeve më të organizuar të komuniteteve, lehtësisht të identifikueshme nga të brendshëm, por shpesh të padukshëm për ata nga jashtë. Rregullat e shoqërisë civile informale nuk shndërrohen aq shpesh në rregulla formale dhe përcaktuese të angazhimi publik, sa ato në shoqërinë civile formale. Dallimet në mënyrën e organizimit dhe të strukturimit janë elementi kryesor në ndarjen midis dy kategorive.

Një element tjetër i rëndësishëm është edhe fakti që, historikisht, vëmendja më e madhe i kushtohet shoqërisë civile formale, karakteristikave të saj si dhe marrëdhënies së saj me shtetin. Pavarësisht nga roli i saj kyç në përshtatjen e jetesës, shoqëria civile joformale përgjithësisht është e margjinalizuar dhe ka qenë shumë pak në fokus të studimeve dhe analizave. Ndërkohë që për atë formale kemi një literaturë të gjerë dhe një bazë teorike të zhvilluar, për atë informale ka shumë pak punë studimore të bërë dhe përfundimet e nxjerra janë shpesh jo shteruese. Kjo kategori është gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë për të vëzhguar, matur ose bërë përgjithësime në lidhje me shoqërinë civile joformale, dhe për këtë arsye ka mbetur në hije. Megjithatë, secili komponent ka rolin e vet domethënës në shoqëri, siç përmblidhet në figurën më poshtë, e prandaj është shumë e rëndësishme të analizohet gjerësisht kjo fushë.

INdivided

Së pari, shoqëria civile, në përkufizimin e vet të gjerë, ndërvepron me pjesën e paorganizuar të komunitetit (qytetarët) nga një anë, si dhe me institucionet në anën tjetër. Këto dy ndërveprime kanë specifikat e tyre dhe kërkojnë natyrë tjetër angazhimi dhe qasjeje. Kështu, puna me institucionet kërkon strukturë formale, organizim dhe procese të standardizuara. Në këtë kuadër edhe menaxhimi i njohurive bëhet më i nevojshëm. Kjo pikëndërpreje midis shoqërisë dhe institucioneve gjeneron edhe formimin e organizatave të shoqërisë civile, sipas fushave të angazhimit. Avantazhi i kësaj kategorie është aftësia teknike për të kuptuar dhe folur gjuhën e institucioneve, si dhe kapaciteti për aksione të strukturuara dhe të organizuara.

Nga ana tjetër, kur shoqëria civile gjerësisht ndërvepron me qytetarët dhe komunitetin e paorganizuar, gjenerohen shpesh edhe xhepa të shoqërisë civile informale apo incentivohen edhe individë me prirje të spikatur për angazhim dhe aktivizëm, siç shfaqet edhe në figurën më lart. Ky është edhe roli i rëndësishëm që ka luajtur edhe LevizAlbania, duke funksionuar si organizatë që ka mbështetur dhe incentivuar daljen e këtyre grupimeve nga statusi i komunitetit të gjerë, tek ai i grupimeve informale të angazhuara. Kjo lidhje midis këtyre dy sferave është tepër i rëndësishëm pasi të dyja hapësirat ndihmojnë njëra tjetrën dhe forcojnë demokratizimin. Nga një anë, shoqëria civile përfiton më shumë legjitimitet përfaqësimi dhe të dhëna nga terreni, duke përmirësuar rezultatet e punës së vet dhe fuqinë e aksioneve, me një përfshirje më të gjerë. Nga ana tjetër, komuniteti dhe qytetarët përfitojnë nga eksperienca e organizatave të shoqërisë civile dhe kanë mundësi të mësojnë aftësi dhe instrumenta për të bërë betejat e tyre me institucionet. Ky proces socializimi dhe transferimi njohurish shërben edhe për të aftësuar individët për të mobilizuar edhe grupe/individë të tjerë për kauzat e tyre. Ky ndërveprim shërben edhe për të krijuar atë që në literaturë quhet shoqëri civile informale (shiko figurën).

Për sa i përket ndërveprimit me institucionet, shoqëria civile, në kuptimin e gjerë, kalon nëpërmjet një strukturimi të domosdoshëm duke u kanalizuar në organizata të shoqërisë civile, që bëhen edhe pala dialoguese me strukturat shtetërore dhe politikëbërësit. Pikëprerja midis institucioneve dhe shoqërisë civile ka nevojë për aktorë të formalizuar, që kuptojnë gjuhën e shtetit dhe politikave publike e mund të përfshihen efektivisht në proceset institucionale. Për këtë arsye, roli i këtyre organizatave shpesh merr trajtën e ndërmjetësuesit dhe mundësuesit të përçimit të zërit të komuniteteve tek marrja e vendimeve. Nga ana tjetër, njihen edhe plot raste kur komuniteti ndërvepron në mënyrë të drejtpërdrejtë me institucionet, duke prodhuar elita apo liderë të komunitetit. Këta individë që përfaqësojnë një komunitet jo të strukturuar e të mirëorganizuar, kanë shpesh aftësitë dhe krijojnë hapësirën për të ngritur zërin për llogari të zonës apo fushës ku bëjnë pjesë. Këto praktika rezultojnë të dobishme për tematika shumë specifike, por humbasin efektshmërinë nëse synojnë aktivizëm të përgjithshëm.

Së fundi, formati ideal i kombinimit të ndërveprimit midis aktorëve shtetërorë, shoqërisë civile dhe komuniteteve sjell edhe pjesëmarrje efektive. Ndërthurja e aksioneve midis tre komponentëve sjell në këtë tablo cilësitë dhe veçoritë e secilës palë, duke kontribuar në rritje të gjithë përfshirjes dhe në dialog të strukturuar por edhe përfaqësues midis tyre. Këtë qasje e ka adoptuar shpesh strategjikisht edhe LevizAlbania, sidomos në thirrjet ku kërkohej angazhimi i grupimeve vendore apo individëve, me organizata të shoqërisë civile, për të adresuar çështje të caktuara tek autoritetet vendore.

Pavarësisht se skema e mësipërme e paraqitur në grafik përmbledh dinamikat dhe rezultatet e ndërveprimit midis palëve, ka edhe disa cilësi pozitive shtesë që individët dhe grupet informale sjellin në fushën e angazhimit publik dhe demokratizimit. Së pari, këto aktorë sjellin një qasje horizontale duke mbuluar me shumë territor dhe më shumë sektorë seç mund të bëjnë organizatat e shoqërisë civile. Këto të fundit, e kanë zakonisht të përcaktuar në statut fushën e veprimit dhe shpesh kufizojnë aktivitetet e tyre edhe nga pikëpamja e zonës gjeografike. Ndërkohë që grupet informale dhe individët paraqesin disa avantazhe në këtë drejtim. Së dyti, krahas komponentit horizontal, grupet informale kanë karakteristike edhe fluiditetin në veprimtarinë e tyre. Ndërkohë që organizatat kanë struktura dhe procese të standardizuara, të diktuara shpesh edhe nga nevoja e angazhimit në projekte të caktuara dhe rregulloret e tyre përkatëse, grupet informale mund të përshtaten më lehtë me nevojat e terrenit dhe ndryshimet e mundshme të tematikës që synojnë të adresojnë. Së fundi, qasja e grupeve informale është shumë më praktike, duke angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në nismat dhe veprimet. Ndërsa organizatat kanë si funksion të mobilizojnë, fuqizojnë dhe organizojnë komunitetet, individët dhe grupet informale kanë një qasje më të lidhur me terrenin dhe me impaktin e drejtpërdrejtë.

Pavarësisht avantazheve, grupet informale dhe individët aktivistë paraqesin edhe disa kufizime dhe vështirësi. Edhe pse grupet informale mund të bazohen në një larmi të gjerë anëtarësh rreth një çështjeje, kjo mund të krijojë konflikte dhe mosmarrëveshje që më pas fryhen dhe minojnë përpjekjet e mobilizimit. Pikërisht një nga pikat e forcës së tyre, fleksibiliteti dhe mungesa e një strukture të ngurtë, përmban edhe pika të dobëta nga ky këndvështrim. Gjithashtu, grupet informale e kanë shumë të vështirë të bëjnë koalicione strategjike me grupe të tjera duke pasur parasysh vështirësinë e marrjes së vendimeve kolektive. Kjo e dobëson potencialin dhe impaktin e aktivizimit të tyre, duke mos mobilizuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet të nevojshme. Për më tepër, grupet informale kanë edhe më pak akses në dialogun me politikëbërjen duke u shfaqur edhe shumë të shkëputur nga forume të mundshme dhe konsultime publike të strukturuara.

Eksperienca dhe mësimet e nxjerra nga LevizAlbania

Në vizionin dhe strategjinë e vet, LevizAlbania ka patur një qasje gjithëpërfshirëse për sa i përket mbështetjes së gjithë aktorëve të shoqërisë, duke përfshirë edhe individët dhe grupet informale. Kjo risi, siç u prezantua më lart, ka sjellë disa zhvillime interesante duke sjellë impakt dhe incentivuar aktivistë nga të gjitha zonat e vendit. Përgjatë gjithë aktivitetit me shoqërinë civile në Shqipëri, LevizAlbania, gjatë këtyre tetë viteve, ka mbështetur gjithsej, nëpërmjet instrumentit të Thirrjes për Aplikime dhe Reagimit të Shpejtë, 76 individë dhe 25 grupe informale, me grante për projekte të realizuara në zonat e tyre. Nga eksperienca e akumuluar pas gjithë thirrjeve dhe projekteve të aplikuara, ka disa elementë që e kanë bërë këtë praktikë të rëndësishme për rritjen e angazhimit qytetar, edhe jashtë kontekstit të organizatave të shoqërisë civile.

Së pari, konkursi i ideve përbën një nga komponentët më të dobishëm për aftësimin por dhe rritjen e besimit të individëve të angazhuar dhe grupeve informale tek aktivizmi. Gjatë këtyre sesioneve, individët janë vënë në kontakt me të tjerë aktivistë, kanë mundur të dëgjojnë dhe mësojnë ide të reja, si dhe janë aftësuar në lidhje me prezantimin dhe advokimin për betejat e tyre. Pa i strukturuar në mënyrë tepër të ngurtë, konkursi ka mundur të japë hapësirë për individë dhe ide të shumëllojshme, duke rritur edhe vizibilitetin e tyre. Gjithsej, llogaritet që rreth 203 individë dhe 47 grupe informale kanë marrë pjesë dhe kanë prezantuar në konkurset e ideve.

Së dyti, nga pikëpamja e zbatimit të projekteve, një tjetër praktikë shumë e dobishme ka qenë edhe mundësia e mentorimit të individëve dhe grupeve informale, si pjesë përbërëse e projektit. Kjo qasje ka rezultuar si e nevojshme për disa aspekte. Procesi i të mësuarit mbi planifikimin, mobilizimin dhe advokimin i ka shërbyer individëve në aftësimin e tyre, e për rrjedhojë ndikon në rritjen e qëndrueshmërisë dhe vazhdueshmërisë së aktivizmit të tyre. Gjithashtu, ky proces edhe socializimi dhe mobilizimi më efektiv, ka ndihmuar edhe në rritjen e vizibilitetit dhe shkallës së mobilizimit në komunitet. Duke qenë se një nga pikat e dobëta e grantmarrësve individë ka qenë shpesh mungesa e eksperiencës me projektet dhe pamundësia për të përmbushur aspektet administrative dhe burokratike, prania e një mentori ka qenë një gjetje me rëndësi, për të garantuar mbarëvajtjen dhe impaktin e synuar të projektit. Të gjitha projektet e zbatuara nga individë dhe grupe informale kanë përfituar nga mentorimi duke bërë të mundur kështu që shumica e tyre të arrijë objektivat dhe rezultatet e përcaktuar në projekte.

Së treti, angazhimi në projekte të strukturuara, i ka ndihmuar individët që të njihen me qasje të reja dhe të përftojnë nga të menduarit strategjikisht në lidhje me objektivat e synuara. Duke i lënë atyre lirshmërinë e përzgjedhjes së metodave dhe përshtatjen me kontekstin, është mundësuar që ndërkohë të pajisjen me njohuri të domosdoshme mbi funksionimin e institucioneve, donatorëve, organizatave, etj. Kjo do t'u shërbejë afatgjatë në angazhimin e tyre duke i ndihmuar për të rritur efikasitetin e aksioneve të ndërmarra. Gjithashtu, marrja pak nga mendësia e projekteve, edhe pse rrit strukturimin, ndikon edhe në menaxhim më të mirë të punëve që ata kryejnë në komunitet.

Të tre këto elementë kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe me vlerë si në formimin e tyre individual ashtu edhe në atë professional duke i shtuar aftësi të nevojshme që mund të përdoren në vijimësi në iniciativa të tjera të ngjashme.

Një mësim tjetër i nxjerrë nga kjo eksperiencë e LevizAlbania është edhe përfshirja e grupimeve informale dhe individëve në platforma informimi dhe diskutimi mbi tematika të ndryshme që lidhen me demokracinë lokale duke ofruar kështu një informacion të gjerë më anë të shembujve konkretë. Janë organizuar rreth 16 platforma informimi dhe diskutimi të cilat kanë rezultuar të suksesshme jo vetëm në thellimin e njohurive dhe njohjen e instrumentave të ndryshëm (sic janë psh peticionet on-line; platforma vullnetarizëm.al etj) por edhe në rrjetëzimin e tyre në vijimësi të angazhimit qytetar, socializimit dhe rritjen e qëndrueshmërisë së angazhimit të tyre.

Krahas përfitimeve, përvoja e LevizAlbania ka regjistruar edhe disa mësime të nxjerra në mbështetjen ndaj individëve. Pavarësisht aspekteve pozitive dhe të mësuarit nga formati i projekteve, pavarësisht edhe ndihmës së mentorimit, shpesh individët dhe grupet informale e kanë patur të vështirë përshtatjen me modalitetet dhe afatet e zbatimit të një projekti. Duke qenë përfaqësues komunitetesh në territor dhe të pamësuar me dinamikat e projekteve, kjo ka vështirësuar zbatimin e projekteve duke mbingarkuar individët me aspekte administrative. Nga një anë kjo është domosdoshmëri për shkak të rregullave të brendshme, por nga ana tjetër mund të ketë dekuarajuar disa grupime e individë që të afrohen dhe angazhohen për mbështetje tek LevizAlbania.

Gjithashtu, një vështirësi tjetër e hasur gjatë zbatimit të projekteve veçanërisht me individët është e lidhur me burimet dhe kapacitetet e kufizuara të kësaj kategorie në krahasim me ato të organizatave më të konsoliduara. Kjo është e lidhur sidomos edhe me kontaktet e nevojshme me autoritetet lokale dhe koordinimin e punës me këto autoritete e cila në disa raste ka sjellë vonesa në përgjigje, në informacione të kërkuara dhe rrjedhimisht mos realizimin në kohë të rezultateve të projektit.  

Përfundime dhe rekomandime për të ardhmen

Në tërësi, mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale ka qenë një eksperience e suksesshme dhe tejet e dobishme në kontekstin e LevizAlbania. Mundësia e angazhimit të individëve apo grupimeve të paregjistruar ka plotësuar një mangësi që ka karakterizuar fushën e mbështetjes ndaj aktivizmit dhe demokratizimit. LevizAlbania ka krijuar një praktikë shumë të mirë në këtë drejtim, me një sërë mësimesh dhe formatesh të dobishme e të aplikueshme.

Pikërisht lidhur me këtë të fundit, rekomandimi i parë i dalë nga ky artikull ka të bëjë me nevojën e përhapjes dhe nxitjes së këtij modeli edhe midis donatorëve dhe agjencive të zhvillimit në vend. Eksperienca e LevizAlbania, konkursi i ideve, trajnimet, mentorimi, e gjithë baza e njohurive e ngritur për këtë kategori duhet t'i shërbejë aktorëve të tjerë që janë të hapur për të konsideruar mbështetje përtej organizatave të shoqërisë civile.

Së dyti, nevoja për rrjetëzim dhe bashkëpunim/shkëmbim midis individëve dhe grupeve informale është një element i rëndësishëm për të siguruar qëndrueshmëri në angazhimin e tyre në komunitet. Shpesh është vënë re një aktivizim individual dhe rastësor i tyre, mbi tematika të veçanta, por pa u angazhuar në vazhdimësi. Ndërlidhja me aktorë të tjerë të ngjashëm dhe ekspozimi ndaj tematikave të tjera, mund të krijojë mundësi dhe hapësira për rritje të angazhimit dhe pjesëmarrjes.

Së treti, eksperienca e LA me individët ka treguar se shpesh këto angazhime sjellin ndryshime të konsiderueshme si në botëkuptimin dhe aftësitë e angazhimit të tij, por edhe të aktorëve të tjerë që përfshihen në projektin e tij. Në këtë drejtim, mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale duhet konsideruar strategjikisht edhe si proces edukimi demokratik me impakt të konsiderueshëm, përtej projektit specifik dhe rezultateve të tij. Për këtë qëllim, kjo qasje duhet të jetë në vëmendje të posaçme edhe në vazhdimësi.

Një rekomandim tjetër që lidhet me zbatimin e suksesshëm të granteve individuale është përdorimi i instrumentit të mentorimit i cili ka rezultuar shumë i rëndësishëm jo vetëm në zbatimin e projekteve por edhe në ngritjen e kapaciteteve të individëve dhe vazhdimësinë e aktivizmit të tyre në komunitetet që përfaqësojnë. Ky instrument, i vazhdueshëm gjatë gjithë kohëzgjatjes së grantit, jo domosdoshmërisht ka qënë i njëjtë për të gjithë, por është përshtatur për të dhënë kontribut dhe ndihmesë sipas nevojave dhe aftësive. Duke rritur kapacitetet menaxhuese, advokuese, organizuese individi fiton besimin për të vijuar më tej kauza e për të ngritur zërin dhe për të fituar sa më shumë legjitimitet në komunitetet që përfaqësojnë.

Rreth LevizAlbania

LevizAlbania është projekti i Demokracisë Lokale i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga një konsorcium i (i) Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), (ii) Partnerëve Shqipëri dhe (iii) Co-Plan. Që nga viti 2015, LA ka kontribuar në rritjen e demokracisë lokale, përmes granteve për Organizatat Jofitimprurëse (OJF), grupet informale dhe individëve, duke mbështetur kërkesën e tyre për qeverisje vendore transparente dhe të përgjegjshme dhe shërbime publike efikase. Projekti mbështet ndërtimin e koalicioneve për të nxitur ndryshime strukturore dhe sistematike në nivel lokal dhe kombëtar dhe për të promovuar praktikat pozitive në mbështetje të demokracisë lokale.

Sistemi i Menaxhimit të Njohurive dhe Platforma e Angazhimit Qytetar

Platforma për Menaxhimin e Njohurive dhe Angazhimin Qytetar të LëvizAlbania ka si qëllim mbledhjen, strukturimin dhe kapitalizimin e gjithë kontributit dhe arritjeve të LA në 6 vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, ky ushtrim shqyrton sfidat me të cilat përballet LëvizAlbania në arritjen e objektivave të saj, por edhe sfidat e grantmarrësve dhe kontekstin më të gjerë të demokracisë lokale. Menaxhimi i njohurive analizon proceset e brendshme dhe të jashtme të LA si dhe koncepton ngritjen e mekanizmave bazuar në nevojat e identifikuara. Kjo qasje e zgjedhur synon të përmirësojë efektivitetin e projekteve të reja dhe do të rrënjos një kulturë të përdorimit sistematik dhe të strukturuar të njohurive të marra, duke përdorur instrumentet dhe mekanizmat (platformën) e ngritura. Sistemi i Menaxhimit të Njohurisë dhe Platforma e Angazhimit Qytetar kontribuon në rritjen e efektivitetit të ndërhyrjeve dhe mundëson një analizë të thellë dhe pasqyrë të sfidave për mbështetjen e demokracisë lokale dhe angazhimit qytetar. Ekspertët e angazhuar për këtë nga LevizAlbania: Blerjana Bino dhe Gentian Elezi.

Autorë: Gentian Elezi, Konsulent i Menaxhimit të Njohurive, LevizAlbania & Eriona Kaceli, Menaxhere e Granteve Individuale, LevizAlbania

MBROJTJA E MJEDISIT DHE MBËSHTETJA E LEVIZALBANIA

MBROJTJA E MJEDISIT DHE MBËSHTETJA E LEVIZALBANIA

Case Study 3 MjedisiLevizAlbania FB

LevizAlbania nisi rrugëtimin e saj në mesin e vitit 2015 kur u ngrit ekipi i projektit dhe u shpall thirrja e parë për aplikime.

Që në fillim, projekti u mirëprit nga komuniteti i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), që iu përgjigj thirrjeve për aplikime me interes të shtuar. LA solli një qasje inovative, përmes aplikimit të mekanizmave të ndryshëm, që synonin mbulimin e një game të gjerë fushash veprimi, për të arritur objektivin përfundimtar që ka ndjekur projekti përgjatë këtyre viteve: "Demokracia Lokale në Veprim".

Që në fillim, LevizAlbania është udhëhequr nga parimi i gjithëpërfshirjes. Mbështetja e individëve dhe grupeve informale ka qenë një nga karakteristikat e LA, e sjellë si një risi, që u transformua më pas në një model autentik për t’u replikuar nga donatorë të tjerë në Shqipëri.

"Konkursi i Ideve" ka qenë një tjetër qasje inovative e sjellë në një mënyrë mjaft origjinale nga LevizAlbania, në përmbushje të parimit të transparencës. Konkursi i Ideve ka shërbyer gjithashtu, në mjaft raste, si një forum për shkëmbimin e përvojave dhe rrjetëzim mes organizatave aplikuese.

Krijimi i instrumentave mbështetës për organizatat, grupet informale dhe individët, përfshirë në thirrjet e ndryshme për aplikime, ka ndihmuar këto të fundit me një mjedis më mundësues për arritjen e objektivave të projekteve të veçanta.

Në këtë kontekst, LevizAlbania zhvilloi tre mekanizma kyç të mbështetjes: i) Financat Vendore që shërbeu si bazë të dhënash dhe një pikë reference në adresimin e çështjeve të transparencës dhe monitorimin e standardeve të qeverisjes vendore; ii) Porta Vendore që ka shërbyer si një dritare informuese për të fuqizuar median vendore në adresimin e çështjeve të identifikuara nga grantmarrësit e LA dhe nga qytetarët; iii) Klinika e Ligjit që gjithashtu ka qenë instrument efektiv i mbështetjes, që është përdorur shpesh nga grantmarrësit e LA në proceset gjyqësore. Ky instrument u kthye në një faktor ndryshimi i fushatave të advokimit dhe lobimit.

Nga 2015 deri në fund të vitit 2022 LA ka shpallur 9 Thirrje për Aplikime, ka mbështetur 12 Grante Strategjike, 23 projekte NSH, 362 individë, grupe informale dhe OSHC, si dhe më shumë se 75,000 qytetarë të përfshirë në këto projekte.  Rreth 40% e aktorëve civilë të mbështetur, vijojnë të çojnë përpara nisma në dobi të komuniteteve vendore edhe pas përfundimit të mbështetjes, duke sjellë prova konkrete të ndikimit të qëndrueshëm.

Mbështetja e LevizAlbania për Mjedisin

Edhe pse mjedisi nuk është fokusi i LevizAlbania, që në fillim, LA ka mbështetur nisma dhe aksione që kanë kontribuar në rritjen e ndërgjegjes qytetarë mbi mjedisin, si dhe veprime që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit përmes nxitjes së angazhimit qytetar me qasje pjesëmarrëse.

Një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm ka qenë fokusi i shumë nismave të mbështetura nga LevizAlbania. Për më tëpër, duke qenë një fushë ndërdisiplinore, mjedisi shpesh është i ndërthurur me proceset më themelore të demokracisë, si e drejta e informimit, qasja në vendimmarrje, apo aksesi në drejtësi për çështje mjedisore.

Në këtë këndvështrim, mbështetja e LevizAlbania për nisma apo projekte që synojnë ruajtjen e mjedisit ka ardhur duke u rritur deri në 67 nga 309 projekte gjithsej të mbështetura nga LA.

Për të mësuar më shumë rreth rastit studimor të përgatitur nga eksperti Olsi Nika lexoni materialin e plotë duke klikuar: MBROJTJA E MJEDISIT – MBËSHTETJA E LEVIZALBANIA

Ndërkohë për më shumë informacion të detajuar mbi nismat e mbështetura dhe rezultat e arritura në fushën e mbrojtjes së mjedisit ju ftojmë të vizitoni Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar https://km.levizalbania.al të ndërtuar nga LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN.

Përgatiti: Olsi Nika

#LevizAlbania – Dedikuar Demokracisë Vendore

 

Mundësimi i ndryshimit të politikave vendore përmes lëvizjeve qytetare

Mundësimi i ndryshimit të politikave vendore përmes lëvizjeve qytetare

CS LA 2 FB

1. Hyrje

Demokracia është një nga konceptet më të respektuara në fjalorin politik. E sërish ka shumë përkufizime të ndryshme të demokracisë. Në fakt, ashtu siç theksohet edhe nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara mbi Mbështetjen nga sistemi i Kombeve të Bashkuara i përpjekjeve të Qeverive për të nxitur dhe forcuar demokracitë e reja apo për rivendosjen e demokracive, ndërkohë që demokracitë ndajnë veti të njëjta, nuk ka një model të vetëm demokracie.[1] Njerëzit shpesh flasin rreth vendeve “që bëhen” demokraci, kur ato fillojnë të zhvillojnë zgjedhje relativisht të lira e të hapura. Por demokracia përfshin shumë më tepër se sa thjeshtë zgjedhje, ndaj ka vërtetë më shumë kuptim të mendojmë për idenë e vullnetit të popullit, se sa për strukturat institucionale e ato të votimeve. Pjesëmarrja çdo katër vjet në zgjedhje edhe nëse këto janë të lira dhe të ndershme, nuk mund ta bëj një sistem me të vërtetë demokratik. Demokracia kërkon më tepër, përfshirë edhe nevojën për t’u informuar mbi vendimet dhe veprimet e ndërmarra nga qeveria dhe dhënia zë e mendimeve përmes të gjitha mjeteve të mundshme, si media, grupet e shoqërisë civile, etj.

Në këtë këndvështrim, qeverisja e mirë vendore është një nga elementët thelbësorë të një sistemi demokratik. Politikëbërja vendore dhe dhënia e shërbimeve hartohen, planifikohen dhe zbatohen më afër qytetarëve. Ky tipar nxit efektivitetin, duke lejuar që shërbimet të përafrohen më tepër me pëlqyeshmëritë vendore dhe mundëson përfshirjen e drejtëpërdrejtë të qytetarëve për të ndikuar në vendimet politike vendore dhe për të nisur veprime qytetare.

Në këtë rast studimor merren parasysh parimet më të rëndësishme të demokracisë, si: transparenca dhe sundimi i ligjit, llogaridhënia dhe pjesëmarrja, efektiviteti dhe efiçienca, llogaridhënia dhe angazhimi e pjesëmarrja qytetare. Është qartësisht e kuptueshme se, përmirësimi i qasjes në të dhëna forcon jo vetëm transparencën dhe llogaridhënien, por edhe veprimet dhe angazhimin e përbashkët qytetar. Veprimi i përbashkët dhe angazhimi publik ndikon për një vendimmarrje në përputhje me interesat e qytetarëve, si dhe rrit kapitalin social, konsensusin dhe legjitimitetin e vendimmarjes. Llogaridhënia forcon sundimin e ligjit e si rrjedhojë edhe qeverisjen e drejtë. Përfshirja e qytetarëve, sektorit privat dhe bashkësisë së organizatave jo qeveritare në proceset vendore vendimmarrëse, si dhe zotërimi i mekanizmave të llogaridhënies është parakusht për një demokraci vendore funksionale.

Mjedisi mundësues civil kushtëzon veprimet e përbashkëta të qytetarëve, përmes organizatave të shoqërisë civile. Siç theksohet nga Këshilli i Bashkimit Europian në përfundimet e tij të dhjetorit 2022 mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit, dispozitat ligjore që mundësojnë organizatat e shoqërisë civile për të vepruar të lira dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qenësishme, mbeten shumë të rëndësishme. Përparimi në këtë fushë është i lidhur edhe me ecurinë efektive të reformave në fusha të tjera thelbësore, veçanërisht në atë të sundimit të ligjit. Ndaj, ky mjedis mundësues, gjithmonë e më shumë shihet si kyç për vlerësimin e shëndetit të shoqërisë civile dhe mundësive që ajo ka. Ky rast studimor do të hedhë dritë mbi efiçencën e ndërhyrjes së LevizAlbania për të krijuar, mbështetur dhe mbajtur një mjedis civil mundësues për demokracinë vendore, përmes shembujve të tillë si lehtësimi i pjesëmarrjes publike, përmirësimi i shërbimeve publike, forcimi i komuniteteve dhe përmirësimi i produkteve të zhvillimit.

2. Konteksti i projektit LevizAlbania

Projekti LevizAlbania mbështetet në një të kuptuar (përkufizim) të demokracisë që shkon përtej demokracisë zgjedhore apo përfaqësuese. LevizAlbania duket se lëviz bindshëm në qasjen e vet drejt një forme demokracie më vendimmarrëse, e cila kërkon vazhdimisht pjesëmarrjen e qytetarëve përmes kërkimit të informacionit, dhënies së ideve, nxitjes së debatit dhe thirrjes për më shumë llogaridhënie nga përfaqësuesit e zgjedhur.

Qasja e LevizAlbania ka pasur në vëmendje rezultatet e reformës së decentralizimit dhe kompetencat e reja të njësive të qeverisjes vendore. Pas reformës së decentralizimit, numri i njësive të qeverisjes vendore u zvogëlua ndjeshëm. Kompetencat e njësive të qeverisjes vendore si dhe shërbimet e tyre për qytetarët u zgjeruan. Gjithashtu, financimi dhe kapacitetet e tyre u forcuan, në mënyrë që të përmbushin detyrat dhe të japin përgjigje për kërkesat që vijnë nga qytetarët. Ndaj, rëndësia e tyre për qytetarët është rritur ndjeshëm.

Për këtë qëllim, LA ka punuar për forcimin e demokracisë vendore, përmes kultivimit të një shoqërie civile ndikuese, të lidhur me territorin dhe që ngre kërkesa në nivel vendor, në të gjithë Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, ka ndërmarrë projekte strategjike dhe advokim në nivel kombëtar për të mundësuar mjedisin civil për një demokraci vendore më të mirë e më të qëndrueshme.

Ndërsa shumica e projekteve të tjera janë përqendruar tek forcimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore, LA u përqendrua në forcimin e aktorëve të shoqërisë civile në territor, duke iu dhënë mjetet e nevojshme për të ndikuar demokracinë vendore, përmes një qasje nga poshtë lart. Në këndvështrimin e LA, këta aktorë civilë duhet të ishin të pavarur nga partitë politike dhe të ofronin një kanal tjetër për pjesëmarrje dhe ndikim në proceset politike dhe në vendimmarrje.

Projektet e zbatuara përfaqësuan një kombinim të veprimeve të përbashkëta në nivel vendor, që përqendrohet në interesa dhe shqetësime të rëndësishme: nga një pjesëmarrje e rritur e publikut në vendimmarrjen vendore, tek nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve; nga advokimi tek rritja e transparencës; nga monitorimi i premtimeve zgjedhore tek peticionet dhe ndërhyrjet që lidhen me mjedisin. LA ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në diskutimet për kuadrin e ri ligjor, duke theksuar rëndësinë e konsultimeve me grupet e interesit në përgatitjen e akteve kryesore ligjore, për forcimin e të drejtave të qytetarëve për të ndikuar proceset vendimmarrëse në nivel vendor. LA forcoi mjedisin civil mundësues për të adresuar çështje strukturore, që bëhen pengesë për demokracinë vendore.

LA ka kontribuar në fuqizimin e qytetarëve për veprime të përbashkëta, për të kërkuar dhe forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes vendore në përputhje me programin e transparencës dhe ligjin për të drejtën e informimit, për vendosjen e mekanizmave funksionalë të pjesëmarrjes, përmirësimin e shërbimeve publike për komunitetet, përfshirjen sociale të grupeve të ndjeshme, rritjen e vullnetarizmit dhe aktivizmit mes të rinjëve, si dhe nxitjen e krijimin e debatit publik dhe protestave për çështje me rëndësi për publikun e gjerë.

Rasti studimor përqendrohet në dy grupe politikash:

Grupi A: Përmirësimi i zbatimit të dy sektorëve ligjorë që janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin:

  • Kuadri ligjor për qeverisjen vendore;
  • Informacioni dhe Konsultimi Publik.

Grupi B: Ndikimi i dialogut rreth proceseve legjislative për ndryshime sistemike/strukturore në favor të demokracisë vendore dhe angazhimit qytetar.

Të dyja grupet përgjithësohen në formën e rasteve studimore, duke i analizuar në aspektet e qasjeve advokuese dhe ndikimit.

3. Grupi A: Procesi për zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor vendor dhe roli i LA

3.1 Vështrim i shkurtër i projektit dhe arritjet e ndikimi në politikbërje

Analiza do të përfshijë çështje të tilla si: çfarë ndodhi kur, kush ishte i përfshirë, kush krijoi partneritet me kë dhe si. Do të jetë e mundur të shihen qartë ndërhyrjet që krijuan një mjedis të përshtatshëm e mundësues për shoqërinë civile.

3.1.1 “Metamorfoza e Lumit Ishëm” ishte një projekt i zbatuar nga ENFORCE Albania, që bëri bashkë 25 të rinj nga Kamza, me qëllime të qarta dhe me vendosmëri të madhe për të sjellë ndryshime pozitive në mjedis, kulturë, ekonomi dhe shëndetin publik. Një nga aksionet më të rëndësishme të ndërmarra prej tyre ishte drejtuar në Lumin Ishëm, në perëndim të vendit, një lum që rrjedh në një zonë në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Ai është një prej lumenjve më të ndotur në Europë nga mbetjet plastike, që përfundojnë në det. Grupi identifikoi disa venddepozitime të paligjshme përgjatë rrjedhës së lumit, duke ngritur çështjen e mostrajtimit të tyre apo edhe të mos diskutimit të problemit nga komuniteti. Me qartësinë se një zgjidhje e qendrueshme kërkonte domodsoshmërisht rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komunitetit lokal, ENFORCE Albania përfshiu të rinj vullnetarë, që duke trokitur derë më derë, folën me banorët duke i ndërgjegjësuar për problematikën. Mbi 200 persona u angazhuan si pjesë e kësaj nisme që përfshiu banorë, aktivistë, të rinj, grupe të marzhinalizuara si dhe institucione vendore, për të vendosur një praktikë të mirë për një çështje të përbashkët.

Arritjet e projektit:

  • Trainim mbi edukimin mjedisor me 47 studentë në Laknas dhe Kamëz;
  • Dy aksione pastrimi në zonat e shënjestruara;
  • Identifikimi dhe hartëzimi i njëmbëdhjetë venddepozitimeve të paligjshme;
  • Pastrimi i tre venddepozitimeve.

1 

3.1.2 “Bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë zbatojnë ligjin për vetqeverisjen vendore”. INFOÇIP një OJF e njohur, hartoi dhe pilotoi një matricë monitorimi për vlerësimin dhe matjen e transparencës në proceset vendimmarrëse të këshillave vendorë në tre bashkitë e Qarkut Tiranë (Tirana, Kamza dhe Vora), lidhur me zbatimin e ligjit “Për vetqeverisjen vendore”. Matrica e monitorimit është një mekanizëm që filtron në tregues të matshëm, dispozitat ligjore të Ligjit 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjin 146/2014 “Për konsultimin publik”, duke mundësuar matjen e nivelit të konsultimit, votimit, njoftimeve dhe publikimit të vendimeve të këshillit vendor në tre bashkitë, si dhe një analizë krahasuese dhe renditje e arritjeve në kohë. Përmes presionit të vazhdueshëm kundrejtë këshillave vendor të shënjestruar, projekti ndërtoi një bazë referuese mbi zbatimin e ligjit në fillim të projektit, moment në të cilin të tria bashkitë u renditën mjaft ulët. Në përfundim të projektit, të tria bashkitë përmirësuan ndjeshëm zbatimin e ligjit, duke rritur transparencën në vendimmarrjen e këshillit bashkiak dhe duke rritur ndërveprimin me qytetarët. Ata botuan vendimet e tyre në bazën e të dhënave kombëtare https://www.vendime.al/ si dhe në faqet e tyre zyrtare, ku ndërtuan kategorinë “Transparenca”, duke caktuar Koordinatorin për Transparencën si personi kyç për zbatimin e ligjit. Bashkitë e synuara përmirësuan së tepërmi treguesin e nivelit të transparencës për vendimet e këshillit bashkiak. INFOCIP ofroi të dhëna të rëndësishme për funksionimin e këshillave bashkiakë të Bashkive Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Arritjet e projektit:

  • Zbatim më i mirë i Ligjit “Për vetqeverisjen vendore”, duke rritur transparencën në vendimmarrjen e Këshillave Bashkiakë;
  • Rritje e ndërveprimit me qytetarët;
  • Krijimi i bazës së të dhënave vendime.al dhe botimi i vendimeve;
  • Caktimi i Koordinatorit të Transparencës.

2

 3.1.3 Një grup qytetarësh të angazhuar u organizuan si grup komunitar dhe morën nismën për të filluar një fushatë nën sloganin "Zëri Juaj: Lagjja ime, administrator i pallatit tim", një fushatë jo vetëm për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e rolit të administratorit të ndërtesës, por gjithashtu edhe për zgjidhjen e pengesave administrative e institucionale që mbajnë peng zbatimin e ligjit në Vlorë. Një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi u zhvillua për të sjellë në vëmendje çështjen e adresimit të boshllëkut lidhur me administratorin e pallateve dhe veçanërisht angazhimin e shoqërisë civile në Vlorë. Kjo nismë ka dhënë dritën e gjelbër për përmirësimin e ndjeshëm të situatës në terren.

Arritjet e projektit:

  • Ngritja e "Task force" në Bashkinë Vlorë;
  • Nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen e kurseve për administrator me Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë;
  • Hapja e Kursit për formimin profesional për administratorët e ndërtesave të banimit;
  • Regjistrimi i 10 aplikimeve për kurse trajnimi.

3 

3.1.4 “Plepat e Brukes”, Laknas

Në shkurt 2020, Klinika e Ligjit filloi ndjekjen në gjykatë të çështjes së ngritur nga 40 banorë të Kamzës kundër projektit të një biznesi, i cili do të dëmtonte tërësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme një pyll publik. Pylli ishte mbjellë nga banorët në 50 vitet e fundit. Së bashku me veprimtarët lokalë, Klinika e Ligjit ndërmori një nsimë ligjore dhe qytetare për të ndryshuar kategorizimin e kësaj toke në regjistrin kadastral nga zallishte në pyll. Klinika e Ligjit u takua me Kryebashkiakun e Kamzës, duke i kërkuar të mos rinovonte lejen e ndërtimit të kompanisë private. Klinika e Ligjit ndoqi procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Në 9 Nëntor 2021, Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të masave të ndërmjetme të caktuara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur pezullimin e ndërtimit të thertores.

Arritjet e projektit:

  • Pezullimi i ndërtimit të thertores;
  • Mbrojtja e zonës pyjore.

4

3.1.5 “Projektet e Hidrocentraleve (HEC) Sekë dhe Zais në Zall Gjoçaj, Mat” Dy HEC po ndërtoheshin në Lumin Mat, në shkelje të legjislacionit mjedisor dhe akteve të tjera ligjore. Shkeljet kryesre lidheshin me faktin se një pjesë e madhe e projektit ishte zhvilluar pa u konsultuar banorët e zonës, brenda një zone të mbrojtur, si Parku Kombëtar “Dea Lurë”. Ndihma ligjore u kërkua nga banorët e fshatrave të afërt. Klinika e Ligjit nisi një aksion qytetar, duke kërkuar një vendim gjyqësor për pezullimin e punimeve të ndërtimit. Në janar 2021, Gjykata Administrative e Tiranës anulloi vendimin që licenconte kompaninë për ndërtimin e hidrocentralit në zonën e mbrojtur. Në nëntor 2021, Gjykata Administrative e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për ndalimin e ndërtimit të Hidrocentralit në Zais. Në mars 2022, Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe të Gjykatës Administrative të Apelit. Në 24 nëntor 2022, Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të vendimeve të mëparshme, duke revokuar licencën e kompanisë koncesionare për prodhimin e energjisë për HEC Zajs, në Zall Gjocaj.

Arritjet e projektit:

  • Pezullimi i ndërtimit të hidrocentralit në zonë të mbrojtur;
  • Mbrojtja e mjedisit.

5

4. Grupi B: Procesi i ndikimit ndjeshëm të dialogut rreth proceseve legjislative për ndryshime strukturore/sistemike që favorizojnë demokracinë vendore dhe angazhimin qytetar. 

4.1 Vështrim i shkurtër i projektit dhe arritjet e ndikimit në politika

Analiza do të përfshijë çështje të tilla si: çfarë ndodhi, kur, kush ishte i përfshirë, kush krijoi partneritet, me kë dhe si. Do të jetë e mundur të shihet qartë ndërhyrjet që krijuan një mjedis të përshtatshëm e mundësues për shoqërinë civile.

Aktorët e shoqërisë civile të mbështetur nga LevizAlbania kanë dhënë rezultate konkrete dhe kanë ndikuar ndjeshëm dialogun rreth proceseve legjislative për ndryshime sistemike/strukturore në dobi të demokracisë vendore dhe angazhimit qytetar përmes bashkëpunimit horizontal, siç përshkruhet në rastet e mëposhtme:

4.1.1 “Advokim dhe lobim për ndryshime në Ligjin 45/2016 “Mbi vullnetarizmin” për të vendosur standarte kombëtare për kontributet e vullnetarëve

Sektori i vullnetarizmit ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në kuptim të aspekteve ligjore dhe karakterit social. “Vullnetarizmi.Al” është një projekt që synoi përmirësimin e infrastrukturës aktuale ligjore e sociale përmes ndërhyrjeve sistemike nga poshtë lart, si dhe për krijimin e një mjedisi mundësues shumëplanësh, ku vullnetarizmi nxitet, mbështetet, njihet, si një mekanizëm kyç për nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri. Projekti u zbatua nga një koalicion prej tre organizatash, mbështetur në tre shtylla kryesore:

  • Propozime konkrete për përmirësimin e ligjit aktual për vullnetarizmin në terma të koncepteve gjithëpërfshirëse, por edhe për të ndrequr kufizimet që ky ligj paraqet për ofruesit e vullnetarizmit;
  • Mbledhja dhe analiza e të dhënave në nivel kombëtar me element thelbësorë që shoqërojnë konceptin e vullnetarizmit si dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërsektorial;
  • Krijimin e strukturave të qendrueshme me standarte cilësie për menaxhimin e punës vullnetare dhe për sjelljen e një qasjeje inovative përmes fuqizimit të vullnetarizmit, përmes platformës dixhitale që nxit diskutimin dhe debatin e hapur për të gjitha palët e interesuara.

U zhvillua një studim kombëtar për vullnetarizmin në Shqipëri, si dhe një sërë takimesh me aktorë të ndryshëm në nivel qendror e ndërkombëtar.

Paralelisht pati një bashkëpunim të ngushtë me median dhe gazetarët, për të theksuar më shumë çështjet e vullnetarizmit dhe për të mbështetur këtë çështje. Si rrjedhojë e fushatës së lobimit dhe takimeve të mbajtura në sajë të projektit, me nismën e Ministrit të Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët, në 21 Janar  2021, Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zhvilloi një takim në formën e dëgjesës, lidhur me zbatimin e ligjit “Për vullnetarizmin”. Aktualisht ka nisur puna për ndryshimin e Ligjit 45/2016 mbi vullnetarizmin, duke përfshirë edhe rekomandimet konkrete të dhëna nga projekti.

Arritjet e projektit:

  • Krijimi i platformës së parë kombëtare dixhitale vullnetarizmi.al
  • Dëgjesë e Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë;
  • Rekomandime për hartimin e ndryshimeve në Ligjin “Për vullnetarizmin”

6

4.1.2  “Nisma ligjore qytetare për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të lejuar listat e hapura për zgjedhjen e Këshillave Bashkiakë” është një nismë e ndërmarrë nga Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor. Pas një analize të hollësishme të mendimeve dhe perceptimeve të qytetarëve, u arrit në përfundimin se vërehen shmangie të rëndësishme nga parimet e proporcionalitetit në përfaqësim. Situata aktuale mbart rrezikun e dëmtimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, që duhet të ofrohen nga autoritetet dhe trupat e vetqeverisjes vendore.

Rreth 74.4% e qytetarëve që jetojnë në zonat rurale dhe gjysmëurbane dhe rreth 46.3% qytetarëve të intervistuar që jetojnë në qytet, janë shprehur se nuk janë ndjerë të përfaqësuar në Këshillin Bashkiak.

Mbështetur në mendimet dhe propizimet e mbledhura përmes një konsultimi të gjerë me publikun, alenca qytetare hartoi një seri propozimesh për ndryshime të mundshme në Kodin zgjedhor, të cilat synojnë në mënyrën më të mire të mundshme, të rrisin përfaqësimin cilësor të qytetarëve në trupat e zgjedhura për vetqeverisjen vendore.

Bazuar në të drejtën e dhënë nga Kushtetuta, sipas së cilës 20,000 qytetarë me të drejtë vote kanë të drejtën legjislative për të paraqitur një projektligj në Kuvendin e Shqipërisë, Aleanca Qytetare filloi procesin për realizimin e kësaj nisme.

Arritjet e projektit:

  • Hartimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor;
  • Nisja e procesit për paraqitjen e projektligjit.

7

5. Ndikimi në politika i LevizAlbania

Ndihma e dhënë nga LA ka luajtur një rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të demokracisë vendore dhe në mundësimin e një mjedisi aktiv për shoqërinë civile dhe komunitetet vendore. Programi ka pasur ndikim të ndjeshëm në rritjen e presionit publik, përmes nxitjes për përgjegjshmëri përkundrejt të drejtave të qytetarëve dhe nxitjes së demokracisë vendore.

Është me vlerë të theksohen një seri vërejtjesh të përgjithshme. Së pari, analiza e projekteve të zbatuara me mbështetjen e LA tregon se LA ka ndjekur më së shumti një koncept që mund të etiketohet si “mendo në shkallë kombëtare dhe vepro në shkallë vendore”.

Kjo qasje duhet vlerësuar dhe duhet nxitur në vende si Shqipëria. BTI, në raportin e tij të fundit Indeksi i Transformimit për 2022[19] arrin në përfundimin se në Shqipëri, format e para moderne të kapitalit social, të bazuara në lidhjet e gjakut, familjes, apo fisit, përfshirë marrëdhëniet e kujdesit, kanë ndihmuar për të mbajtur rrjete jo formale të mbështetjes, në kontekstin e një tranzicioni të vështirë dhe të pamjaftueshmërisë së mirëqenies sociale. Nga ana tjetër, këto forma tradicionale të solidaritetit kanë dëmtuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe besimin në institucionet shtetërore.

Ndaj, qasja nga poshtë-lart e hartuar nga LA dhe zgjedhja e projekteve kanë qenë shumë të përshtatshme për të tejkaluar këtë problematikë në shoqërinë shqiptare. Projektet janë nisur nga anëtarë të komunitetit apo OJF me lidhje të ngushta me komunitetin e përfshirë në projekt. Për më tepër, projektet kanë qenë të përqendruara në çështje apo probleme mjaft të ndjeshme për komunitetin. Së fundmi, këto kanë qenë projekte relativisht të vogla, që përgjithësisht kanë sjellë ndryshim dhe kanë arritur sukses në periudha të shkurtra kohore. Për shkak të këtyre tipareve, projektet përgjithësisht u përqafuan lehtë nga komunitetet, krahasuar me projektet e mëdha që zbatohen nga kryeqyteti dhe që ndjekin një qasje nga lartë poshtë. Ky kapital social vendor mund të përdoret në të ardhmen për të krijuar dhe ndërtuar më tej kapitalin social në nivel kombëtar.

Së dyti, mbështetja e LA u përqendrua kryesisht në OJF të pavarura lokale. Këto OJF përbëjnë shoqërinë civile të mirëfilltë, që vepron në mënyrë të pavarur nga partitë politike, duke sjellë një kontroll të ndershëm e të paanshëm të pushtetit. Mbështetja e LA duket të jetë drejtuar tek OJF të grupit të tretë, duke mbështetur veprimtarinë dhe vetë ekzistencën e tyre. Më tej, projektet e përzgjedhura synonin të mirën e përbashkët të komuniteteve pavarësisht forcave politike që kontrollonin qeverisjen vendore. Të gjitha këto rritën mundësitë për sukses, duke tërhequr edhe mbështetjen nga krahu i komuniteteve vendore.

Së treti, qasja dhe roli i LA nuk duhet të vlerësohet vetëm duke u mbështetur në rezultatet e projekteve në raport me objektivat e tyre. Në një kuptim më të gjerë, projektet e mbështetura nga LA kanë shërbyer si shkolla të vërteta për veprime të përbashkëta dhe angazhim qytetar për të gjithë nismëtarët, koordinatorët dhe grupet monitoruese, për çdo person që ka qenë pjesëmarrës në projekt dhe së fundmi për të gjithë komunitetin. Aftësia për të gjetur e njohur problematika, për të formuluar qëllime, për të krijuar angazhim, etj., do t’u shërbejë së tepërmi këtyre individëve dhe OJF-ve në veprimtaritë e tyre të ardhshme, pavarësisht nëse këto veprimtari do të jenë pjesë e projekteve të mbështetura nga donatorët.

Së katërti, vetëvlerësimi i LA dhe projekteve që ka mbështetur, kanë ndihmuar në analizimin e sukseseve të projekteve, vështirësive dhe pengesave që janë hasur. Këto vetëvlerësime do të ndihmonin si LA ashtu edhe grantmarrësit për të përmirësuar instrumentat për advokim, si dhe do të rrisnin mundësitë për sukses.

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave të ndeshura gjatë procesit të zbatimit, programet e LA kanë sjellë risi në ndryshimin e përkufizimeve dhe të proceseve të ndryshme të punës. Në përshkrimin e mëposhtëm, arritjet renditen në pesë kategori të ndryshme. Gjithsesi, në realitet, këto kategori janë të ndërthurura me njëra tjetrën.

Ndryshim në përkufizim (kuadri i problematikës)

Studimi tregon se të gjitha projektet e zhvilluara me mbështetjen e LA kanë sjellë një ndryshim në përkufizim. Në fakt, ndryshimi në përkufizim është parakusht për të gjitha ndryshimet e tjera, që vijnë nga aktivitetet e mbështetura nga LA. Ky ndryshim në përkufizim ka ndodhur fillimisht tek anëtarët e komuniteteve të përfshirë. Ai përfshin zgjerimin e këndvështrimit, rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e tyre apo drejtësinë e çështjes së tyre, rëndësinë e çështjes, si dhe rrugët dhe mjetet e mundshme për zgjidhjen e çështjes.

Mjaftueshëm kohë dhe përpjekje iu kushtuan edhe ndryshimeve të tjera të rëndësishme në përkufizim:

  • Bindja e komuniteteve vendore mbi dobinë dhe nevojën e pjesëmarrjes në procese demokratike;
  • Bindja e komuniteteve vendore për të besuar në suksesin e pjesëmarrjes së tyre në procese demokratike.

Në një hap të dytë, ky ndryshim në përkufizim u përçua tek administrata publike vendore përmes mjeteve të ndryshme si peticione, takime, protesta, artikuj në media, video, etj.

Shumë bashki ishin të ndërgjegjshme për detyrimet e tyre dhe për kuadrin ligjor, si detyrimin ligjor për transparencë në procesin e vendimmarrjes, etj. Megjithatë, këto detyrime nuk respektoheshin për shkak të një lloj ngadalësie administrative apo për shkak të mendimit të gabuar se publiku ishte jokompetent apo jo i interesuar për politikat vendore.

Rrjetëzimi dhe dialogu vendor i LA ndihmoi në ndërtimin e të kuptuarit të përbashkët mes banorëve/komunitetit dhe institucioneve të qeverisjes vendore mbi çështjet dhe në arritjen e marrëveshjes për të pasur një qasje të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve.

Ndryshimi në sjellje (sjellja e aktorëve)

Ndryshimi në përkufizim shkon krah për krah me ndryshimin në sjellje. Nëse e përcaktojmë ndryshimin në sjellje si aftësia për të menduar mbi një çështje të caktuar, atëherë është e qartë se ndryshimi në përkufizim nuk mund të ndodhë me një ndryshim në sjellje. Idetë formulohen dhe njerëzit ndikohen e mobilizohen vetëm përmes të menduarit.

Në këtë drejtim, ndërhyrjet e LA kanë ndikuar një ndryshim në sjellje. Projekti LA ka ndihmuar publikun e gjerë dhe aktorët kryesorë të jenë në gjendje të flasin më hapur rreth çështjes që adresohet.

Konkretisht, projekti “Nisma ligjvënëse qytetare për ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lejuar lista të hapura për Këshillat Bashkiakë” u zbatua përmes një procesi të gjerë konsultimi, i cili përfshiu një mori takimesh të hapura që synonin diskutimin dhe hartimin e një numri ndryshimesh të Kodit Zgjedhor.

Në tërësi, të gjitha projektet kanë organizuar një formë të caktuar diskutimi brenda grupit të nismëtarëve apo grupit të zbatimit/monitorimit. Mjaft projekte kanë përdorur vizitat derë më derë për të kontaktuar banorët. Format më të përparuara të të menduarit/diskutimit kanë qenë forumet publike (të organizuara si takime town hall) me kandidatët në zgjedhjet vendore apo ato të përgjithshme. Mbulimi mediatik ka qenë një tjetër formë e fuqishme e ndryshimit në sjellje, e përdorur me sukses nga projektet.

Të gjitha këto forma diskutimi kanë ndihmuar në përmirësimin e të kuptuarit mes aktorëve vendorë lidhur me çështje, përparësi dhe zgjidhje efektive.

Ndryshim në angazhim (veprime konkrete)

Ndryshimi në angazhim mund të jetë i suksesshëm vetëm pas një lloj ndryshimi të qënësishëm në përkufizim dhe në sjellje. Përndryshe, ndryshimi në angazhim do të ishte thjeshtë një maskë sipërfaqësore, pa ndonjë ndikim në politika apo praktika. Ndryshimet e vërteta në angazhim kërkojnë pjesëmarrje e veprime nga aktorët e përkushtuar në arritjen e qëllimeve të tyre.

Ndryshimi në angazhim ka marrë forma të ndryshme në varësi të tematikës apo qëllimit të projektit. LA ia ka dalë të krijojë hapa të rëndësishëm e konkretë me qëllim adresimin e çështjeve me interes. Ngritja e Forumit të Transparencës, Grupet e Punës, nisja e betejave ligjore kundër projekteve të dëmshme të biznesit (si Thertore apo HEC), caktimi i Koordinatorit të Transparencës, hartimi i ndryshimeve ligjore për Kodin Zgjedhor, krijimi i një platforme dixhitale kombëtare (www.vullnetarizmi.al), mbledhja e 20,000 nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, janë të gjitha tregues të qartë dhe të vërtetë performance, që tregojnë rritje dhe sukses të frymës që LevizAlbania ka përçuar që prej vitit 2015.

Ndryshim në politika

Ndërhyrjet e zbatuara kanë synuar më së shumti vendosjen e objektivave në përputhje me kuadrin aktual ligjor e të politikave. Si të tilla, kanë bërë përpjekje të përdorin mundësitë e ofruara nga legjislacioni në fuqi, më shumë se sa të ndryshojnë këtë kuadër.

Në një shkallë të caktuar, projekti në Vlorë për administratorët e pallateve ka rezultuar në një ndryshim politike, me urdhrin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë për hapjen e një kursi të formimit profesional për administratorë.

Për më tepër, projektet e grupit B përfshijnë pregatitjen e ndryshimeve në politika, pavarësisht se këto ndryshime do të ndodhin në të ardhmen.

Një analizë e shpejtë e aktorëve të përfshirë në grupin B, tregon se ato janë OJF të konsoliduara që zotërojnë ekspertizë dhe burime thelbësore. Në të kundërt, aktorët e përfshirë në ndërhyrjet brenda grupit A veprojnë më së shumti në nivel taktik se sa në nivel strategjik.

Ndryshim në praktikë (përmirësime konkrete)

Gjatë zbatimit të vet, LA ka pasur një ndikim themelor në mbështetjen e aktorëve lokalë për t’u organizuar, për të krijuar burime e për të zbatuar veprimtaritë e tyre, duke sjellë një mjedis civil aktiv në nivel vendor.

Për më tepër, ndërhyrjet kanë sjellë rezultate të prekshme për komunitetet. Rezultatet janë të ndryshme, për shkak të tematikës dhe objektivave të projektit, duke u paraqitur në formën e të kuptuarit më të mirë të proceseve për më shumë informacion, e deri tek përmbushja e përparësive të vendosura nga qytetarët, etj. Shumë nga bashkitë kanë adresuar premtimet zgjedhore duke arritur rezultate konkrete, të tjerat kanë arritur të publikojnë vendimet e tyre në bazën kombëtare të të dhënave www.vendime.al si dhe në faqet e tyre zyrtare.

Ndërhyrjet në rastin e thertores apo në rastet e HEC kanë pasur nevojë për shumë më tepër kohë në dispozicion, për të sjellë ndikimin e kërkuar, përkatësisht ato që kanë qenë të lidhura me marrjen e një vendimi gjyqësor, për shkak të zgjatjes së proceseve gjyqësore. Zgjatja e proceseve gjyqësore ka qenë një provë e fortë e qendresës së aktorëve civilë të përfshirë. Megjithatë, në fund, këto dy ndërhyrje kanë sjellë ndryshime pozitive në mjedis, kulturë dhe në mirëqenien e publikut.

6. Gjetje

Janë mbledhur shënime dhe janë organizuar me qëllim analizimin e arritjeve me interes dhe ndikimet që janë vërejtur përgjatë viteve.

Pas analizimit të raporteve të ndryshme dhe pas intervistave të zhvilluara me grantmarrës, gjetjet mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Qytetarët nuk janë të kënaqur me nivelin e adresimit të problematikave të tyre nga administratorët e tyre vendorë. Ata ankohen më së shumti jo për legjislacionin, por për zbatimin e tij;
  • Njësitë e Qeverisjes Vendore tregojnë mungesë interesi për nevojat dhe kërkesat e komunitetit. Veprimtaria e njësive të qeverisjes vendore është më shumë reaguese. Ato zbatojnë shumë pak metoda proaktive / veprimtari sistematike që të synojnë njohjen e nevojave të komuniteteve, veçanërisht në zonat e largëta;
  • Angazhimi i qytetarëve në procese demokratike mbetet relativisht mesatar. Qytetarët janë mosbesues ndaj përfitimeve dhe mundësive për sukses përmes pjesëmarrjes në proceset demokratike;
  • Mendësia e të rinjve ka ndryshuar, gjë që është mjaft premtuese për të ardhmen. Është vënë re një qasje proaktive e të rinjve në kërkimin e të drejtave të tyre;
  • Përfshirja e grupeve të ndjeshme në proceset demokratike përbën një risi. Megjithatë, pjesëmarrja e tyre në veprimtaritë në terren dëmtohet nga koordinimi i dobët i grupeve dhe pamjaftueshmëria e aftësive;
  • Programi LA ka luajtur një rol kyç në mundësimin e një mjedisi civil efektiv si dhe në ofrimin e mbështetjes për aktorët vendorë për të realizuar ndërhyrjet e tyre;
  • Rezultatet e ndërhyrjeve janë përceptuar nga publiku si të vlefshme dhe të suksesshme;
  • Pjesa më e madhe e rezultateve të arritura janë vazhduese, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme;
  • Media ka luajtur një rol proaktiv në pasqyrimin e saktë të përpjekjeve, sfidave dhe arritjeve të grantmarrësve, aktorëve kryesorë dhe përfituesve;
  • Në përgjithësi, ndërhyrjet kanë rritur transparencën dhe qeverisjen e mirë e të përgjegjshme;
  • Si rrjedhojë e rasteve të suksesshme, perceptimi publik mbi transparencën dhe procesin e vendimmarrjes nga ana e qeverisjes vendore, është rritur;
  • Është vendosur një lidhje më e drejtëpërdrejtë mes komunitetit dhe qeverisjes vendore;
  • Në qytetet/fshatrat e mbështetur ka pasur një rritje të besimit të komunitetit se drejtësia ekziston;

7. Përfundime dhe rekomandime

Edhe pse reforma e decentralizimit ishte një arritje e madhe, ka mjaft faktorë, sidomos mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme dhe burimeve të veta, që pengojnë njësitë e qeverisjes vendore të hartojnë dhe zbatojnë plotësisht politika të pavarura dhe eficente. Ndaj, presioni i rritur dhe i vazhdueshëm i organizatave të shoqërisë civile, mbështetur në vijimësi nga LA, ka qenë i nevojshëm për të luftuar apatinë e njësive të qeverisjes vendore dhe për të përmirësuar performancën e tyre në tërësi. Njësitë e qeverisjes vendore duhet të nxiten për t’u bërë më të përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe për të krijuar mekanizma institucionalë për të adresuar në mënyrën e duhur problemet dhe kërkesat e qytetarëve.

Problematikat që lindin nga mungesa e burimeve dhe kapacitetet e ulta, janë përgjitësisht më të theksuara në bashki të vogla/të largëta. Niveli i lartë i emigracionit, ekonomia e varfër lokale, mungesa e vëmendjes nga ana e medias kombëtare, etj., i përkeqësojnë këto problematika. Për këtë arsye, vëmendje e shtuar u duhet dhënë aplikimeve që vijnë nga aktivistë dhe organizata lokale në këto bashki “të vogla/të varfra” (ndoshta edhe në formën e thirrjeve për aplikime kushtuar atyre).

Projektet e mbështetura nga LA nuk mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë. Megjithatë, është e nevojshme të bëhen përpjekje për të zhvilluar projekte në qytetet/fshtrat/zonat e pambështetura, me qëllimin që të arrihet i njëjti nivel zhvillimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit si në ato ku ka patur mbështetje.

Kuadri ligjor është përmirësuar vitet e fundit. Ky kuadër ligjor përfshin të drejtën e informimit, detyrimin për zhvillimin e konsultimeve publike, etj., duke sjellë mundësi të shtuara që mund dhe duhet të përdoren nga ana e qytetarëve dhe OJF-ve. Ndaj, trajnimet, mbështetja dhe shembujt e mirë duhet t’u vihen në dispozicion OJF-ve në mënyrë që të njihen mundësitë ligjore dhe si t’i përdorin ato për të arritur qëllimet e tyre.

Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike përmes grupeve ad hoc të presionit apo përmes OJF-ve të konsoliduara, të pavarura nga partitë politike, mbetet në nivele mesatare. Ndaj mbështetja e vazhdueshme për aktivistët komunitarë dhe OJF-të është e nevojshme, në mënyrë që të ofrohet një kanal shtesë për qytetarët për të ndikuar vendimmarrjen në nivel vendor. Kjo do të forcojë dhe nxisë demokracinë së pari në nivel vendor/rajonal, duke pasur edhe një efekt të mëtejshëm në shkallë vendi.

Çdo komunitet duket se ka specifikat e veta dhe një kombinim të problematikave, shqetësimeve e interesave, duke shtuar këtu edhe kapacitetet specifike apo interesat e aktivistëve lokalë. Prandaj, LA duhet të vijojë të mbështesë aktivitetin e vet në projekte të nxitura nga kërkesa e aktivistëve /OJF-ve. Problematikat dhe qëllimet duhet, për aq sa është e mundur, të përcaktohen nga aplikantët, ndërkohë që LA duhet të ofrojë mjetet e instrumentat në dispozicion për arritjen e qëllimeve.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet çështjeve gjinore dhe përfshirjes së grupeve në nevojë, në të gjitha ndërhyrjet e mbështetura nga LA. Projektet e lidhura me drejtësinë mjedisore duhet gjithashtu të nxiten. Pa dyshim ka projekte të tjera për energjinë dhe transportin, të cilat nuk marrin në konsideratë interesat e komuniteteve lokale.

Zbatimi i “Shërbimeve me Vlerë të Shtuar” ka krijuar mundësi për qytetarët dhe komunitetet për të forcuar më tej dhe nxitur demokracinë në nivel vendor e rajonal.

Shoqata e Bashkive dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore duhet të angazhohen për të shpërndarë praktikat më të mira lidhur me forcimin e pjesëmarrjes qytetare.

Në shtatë vitet e fundit, mjedisi mundësues për shoqërinë civile ka njohur përmirësime të ndjeshme e të vazhdueshme. LA ka dhënë ndihmë të mirë në këtë drejtim dhe mbështetja për OJF-të duket se përputhet plotësisht me këtë qëllim. Në tërësi, LA ka arritur t’ia dalë në krijimin e interesit të dukshëm nga ana e aktorëve kyç në komunitete. Disa nga rezultatet konkrete të arritura janë: transparencë e shtuar në qeverisjen vendore përmes shpërndarjes dhe ofrimit të të dhënave për OJF-të, qytetarët dhe aktorë të tjerë të interesuar, dialog i përmirësuar mes aktorëve dhe në fund praktika të përmirësuara të vendimmarrjes dhe sundimit të ligjit. Çështje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, kujdesit shëndetësor, strehimit, shkatërrimit të mjedisit, etj., u adresuan në mënyrën e duhur, duke dhënë edhe zgjidhje të suksesshme. Komunitetet i kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga projektet e mbështetura nga LA.

Përgatiti nga: Anila Shehi (Dollani)

 

[1] https://documents-dds-ny.un.org/doc/UNDOC/GEN/N07/464/19/PDF/N0746419.pdf?OpenElement

[2] https://www.coe.int/en/web/compass/democracy

[3]https://www.idrainstitute.org/files/star2/Local%20Governance%20Mapping%20in%20Albania.pdf

[4]https://www.consilium.europa.eu/media/60797/st15935-en22.pdf

[5] Raporti Vjetor 2015-2016, LevizAlbania

[6]https://www.levizalbania.al/en/initiatives-supported/thirrja-per-aplikime-8/metamorfoza-e-lumit-ishem-itinerari-i-se-nesermes

[7] Raport Vlerësimi i Thirrjes për Aplikime nr. 2, Aneks 4 i Raportit të Ndërmjetëm, LëvizAlbania, Shkurt 2018

[8] https://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2017/05/monitorimi-special-publikii-i-vendimeve.pdf

[9] https://www.youtube.com/watch?v=jvx4kN_MfBY

[10] Raporti I ndërmjetëm 1 korrik-31 dhjetor, 2021, Shtojca 5, “Vlora I jep dritënjeshile administratorëve të ndërtesave të banimit;shoqëria civile fiton kauzën”, Jerola Ziaj.

[11] Raporti Vjetor 1 korrik, 2020 – 30 qershor, 2021, LevizAlbania

[12] https://klinikateligjit.al/banoret-e-laknasit-mundin-thertoren/

[13] https://cle.al/en/opposition-to-the-construction-of-a-slaughterhouse-in-the-laknas-forest/

[14] Raporti Vjetor 1 korrik 2020 – 30 qershor 2021;

[15] Raporti Vjetor Korrik 2021 - Qershor 2022, Shtojca 5. Advokim për ndryshime ligjore për një mjedis më mundësues për vullnetarizmin

[16] https://www.levizalbania.al/media/files/2022/02/10/Semi-Annual_Report_LA_July-Dec_2021_for_publication_to_LA_web_page.pdf)

[17] Raporti Vjetor Korrik 2021 - Qershor 2022, Shtojca 4- Nismë ligjore qytetare për votimin e këshilltarëve bashkiakë përmes listave të hapura., LevizAlbania

[18] https://insiz.org/fazat-e-projektit/

[19]https://bti-project.org/en/reports/country-report/ALB

#RastStudimor | Labirinti i advokimit në Shqipëri: Histori suksesi nga mekanizmi i granteve LevizAlbania

#RastStudimor | Labirinti i advokimit në Shqipëri: Histori suksesi nga mekanizmi i granteve LevizAlbania

CaseStudy LevizALbania web

 

 

1. Konteksti

Përpjekjet për ndryshime legjislative dhe ndikimit në politikat publike janë komplekse dhe të paparashikueshme, por OSHC-të dhe grupet informale mund të arrijnë rezultate të rëndësishme nëse kuptojnë strategjitë e advokimit. Termi “advokim” i referohet përpjekjeve që synojnë të ndikojnë politikat publike, ligjet dhe proceset e tjera vendimmarrëse në fusha të ndryshme, nëpërmjet përdorimit të analizave të bazuara në të dhëna, medias, rrjetëzimit dhe trysnisë konstruktive. Ka lloje të ndryshme të advokimit dhe secila prej tyre përdor një strategji ndryshe për të sjellë ndryshime në shoqëri. Sipas Cohen de la Vega and Watson (2001), advokimi i referohet një sërë aktivitetesh  që synojnë transformimin  e “atë që është” në një “çfarë duhet të jetë”, duke pasur parasysh se “ajo që duhet të jetë” e bën shoqërinë më të drejtë. Të gjitha këto veprime marrin një kuptim akoma mtë rëndësishëm kur bëhet fjalë për kontekstin e Shqipërisë ku, mjedisi politik, ekonomik dhe shoqëror është i ndryshueshëm dhe i paparashikueshëm. Kështu, gjatë tetë viteve të fundit, LevizAlbania ka kontribuar në rritjen e përfshirjes së shoqërisë civile dhe grupeve informale në të gjitha nivelet për të zgjedhur siç duhet çështjet dhe për të advokuar për ndryshimin nga “çfarë është” në “çfarë duhet të jetë”. Gjatë këtij rrugëtimi, ka pasur ulje dhe ngritje. Megjithatë, ky udhëtim ka prodhuar disa histori suksesi që do të shtjellohen në paragrafët vijues.

2. Qasja e LevizAlbania

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga një konsorcium i tre organizatave shqiptare, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partners Albania dhe Co-Plan. LevizAlbania i është përkushtuar forcimit të demokracisë vendore në Shqipëri duke u dhënë aktorëve të hapësirës qytetare fuqinë për të qenë agjentë të ndryshimit të cilët ushtrojnë trysninë e nevojshme për të siguruar që qeveritë vendore të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve.

Rrugëtimi i LevizAlbania po përfundon pas dy fazave ku u zhvilluan, 9 Thirrje për Aplikime, 12 Projekte Strategjike, janë mbështetur 23 projekte të Reagimit të Shpejtë, 362 individë, grupe joformale dhe OSHC dhe u përfshinë më shumë se 75,000 qytetarë. Nëpërmjet mbështetjes financiare të LevizAlbania, rreth 40% e palëve të interesuara qytetare vazhdojnë të punojnë në projekte ku përfitues janë komunitetet e tyre, duke demonstruar një ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. LevizAlbania ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të angazhuar, organizatave advokuese dhe OSHC-ve që kanë marrë pjesë dhe kanë ndikim në politikat kombëtare dhe lokale. Të gjitha këto nisma kanë nxitur gjithsej 212 veprime dhe reagime nga pushteti vendor në përgjigje të kërkesës së shtuar për një qeverisje më të mirë vendore. Më konkretisht, përmes instrumenteve të ndryshme të LevizAlbania, qytetarët kanë nxjerrë 669 kërkesa dhe propozime konkrete. LevizAlbania ka publikuar nëntë thirrje për aplikim. “Thirrja për Aplikim nr 7” ishte më e përqendruar në advokim, krahas faktit që aplikimet në lidhje me advokimin ishin të mirëseardhura edhe në thirrjet e mëparshme.

3. Nga analiza në veprim: roli i LevizAlbania

Shoqëria civile luan një rol jetik në përmirësimin e transparencës dhe qeverisjes së mirë duke rritur diskursin publik dhe duke ndikuar në procesin e qeverisjes për ta bërë atë më të përgjegjshme.

Që ligjet, politikat dhe nismat t'u përgjigjen nevojave dhe qëllimeve të qytetarëve, OSHC-të duhet të marrin pjesë dhe të përfshihen në vendimmarrje si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal. Pavarësisht përmirësimit të kapaciteteve të OSHC-ve, shoqëria civile në Shqipëri është ende e pazhvilluar. Aktivitetet e tyre mbështeten kryesisht nga projektete të financuar nga doanatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Shumë OSHC në qytete të ndryshme janë tepër aktive dhe kanë arritur rezultate të mira, por në izolim të plotë nga organizatat e tjera të shoqërisë civile. Për të mundësuar përfshirjen e tyre në politikëbërje dhe për të krijuar politika dhe procese më transparente, të parashikueshme dhe me cilësi të lartë, duhet të forcohet rrjetëzimi dhe duhet të zhvillohen aftësitë e tyre advokuese. Pavarësisht përmirësimeve që sektori i shoqërisë civile në përgjithësi ka pasur në advokim, OSHC-të jashtë kryeqytetit kanë vështirësi që i atribuohet kryesisht mungesës së strukturave organizative dhe kapaciteteve financiare. Kështu, kapacitetet advokuese lokale janë ende të dobëta dhe kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, LevizAlbania u ka dhënë një sërë mbështetjesh OSHC-ve dhe grupeve informale shqiptare gjatë tetë viteve të fundit. Mbështetja e LevizAlbania është shtrirë në dy këndvështrime të ndryshme. Së pari, LevizAlbania ka dhënë drejtpërdrejt grante për OSHC-të, individët dhe grupet informale, në mënyrë që ata të mund ta përdorin këtë mbështetje financiare për të advokuar për ndryshime në problematika të veçanta. Së dyti, duke marrë parasysh kapacitetin e ulët të OSHC-ve dhe grupeve informale se si të advokojnë, LevizAlbania ka ofruar një mbështetje dhe udhëzim të vazhdueshëm se si të advokohet për ndryshim. Të gjitha këto përpjekje advokuese kanë prodhuar disa histori suksesi në nivel lokal dhe kombëtar. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të advokimit që deri më tani kanë qenë të suksesshme, ka shumë të tjera që nuk kanë prodhuar akoma rezultate pozitive. Për t’i analizuar më mirë historitë e suksesshme të advokimit, është bërë një vlerësim i komponentëve të mëposhtëm: (i) Ndryshimi në përkufizim - palët e interesuara kanë një kuptim më të mirë dhe tablo të qartë të çështjes së trajtuar; (ii) Ndryshimi në sjellje – palët e interesuara dhe komuniteti lokal në përgjithësi, janë më mendjehapur në lidhje me çështjen e trajtuar; (iii) Ndryshimi në angazhim – veprime konkrete të ndërmarra në adresimin e çështjes; (iv) Ndryshimi në politika – ndryshime ose modifikime të propozuara në kuadrin ligjor dhe/ose të politikave; (v) Ndryshim në praktikë – përmirësime konkrete, kryesisht të lidhura me ndryshimet sistemike.

RASTI 1

Aleatët në Advokim: Një Faktor Kyç Suksesi

Një nga rastet që nxjerr në pah suksesin e advokimit në nivel kombëtar, por me ndikim të madh edhe në nivel lokal është ai i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ). Nëpërmjet mbështetjes së instrumenteve të granteve strategjike të LevizAlbania, INSIZ filloi në shkurt 2021, angazhimin e tij aktiv në zbatimin e një nisme legjislative qytetare për të kërkuar ndryshime konkrete në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. INSIZ është një fondacion i krijuar në vitin 1999. Ai synon të ofrojë shërbime që do të mundësojnë zhvillimin social dhe politik të Shqipërisë, si dhe integrimin e saj në kornizat ndërkombëtare dhe në familjen evropiane, duke iu përmbajtur të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe vlerave të shtetit të së drejtës. INSIZ dhe organizatat[1] e tij partnere filluan të trajtojnë një problem të vazhdueshëm që po dobësonte demokracinë lokale në Shqipëri. Konkretisht, në nivel vendor, Kodi Zgjedhor parashikon zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak. Kryetari i bashkisë zgjidhet duke përdorur sistemin e votave të shumicës në vetëm një raund votimi. Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak përdoret sistemi proporcional. Subjektet zgjedhore, partitë politike apo koalicionet e tyre, konkurrojnë me një listë të mbyllur kandidatësh. Kodi zgjedhor i jep çdo zgjedhësi të drejtën të zgjedhë për të votuar për një nga kandidatët, i cili mund të jetë edhe i pavarur. Duke qenë se sistemi kërkon përdorimin e një liste të mbyllur, zgjedhësi nuk ka mundësi të shënojë një preferencë për kandidatin që do të donte ta përfaqësonte në Këshillin Bashkiak. Në këtë mënyrë, metoda aktuale për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit bashkiak i jep vullnetit dhe vendimeve të partive politike një prioritet shumë më të lartë se vullnetit dhe vendimeve të votuesve. Duke marrë parasysh këtë, është e thjeshtë të nxirret përfundimi se demokracia përfaqësuese në nivel bashkiak ka probleme. Komunitete të ndryshme vendore nuk janë të përfaqësuara në këshillat bashkiakë, të cilët janë subjekte vendimmarrëse kolegjiale.

INSIZ mendoi për këtë çështje dhe paraqiti një zgjidhje. INSIZ krijoi një projektligj. Në këtë projektligj janë përfshirë dispozita në Kodin Zgjedhor të Republikës, të cilat do të bëjnë të mundur dhe efektive votimin e këshilltarëve bashkiakë me lista të hapura. Sipas këtij propozimi, ky projektligj do iu ofrojë qytetarëve mundësinë që, në zgjedhjet për organet e pushtetit vendor të votojnë jo vetëm për subjektin politik por edhe për një nga kandidatët për këshilltar në Këshillin Bashkiak që është në listën e këtij subjekti. Ndryshe e thënë, ndryshimi parashikon votimin me lista të hapura për anëtaret e këshillit bashkiak. Në këtë mënyrë bëhet i mundur materializimi i plotë i vullnetit të zgjedhësve, i shprehur përmes votës preferenciale. Zbatimi i nismës legjislative qytetare për votim me lista të hapura për anëtarët e këshillit bashkiak është një kontribut i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë i qytetarëve. Kjo do të krijojë kushte shumë më të mira për funksionimin e demokracisë përfaqësuese në nivel vendor.

Bazuar në të drejtën e parashikuar nga Kushtetuta, sipas së cilës 20, 000 zgjedhës kanë të drejtën legjislative për të paraqitur një projektligj në Kuvendin e Shqipërisë, INSIZ dhe partnerët e tij nisën procesin për realizimin e kësaj nisme. Në përgjigje të kërkesës së INSIZ-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fletën model për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse të qytetarëve me të drejtë vote. INSIZ mblodhi më shumë se 20,000 nënshkrime votuesish dhe ky ishte një sukses i madh. Megjithatë, ka pasur përpjekje të panumërta advokuese pas kësaj arritjeje të madhe.

“Qëllimi ynë kryesor ishte të hartonim rrugën që duhej ndjekur për të arritur rezultatin. Kjo rrugë do të ishte e suksesshme vetëm nëse përfshiheshin qytetarët.” Prof.Dr. Kristaq KUME, Drejtor Ekzekutiv i INSIZ.

Fillimisht INSIZ synonte të mblidhte 20, 000 qytetarë duke mbledhur nënshkrimet e tyre për një periudhë tre mujore. Ligji është i qartë në këtë drejtim, duke thënë se grupet që do të mbledhin nënshkrimet duhet të vendosen në zona të veçanta të bashkisë. Rezultati ishte dukshëm më i ulët nga ç’priste aleanca dhe ajo kishte mbledhur vetëm 3–4% të nënshkrimeve. Kjo metodë e përfshirjes së qytetarëve nuk ishte e suksesshme.

Kështu, INSIZ krijoi një strategji të re duke u fokusuar në palën më të rëndësishme të interesit në këtë projekt, “QYTETARIN”.

“Gjithçka që kemi arritur është themeluar mbi kushtin paraprak “TAKO QYTETARIN.” Objektivi kryesor i takimit individual me qytetarin ishte informimi i qytetarit për nismën, marrja e mendimit të qytetarit, ndarja e mendimit për disa zgjidhje të problemit kryesor të nismës dhe më pas marrja e mendimit të qytetarit për zgjidhjen. " Prof.Dr. Kristaq KUME, Drejtor Ekzekutiv i INSIZ.

Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme. Qytetarët nuk ishin në dijeni të qëllimit të nismës. Kjo e bëri aleancën të besonte se, përveç ndërveprimit të drejtpërdrejtë, kërkohej një përpjekje agresive dhe kapilare për të rritur ndërgjegjësimin. Kjo u realizua përmes një sërë mënyrash.

Së pari, INSIZ dhe partnerët e tij mblodhën grupe qytetarësh që kishin më shumë njohuri dhe ishin më të informuar për këtë çështje. Këta ishin anëtarët e këshillit bashkiak. Brenda një muaji u mbajtën 14 takime me këshillat bashkiakë në bashki të ndryshme për të përshkruar qëllimin e nismës, si do ta zgjidhte ajo këtë problem dhe çfarë duhej bërë.

Së dyti, INSIZ besonte se të rinjtë (studentët universitarë) ishin ndër kategoritë më efektive që mund ta nxisnin këtë përpjekje. U zhvilluan takime me studentë në nivel kombëtar, ku kërkohej angazhimi i tyre. Ata u bënë pjesëmarrës në nismë si dhe zbatues të saj.

Së treti, INSIZ angazhoi stafin akademik të universiteteve për të ndihmuar në këtë nismë. Disa profesorë nga universitete të ndryshme të Shqipërisë kontribuan për suksesin e kësaj nisme.

Së katërti, INSIZ përfitoi nga mbështetja dhe mundësia e ofruar nga LevizAlbania për të bashkuar OSHC-të, për të formuar Aleancat Qytetare për Demokraci. Si rezultat, INSIZ ndërtoi lidhje me OSHC-të e tjera, veçanërisht ato që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara (romët dhe egjiptianët). Këta aleatë të rinj punuan shumë për mbledhjen e firmave të qytetarëve për nismën e INSIZ-it. Së fundi, grupet e margjinalizuara si romët dhe egjiptianët u përfaqësuan me rreth 10% të formularëve të plotësuar në mbështetje të nismës së INSIZ-it. Aktualisht, projekt-ligji i ka kaluar Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Ky projekt i zbatuar nga INSIZ-i dhe organizatat e tij partnere, solli ndryshime në sjelljen e qytetarëve, ndryshime në angazhimin e palëve të interesuara, ndryshime në politika dhe në fund ndryshime sistemike. Sjellja e qytetarëve lidhur me rolin e tyre në proceset demokratike lokale ka ndryshuar dukshëm si rezultat i kësaj nisme. Nëpërmjet qasjes “Tako qytetarin” që ndoqi INSIZ, njerëzit, ndryshe nga më parë, filluan të mendojnë për rolin e tyre kritik në përzgjedhjen e këshilltarëve me lista të hapura. Në këtë nismë morën pjesë 22,666 votues me të drejtë vote, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimin e situatës nga një “listë e mbyllur” në “listë të hapur”. Përveç kësaj, ky projekt ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si aktorë të ndryshëm u angazhuan në të gjitha fazat e zbatimit të projektit. Tetë OSHC u përfshinë në mënyrë aktive në nivel lokal, për të ndikuar dhe ndryshuar sjelljen e qytetarëve ndaj kësaj çështjeje. Së bashku me tetë organizatat partnere, OSHC-të që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara treguan interes të konsiderueshëm (romë dhe egjiptianë). Këta aleatë të rinj bënë shumë përpjekje për të marrë firmat nga qytetarët që mbështesnin nismën e INSIZ-it. Së fundi, rreth 10% e formularëve të paraqitur në favor të nismës INSIZ ishin nga komunitete të margjinalizuara si romët dhe egjiptianët. Krahas angazhimit aktiv të OSHC-ve, studentë nga universitete të ndryshme në Shqipëri demonstruan gjithashtu një nivel të konsiderueshëm angazhimi. Ky angazhim vullnetar sinjalizoi pozitivisht rolin kritik të të rinjve në proceset e demokratizimit lokal. Së treti, profesorë nga universitete të ndryshme shqiptare punuan vullnetarisht për krijimin e rekomandimeve të veçanta për çështjen e ngritur dhe ndihmuan në mbledhjen e firmave të votuesve. Së fundi, anëtarët aktualë të këshillit bashkiak ishin mjaft aktivë në mbledhjen e firmave. Pjesëmarrja e të gjitha këtyre palëve ishte e papritur dhe pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë në projekte të kësaj natyre.

Ky projekt doli me propozime ligjore shumë konkrete në amendimin e Kodit Zgjedhor. Më konkretisht, INSIZ me mbështetjen dhe angazhimin e të gjithë aktorëve të treguar, doli me projekt-ligjin “Mbi ndryshimet dhe shtojcat në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”. Qëllimi kryesor i këtij projekt-ligji ishte të siguronte lista të hapura të kandidatëve për këshilltarët vendorë. Projekt-ligji i paraqitur aktualisht është duke u shqyrtuar dhe miratuar në punime parlamentare. Përfshirja e tij në planin e punës së Kuvendit për javët 22 nëntor – 23 dhjetor 2022, u miratua nga Konferenca e Kryetarëve më 15 nëntor 2022. Vlerësimi i tij është përgjegjësi e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Një nga ndikimet më të mëdha që prodhon kjo iniciativë e cili do të garantojë qëndrueshmërinë e proceseve të demokratizimit në nivel lokal janë ndryshimet sistemike. Me projekt-ligjin e ri të propozuar, ndryshimet do të prodhojnë një ndikim afatgjatë në nivel lokal. Qytetarët do të munden të zgjedhin këshilltarët e tyre të parapëlqyer në vend se të votojnë për partinë politike dhe kjo e fundit përzgjedh këshilltarët.

Suksesi i INSIZ-it tregon se nuk mjafton një strategji e mirë për të arritur qëllimin. Në vend të kësaj, ishin aleatët në përpjekjet e advokimit që u bënë faktorët kryesorë të suksesit për këtë rast.

RASTI 2

Kapitulli 1 i një historie suksesi: Advokimi për ndryshime ligjore për një mjedis më të favorshëm për vullnetarizmin

Përtej Barrierave (PB) u themelua në vitin 2004 si një organizatë jofitimprurëse e shoqërisë civile. PB promovon përfshirjen dhe aftësitë e të rinjve në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian përmes edukimit joformal. PB ka punuar në mënyrë gjithnjë e më shumë në rritje për një çështje shumë të ndjeshme për OSHC-të në Shqipëri - vullnetarizmin. Në vitin 2016, Shqipëria miratoi Ligjin 45/2016, i cili rregullon vullnetarizmin. Përveç përfitimeve të një legjislacioni të tillë, dispozitat e tij kanë dhënë të kundërtën e ndikimit të dëshiruar. Gjatë hartimit të ligjit të vullnetarizmit, u përdor qasja nga lart-poshtë, e cila nga ana tjetër ka çuar në një zvogëlim të mundësive të vullnetarizimit në Shqipëri. Përveç kësaj, ky ligj imponon një barrë financiare – të paktën për OSHC-të – mbi organizatorët vullnetarë për t’i pajisur vullnetarët me sigurime. Aktet nënligjore të parashikuara nga ky ligj janë miratuar vetëm në vitin 2018 (Regjistri i kontratave të vullnetarëve dhe libreza e vullnetarëve) dhe (Kodi i Etikës) 2019. Përveç Kodit të Etikës, dy aktet e tjera nuk u bënë të disponueshme online në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Burimeve, gjë që la pa informacion OSHC-të – kryesisht organizatat jofitimprurëse të Shqipërisë përgjegjëse për organizimin e punës vullnetare. Gjashtë vjet pas miratimit të Ligjit 45, një përqindje e madhe e OSHC-ve ende nuk kanë njohuri konkrete nëse institucionet e nevojshme kanë marrë masa koordinuese dhe zbatuese për këtë ligj. Ata gjithashtu nuk janë në dijeni se ligji u kërkon atyre të paguajnë sigurimin e secilit vullnetar, të mbajnë një regjistër vullnetarësh dhe t'i sigurojnë secilit vullnetar një librezë në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Për më tepër, gjashtë vite që nga miratimi i ligjit nuk ka asnjë investim në infrastrukturën e vullnetarizmit në nivel lokal apo qëndror nga strukturat e qeverisë. Këto ishin problemet kryesore me të cilat po përballet ky sektor në Shqipëri sipas  Drejtorit Ekzekutiv të Përtej Barrierave. Për ta trajtuar këtë problem, Përtej Barrierave është mbështetur nga LevizAlbania për të propozuar një zgjidhje. Për këtë qëllim, Përtej Barrierave filloi punën për projektin “Vullnetarizmi.Al”, i cili synonte krijimin e një mjedisi mundësues ku, vullnetarizmi inkurajohet, mbështetet dhe njihet si një mekanizëm kyç për nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri. Kjo nismë kishte tre shtylla kryesore në fokus të saj.

  • Së pari, rekomandime konkrete për të zgjeruar fushën e veprimit të ligjit ekzistues për vullnetarizmin dhe për të hequr pengesat që ai u ka vënë atyre që kryejnë shërbime vullnetare.
  • Së dyti, mbledhja në nivel kombëtar dhe analiza e të dhënave me komponentë kyç që mbështesin idenë e vullnetarizmit dhe krijimin e bashkëpunimit ndër-sektorial.
  • Së treti, zhvillimi i kornizave të besueshme organizative me standarde të larta për administrimin e veprimtarisë vullnetare, si dhe futja e një strategjie të re duke fuqizuar vullnetarizmin nëpërmjet një platforme digjitale që inkurajon diskutime të hapura për të gjitha palët e interesuara.

Ana flet me shumë pasion për këtë fushë dhe thekson se i gjithë ky rrugëtim filloi të jepte frytet e veta. Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore për zbatimin e ligjit “Mbi vullnetarizmin” më 21 Janar 2022. Përmbledhja e politikave me rekomandimet dhe publikimet kryesore nga Studimi Kombëtar për Vullnetarizmin në Shqipëri u cituan nga folësit gjatë gjithë seancës. Aktualisht janë duke u zhvilluar projekt-amendamentet e ligjit 45/2016 “Mbi Vullnetarizmin”, ku përfshihet edhe rekomandimi konkret i projektit. Megjithatë, sipas Anës, ky është vetëm kapitulli i parë i një rrugëtimi të gjatë që do të pasojë në vijim. Për ta bërë këtë kapitull një histori suksesi Përtej Barrierave dhe Qendra Kombëtare e Burimeve për Shoqërinë Civile (Partners Albania) advokuan duke përdorur strategjitë e mëposhtme.

Së pari, ishte me rëndësi themelore të bëhej një studim gjithëpërfshirës mbi vullnetarizmin në Shqipëri në mënyrë që të përfshihej opinioni i gjerë publik. PB paraqiti Studimin Kombëtar mbi Vullnetarizmin në Shqipëri - një studim që ofron një analizë sasiore dhe cilësore të perceptimeve, sfidave dhe preferencave të qytetarëve ndaj angazhimit vullnetar, duke shqyrtuar gjithashtu sfidat dhe mundësitë e ofruesve të vullnetarizmit në Shqipëri si dhe institucionet politikëbërëse në vend. Ky studim shërbeu si një mjet advokimi në drejtim të institucioneve publike. Gjetjet dhe rekomandimet e studimit u diskutuan në një dialog të strukturuar në Konferencën Kombëtare të Vullnetarizmit, ku të gjithë aktorët u mblodhën për të hapur një forum diskutimi për përmirësimin e fushës së vullnetarizmit në Shqipëri. Së dyti Përtej Barrierave vlerëson se sektori i vullnetarizmit është një temë shumëplanëshe që ndërhyn në fusha të ndryshme. Infrastruktura e vullnetarizmit formohet nëpërmjet një sërë aktorësh të ndryshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Shoqëria civile, sektori publik dhe sektori privat luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e vullnetarizmit. Pra, Përtej Barrierave solli në një tryezë të vetme të gjitha palët e interesuara që kishin lidhje me temën, përmes zhvillimit të një konference kombëtare. Në këtë aktivitet, të gjithë aktorët e përfshirë ndanë komentet dhe propozimet e tyre. Kjo shërbeu si një platformë me shumë palë pjesëmarrëse për të diskutuar mbi çështjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme që lidhen me vullnetarizmin. Së treti, studimi dhe konferenca nuk ishin të mjaftueshme, sipas Përtej Barrierave.

“Studimi ishte një mjet i besueshëm. Megjithatë, na duhej të hartonim rekomandime shumë konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor. Mund të ishim më bindës nëse do të ishim më të qartë.” Znj. Ana Mullanji, Drejtore Ekzekutive, Përtej Barrierave.

Kështu u bë. Duke u mbështetur në studimin kombëtar dhe të gjitha të dhënat e mbledhura gjatë konferencës, Përtej Barrierave paraqiti një përmbledhje politikash me propozime konkrete për të përmirësuar ligjin mbi vullnetarizmin, duke inkurajuar kështu ndryshime në politika.

Së katërti, organizata nisi një sërë takimesh me persona teknikë në institucionet përkatëse.

“Studimi, analizat ligjore, analizat krahasuese sociale dhe juridike me dokumentin e vendeve evropiane dhe dokumenti me rekomandime ishin mjete të fuqishme që kishim për advokim. Megjithatë, në thelb ne po i mbanim në dorë të dy, pa mundur t'ua komunikonim siç duhet të gjitha problemet dhe sugjerimet institucioneve përkatëse, përkatësisht Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.” Znj. Ana Mullanji, Drejtore Ekzekutive, Përtej Barrierave.

Të gjitha këto përpjekje, kanë çuar në ofrimin e përmirësimeve konkrete në lidhje me ndryshimet sistemike. Vetëm ndryshimet në sistem do të prodhojnë rezultate të qëndrueshme.

Së pesti, një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi ishte e nevojshme për të informuar më mirë publikun e gjerë mbi vlerën e vullnetarizmit dhe çështjeve aktuale. Prandaj, Përtej Barrierave dhe Partners Albania ndërmorën një fushatë të gjerë publike duke përdorur median si një mjet për të ndarë dhe për t’u “ushtruar trysni” aktorëve të ndryshëm për të marrë vendimet e duhura. Si rezultat i rritjes së njohurive të tyre për vullnetarizmin në Shqipëri, sjelljet e qytetarëve kanë ndryshuar, veçanërisht përsa i përket problemeve dhe vlerave që fshihen pas vullnetarizmit në Shqipëri.

Paralelisht, u zhvillua një bashkëpunim i ngushtë me mediat dhe gazetarët për të theksuar çështjet e vullnetarizmit dhe për të mbështetur kauzën dhe debatin përmes kanaleve të tyre të komunikimit, me qëllim që të ndikohet në një ndryshim në perceptimet dhe qasjet e aktorëve kryesorë në afat të gjatë. Së fundi, PB krijoi platformën e parë kombëtare digjitale ëëë.vullnetarizmi.al, si një mjet ndërveprues për të gjithë aktorët e interesuar të sektorit. Platforma ndihmoi në dy drejtime; (i) nëpërmjet përdorimit të teknologjisë digjitale, platforma sjell jo vetëm një mjet lehtësues dhe të organizuar për rekrutimin e vullnetarëve (realizimit të lidhjeve), duke lejuar pjesëmarrjen e qytetarëve të interesuar, por edhe një risi në mbledhjen e statistikave dhe informacionit cilësor dhe sasior në këtë fushë, (ii) ngritjen e kapaciteteve të drejtpërdrejta të ofruesve të vullnetarizmit nëpërmjet trajnimit dhe këshillimit të tyre në përdorimin e Protokollit të Standardeve të Menaxhimit të Vullnetarëve dhe përdorimin e platformës.

Ky projekt ka prodhuar disa ndryshime, duke filluar me ndryshimin në përkufizimin e vullnetarizmit. Legjislacioni aktual (Ligji 45/216) e konsideron vullnetarizmin sporadik ose afatshkurtër në të njëjtën mënyrë si vullnetarizmin e strukturuar afatgjatë. Kjo vendos një barrë të konsiderueshme administrative për organizatat që kryejnë vullnetarizëm afatshkurtër. Për shembull, nëse një OSHC dëshiron të organizojë një ditë pastrimi dhe kështu ka nevojë për shumë vullnetarë për t'u angazhuar në të, kjo është një formë e vullnetarizmit afatshkurtër. Në këtë mënyrë, një ditë e vetme e këtij lloj vullnetarizmi nuk mund të shihet në të njëjtën mënyrë si vullnetarizmi disa mujor. Në një situatë të tillë, ofruesit e vullnetarizmit janë nën presion të madh për të komunikuar, rekrutuar, orientuar, trajnuar dhe kontraktuar me një numër të madh vullnetarësh, gjë që mund të jetë përtej kapacitetit të OSHC-ve dhe demotivon ofruesit e vullnetarizmit për të kryer aktivitete të tilla. Thënë kjo, Përtej Barrierave ka propozuar konkretisht një ndryshim në këtë përkufizim, duke i ndarë dhe trajtuar ndryshe këto dy lloje të vullnetarizmit.

Strategjia e advokimit e ndjekur nga PB për t'i bazuar kështu propozimet e saj në analiza të bazuara në prova, solli një ndryshim në angazhimin e aktorëve kryesorë në fushën e vullnetarizmit. Kjo ishte hera e parë që një organizatë e shoqërisë civile inkurajoi aktorë të ndryshëm të angazhohen në një platformë të vetme, në këtë temë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për OSHC-të shqiptare.

Përtej Barrierave kanë propozuar një sërë ndryshimesh në politika të cilat nisin me ndryshimet ligjore të Ligjit Nr. 54/2016. Për shembull, Përtej Barrierave propozoi një sqarim të nenit 9 të këtij ligji. Sipas nenit 9 të këtij ligji, organizatat që ofrojnë shërbime vullnetare duhet të jenë ose OSHC ose biznese (persona juridikë). Shqetësimi më i madh me këtë koncept është se mund të çojë në ngatërresa në lidhje me mënyrën se si ndërmarrjet dhe organizatat jofitimprurëse duhet të trajtohen financiarisht. Është tepër e rëndësishme që fillimisht të përkufizohet vullnetarizmi i biznesit, sepse është e qartë se bizneset nuk mund të konsiderohen të njëjta me organizatat e shoqërisë civile. Gjithashtu, PB propozon ndryshime shumë specifike për nenet 16 dhe 22 të këtij ligji.

Ky rast tregon se nuk ka një “shkop magjik” për të zgjidhur çështje të tilla. Përveç faktit që PB ndoqi me kujdes të gjitha hapat e një strategjie të suksesshme advokuese, u desh ende shumë kohë për ta kthyer këtë çështje në një pikë të rendit të ditës të vendimmarrësve. Ky rast na tregon se  këmbëngulja, rrjetëzimi dhe aleancat, si dhe një mbulim dhe angazhim i gjerë i palëve të interesuara, ndihmojnë në vendosjen e një çështje të tillë në qendër të vëmendjes së politikëbërësve.  Aktualisht ka nisur puna për ndryshimet në ligjin nr. 45/2016, duke përfshirë rekomandimet konkrete të projektit.

RASTI 3

Trekëndëshi i advokimit “vlera e komunitetit, legjitimiteti dhe mbështetja si dhe kapaciteti organizativ”.

Vendet bregdetare shqiptare janë më të zhurmshmet, sidomos gjatë sezonit turistik. Atyre u mungojnë plane lokale veprimi për ndotjen akustike, e cila nuk monitorohet vazhdimisht, dhe nuk zbatojnë kontrolle për aktivitetet që gjenerojnë zhurmë. Vendndodhjet bregdetare rreth Vlorës dhe Himarës janë zona të njohura gjatë sezonit turistik. Sipas Raportit më të fundit të Gjendjes Mjedisore për vitin 2020, mes 43 stacioneve për matjen e niveleve të zhurmës në të gjithë Shqipërinë, janë vetëm katër në qytetin e Vlorës dhe asnjë për Himarën. Për më tepër, nga ky raport është e qartë se pragu i zhurmës është tejkaluar në të gjitha vendndodhjet gjatë ditës. Niveli më i madh u mat në stacionin “Uji i Ftohtë”, ku vlera e monitoruar ishte 13.7% më e lartë se kufiri (55dB), ndërsa niveli më i ulët u mat gjatë gjithë ditës në stacionin "Hyrja e Qytetit", ku e kaluam normën me 1.7%. Këshilli i Ministrave nxori vendimin nr. 587 për monitorimin dhe kontrollin e zhurmave në datën 7 korrik 2010. Gjithashtu, ligji nr.9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin e ndotjes akustike” vendos në përgjegjësi të bashkive hartimin e planeve të veprimit. Megjithatë, ka ende çështje që lidhen me mungesën e planeve lokale të veprimit për zhurmën, mungesën e monitorimit të vazhdueshëm të niveleve të zhurmës dhe mungesën e kufizimeve në aktivitetet që gjenerojnë zhurmë.

Ndotja akustike është një problem në rritje në këto zona dhe komunitetet në këto zona nuk janë në dijeni të rolit që luan pushteti vendor në administrimin dhe reduktimin e zhurmës. Ndërkohë, organizatave të shoqërisë civile në këto zona u mungon ekspertiza për të analizuar nivelet e zhurmës, si dhe mungon bashkëpunimi me komunitetet për ngritjen, trajtimin dhe advokimin e çështjeve në pushtetin vendor. Mungesa e një plani veprimi /harte/masash të përcaktuara të nivelit të zhurmës nga ana e bashkive ka krijuar një boshllëk në ofrimin e informacionit për komunitetet dhe organizatat lokale. Prandaj, Milieukontakt Albania, me mbështetjen e LevizAlbania vendosi të punojë në këtë drejtim dhe të gjejë zgjidhjen më të përshtatshme. Milieukontakt Albania ka 22 vjet përvojë pune me shoqërinë civile për mjedisin, natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm si dhe me autoritetet që merren me këto çështje në Shqipëri. Organizata punoi në tre drejtime: (i) identifikimi i situatës aktuale përmes një analize të plotë të kryer duke ndjekur një metodologji të besueshme (ii) duke inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve në monitorimin e zhurmës përmes metodave alternative të monitorimit dhe (iii) forcimin e bashkëpunimit përmes palëve të interesuara në advokimin dhe adresimin e çështjeve në pushtetin vendor. Qëllimi kryesor ishte që këto bashki të hartonin planet e veprimit dhe të ndihmonin në përgatitjen e metodologjive të monitorimit të ndotjes akustike.

“Ne u përpoqëm të bashkonim aktorët kryesorë që kanë lidhje me temën dhe të krijonim “trekëndëshin” i cili mund të punonte mbi këtë çështje dhe ta monitoronte atë për periudha afatgjata. Ky trekëndësh u krijua duke bashkuar shoqërinë civile, bizneset dhe pushtetin vendor. Menduam se sa më i fortë të ishte trekëndëshi, aq më efektive mund të ishte zgjidhja”. Arion Sauku, Menaxher Projekti.

Pas kaq shumë përpjekjesh, kjo iniciative nisi të japë frutet e para në bashkinë e Himarës. Kryetari i kësaj bashkie mirëpriti dhe ftoi organizatën që të jepnin mbështetjen e tyre në hartimin e planeve të veprimit dhe mbështetjen e seancave dëgjimore publike në nivel komuniteti. Vlen për t’u shënuar se, përgatitja e këtyre plan-veprimeve është detyrim ligjor i bashkisë. Megjithatë, atyre u mungojnë kapacitetet, infrastruktura dhe ndonjëherë edhe vullneti për ta bërë këtë. Sapo të caktohen planet e veprimit, kërkohet monitorim nga afër i zbatimit të tyre.

Në arritjen e këtij suksesi, organizata advokoi duke përdorur strategjinë e mëposhtme.

Së pari, ishte tepër e rëndësishme të kryhej hulumtimi profesional në mënyrë që të tregoheshin të gjitha problemet që këto zona kanë në lidhje me ndotjen akustike. Për të qenë një mjet i besueshëm, ky hulumtim është zhvilluar duke përdorur metodologjitë më të fundit. Për të matur në mënyrë të përshtatshme nivelin e zhurmës në këto zona, organizata përdori parametrin Laeq, i cili përdoret gjerësisht nga anëtarët e BE-së, në përputhje të plotë me Direktivën 2002/49/EC. Organizata ofroi teknologji që shfaq nivelin e zhurmës në kohë reale në mënyrë që niveli i zhurmës të mund të matet me saktësi.

Në vijim të fazës së sipërpërmendur, organizata bëri përpjekje për të përfshirë sa më shumë teknikë të pushtetit vendor, qytetarë dhe aktorë të tjerë përkatës gjatë gjithë fazës së matjes dhe monitorimit të zhurmës në këto vendndodhje. Megjithatë, organizata zbuloi se vetëm një numër i vogël njerëzish kishin njohuri për këto matje teknike gjatë kësaj procedure.

“Palët e interesuara nuk do të angazhoheshin plotësisht në proces pa njohuritë e nevojshme nga ana teknike.” Arion Sauku, Menaxher Projekti.

Për rrjedhojë, organizata mori vendimin për të krijuar seanca të caktuara trajnimi në bashkëpunim me Institutin e Menaxhimit të Mjedisit dhe Territorit. Ky ishte një mjet i rëndësishëm advokues. Nën trekëndëshin e krijuar, këtij trajnimi iu bashkuan OSHC-të, qytetarët, pjesëtarët e bashkive dhe bizneset. Një nga efektet më domethënëse të këtyre seancave të trajnimit ishte rritja e kapacitetit të stafit bashkiak, i cili do të ishte pjesë e ekipit për të hartuar plane veprimi dhe për të vazhduar monitorimin e niveleve të zhurmës për bashkinë e tyre. Si rezultat, rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë ishte e rëndësishme për adresimin e boshllëqeve të komunikimit profesional.

Pas zhvillimit të veprimeve të sipërpërmendura, faza përfundimtare kishte për qëllim advokimin me bashkitë për t'i inkurajuar ato të shkruanin plane veprimi për ndotjen akustike. Për ta bërë këtë, grupi organizoi një sërë takimesh me përfaqësuesit bashkiak dhe personelin teknik, të cilët morën pjesë në seancat e trajnimit. Angazhimi i trekëndëshit për të nxitur zhvillim të mëtejshëm ishte një qasje kritike për suksesin e iniciativës.

Si rezultat, bashkia Himarë ftoi organizatën të prezantojë hulumtimin dhe sugjerimin për planin e veprimit. Sipas rregulloreve bashkiake, një seancë dëgjimore me anëtarët e këshillit kërkohet përpara se, ata të mund të votojnë nëse, do ta miratojnë ose jo këtë plan. Ky hap u përfundua me sukses nga organizata dhe tashmë po bashkëpunojnë ngushtë me bashkinë Himarë për përgatitjen e këtij plani veprimi. Kjo arritje e madhe kërkon përpjekje të shumta, duke përfshirë pjesëmarrjen, komunikimin dhe gjetjen e njerëzve të duhur për t'u bashkuar me trekëndëshin.

Kjo nismë ndryshoi si sjelljen ashtu edhe angazhimin e aktorëve të ndryshëm në nivel lokal. Për sa i përket ndryshimeve të sjelljes, kjo përpjekje përmirësoi të kuptuarit e palëve të interesuara për efektet e dëmshme që ndotja akustike ka në shoqëri. Më parë, disa aktorë lokalë e konsideronin këtë si një shqetësim periferik. Megjithatë, me trajnimin për rritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë dhe gjithë advokimin e gjerë publik që zhvilloi organizata, perceptimi i qytetarëve ndryshoi. Ata tani janë më të informuar dhe të gatshëm për t'u angazhuar aktivisht në këtë çështje. Për sa i përket ndryshimit në angazhim, ky projekt ndryshoi thellësisht atë se, si aktorë të ndryshëm u përfshinë në të gjitha fazat e ekzekutimit të projektit. Ky projekt mblodhi së bashku qytetarë, OSHC, biznese dhe përfaqësues të pushtetit vendor për të bashkëpunuar për problemin e ndotjes akustike dhe për të vendosur masa monitoruese për të ardhmen. Angazhimi i këtyre aktorëve solli rekomandime specifike dhe veprime konkrete për dy nga bashkitë e përzgjedhura.

Ky rast tregon se advokimi dhe partneriteti ecin së bashku. Faza më e rëndësishme është shndërrimi i një mesazhi advokues në aleanca dhe partneritete me autoritetet lokale dhe qytetarët.

4. Mësimet dhe përfundimet kryesore

Mekanizmi i granteve LevizAlbania ka qenë i dobishëm në shumë drejtime dhe ka hedhur bazat për rezultate të mëtejshme pozitive. Nëpërmjet përfituesve të saj, LevizAlbania ka ndryshuar mënyrën se si qytetarët mendojnë dhe e perceptojnë përfshirjen e tyre në proceset e demokratizimit dhe si të advokojnë në mënyrë efektive për ndryshimet e politikave.

LevizAlbania ka siguruar pjesëmarrje të gjerë qytetare në ndërhyrjet e grantmarrësve. LevizAlbania ka përkrahur gjithsej 362 persona, grupe informale dhe OSHC në fund të vitit të tretë të zbatimit të fazës së dytë, duke formuar një masë kritike të aktorëve aktivë qytetarë që marrin pjesë dhe ndikojnë në politikat e qeverisjes vendore. Nëpërmjet sistemit të tij të monitorimit dhe vlerësimit, projekti ka mbledhur të dhëna se nismat e palëve të interesuara qytetare të mbështetur nga LevizAlbania, çuan në 212 veprime dhe reagime të pushtetit vendor në përgjigje të një kërkese më të fortë për një qeverisje më të mirë vendore. Si rezultat, 669 kërkesa dhe propozime konkrete janë ngritur nga vetë qytetarët dhe janë mobilizuar përmes LevizAlbania. Palët e interesuara qytetare të mbështetura nga LevizAlbania kanë dorëzuar të paktën 85 kërkesa dhe peticione në Këshillat Vendorë të nënshkruara nga mbi 6000 qytetarë. LevizAlbania gjurmon sistematikisht qëndrueshmërinë e aktivizmit dhe të iniciativave, pas përfundimit të mbështetjes. Bazuar në dy matjet e kryera deri më tani, rreth 40% e palëve të interesuara qytetare të mbështetura, vazhdojnë të jenë aktivë në komunitetet e tyre lokale pas përfundimit të mbështetjes prej 12 muajsh, duke treguar për qëndrueshmërinë e iniciativave.

LevizAlbania ka inkurajuar OSHC-të që të bëhen elastike. Pasiguria në lidhje me mbylljet e reja të mundshme dhe masat kufizuese gjatë pandemisë COVID-19, “u mësuan” aktorëve të shoqërisë civile të eksplorojnë taktika dhe metoda inovative të advokimit. Ata përdorën peticionet elektronike, përdorimin e medias si mjet advokues, mediat sociale etj., për të ndikuar në veprimet e pushtetit vendor.

Pavarësisht nga të gjitha zhvillimet pozitive që sollën përpjekjet advokuese të grantmarrësve, përsëri LevizAlbania dhe grantmarrësit janë përballur me sfida të shumta. Së pari, advokimi është një strategji e re, e pa hulumtuar si duhet nga OSHC-të dhe grupet informale në Shqipëri. Thënë kjo, LevizAlbania është përballur me vështirësi në futjen e mekanizmave efektivë të advokimit në aktivitetin e OSHC-ve. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të kapacitetit të kufizuar të OSHC-ve për të zhvilluar strategji advokuese. Së dyti, mjedisi politik në të cilin operojnë OSHC-të nuk i përgjigjet përpjekjeve të advokimit. Kështu, këmbëngulja dhe përpjekjet e dyfishta kanë qenë të nevojshme për të “shtyrë” për ndryshime politikash. Së treti, ka një nivel të ulët të angazhimit të qytetarëve, edhe në çështje të ndjeshme publike të cilat ndikojnë gjerësisht në të gjithë shoqërinë. Mungesa e besimit në institucionet publike e bën këtë një sfidë edhe më të madhe. Prandaj, angazhimi i qytetarëve për t'i bërë ata pjesë të ndryshimit, ka qenë mjaft sfidues.

I gjithë procesi i advokimit, veçanërisht sfidat e hasura gjatë rrugës, dhanë mësimet e vlefshme si më poshtë:

  • Bashkëpunimi është çelësi i advokimit të suksesshëm. Për të përmirësuar ndikimin dhe shtrirjen e veprimit të advokimit, është e rëndësishme të zhvillohen partneritete dhe bashkëpunime me organizata të tjera, duke përfshirë OSHC-të, agjencitë qeveritare dhe ministritë, kompanitë private dhe agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit.
  • OSHC-të mund të konsiderojnë përdorimin e mediaas për të tejçuar mesazhin e advokimit. Si pjesë e veprimit të tyre advokues, është thelbësore për OSHC-të të ndërtojnë strategji të përshtatshme komunikimi që përfshijnë forma të ndryshme të mediave si media sociale, shtyp, TV dhe radio.
  • OSHC-të duhet të përfshijnë ngritjen e kapaciteteve në përpjekjet e tyre advokuese. Për të mbështetur ndryshimet e dëshiruara në sjellje ose praktikë, palët e interesuara duhet të informohen rreth praktikave dhe burimeve më të mira në dispozicion.
  • Krijimi i një rrjeti partneriteti të fortë, të larmishëm dhe aktiv do të shumëfishojë ndikimin e advokimit. Kjo do t'i ndihmojë OSHC-të të ftojnë aleatët për të mbështetur argumentet që ata ngrenë për të ndikuar në politikëbërje.
  • Vlerësim i vazhdueshëm i përpjekjeve të advokimit. Rishikimi i strategjive dhe përpjekjeve të mëparshme të advokimit, kryerja e rishikimeve të nevojshme, zbatimi i një procesi të ri advokimi janë thelbësore për të materializaur përpjekjet advokuese.

Kjo përvojë e gjatë e LevizAlbania në mbështetjen e përpjekjeve të advokimit tregoi se nuk ka një formulë të vetme për ta bërë advokimin të suksesshëm. Këmbëngulja, fleksibiliteti, aleancat dhe analizat e mbështetura në të dhëna, ndihmojnë që procesi i advokimit të bëhet i suksesshëm.

[1] 8 partnerët e INSIZ në zbatimin e këtij projekti janë: 1) Qendra Tamara, 2) Qendra Multimediale ‘Shteg’, 3) Forumi i Mendimit të Lirë (Tiranë); 4) Qendra për Zhvillimin e të Rinjve (Kukës); 5) Shoqata "Zëri Qytetar" (Lushnje, Fier dhe Vlorë); 6) Shoqata "Hapa të Lehtë" (Shkodër); 7) Shoqata "Bashkësia Malazeze në Shqipëri" (Elbasan), 8) Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (Durrës dhe Kavajë).

LevizAlbania prezanton "Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar"

LevizAlbania prezanton "Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar"

Leviz KM 220LevizAlbania projekti qe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, ka hyrë në fazën e kapitalizmit të arritjeve të 8 viteve të zbatimit.

Të përkushtuar në forcimin e demokracisë vendore përmes aksioneve dhe ideve të gjeneruara nga aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale, ia kemi dalë të forcojmë jo vetëm demokracinë vendore por edhe rolin aktiv të qytetarëve në kërkim të një qeverisje vendore cilësore, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse.

Ia kemi dal të jemi prezent në 61 bashkitë e vendit dhe të mbështesim zbatimin e 309 projekteve/nismave që kanë kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në nivel vendor.

E gjithë kjo eksperiencë dhe dije e përfituar nga LevizAlbania dhe grantmarrësit e saj tashmë është tërësisht publike dhe në funksion të gjithë aktorëve të shoqërisë civile, qytetarëve, institucioneve vendore dhe qendrore, donatorëve të tjerë që operojnë në Shqipëri, përmes Platformës së Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar.

Platforma në ONLINE dhe e aksesueshme për të gjithë të interesuarit në këtë link: https://km.levizalbania.al/

View the embedded image gallery online at:
https://levizalbania.al/sq/lajme#sigProIdc239d473c1

Për të ndjekur aktivitetin e prezantimit të platformës shiko videon më poshtë.

 LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

#LevizAlbania – gjithmonë të dedikuar për një demokraci vendore funksionale dhe cilësore.

 

TETORI ROZË, MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

TETORI ROZË, MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Mobile

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.

Mbështetja e grave ka qenë dhe vijon të jetë një objektiv i LevizAlbania, projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN.

Ndër vite LevizAlbania ka mbëshëtetur me dhjetra nisma dhe inciativa të ideuara dhe zbatuara nga gratë, nga të drejtat e grave, strehimi i grave kryefamiljare, kujdesi paliativ për gratë, e të tjera.

Por cilat kanë qenë disa nga nismat e mbështetura nga LevizAlbania, që janë ideuar dhe zbatuar nga gratë e që në fokusin dhe objektivat e tyre kanë patur pikërisht fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, për më shumë të drejta, politika mbështetëse dhe kujdes?

Nisma të mbështëtura nga LevizAlbania:

  • Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat, Projekti: Shërbimi social dhe shëndetësor për grupet e margjinalizuara.
  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Projekti: Monitorimi i funksioneve të deleguara të Bashkive në lidhje me Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor.
  • Qendra ILUMINATOS. Projekti: Diversiteti i shërbimeve sociale dhe publike në disa njësi administrative të bashkisë së Tiranës në kontekstin e ndarjes së re administrative-territoriale.
  • Shoqata RYDER. Projekti: Monitorimi i shërbimit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës.
  • Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale Kukës: Projekti: Iluzioni i barazisë gjinore në nivel vendor.
  • Shoqata Vizion Gruaje. Projekti: Përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet aktivizmit të grupeve komunitare dhe përfshirja e grave në organet vendimmarrëse.
  • Gratë artizane Vau Dejes. Projekti: Të rinjtë në iniciativë.
  • Ina Kasimati. Projekti: Advokim , monitorim për buxhetin, politikat e Bashkisë Tiranë në lidhje me strehimin social, dhënien e kredive të buta grave të divorcuara-kryefamiljare, me urdhër mbrojtje.

Tetori Rozë nuk duhet të jetë vetëm një muaj ndërgjegjësimi dhe solidariteti por një muaj që duhet të zgjasë një vit e përërsitet cdo vit, ku mbështetja për gratë, sipërmarrjet e tyre dhe kujdesi ndaj tyre të jetë maksimal dhe I plotë.

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

LEVIZALBANIA NË FORUMIN BOTËROR PËR DEMOKRACINË 2022 NË STRASBURG

LEVIZALBANIA NË FORUMIN BOTËROR PËR DEMOKRACINË 2022 NË STRASBURG

LevizALbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN do të jetë pjesë e Forumit Botërorë për Demokracinë që do të mbahet në Strasburg në Nëntor 2022.

Forumi Botëror për Demokracinë i organizuar nga Këshilli i Evropës, prej vitit 2012 që u prezantua për herë të parë, është kthyer tashmë në një medium për ngritjen e debatit mbi sfidat kryesore që përballet demokracia në mbarë botën, si dhe një mundësi për të bërë bashkë aktorët politik-bërës dhe vendimmarrës me aktivistët e shoqërisë civile duke kontribuar për zhvillimin e një demokracie me pjesëmarrje dhe përfshirëse.

Kontributi i rëndësishëm i LevizAlbania në promovimin e angazhimit qytetar u vlerësua shumë i qenësishëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për të prezantuar historinë e tyre nga e mbarë bota në Forumin Botëror për Demokraci 2022. Prezenca e LevizAlbania përballë shumë iniciativave dhe sipërmarrjeve të shoqërisë civile të angazhuara në mbështetjen e demokracisë vjen në një moment ku projekti (LevizAlbania) ka hyrë në fazën e kapitalizmit të arritjeve dhe kontributit të dhënë ndër vite për demokracinë vendore.

Kolegia jonë,  Anahi Martinez që mban pozicionin e “Monitoring, Evaluation & Civli Society Manager” do të përfaqësojë projektin LevizAlbania në “Forumin Botëror për Demokraci 2022” ku do të zhvillojë një panoramë të plotë të arritjeve të projektit, sfidave dhe impulseve qytetare në nivel lokal në Shqipëri, që aspirojnë për një demokraci funksionale, gjithëpërfshirëse, përmes të cilës ata kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre si qytetar dhe komunitete.

LevizAlbania nisi zbatimin në vitin 2015 e përgjatë 8 viteve iu dedikua Demokracisë Vendore duke mbështetur 309 projekte të cilat mbuluan 61 bashkitë e vendit, angazhuan drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë mbi 40 mijë qytetar në nisma që ndikuan pozitivisht qeverisjen vendore, ushtruan presion ndaj të zgjedhurve vendorë, forcuan demokracinë dhe rolin qytetar në komunitet.

Më shumë rreth programit të Forumit Botëror për Demokraci 2022 mund të mësoni World Democracy Forum 2022

Rreth nismave të mbështetura nga LevizAlbania mund të mësoni NISMA TË MBËSHTETURA

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

Të rinjtë e Saukut “vrapuan” për të dorëzuar peticionin për stacionin e tyre!

Të rinjtë e Saukut “vrapuan” për të dorëzuar peticionin për stacionin e tyre!

Grupi Sekret, një grupim informal të rinjsh në zonën e Saukut të Vjetër, Tiranë, u angazhuan për të ndryshuar me qëllim përmirësimin e situatës së transportit publik. “Vrapo për të kapur autobuzin tënd” është një nismë e mbështetur nga LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Grupi Sekret

Të rinjtë e grupimit sekret nga Sauku zhvilluan një fushatë të mirëfilltë informimi dhe ndërgjegjësimi e cila u pasua nga zhvillimi i peticionit ku u kërkuan firmat e qytetarëve të interesuar për të shtuar oraret e autobuzit të linjës së Saukut të Vjetër, ndryshuar fashën orare, shtuar dy stacione të reja si dhe vendosjen e sinjali stikës horizontale dhe vertikale në stacionet e autobuzëve.

GS Peticioni 2 copy

Grupi Sekret ka dorëzuar pranë Bashkisë Tiranë, 235 firma të banorëve të Saukut të Vjetër, të cilët frekuentojnë linjën e transportit publik duke kërkuar që situate të përmirësohet.

GS Peticioni

Kjo është një prej shumë mënyrave për të demonstruar angazhimin qytetar dhe shfrytëzuar demokracinë vendore me qëllim përmirësimin e shërbimeve të marra nga institucionet vendore.

Të rinjtë e Saukut “vrapuan” gjatë kësaj jo vetëm të kapin stacionin e fundit të autobuzit dhe vrapi i tyre u konkretizua me një nismë konkrete qytetare.

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

INDIVIDËT SI AKTORË NDRYSHIMI NË KOMUNITETET E TYRE

INDIVIDËT SI AKTORË NDRYSHIMI NË KOMUNITETET E TYRE

Mbështetja e individëve që synojnë të sjellin ndryshim në komunitetet e tyre ka qenë një shtyllë e rëndësishme e LevizAlbania, projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Përgjatë viteve të zbatimit, përmes thirrjeve për aplikime, LevizAlbania ka mbështetur me dhjetëra e dhjetëra qytetarë të cilët si individë janë angazhuar për të mobilizuar komunitetin, përmirësuar demokracinë vendore dhe forcuar aktivizimin qytetar për çështje dhe kauza komunitare.

E tillë ka qenë dhe nisma e zbatuar nga Ariona Prenga dhe grupi i saj infomal “Riciklim dhe Traditë”, të cilët u mobilizuan për të ndryshuar qasjen e të rinjve në Bashkinë e Vaut të Dejës, në raport me përqafimin e traditës së punëve artizanale.

Arizanet e rinj Vau Dejes 2

Kjo iniciativë e mbështetur përmes Thirrjes për Aplikime Nr.8 nga LevizAlbania, jo vetëm që ja ka dalë të rrisë angazhimin e të rinjve për të mësuar më shumë rreth profesionit të artizanatit, por, i ka dhënë dhe një mundësi të rinjve të angazhuar në projekt-zbatim për të promovuar modele inkurajuese për bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk shikonin mundësi dhe hapësira për të ndërtuar të ardhmen në vendlindjen e tyre.

Përmes mbështetje së LevizAlbania, Ariona dhe dhjetëra të rinj përcollën mesazhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimin e materialeve të riciklueshme për transport të produkteve të përditshme nga qytetarët. Por, ata nuk u mjaftuan me kaq.

Për të rritur impaktin e nismës dhe zgjeruar rrezen e ndikimit, përmes të ardhurave të gjeneruara nga shitja e çantave prej lecke, ja dolën të blejnë një makinë qepëse automatike me të cilën do të rrisin gamën dhe sasinë e produkteve ekologjike për përdorim nga qytetarët.

Arizanet e rinj Vau Dejes 3

Ariona dhe të rinjtë e angazhuar në projektin e mbështetur nga LevizAlbania ia dolën të:

  • Informojnë dhe ndërgjegjësojnë qytetarët për mospërdorimin e qeseve plastike
  • Mbrojnë mjedisin përmes ndërgjegjësimit komunitar
  • Grumbullojnë të ardhura për të krijuar vazhdimësi të angazhimit rinor

Modeli i aplikuar nga Ariona dhe të rinjtë në Bashkinë Vau Dejës është një shembull për tu ndjekur dhe replikuar nga të rinjtë dhe komunitetet si një mundësi për të krijuar një proces organik të ndërveprimit qytetar e rinor në mbrojtje të mjedisit dhe mbështetjen e ideve novatore të gjeneruar prej të rinjve dhe që mbajnë të angazhuar të rinjtë në të mirë të komunitetit.

Arizanet e rinj Vau Dejes 4

Nisma “Riciklim dhe Traditë” u mbështet nga LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN, Instituti i Zhvillimit të Habitatit”.

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

“FOL DHE NDIHMO SHËNDETIN MENDOR TEK TË RINJTË”

“FOL DHE NDIHMO SHËNDETIN MENDOR TEK TË RINJTË”

Takimi2

“FOL DHE NDIHMO SHËNDETIN MENDOR TEK TË RINJTË”, nisma e përbashkët e një partneriteti mes dy organizatave jo qeveritare, falë mbështetjes financiare të “LevizAlbania”,  projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, u prezantua mbrëmë në qytetin e Elbasanit mes aktorëve kryesore të pushtetit lokal, arsimit, shëndetësisë dhe përfaqësuesve të medias.

Përfaqësuesit e dy organizatave joqeveritare shpalosën qëllimet dhe inisiativat konkrete që do të ndërrmeren në fushën e shëndetit mendor tek të rinjtë  e Elbasanit falë një misioni 9 mujor 3-dimensional ku synohet: NDËRGJEGJËSIMI, DEPISTIMI dhe PËRFSHIRJA e  të rinjve në nisma ligjore dhe ndëgjegjësuese.

Përfaqësueja e “Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” znj. Fatma Spahiu, vuri në dukje rëndësinë e  këtij projekti për adoleshentët e grupmoshës 15-18 vjeç si dhe kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve dhe mjekëve të shkollave për të mbështetur këto aktivitete.

Përfaqësuesja e “Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetit” Sonila Cemurati,  prezantoi linjat kryesore të nismës që do të zbatohet në këtë qytet, aktivitetet qe do të realizohen dhe qëllimet që do përmbushen nga puna ndërgjegjësuese, depistuese dhe përfshirse tek të rinjtë.

Drejtuesja e Shërbimit psiko-social në zyrën vendore Arsimore në Elbasan  znj.Milita Tupi , tha se problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë janë bërë shumë të ndjeshme dhe rastet që kanë nevojë për tu asistuar nga mjekët psikologë janë shtuar.

Mësuese Migena Kapllani me një ekspriencë në arsim mbi 25 vite , solli në vëmëndje situata konkrete problematike të komunikimit nxënës-mësues ku këta të fundit, duke qënë në vijën e parë të përballjes, e kanë të vështirë përcjelljen e  mesazheve korrekte në situata të tilla. Znj.Kapllani evidentoi rolin primar që ka mësuesi në zbullimin e çregullimeve të sjelljes tek nxënësit për shkak të orë-qëndrimit më të gjatë me të se çdo aktor tjetër, duke vlerësuar nevojën bashkëpunimit të të gjithë aktorëve të zinxhirit “mësues-prind-mjek” me qëllim parandalimin në kohë të ankthit dhe depresonit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit Vesa Lico, tha se kjo nisëm e shoqërisë civile mbështetur nga Lëviz Albania, do gjejë përkrahjen e plotë të pushtetit vendor ndërsa çdo propozim i ardhur nga të rinjtë në fund të projektit do të mirëpritet për reflektim.

Dr.Jonida Mustafaraj psikologe klinike, solli në vëmëndje shifrat alarmante të prekjes së adoleshentëve, ku 1në 7 vuajnë nga çregullimet e ankthit ose depresionit. Ajo parashtroi nevojën e kapjes së hershme, rolit të prindit dhe mësuesit në adresimin e problemit dhe zhdukjes së parimit të përgjithshëm që domonon sot tek prindërit “fëmija im nuk ka asgjë”

Aldo Nishku, mjek pranë  Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan,  theksoi faktin e shtimit të rasteve që drejtohen pranë institucionit dhe mungesën e mjekut specialist, psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë. Aktualisht ofrohej vullnetarisht nga një mjeke me orar të kufizuar.

Gazetarja Alma Demiraj referoi të dhënat e intervistave që ka realizuar në kuadër të projektit “Fol dhe Ndihmo Shëndetit Mendor tek të rinjtë” duke treguar se si mosvemendja prindërore ka shkaktuar dëme të parikthyeshme në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre dhe se si rastet e referuara tek specialisti ja kanë dalë.Ajo theksoi rolin e medias profesioniste për të adresuar siç duhet modelin që nxit ndërgjegjësim, aktivizëm dhe përfshirje tek të rinjtë , synime këto që i ka dhe ky projekt.

Pjesmarrësit në takim, veçanërisht drejtuesit e shkollave, u angazhuan për çdo aktivizim që do të krijojë projekti në ditët në vazhdim dhe siguruan mbështetje.

Projekti “Fol dhe Ndihmo Shëndetit Mendor tek të rinjtë” që mbështetet nga LevizAlbania”,  projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC,  synon që :

1000 nxënës të grup-moshës 15-18 vjeç të përshfihen në një anketë depistuese për dy nga problematikat madhore që i shetqëson sot ata siç është ankthi dhe depresioni.

12 gjimnaze të qytetit të Elbasanit  të bëhen pjesë e takimeve  informuese  mbi këto dy probleme të shëndetit mendor, falë punës ndërgjegjësuese dhe modeluese të gazetarëve më me eksperiencë në vend që operojnë në fushën e shëndetësisë me qëllim nxitjen e komunkimit, të folurit pa barriera dhe orinetimit për kontrolle të hershme.

Një përfaqësi të rinjsh nga këto 12 gjimanzeve të përfshihet në një lëvizje konkrete ligjore për përmirësimin e problematikave të shëndetit mendor tek të rinjtë që do të rezultojnë në fund të depistimit.

Java e Demokracisë Vendore nga LevizAlbania (6 – 11 Qershor 2022)

Java e Demokracisë Vendore nga LevizAlbania (6 – 11 Qershor 2022)

Web LA JDV22 copy

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC sjell për të gjashtin vit radhazi Javën e Demokracisë Vendore. Një aktivitet i kthyer tashmë në traditë nga projekti i zbatuar prej tre organizatave të suksesshme si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, aktivitet në të cilin qytetarët dhe zëri i tyre kulmon sëbashku me rolin qytetar për një demokraci vendore funksionale dhe të fortë.

Këtë vit Java e Demokracisë Vendore e LevizAlbania do të mbahet nga data 6 Qershor deri në 11 Qershor dhe do të shtrihet 13 qytete të vendit përmes 22 aktiviteteve që do të jenë të hapura për publikun dhe qytetarët.

Java e Demokracisë Vendore e ideuar dhe organizuar nga LevizAlbania është momenti kulmor i prezantimit jo vetëm të arritjeve që LevizAlbania dhe nismat e mbështetura nga projekti kanë arritur por edhe për ballafaqimin e sfidave dhe nevojave që ka mjedisi dhe komunitetet vendore për tu angazhuar, kërkuar dhe arritur ndryshimin e situatës qoftë për nivelin e demokracisë vendore po ashtu edhe për cilësinë e qeversijes vendore.

Organizatat e Shoqërisë Civile, individët dhe grupimet informale do të jenë aktorët kryesorë të Javës së Demokracisë Vendore 2022 dhe do të jenë pikërisht ata përmes të cilëve do të përcillen arritjet, sfidat dhe nevojat e qytetarëve dhe komuniteve lokale.

#JDV2022 është ndërtuar në tre shtylla kryesore, të cilat përbëjnë edhe thelemet në të cilët është mbështetur projekti LevizAlbania:

  • Individët si aktorë ndryshimi
  • Të bashkuar jemi më të fortë
  • Ndryshimi është i mundshëm

Individët kanë qenë dhe mbeten një flamur suksesi i projektit LevizAlbania, gjatë shtatë viteve projekti ka mbështetur me qindra nisma që janë zbatuar nga individët duke i mbështetur ata jo vetëm në aspektin financiar por edhe në atë administrativ, me qëllim rritjen dhe forcimin e rolit të qytetarit në qeverisjen dhe vendimmarjen vendore.

Të bashkuar jemi më të fortë, është shtylla e dytë e Javës së Demokracisë Vendore 2022. Të bashkuar sepse projekti ia ka dalë jo vetëm të mbështesë nismat e aktorëve të shoqërisë civile por edhe ti bëjë bashkë ata në të mirë të akuzave dhe arritjes së rezultateve. Krijimi i sinergjisë bashkëpunuese midis aktorëve të shoqërisë civile, qytetarëve, medias, ndihmës juridike pa pagesë, rritjes së kapaciteve të shoqërisë civile, informacioni teknik dhe profesional mbi financat vendore, gazetaria vendore, kanë qenë ura që janë lidhur dhe bashkuar në sajë të punës së të gjithë aktorëve duke ndërtuar ose shtruar një rrugë jo pak të vështirë drejt garantimit të të drejtave të garantuara nga ligji për cështje dhe kauza nga me lokalet deri tek ato që janë kthyer në kauza kombëtare.

Ndryshimi është i mundshëm është shtylla e tretë e Javës së Demokracisë Vendore 2022. Kjo shtyllë është pikërisht ajo që është frymëzuar nga ata, qytetarët, individë të angazhuar si aktor ndryshimi dhe shoqëria civile si mundësuese dhe mbështetëse e aksioneve qytetare, duke konkluduar në arritje dhe suksese që përpara shtatë vitesh askush nuk do ti kishte imagjinuar që do të ndodhnin.

LevizAlbania i është dedikuar demokracisë vendore dhe Java e Demokracisë Vendore është panairi publik i konfrontimit të arritjeve, sfidave, vështirësive dhe sukseseve që qytetarët dhe projekti LevizAlbania kanë arritur ndër viteve.

#BëhuPjesë e #JavaDemokracisëVendore22, java dhe ditët ku mund të japësh shembullin tënd se si ndryshimi është i mundur nëse bëhemi bashkë dhe transformohemi në aktorë ndryshimi.

Mëso më shumë rreth #JavaDemokracisëVendore2022 duke lexuar programin e plotë në këtë LINK:

JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2022 - PROGRAMI I PLOTË

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

Reforma Territoriale dhe kontributi nismave të mbështetura nga LevizAlbania

Reforma Territoriale dhe kontributi nismave të mbështetura nga LevizAlbania

LevizAlbania nisi zbatimin si projekt në mbështetje të demokracisë funksionale në nivel vendor ekzaktësisht pas miratimit dhe implementimit të reformës territoriale administrative në vitin 2015. Në Prill të vitit 2016, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC i zbatuar nga konsorciumi i tre organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN” miratoi projektet e thirrjes për aplikime Nr.1, duke synuar pikërisht mbështetjen e atyre nismave që targetonin qeverisjen vendore, monitorimin e ofrimit të shërbimeve, zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve të reja vendore. Performanca e 61 bashkive të reja, eliminimi i komunave dhe efekti që do të sillnin në jetën e qytetarëve nga aksesi tek cilësia ishin në fokusin e nismave të thirrjes për aplikime Nr.1.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se shtatë vjet nga nisja e zbatimit të projektit LevizAlbania, diskutimi publik mbi ndryshimin e reformës territoriale është rikthyer në axhenden politike dhe publike. Për të ofruar informacion për publikun dhe jo vetëm mbi atë cfarë nismat e mbështetura nga LevizAlbania kanë kontribuar dhe ofruar për një demokraci vendore funksionale dhe gjithpërfshirëse, dy prej grantmarrësve të projektit ishin të ftuar në emisionin televiziv “Absolut 4” në “A2 CNN” me gazetarin Blendi Salaj.

Dy të ftuarit dhe njëherësh grantmarrës të LevizAlbania kanë zbatuar dhe janë në zbatim të iniciativave të lidhura ngushtësisht me performancën e institucioneve vendore dhe aksesin e qytetarëve proceset përzgjedhjes së të zgjedhurve vendorë.

Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve po zbaton nismën strategjike “Për rritjen e cilësisë në përfaqësimin e qytetarve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor” ndërsa Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka zbatuar gjatë Thirrjes për Aplikime Nr.7 nismën “Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës”, të dy këta aktorë të shoqërisë civile ishin pjesë e këti debati televiziv të cilin mund ta ndiqni të plotë duke klikuar videon më poshtë.

#LevizAlbania #DedikuarDemokraciseVendore

NE IU DEDIKUAM DEMOKRACISË VENDORE!

NE IU DEDIKUAM DEMOKRACISË VENDORE!

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizoi ceremoninë e projekteve fituese të Thirrjes Nr.9 për aplikime.

Aktiviteti u mbajt në Tiranë, ku të pranishëm ishin aktorë të shoqërisë civile, qytetarë, bashkëpunëtor të projektit, përfaqësuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe konsorciumi i projektit LevizAlbania.

7

Ceremonia e projekteve fituese nisi me performancën “Këpucët e Kuqe” të realizuar nga organizatat “Eja në Teatër” dhe “BASH-ART”, mesazhi i të cilës është pikërisht forca e reagimit ndaj padrejtësive që vuajne gratë në Shqipëri dhe jo vetëm. “Këpucët e Kuqe” është një prej nismave fituesve të Thirrjes Nr.9 Të LevizAlbania.

2

Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Z. Dritan Shutina, një prej tre anëtarëve të konsorciumit që zbaton projektin LevizAlbania (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN), gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë aktivitet u shpreh se projekti LevizAlbani ja ka dalë të motivojë dhe mobilizojë komunitet për një qeversije vendore më cilësore, transparente, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme.

“Dua të them se LevizAlbania është një brand për të cilin është e tepërt të flas se çfarë ishte dhe synonte. Por nëse do ta krahasoja me Thirrjen Nr.1 ku ne synuam të prezantonim atë që donim të arrnim, përmes cikleve e deri më sot, të gjithë sëbashku, në një mënyrë apo një tjetër kemi mundur të shtyjmë më tej agjendën e një qeversije lokale më të përgjegjeshme për qytetarët. Numri i lartë i aplikimeve që LevizAlbania ka grumbulluar ka treguar në fakt nevojën që kanë komunitet për të reaguar dhe për tu aktivizuar për më shumë demokraci. Tashmë detyra jonë do të jetë të angazhohemi për të ndarë më shumë dije dhe njohuri mbi atë cfarë kemi mësuar gjatë zbatimit të projektit LevizAlbania. Dua të falenderoj Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri për mbështetjen që i ka dhënë LevizAlbania por edhe të gjithë mjedisit e shoqërisë shqiptare, përmes LevizAlbania por dhe shumë projekteve të tjera, të cilat kanë mundësuar pikërisht krijimin e një mjedisi të favorshëm ku zëri qytetarëve të dëgjohet”, u shpreh Z. Shutina.

5

Z. Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i Co-PLAN, anëtar i Konsorciumit të LevizAlbania

Nga ana e saj, Drejtuesja e Sektorit të Qeversijes dhe Shëndetit në Ambasadën Zvicerane Znj. Chantal Nicod përgëzoi fituesit e Thirrjes për Aplikime Nr.9 dhe u shpreh e lumtur për rezultatin e arritur nga projekti gjatë zbatimit të tij ndër vite.

“Sot është fillimi, nuk është fundi. Ju do të vini në zbatim idetë tuaja që mbështeten nga LevizALbania dhe Ambasada Zvicerane. Është shumë e rëndësishme për ne që të nxisim idetë tuaja dhe tju ndihmojmë ju në plotësimin dhe arritjen e objektivave. Të gjithë ju keni një interes të përbashkët, ai është interesi i komunitetit dhe qytetarë. Zvicra është shumë e lumtur që mbështet projekte të tilla, sepse ne besojmë se janë njerzit ata që e bëjnë shoqërinë, dhe me njerëz ne nënkuptojme individët, grupet informale, shoqërinë civile por jo vetëm”, u shpreh Znj. Nicod.

6

Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Qeversijes dhe Shëndetit në Ambasadën Zvicerane

Aktivitetin e përshëndeti Ministrja e Shtetit për Fëmijet dhe të Rinjtë Znj. Bora Muzhaqi e cila prezantoi dhe disa iniciativa qëndrore në mbështetje të të rinjve.

“Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij aktiviteti dhe ceremonisë së shpalljes së projekteve fituese. Inicitiava të kësaj natyrë që mbështesin nisma dhe organizata rinore dhe për të rinjtë janë gjithmonë një lajm i mirë. Idetë novatore të të rinjve që angazhohen për të krijuar ndryshimin e prekshëm për vete dhe bashkëmoshatarët e tyre, komunitetin e tyre janë një orgur i mirë për shoqërinë. Jam e bindur që me partneritetin tonë, mundësitë për të rinjtë do të shtohen duke sjellë ndikim pozitiv në cdo fushë të jetës dhe cdo pëllëmbë të vendit“.

8

Znj. Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Fëmijet dhe të Rinjtë

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur e për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndrydhim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN ka mbështetur prej shumë vitesh tashmë, zërin e qytetarëve në kërkim të të drejtës që i takon, qeverisjen e përgjegjshme, cilësore, transparente dhe gjithpërfshirëse në nivel vendor.

Përmes mbështetjes së LevizAlbania, ata, qytetarët, ja kanë dalë të sjellin ndryshimin dhe vendosin të drejtën e tyre në vend. Hap pas hapi e ditë pas dite ata kanë arritur që të ushtrojnë presionin e duhur tek të zgjedhurit vendor,  duke bërë të mundur ndryshimin e synuar, kudo, në qytete, fshatra, lagje, rrugë dhe rrugica.

29 mijë qytetarë janë angazhuar për të përmirësuar dhe forcuar demokracinë në nivel vendor përmes mbështetjes që LevizAlbania I ka dhënë kërkesës së aktorëve të shoqërisë civile, grupimeve informale dhe individëve.

2500 aplikimet që projekti ka grumbulluar gjatë 9 thirrjeve për aplikime kanë treguar se qytetarët janë aktiv në komunitetet e tyre dhe duan të jenë aktorë ndryshimi në politik-bërjen vendore.

Falë mbështetjes së LevizAlbania gjatë këtyre viteve 653 kërkesa direkte për institucionet vendore të ideuara, hartuara dhe identifikuara nga qytetarët mbi nevojat e tyre, i janë drejtuar institucioneve vendore, presioni ndaj të cilëve I ka detyruar të adresojnë 253 prej tyre. Kanë qenë qytetarët ata që kanë ideuar modelin e ndryshimit të nevojshëm, të cilët ne I kemi mbështetur pa kursim.

Përmes nismave të mbështetura nga LevizAlbania, 5,500 qytetarë u angazhuan në ushtrimin e të drejtës së peticioneve përgjatë 7 viteve, aksione që ndikuan në vendimmarjen e të zgjedhurve vendore.

Rinia ka qenë fokusi I LevizAlbania përgjatë gjithë rrugëtimit dhe përmes iniciativave të mbështetura nga projekti 10,110 të rinj u përfshinë në aksione konkrete duke ndryshuar mjedisin ndërveprues midis gjeneratës së re dhe institucioneve vendimmarrëse, duke rritur rolin aktiv të të rinjve në cështjet e demokracisë vendore.

12,046 gra dhe vajza kanë marrë një mbështetje të madhe nga LevizAlbania, duke u angazhuara direkt ose indirekt në aksione në fokusin e të cilave kanë qenë të drejtat e grave, strehimi, përfaqësimi, diskriminimi dhe shumë cështje të tjera.

5,596 qytetarë nga grupet vulnerabël janë afektuar pozitivisht nga nismat e mbështetura nga LevizAlbania, në objektivin e të cilave ka qenë arsimi, punësimi, strehimi, shërbimet sociale dhe integrimi në shoqëri.

Nëpërmjet presionit të ushtruar nga qytetarët e mbështetur nga LevizAlbania, 39 nga 61 bashkitë e vendit kanë pranuar dhe zbatuar të paktën një prej propozimeve apo kërkesave të gjeneruara nga komunitet dhe aktivistët e mbështetur nga projekti ynë.

LevizAlbania është projekti që mbështeti fuqishëm rritjen e rolit të individit si aktor ndryshimi duke financuar me qindra ide dhe inciativa nga qytetarët e thjeshtë, të rinj e të reja, gra dhe vajza dhe të moshuar, grupet e margjinalizuara dhe personat me aftësi të vecanta

LevizAlbania është projekti që i dha zë qytetarëve, ideve që vinin nga qytetarët dhe përmirësonin jetën e tyre.

Ne forcuam demokracinë vendore. Ne iu dedikuam demokracisë vendore.

Për të mësuar më shumë rreth nismave të mbështetura nga LevizAlbania në Thirrjen Nr.9 shkarko dokumentin këtu: PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES NR.9

Për të parë videon e ceremonisë së projekteve fituse të organizuar nga LevizAlbania video më poshtë.

Për të mësuar më shumë se cfarë ka bërë LevizAlbania gjatë zbatimit ndër vite shiko videon këtu më poshtë.

Fotogaleria e ceremonisë së projekteve fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.9

View the embedded image gallery online at:
https://levizalbania.al/sq/lajme#sigProId02fc487cf5

 

"E DREJTA E INFORMIMIT" – LA TRYEZË KONSULTIMI MË IDP-në DHE SHOQËRINË CIVILE

"E DREJTA E INFORMIMIT" – LA TRYEZË KONSULTIMI MË IDP-në DHE SHOQËRINË CIVILE

Në vitin 2014 Shqipëria miratoi ligjin e ri “Për të Drejtën e Informimit” duke shënuar një ndryshim thelbësor të qasjes së institucioneve publike në raport me dhënien e informacionit për publikun, qytetarët, median dhe organizatat e shoqërisë civile. Ligji i miratuar u vlerësua dhe vijon të mbetet i vlerësuar si një ndër gjashtë ligjet më të mira (https://www.rti-rating.org) për garantimin e aksesit në informacionin zyrtar në kuadër të transparencës me publikun.

Ligji për të Drejtën e Informimit është një mekanizëm i përdorur masivisht nga organizatat e shoqërisë civile, organizatat mediatike, gazetarët por edhe vetë qytetarët, për të përfituar informacion mbi procedura, vendimmarje, kontrata, etj. tw institucioneve publike qendrore dhe vendore.

Në 28 Shkurt 2022, LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizoi një tryezë diskutimi “Gazetaria vendore në kohë krizash”, tryezë e fokusuar mbi rolin e gazetarisë dhe organizatave mediatike gjatë situatave të jashtëzakonshme, sikundër ishin “Termeti i 27 Nëntorit 2019” dhe i viti 2020, i njohur tashmë si viti pandemisë “COVID-19”. (mëso më shumë rreth tryezës në fjalë)

Gjatë kësaj tryeze, përfaqësuesit e Komisionerit për të Drejtën e Informimit njoftuan se ky institucion ka nisur një seri konsultimesh për ndryshimin, me qëllim përmirësimin, të “Ligjit për të Drejtën e Informimit”. Bazuar në këtë njoftim, LevizAlbania u angazhua në organzimin e një tryeze konsultimi publike midis organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të gazetarisë së pavarur, organizatave mediatike, gazetarëve, institucioneve publike dhe me praninë e OSBE-së.

Në 29 Mars 2022, u zhvillua pikërisht kjo tryezë ku të pranishëm ishin shumë aktorë të shoqërisë civile, institucioneve qëndrore si dhe vetë Komisioneri për të Drejtën e Informimit Z. Besnik Dervishi.

Disa organizata të shoqërisë civile, si ResPublica, Centre for Legal Empowerment, Qendresa Qytetare dhe Qendra ALTRI u angazhuan në analizimin e imtësishëm të ndryshimeve të nevojshme që duhet të pësojë ligji aktual për të Drejtën e Informimit, duke nxjerr disa sygjerime/rekomandime si grupe interesi dhe përdorues konsistent të këtij ligjit, të cilat iu prezantuan të gjithë të pranishmëve, përfshirë Kominisionerin për të Drejtën e Informimit.

Shiko këtu dokumentin me propozimet e organizatave të shoqërisë civile:

KOMENTE DHE REKOMANDIME PËR DRAFTIN PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 119 V.2014

                               Drejtori Ekzekutiv i LevizAlbania, Erton Kashta

Drejtori Ekzekutiv i projektit LevizAlbania Z. Erton Kashta, u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur që po organizojmë këtë tryezë të përbashkët të organizuar nga projekti LevizAlbania dhe Kominsioneri për të Drejtën e Informimit, ku të pranishëm janë jo vetëm aktorët e shoqërisë civile, gazetarët por edhe institucione dhe agjensi të ndryshme, organizata ndërkombëtare që kanë interes në ligjin për të drejtën e informimit. Qeverisja vendore në mënyrë specifike pasi në atë nivel zbatohen shumë politika që vijnë nga qeverisja qëndrore dhe është më afër qytetarëve. Për këtë arsye ne jemi këtu për të mbështetur një nga elementet më të rëndësishëm të aktivizimit qytetar, duke qenë kërkuesit kryesorë të përmirësimit të vazhdueshëm të mënyrës së qeversijes dhe sidomos transparencës qeverisëse. Puna e deritanishme e aktorëve të shoqërisë civile që ne kemi mbështetur na ka treguar që shumë procese, procedura, kompetenca ndërthuren me njëra-tjetrën kur vjen puna tek transparenca. Për këtë arsye është e nevojshme që kjo e drejtë që kanë qytetarët dhe grupet e interesit të përmirësohet. Kjo do ti shërbente rritjes së angazhimit qytetar në kërkimin e informacionit dhe rritjen e transparencës”.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale Z. Besnik Dervishi

Ndërkohë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale Z. Besnik Dervishi shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të shoqërisë në përmirësimin e funksionalitetit të ligjit për të drejtën e informimit.  “Që në viti 2014 me miratimin e ligjit të ri për të drejtën e informimit ne kemi nisur një rrugëtim të përbashkët. Sot pas kaq vitesh, kemi shumë gjera për të diskutuar bazuar në një axhende pozitive përsa i përket zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit, ashtu sikundër mendoj që ka shumë cështje të tjera që sëbashku mund ti cojmë përpara për ceshtjet mbi të drejtën e informimit. Ka gjithmonë sfida të reja kur vjen puna për të drejtën e informimit dhe ne kemi qenë dhe jemi të hapur për cdo kontribut që përmirëson ligjin për të drejtën e informimit. Ligji aktual për të drejtën e informimit është shumë I avancuar, por ne nuk kemi pse të mos marrim përsipër sfida që e përmirësojnë atë cdo herë dhe më shumë. Ne nuk kemi pse të mos tentojmë të avancojmë duke e vënë në presion pozitiv funksionimin e ligjit për të drejtën e informimit. Ne kemi nisur javën e kaluar një iniciative gjithëpërfshirëse të titulluar “Ditët e Transparencës”.

Për të mësuar më shumë rreth tryezës së konsulitimit të organizuar nga “LevizAlbania dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit” mbi ndryshimet në “Ligjin për të Drejtën e Informimit” klinkoni në videot në link më poshtë.

Tryeza e konsultimit - Pjesa 1

Tryeza e konsultimit - Pjesa 2

Por cfarë parashikojnë deri tani këto ndryshime?

Propozimet në draft-ligjin e ri për të drejtën e informimit përfshijnë disa ndryshime nga statusi i punonjësve të institucionit për të drejtën e informimit, krijimin e bordit këshëllimor të komisionerit, uljen e masës administrative për moszbatimin e ligjit (masë që synon të rrisë efikasitetin e masës), detyrimin e institicioneve publike për krijimin e ëebsiteve (faqeve të internetit) dhe direktorisë për të drejtën e transparencës, etj. Për të mësuar më shumë rreth këtyre propozimeve mund të shkarkoni dokumentin më poshtë.

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.119, DATË 14.09.2014 - PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #TryezeKonsultimi #ShoqëriaCivile #EDrejtaInformimit

Fotogaleria e tryezës së konsultimit të organizuar nga LevizAlbania

View the embedded image gallery online at:
https://levizalbania.al/sq/lajme#sigProIdb612aa48cf

 

"Redukto - Riciklo - Ripërdor", mbështetur nga LevizAlbania

"Redukto - Riciklo - Ripërdor", mbështetur nga LevizAlbania

be4waste1

Riciklimi i materialeve plastike përpara se të kthehen në mbetje është një proces që do të ndikonte në uljen e ndotjes së mjedisit. Aktorët kontributor në zinxhirin e impaktit pozitiv që sjell kjo qasje janë disa, nga qytetarët, biznesi privat, sipërmarrjet e angazhuara në procesin e riciklimit si dhe autoritetet vendore.

be4waste

Organizata “Destination Managment Organization“ në partneritet me Young Shapers of Albania po zbatojnëë projektin “Riciklimi i plastikës para se të kthehet në mbetje“. Nisma e mbështetur nga LevizAlbania, projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, synon pikërisht krijimin e një modeli të qendrueshëm riciklimi për mbetjet plastike, duke integruar dhe fuqizuar grupet e interesit që punojnë në fushën e riciklimit të plastikës.

Në kuadër të kësaj nisme, pak ditë më parë, përfaqësuesit e organizatës “Destination Managment Organization“ nënshkruan me Kryetarin e Bashkisë së Korcës, Z. Sotiraq Filo marrëveshjen e bashkëpunimit, në kuadër të së cilës Bashkia Korcë angazhohet për përfshirjen në veprimtarinë e saj të politikave mbështetëse për krijimin dhe integrimin e modelit të riciklimit të plastikës përpara se të kthehet në mbetje në territorin e saj.

275914724 513187056839291 152730980447437018 n

LevizAlbania ka mbështetur përgjatë thirrjve për aplikime dhe instrumentave të tjerë grantdhënës nisma që nxisin mbrojtjen e mjedisit, nga menaxhimi i grumbullimit të mbetjeve e deri tek idetë inovatore për riciklimin e plastikës duke e kthyer atë në produkte që stimulojnë uljen e përdorimit të saj.

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore

A je përdorues i transportit publik në Tiranë? Bëhu aktiv në monitorim!

A je përdorues i transportit publik në Tiranë? Bëhu aktiv në monitorim!

Faqja www.busandthecity.al është një faqe e krijuar nga Qendra ALTERUM në zbatim të projektit “Transporti Publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje”, po zbatohet nga Qendra ALTERUM, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. 

Shërbimi urban në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, ku jeton dhe pjesa më e madhe e popullsisë së vendit është ka problematikat e veta, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. I gjithë sistemi duke filluar që prej infrastrukturës, stacioneve të autobusave të cilat ofrojnë shumë pak kushte, sidomos gjatë sistuatës së pandemisë këto problematika janë akoma më të theksuara, në shumicën e rasteve stacionet janë në vende të papërshtatshme, pa sinjilastikën e duhur rrugore dhe pa mundësi aksesi për personat me aftësi të veçanta/ndryshe. 

Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, mundësia për të ngritur zërin, adresuar problematikat janë elemente thelbësor në marrjen e vendimeve të drejta, përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të transportit, hartimin e politikave afatshkurtra dhe afatgjata. Me anë të këtij projekti synojmë ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve në lidhje me të drejtat e tyre dhe mjetet ligjore për përfshirjen në vendimmarrjen në lidhje me transportin publik dhe jo vetëm, krijimin e një dritareje nëpërmjet ngritjes së ëebsite www.busandthecity.al , ku secili do ketë mundësi që të shpreh problematikat, kërkesat, monitorimin e situatës më zë dhe figurë, me qëllim pasqyrimin e problematikave, dhënien e rekomandimeve konkrete (të cilat do adresohen jo vetëm nga ekspertët, por edhe nga qytetarët) adresimin e tyre në institucionet kompetente me qëllim përmirësimin e cilësisë së transportit publik.

FORUMI I LEVIZALBANIA: GAZETARIA VENDORE NË KOHË KRIZASH!

FORUMI I LEVIZALBANIA: GAZETARIA VENDORE NË KOHË KRIZASH!

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizoi më 28 Shkurt 2022 forumin e diskutimit “Gazetaria vendore në kohë krizash – Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në garantimin e informacionit dhe ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve vendore në periudha krize".

Në këtë tryeze ku pjesëmarrja ishte e gjerë nga aktorët e shoqërisë civile, organizatat mediatike, gazetarëve dhe institucioneve publike u diskutuan dhe ngritën disa çështje që lidhen me rolin e medias dhe gazetarëve në kohë krizash.

Shqipëria, përgjatë viteve 2019-2022 u përball më dy kriza të mëdha, sikundër ishte tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe viti 2020, i cili tashmë njihet prej të gjithëve si “Viti i pandemisë COVID-19“.

Në këto dy situata të paprecedenta mediat dhe gazetarët si dhe shoqëria civile u përpoqën dhe angazhuan për të luajtur një rol pozitiv në përcimin e informacionit tek qytetarët, ushtrimin e presionit tek institucionet vendore dhe qëndrore, me qëllim transparencën mbi vendimmarrjet e askokohe.

LevizAlbania, përmes mbështetjes së dhënë ndaj organizatave të shoqërisë civile, para dhe gjatë periudhës së krizave në fjalë, ka synuar pikërisht rritjen e aksesit në informacion nga këto organizata dhe qytetarët e angazhuar prej tyre në aksione dhe nisma konkrete.

Gjatë fjalës së hapjes, Drejtori Ekzekutiv i LevizAlbania, Z.Erton Kashta, u ndal tek rëndësia e mbështetjes së medias si instrument informues dhe advokues. “Media, në të gjitha format e saj, është një instrument i rëndësishëm për ndarjen e informacionit, të njohurive dhe për ngritjen e zërit për të gjitha aspektet që ndikojnë në shoqëri. Grantet nëpërmjet LevizAlbania kanë mbështetur edhe gazetarët si individë dhe janë parë me përparësi si një mjet për fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre” – shpreh Z. Kashta.

                                                                                                                                             Z. Erton Kashta, Drejtor Ekzekutiv i projektit LevizAlbania

Projekti LevizAlbania në qasjen e tij strategjike ka mbështetur dhe krijimin e platformës “PortaVendore.al“, një portal unik i dedikuar çështjeve vendore i cili është kthyer në një portë informacioni për qytetarët të cilët informohen përmes artikujve gazetaresk, analizave të thelluara gazetareske dhe tekniko-profesionale si dhe i ofrhet informacion mbi qeverisjen vendore, si funksionon, ndryshimet legjislative etj.

“Përtej mbështetjes së medias si komponent i projekteve, LevizAlbania ka përdorur një instrument të Shërbimeve si Vlerë e Shtuar (Value Added Services), nëpërmjet Portës Vendore që është portali i mbështetur në angazhimin e gazetarëve vendorë për të përcjellë lajme ,raporte, studime të pavarura dhe cilësore. Puna me Portën Vendore tashmë në vitin e pestë. Me anë të angazhimit të gazetarëve me Portën Vendore, Granteve Individuale dhe gjithashtu komponentit të medias për të gjitha projektet është synuar krijimi i sinergjisë mes aktorëve për të përmirësuar marrjen e informacionit, përpunim cilësor dhe të pa-anshëm dhe shpërndarjen e duhur të informacioneve, raporteve dhe studimeve“, u shpreh Z. Kashta.

Në emër të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, në tryezë ishte e pranishme Znj. Elona Hoxaj e cila solli të dhëna dhe statistika mbi zbatueshmërinë e ligjit për të drejtën e informimit. Sipas saj vetëm gjatë vitit 2021 janë administruar nga Komisioneri 1000 ankesa prej të cilave 700 kanë marrë përgjigje dhe informacion në momentin e parë që komisioneri ka nisur procedurën e hulumtimit. “Gjatë periudhës së pandemisë, ndryshe nga shumë vende të tjera që modifikuan dhe ndryshuan afatin e kthtimit të përgjigjeve në kuadër të të drejtës së informimit, Shqipëria nuk e bëri këtë. “ Ndryshe nga vende të tjera të botës kur afati për marrjen e informacionit u zgjerua për shkak të pandemisë, në Shqipëri nuk u shty dhe u bënë përpjekje për të garantuar funksionimin e instrumenteve të marrjes së informacionit nga institucionet në kohët si para pandemisë (10 ditë)“, u shpreh Znj. Hoxhaj.

                                                                                                                                Znj. Elona Hoxaj, Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Në forumin e organizuar nga LevizAlbania aktorët e shoqërisë civile dhe gazetarët e pranishëm ngritën shqetësimet dhe problematikat konkrete në lidhje me aspektin e të drejtës së informimit, efektivitetit të ligjit në praktike dhe nevojave për ndryshim. 

Disa nga deklarimet e të pranishmëve në forumin e LevziAlbania:

“Nga gjithë eksperienca jonë në terren por edhe nga puna në zyrë kemi disa rekomandime që lidhen kryesisht me Komisionerin për të drejtën e informimit. Mendojmë që ligji duhet të ndryshojë dhe të parashikojë modele të veçanta të dhënies së informacionit për institucione të veçanta në varësi të llojit të informacionit që institucionet menaxhojnë. Qasja pro aktive e institucioneve është për tu vlerësuar por ka nevojë për përmirësime të mëdha“.
Dorian Matlija, ResPublika
“Forumi fokusohet tek krizat e Tërmetit dhe Pandemisë por realisht mund të diskutojmë edhe për krizën e Medias në vetvete. Dy momentet që përmenden shërbyen vetëm për të nxjerrë në pah plotësisht thellimin e krizës që media po kalon prej vitesh. Media është kthyer në promotor dhe është larguar nga funksioni i saj kryesor. Si pasojë mediat nuk prodhojnë më raportime të pavarura, nuk bëhen më hulumtime profesionale dhe të pavarura që pasqyrojnë të gjitha këndvështrimet“.
Mentor Kikia, Forumi i Mendimit të Lirë
Përtej shqetësimeve që u ngritën dhe mendojmë që janë të qenësishme, media ka nevojë për trajnime dhe për aftësime. Duhet të krijohen përpjekje të përbashkëta për të bërë edukim mediatik si të gazetarëve ashtu edhe të publikut. Duhet të orientohet publiku për problemet që vijnë nga informacionet e rreme (Fake Neës) dhe mjetet që mund të përdoren për ti dalluar dhe për ti shmangur informacione të tilla jo të vërteta.
Agim Doksani, Instituti Shqiptar i Medias
Materialet mediatike, në kuadër të kauzave të Shoqërisë Civile, dhe produktet e tyre mediatike shërbejnë në mbledhjen e Informacionit, Ndërgjegjësimin dhe arritjen e Reagimit si të komunitetit gjithashtu të organeve vendim-marrëse. Gjatë pandemisë media është përshtatur me përdorimin e mjeteve dixhitale dhe ka forcuar kapacitetet e saj në përdorimin e tyre pasi u kthye në kanalin kryesor të transmetimit.
Blerjan Bino, SCiDEV
Puna e platformës www.portavendore.al gjatë pandemisë u fokusua në tre shtylla kryesore. Procesin e rindërtimit, Hulumtim mbi vendimet e marra gjatë pandemisë dhe menaxhimin e situatës, Kauza të grantimarrësëve të LA dhe shoqërisë civile.
Elisa Gjerani, Kryeredaktore e Porta Vendore
Mbështesim disa nga idetë e parafolësve dhe vërejmë se në shumë raste kur ju drejtohemi mediave një nga pyetjet e para që na drejtojnë është nëse kemi përpunuar të dhëna dhe nëse kemi shifra për temat që duam të ngremë. Jemi në mbështetje të fortë të gazetarisë së bazuar në të dhëna, ndaj edhe marrja e informacionit është një aspekt tejet e i rëndësishëm. Mendojmë se Këshillat bashkiak duhet të jenë më shumë përgjegjës dhe të mund të gjobiten në rastet kur nuk publikojnë vendimet e marra apo kur marrin vendime jo transparente. Ky fenomen ka qenë i dukshëm më së shumti gjatë pandemisë.
Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare
Marrja e informacionit ka qenë e vështirë dhe kemi hasur në problematika në aksesimin e tij si ne por edhe bashkëpunëtorët tanë.
Lorin Kadiu, Citizen Channel
Jemi të idesë që vlen një debat publik mbi pagesën ose jo të gazetarëve për të publikuar shkrime apo materiale të caktuara sipas kërkesës. Jemi të idesë që gazetarët duhet të paguhen nga redaksitë e tyre dhe të ruajnë profesionalizmin dhe paanshmërinë në temat që trajtojnë.
Besar Likmeta, BIRN Albania
E mirëkuptojmë situatën e vështirë, krizën dhe gjithë vështirësitë që sjell pandemia por jemi në vitin 2022 dhe nuk duhet të përdoret më pandemia si pretekst për të penguar punën dhe mos dhënien e informacionit. Ka tashmë 8 vite që ligji është në fuqi dhe institucionet duhet të kenë kapacitetet dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë aspekt kaq të rëndësishëm.
Geri Emiri, Amfora
“Kriza është konstante. Kemi pasur probleme të vazhdueshme. Nuk kemi marrë përgjigje në shumë raste dhe kërkesa ndaj institucioneve publike“.
Eglantina Bardhi, Together for Life

Gjatë diskutimeve të formumit, përfaqësuesja e Kominisionerit për të Drejtën e Informimit e pranishme bëri me dije se aktualisht janë hartuar disa propozime për ndrushime në ligjin për të drejtën e informimit, brenda të cilit adresohen një pjesë e shqetësimeve të ngritura gjatë diskutimeve të forumit. “Është punuar bashkërisht me aktorët e shoqërisë civile dhe i mirëpresim sugjerimet dhe konsultimet e mëtejshme me të gjitha palët. Kapacitetet njerëzore tonat janë të pamjaftueshme dhe kërkojmë edhe mirëkuptimin për disa çështje që lidhen me shqyrtimin e kërkesave“, u shpreh Znj. Hoxhaj.  

Por cilat ishin disa nga konkluzionet e forumit të organizuar nga LevizAlbania? Ja disa prej tyre të renditura më poshtë:

  • Gazetaria vendore ka shërbyer si një instrument advokimi në duart e aktorëve të shoqërisë civile, për të nxitur institucionet në nivel vendor dhe qendror;
  • Ka nevojë për zhvillimin e trajnimeve tematike për gazetarët në mënyrën e formulimit të kërkesave të informacionit;
  • Të ketë module dhe formate specifike sipas profilit të institucionit për të përmirësuar dhënien pro aktive të informacioneve, në kuadër të programeve institucionale të transparencës;`
  • Të krijohen mekanizma ku për disa lloje më urgjente të informacionit të mund të ketë procedurë të përshpejtuar pasi natyra e lajmit është e tillë që kërkon informacione të besueshme në kohën reale që ngjarjet ndodhin;
  • Të rishikohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për anonimitetin në dhënien e informacionit që lidhet me vendime / transkripte të seancave gjyqësore, të hapura për publikun;
  • Formatet e dhënies së informacionit të programeve institucionale të transparencës, për bashkitë, të jenë të ndryshme nga institucionet e tjera të qeverisjes qendrore;
  • Të shikohet mundësia e kthimit të gjobave dhe sanksioneve në tituj ekzekutiv që të mund të mblidhen tërësisht nga Komisioneri në rastet e shkeljeve të vërtetuara;
  • Të rishikohen mekanizmat aktuale të ligjit për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për dhënien e informacionit në institucione pasi vlerësohen jo të mjaftueshme;
  • Të kete një konsultim sa më të gjerë të draftit të ligjit të ri të përgatitur nga Komisioneri;

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, mbetet e vendosur dhe angazhuar për të mbështetur aktorët e shoqërisë civile, organizatat mediatike dhe gazetarët në tërësi në kuadër të rritjes së transparencëes prej institucioneve vendore, me qëllim forcimin e demokracisë në nivel vendor, rritjen e përgjegjeshmërisë në qeverisjen vendore dhe ushtrimin e presionit pozitiv e konstruktiv për një qeversije vendore sa më cilësore.

Në nuk e ke ndjekur LIVE forumin e LevizAlbania mund ta shikosh të plotë në videon më poshtë:

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #GazetariaNeKoheKrizash

Fotogaleria e aktivitetit të LevizAlbania

View the embedded image gallery online at:
https://levizalbania.al/sq/lajme#sigProId181d5eaed6

VEND VAKANT: ZËVENDËS DREJTUES SKUADRE DHE EKSPERT I MENAXHIMIT TË NJOHURIVE

VEND VAKANT: ZËVENDËS DREJTUES SKUADRE DHE EKSPERT I MENAXHIMIT TË NJOHURIVE

POZICIONI: ZËVENDËS DREJTUES SKUADRE DHE EKSPERT I MENAXHIMIT TË NJOHURIVE

Vendndodhja:                       Tiranë, Shqipëri

Organizata:                           LevizAlbania

Lloji i punësimit:                   Punësim me kohë të plotë

Afati i aplikimit:                    13 Mars 2022

Sfondi

“LëvizAlbania” është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga tre organizata shqiptare, përkatësisht Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan. Projekti është në fazën e dytë të zbatimit (qershor 2019 - qershor 2023). LevizAlbania është një projekt novator i krijuar për të mbështetur demokracinë lokale në Shqipëri. Ai është i angazhuar të zgjerojë demokracinë lokale duke kultivuar një shoqëri civile me rrënjë lokale që drejtohen nga kërkesa dhe kanë ndikim në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ai do të ndërmarrë projekte strategjike dhe advokimin në nivel kombëtar për të mundësuar një mjedis për përmirësimin e demokracisë lokale. LëvizAlbania mbështet OJQ-të, grupet joformale dhe individët që janë aktivë në nivelin lokal që të ndërveprojnë me komunitetet dhe institucionet lokale. Mbështetja ofrohet nëpërmjet instrumenteve të ndryshme të granteve: Grante që drejtohen nga kërkesa; Nisma të Veprimit në Komunitet dhe Instrumenti i Reagimit të Shpejtë. Në Fazën II, LevizAlbania ka prezantuar Instrumentin e Granteve Strategjike që synon të ofrojë mbështetje për organizata dhe koalicione të qëndrueshme për të nxitur veprime të përbashkëta dhe advokim strategjik me qëllim trajtimin e sfidave sistematike, apo për të krijuar monitorim dhe njohuri për çështje me interes të lartë publik. Ndërhyrjet e mbështetura nga LevizAlbania gjatë vitit të parë të Fazës II kanë angazhuar më shumë se 6,300 qytetarë që të bëhen aktivë në përmirësimin e komuniteteve të tyre dhe kanë promovuar barazinë mes të rinjve, grave dhe grupeve dhe komuniteteve të disavantazhuara.

Përgjegjësitë (Të përgjithshme)

Zëvendësdrejtuesi i skuadrës do të jetë përgjegjës për udhëheqjen programatike dhe orientimin strategjik të instrumentave të grantimit të LevizAlbania. Në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e LevizAlbania, ai/ajo do të sigurojë sinergjinë dhe harmonizimin mes granteve dhe veprimtarive të LevizAlbania, si dhe komunikimin  e arritjeve dhe rezultateve të LevizAlbania. Eksperti i Menaxhimit të Njohurive (EMNJ) do të jetë përgjegjës për të zbatuar strategjinë ekzistuese të menaxhimit të njohurive të LevizAlbania dhe për të siguruar përmbushjen e suksesshme të planit të veprimit të LevizAlbania për menaxhimin e njohurive dhe të rezultateve. EMNJ do të mbikëqyrë në vijimësi zbatimin e sistemit të menaxhimit të njohurive.

Përgjegjësi/detyra specifike të menaxhimit të përgjithshëm (Përmbledhje e funksioneve kyçe)

  • Siguron ekspertizë teknike gjatë planifikimit dhe zbatimit të programit të Planeve Vjetore të Operacionit të LevizAlbania në një standard profesional të lartë.
  • Mbështet Drejtuesin e LevizAlbania në zbatimin dhe rishikimin e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të projektit.
  • Në bashkëpunim me Ekspertin e Medias dhe Komunikimit siguron komunikimin aktiv dhe cilësor të rezultateve të projektit dhe komunikim për zhvillim.
  • Zhvillon dhe ruan aleanca strategjike dhe marrëdhënie të mira me median dhe palët e tjera të interesit.
  • Gjurmon dhe komunikon me projekte të tjera që mbështesin qeverisjen vendore, demokracinë lokale dhe angazhimin civil me qëllimin për të shmangur mbivendosje dhe për të siguruar sinergji.
  • Kryen detyra të tjera të nevojshme.

Përgjegjësitë/detyrat specifike për menaxhimin e njohurive (Përmbledhje e funksioneve kyçe)

  • Koordinon, lehtëson dhe mbikqyr punën e ekspertëve të MNJ bazuar në detyrimet e tyre kontraktuale.
  • Koordinon, mbikëqyr dhe finalizon zbatimin e Platformës së Njohurive për Angazhimin Qytetar të LA.
  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e MNJ dhe produktet e granteve strategjike që janë në zbatim.
  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e MNJ dhe produktet e granteve në zbatim për Thirrjen 8 dhe 9.
  • Organizon dhe mbikëqyr trajnimin e stafit të LA dhe partnerëve në lidhje me MNJ.
  • Drejton hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse kapitalizimi dhe shpërndarjeje për grantet e LA-së të dhëna gjatë fazës 1 dhe 2, si dhe të planit të veprimit.
  • Të udhëheqë zbatimin e procesit të kapitalizimit dhe të shpërndarjes së LA dhe të koordinojë aktivitetet e nevojshme mes gjithë aktorëve.

Kualifikim dhe përvojë

  • Diplomë e avancuar universitare (niveli Master) e lidhur me qeverisjen demokratike, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomi, drejtësi, studime zhvillimore, shkenca sociale ose fusha të tjera të përshtatshme nga universitetet më me emër.
  • Përvojë pune e drejtpërdrejtë në kapacitet menaxhues të projektit për të paktën 5 vite.
  • Përvoja të suksesshme të njohjes dhe përfshirjes me OSHC-të dhe nismat civile.
  • Përvoja të mëparshme me menaxhimin e njohurive, kapitalizimin, shpërndarjen do të ishte një avantazh.
  • Njohuri të mira rreth qeverisjes lokale në Shqipëri.
  • Përvojë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Përvojë e provuar në planifikimin strategjik.
  • Përvojë në menaxhimin e riskut.
  • Aftësi të treguara në drejtim, negocim dhe delegim. 
  • Përvojë e provuar në menaxhimin e ndryshimit.
  • Përvoja të mira pune në vendimmarrje, aftësi komunikimi, punë në ekip.
  • Aftësi në delegim, monitorim dhe arritje.
  • Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze të folur dhe të shkruar, veçanërisht në përgatitjen e raporteve.
  • Fleksibilitet për të udhëtuar dhe marrë pjesë në takime jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Shpërblimi i ofruar:

Pagesa e buxhetuar për pozicionin është në nivelin e standardeve të sektorit. Oferta duhet të jetë në përpjesëtim me kualifikimet, përvojën dhe historinë e pagave të kandidatit të përzgjedhur.

Procedurat e aplikimit:

Kandidatët e përshtatshëm që janë të interesuar për këtë pozicion mund të aplikojnë jo më vonë se data 13 mars 2022 në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me: i) një CV të përditësuar; ii) një Letër Motivimi; iii) dy referenca specifike për këtë pozicion. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Janë të mirëpritura edhe dokumente të tjera mbështetëse rreth përvojave të mëparshme. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervista.

Për më shumë informacion na kontaktoni nëpërmjet email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose numrit të telefonit: +355 44 500 153.

LevizAlbania është një punëdhënës që jep mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuar pa kurrfarë diskriminimi!

Tirana më në fund gati me planin vendor për menaxhimin e zhurmave

Tirana më në fund gati me planin vendor për menaxhimin e zhurmave

Tirana më në fund gati me planin vendor për menaxhimin e zhurmave

Zhurmat janë një fenomen shqetësues e në rritje në shumë qytete të mëdha në vendin tonë, dhe me ndikime të konsiderueshme në shëndetin e banorëve të zonave më të populluara.

Tirana rezulton me më shumë se dyfishin e normës së përcaktuar nga standartet europiane përsa i përket nivelit të zhurmave, ku dy rrugët më të zhurmshme janë , Sheshi Shqiponja dhe në afërsi të kryqëzimit “Teodor Keko” . Ndërsa Plani Vendor për kontrollin e zhurmave, drfati i të cilit është hartuar së fundmi nga Bashkia Tiranë, erdhi si zhvillim pozitiv e rezultat i aktivizmit dhe advokimit këmbëngulës të shoqërise civile, në një përpjekje qytetare tre-vjecare.

44529230 1179079802295737 5211729663059034112 n

Aktivistët e nismës "Pa zhurmë" të mbështetur nga LevizAlbania duke grumbulluar firmat për peticionin kundër ndodtjes akustike në Tiranë

Në studime të shoqërisë civile dhe autoriteteve shtetërore, kryeqyteti, i cili ka dhe përqendrimin më të madh të banorëve, rezulton të ketë nivelin më të lartë të zhurmave sipas matjeve të kryera gjatë viteve 2018-2021.

Trafiku i rënduar dhe boritë e makinave, sidomos në kryqëzime, por edhe qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, dhe zhurmat nga ndërtimet pranë shkollave, spitaleve, e institucioneve të tjera, ose edhe më gjerë se kaq, rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, pasi këto zhurma shkaktojnë ndotje akustike dhe nëse tejkalojnë masën e lejuar të zhurmës, dëmtojnë drejtpërsëdrejti qytetarët.

Sipas eksperteve mjedisorë, jo pak, por të paktën 350 mijë banorë të Tiranës janë të ekspozuar gjatë gjithë kohës në mënyrë konstante ndaj ndotjes akustike mbi normat, duke ndikuar negativisht në jetën e tyre të përditshme,

Referuar Organizatës Botërore të Shëndetit, pasojat më të rëndësishme të zhurmës janë: humbja e dëgjimit, çrregullimet e gjumit, efektet fiziologjike, stresi i lidhur me punën dhe rritja e rrezikut të aksidenteve. Efektet e zhurmave grumbullohen tek individi si ngjarje zhurme, me efekte negative në dëgjim, psikike dhe mënyrën e jetesës. Burimet kryesore të zhurmave mjedisore janë: Aktivitetet e shërbimit social dhe kulturor (klube nate, bare, restorante, disko, reparte shërbimesh të ndryshme etj.); Sektori i transportit (rrugor, ajror, ujor dhe hekurudhor); Aktivitetet ekonomike që përdorin pajisje dhe makineritë që gjenerojnë zhurma, si sharra, elektromotorë, gjeneratorë, çekiçë pneumatikë, etj.

Ndotja akustike renditet si shkaktari nr. 2 i sëmundjeve në kategorinë e ndotësve mjedisorë, pas asaj të ndotjes nga grimcat e ngurta të imta.

Për ketë arsye ekspertët mjedisore ndër vite i kanë rënë kambanës së alarmit për mungesën e kontrolleve nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit, mungesa e një plani vendor dhe një harte nga Bashkia e Tiranës, si dhe indiferenca e shoqërisë në tërësi.

Në raportin “Mushkëri të gjelbra për qytetet tona” nga Co-plan deklarohet se gjatë periudhës janar 2020-mars 2021 në qytetin e Tiranës janë kryer matje të nivelit të zhurmës në katër zona të ndryshme, dhe në të gjitha kanë rezultuar nivele zhurmash shumë më të larta se norma e lejuar.

“Nga të dhënat e dala nga matjet rezulton që niveli i zhurmës arrin nivelet maksimale, në vlerën 132 dB, tek ish-sheshi Shqiponja”, thuhet në raport, ku shtohet se një vlerë tjetër shumë e lartë e matur, është në afërsi të kryqëzimit të rrugës ‘Teodor Keko’ me rrugën ‘Abedin Rexha’ (122 dB), ndërkohë që vlera maksimale e lejuar gjatë ditës është 55 dB. Pra niveli i zhurmës arrin më shumë se dyfishi i normës së lejuar. “Një vlerë tjetër e cila kalon më shumë se dyfishin e normës së lejuar dhe arrin në 103 dB, është matur jo shumë larg Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në afërsi të zonës ‘Ish-Fusha e Aviacionit’, thuhet në raport, i cili thekson se gjatë darkës ka rënie të vogël, por përsëri është shumë më lart se normat e lejuara (vlera maksimale e lejuar gjatë natës është 45 dB)”, thuhet në këtë Raport.

Ndërkohë, disa nga zonat e tjera që tregojnë vlera të larta janë: kryqëzimi i bulevardit “Gjergj Fishta” me “Rrugën e Kavajës (81 dB), kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Azem Galica” (69 dB), Bulevardi “Zhan D’Ark” në afërsi të rrugës “Odhise Grillo” (98 dB) dhe Tregu “Dinamo” në rrugën “Xhanize Keko” (79 dB)”. “Këto zona janë kryesisht në afërsi të kryqëzimeve të disa rrugëve kryesore, ku ka rritje të ndjeshme të trafikut, por edhe lëvizje më të shpeshta të mjeteve të transportit. Vlera të larta të zhurmave arrihet dhe në disa zona të tjera të Tiranës, që janë mbi normën e lejuar, por më të ulëta se ato që mund të cilësohen “zona të kuqe” sa i përket ndotjes akustike”, thuhet në raport, teksa vihet re se në qëndrat e banuara brenda unazës së vogël zhurmat shkojnë deri në 78 dB.

 “Krahasuar me periudhën janar 2019-maj 2020, në disa zona të Tiranës ka një rritje të nivelit të matur të zhurmave, duke renditur si shkaktar kryesor rritjen e aktivitetit të ndërtimit të objekteve private në qendër të qytetit si dhe ka një rënie të lehtë në vlera mesatare të nivelit të zhurmave të matura gjatë orareve të darkës, kjo kryesisht për arsye të rënies së ndjeshme të aktivitetit të bareve dhe restoranteve në këtë zonë”, deklarohet në raport.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, raportin më të fundit për zhurmat e ka botuar në vitin 2021.

Bazuar në monitorimin e zhurmave në 15 stacionet e Tiranës përgjatë vitit 2020 , Agjensia raporton se ka tejkalim të normës ditën në të gjitha stacionet , me përjashtim të stacioneve “Rruga e Elbasanit” dhe

“Kryqëzimi Vasil Shanto” ku nivelet e monitoruara nuk tejkalojnë normën ditën për arsye se monitorimi

është kryer gjatë pandemisë. Nivelet më të larta ditën janë monitoruar në stacionet “Skënderbeu”, ”Stadiumi Dinamo” dhe “Partizani i Panjohur” ku kemi tejkalim të normës ditën me 24.7% , 23.9%

dhe 26.8 %. Ndërsa  natën, niveli ka qenë më i lartë se norma në të gjitha stacionet. Niveli më i lartë është monitoruar në stacionet “Laprakë (Kryqëzimi i Spitalit)” ku kemi tejkalim të normës 34%,”Stacioni i Trenit” dhe “Stadiumi Dinamo” 32%.

Picture3

Picture1

Burimi : Agjenisa Kombëtare e Mjedisit

Nga shifrat e këtij Raporti të Agjencisë, duket se niveli i zhurmave për Tiranën ka pësuar rritje ne 2019, por ka një ulje të lehtë në 2020 ne vlerën mesatare për Tiranën, ndërkohe qe Co-Plan raporton rritje te nivelit të ndotjes akustike, të paktën në zonat me ‘të nxehta’ të Tiranës për 2020 dhe 2021. 

 

2018

2019

2020

 

Laeq Ditën

Laeq Natën

Laeq Ditën

Laeq Natën

Laeq Ditën

Laeq Natën

Tiranë

66.10

57.94

67.15

57.49

62.47

56.00

Vlorë

63.34

53.41

64.6

53.44

60.47

51.1

Lezhë

61.23

49.38

60.69

48.44

62.12

48.5

Sarandë

61.66

50.12

65.16

50.6

60.1

48.7

Pogradec

57.44

45

56.78

46.08

56.33

45.52

Fier

60.17

47.99

58.16

49.36

60.47

52.89

Kukës

55.99

45.46

56.42

45.24

54.76

43.35

Gjirokastër

59.57

50.09

61

53

58.34

49.89

Korçë

61

51.13

60.96

51.02

58.05

52.89

Berat

   

62.25

52.17

57.1

48.6

Shkodër

63.47

51.1

59.36

52.14

63.15

53.83

   Burimi : Agjenisa Kombëtare e Mjedisit

Ndërkohe banorët vetë shprehen mjaft të shqetësuar për zhurmat që ndjejnë pranë ambienteve të banuara. Aleksi tregon se në Don Bosko shpesh është e vështirë jetesa, pasi nëse nuk i ke të pajisura me kopjo xham dyert e dritaret, zhurma depërton deri në katet e sipërme të pallateve.

“Ka ditë të caktuara të cilat në fashat e orareve të mëngjesit dhe të pasdrekës trafiku këtu është thuajse i çmendur, dhe kjo shkakton një kaos të madh saqë ndjehet edhe brenda shtëpisë. Bëhet një zhurmë e padurueshme. Ndërkohë ndërtimet që bëhen këtu pranë janë problem tjetër. E kam telefonuar shumë shpesh policinë por pa rezultat, pas mesnatës askush nuk ka ardhur nga strukturat shtetërore, ndërkohë që puna ka vazhduar pa u shqetësuar për ekipin e ndërtimeve të pallateve”, thotë ai.

Ndërsa Eno i cili jeton në zonën e Saukut tha se shpesh aty, nga trafiku, boritë e makinave nuk dinë të pushojnë, duke shkaktuar dëmtime serioze tek ana psikologjike e banorëve të zonës, tek të moshuarit, fëmijët dhe persona të tjerë gjithashtu.

Prof. Asoc. Besim Boçi, Shef i Shërbimi O.R.L në QSUT tha për Portën Vendore se nëse qëndron për një periudhë shumë të gjatë kohore i ekspozuar ndaj zhurmave të larta, për shumë ditë, ato të impaktojnë jo vetëm dëgjimin por ndotja akustike shkakton edhe probleme psikologjike.

Porta Vendore bëri një analizë më datë 23 gusht 2021 mbi 4 bashki për të kuptuar masat e marra nga këto Bashki për situatën e zhurmave, duke evidentuar se Bashkitë Korçë dhe Shkodër kishin një Plan Veprimi Vendor për kontrollin e zhurmave, ndërsa Bashkia Tirane nuk e kishte zhvilluar një të tillë edhe pse detyrim i qartë Ligjor që prej vitit 2007 (nenit 8 i ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007 ).

45588417 1203665073170543 8433602927796420608 n

Pikërisht kjo ka shqetësuar edhe aktorë të shoqërisë civile, duke qenë organizata Qëndresa Qytetare dhe aktivistja Ogerta Ujkashi të parët që ndërmorën një nismë qytetare për këtë shqetësim në 2018,  duke arritur të grumbullonin firmat e 600 banorëve për dërgimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të kërkesës për hartimin nga Bashkia të një plani masash për kontrollin e zhurmave.

Neni 20 i ligjit të Vetëqeverisjes Vendore i vitit 2015 përfshiu për herë të parë ‘Të drejtën e Iniciativës Qytetare’ , një instrumenti ligjor i rëndësishëm që mundëson pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen e pushtetit vendor . Pikërisht këtë hapësire ligjore shfrytëzuan grupi i aktivistëve të shoqërisë civile, me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC, për të kërkuar te Bashkia hartimin dhe miratimin e Planit të munguar Vendor për menaxhimin e zhurmave.

28424794 937833123087074 5903172902986865838 o

Por si çdo nismë tjetër edhe kjo hasi disa vështirësi përballë burokracive institucionale, megjithatë vendosmëria e aktivistëve të cilët nuk hoqën dorë nga përpjekjet dhe synimi i tyre, edhe pse kaluan muaj e vite, bëri që puna e tyre të ndikonte në reagimin e kërkuar nga Bashkia Tiranë.

“Në momentin që grupi i punës i afrohej qytetarëve për tu bërë pjesë e nismës dhe për firmosjen e kërkesës, aty mund të dallohej se interesi i tyre po shtohej. Qytetarët nisnin të tregonin historitë e tyre apo të ankoheshin për zonën ku banonin, duke u solidarizuar me nismën. Por kjo është një temë të cilës nuk i kushtohet mjaftueshëm rëndësi në jetën e përditshme, si nga autoritetet përgjegjëse, ashtu dhe qytetarët”, tha aktivistja e shoqërisë civile Ogerta Ujkashi.

“Në momentin e prezantimit të kerkesës për një plan masash për zhurmat, në datën 5 nëntor 2018, Këshilli Bashkiak u shpreh i gatshëm ta mbështesë nismën në momentin që do të kalonte në votim prej tyre. Ne e protokolluam kërkesën, por për shumë arsye që nuk i dimë, propozimi nuk u kalua menjëherë për votim nga këshilli, dhe u desh kohë që të arrihej diçka. Rreth para një viti Bashkia e rinisi punën për planin vendor dhe na kanë bërë pjesë të disa konsultimeve në lidhje me të”, rrëfen Ujkashi për Portën Vendore.

Më në fund, në janar te 2021 Bashkia vendosi të hapë tenderin për hartimin e Planit Vendor për Zhurmat, me fond limit 2, 256, 000 lekë, dhe në tetor të 2021, u hartua drafti i Planit të Veprimit për Kontrollin e Zhurmave të kërkuar aq fort nga shoqëria civile dhe ekspertët mjedisorë. Ky proces u pasua me dy dëgjesa publike  me banorë dhe palët e interesuara, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, duke filluar nga data nga 1 Nëntori 2021, ku u ftuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Kjo histori ka dy suksese, një institucional dhe një që lidhet me planin e kontrollit të zhurmave. Për herë të parë pas miratimit të ligjit për vetëqeverisjen vendore , hartohet dhe nënshkruhet nga banorët e Tiranës një iniciativë qytetare dhe i drejtohet Këshillit Bashkiak. Megjithëse koha ka qenë e gjatë, u arrit që kjo iniciativë të përkthehet në një produkt nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, në një plan rregullues për zhurmat në kryeqytet. Kjo ishte një nga nismat që ne nuk e stopuam me dërgimin e kërkesës, por gjatë të gjithë kohës i është kërkuar llogari Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak se ku është ecuria e këtij projekti, duke lobuar direkt edhe me vetë anëtarët”, tha Xhemollari.

Vetë qytetarët që kanë firmosur në kërkesën pjesë e iniciativës qytetare drejtuar Bashkisë Tiranë, janë të lumtur që dhanë një kontribut i cili do tu vlejë në fakt jo vetëm atyre, por edhe qytetarëve në zona të tjera të kryeqytetit, fëmijëve, e brezave të rinj. Por megjithatë sfida tani mbetet në një nivel tjetër, pasi do të duhet një lloj monitorimi mbi zbatueshmërinë e këtij plani vendor në vijimësi, që gjithçka të mos mbetet vetëm në letër.

 “Është miratuar drafti dhe dokumenti, por gjithsesi ne do të vijojmë ta monitorojmë, nëse do të ketë efekt zbatimi i tij. Miratimi i një ligji, i një plani apo akti nënligjor duhet të shoqërohet me fushatë sensibilizuese nga ana e institucionit”, thotë Xhemollari, teksa Ujkashi theksin e vendos tek ndërgjegjësimi qytetar në thelb të nismave të tilla. “Është tepër sfiduese sepse ashtu si çdo gjë tjetër në Shqipëri, duhet luftuar mentaliteti dhe stili i jetesës aktuale. Njerëzit nuk janë të mësuar të veprojnë ndryshe dhe në këtë rast nevojitet shumë pune për ndërgjegjësimin e tyre por dhe për t'i vënë përpara përgjegjësisë si qytetarë”, përfundon ai.

Referuar kësaj, Porta Vendore kërkoi nëpërmjet një kërkese për informacion, të depozituar më datën 10 janar 2022 tek Bashkia Tiranë, të dijë statusin e këtij drafti, apo nëse ka nisur zbatimi i këtij Plan Veprimi për Zhurmat dhe nëse po, cilat e sa masa administrative ka ndërmarrë vetë policia bashkiake në adresim të këtij problemi, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk është marrë një përgjigje zyrtare.

Por ndërkohë Porta Vendore kontaktoi edhe me zëdhënësin e Bashkisë Tirane, Z. Denis Dedej, i cili informoi se pas dëgjesave publike, tashmë drafti i përpunuar pritet të kalojë në Këshill Bashkiak për miratimin përfundimtar të Planit të Veprimit për Kontrollin e Zhurmave në Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, për të lehtësuar sadopak trafikun gjatë ditës në kryqeytet, Bashkia Tiranë mori masa të mos lejojë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë për një fashë orari të caktuar. “Gjatë orarit 09:00-20:00 mjetet mbi 3.5 tonë nuk do lejohen përsëri të hyjnë në unazë të mesme dhe të vogël të kryeqytetit. Për mjetet mbi 18 tonë nuk do të lejohen të hyjnë brenda unazës së madhe të kryeqytetit me kufizim nga ora 06:00-20:00", është shprehur shefi i qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj. Por mesa duket kjo edhe pse mund të ketë efektin e vet saj pozitiv edhe në ndotjen akustike gjatë ditës, ka impaktuar negativisht nivelin e zhurmave gjatë natës në disa zona të Tiranës, të cilët kanë filluar të ankohen, siç raportojnë disa media, për zhurmat gjatë natës të mjeteve me tonazh të rëndë duke ndikuar direkt në cilësinë e gjumit dhe të mirëqënies se tyre.

Plani vendor i zhurmave hartuar nga Bashkia Tiranë

Tashmë Bashkia Tiranë e ka draftin e Planit të saj Vendor të Veprimi për Kontrollim e Zhurmave 2021 – 2026 për minimizimin e zhurmave në kryeqytet. Pritet miratimi i tij përfundimtar në Këshill, që t’í hapë rrugë fillimit të zbatimit të tij.

Plani Lokal i Veprimit mbi Zhurmat ka si qëllim të analizojë situatën në të cilën gjendet Bashkia Tiranë lidhur me zbatimin e kërkesave të ligjit për mbrojtjen nga zhurmat, vlerësimin e shqetësimeve të komunitetit dhe të bizneseve lidhur me zhurmat. Nëpërmjet kësaj analize, Plani synon të identifikojë boshllëqet ekzistuese ligjore dhe organizative në drejtim të administrimit të zhurmës dhe, bazuar në përvojat më të mira përkatëse, të propozojë masat e nevojshme që duhen ndërmarrë.

Masat që do të ndërmerren janë shumta, duke nisur që nga rekrutimi i dy ekspertëve për ndotjen akustike, tek marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Inspektoriateve Qëndrore për koordinimin dhe mbështetjen lidhur me kontrollin e zhurmave në Bashkinë Tiranë, rishikimi i licensave të dhëna për shfrytëzim objekti në Qytetin e Tiranës për aktivitetet me zhurme, kontrolle në mjedise të brendshme për nivelin e zhurmës dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga këto zhurma (veçanërisht baret që përdorin muzikë në nivele tej normave të lejuara).

Plani dhe masat duhet te monitorohen, raportohen çdo vit dhe përditësohen sipas nevojës çdo 2 vjet.

Burimi: www.portavendore.al 

Vlora jep dritën jeshile për administratorët e pallateve, shoqëria civile fiton kauzën e saj

Vlora jep dritën jeshile për administratorët e pallateve, shoqëria civile fiton kauzën e saj

Hendeku i krijuar ne Bashkinë Vlorë sa i përket mungesës së administratorëve të pallateve, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi 11 vite më parë, pritet të zgjidhet me anë të krijimit të shoqërive private të administratorëve të parë që do të certifikohen , duke i dhënë qytetit të Vlorës një model sesi mund të menaxhohet situata në mbarë territorin, por edhe duke hapur një portë të re punësimi në një sektor tërësisht të paeksploruar. Më në fund edhe Vlora do të ketë administratorët e saj të parë të pallateve. Kjo u bë e mundur  si pasojë e angazhimit të një grupimi qytetarësh aktivistë të mbështetur nga Leviz Albania, që arritën të vinin në lëvizje Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe pushtetin lokal.

Edhe pse Vlora listohet ndër qytetet me të mëdha të vendit, me numër të lartë popullsie me rreth 188.922 banorë, e  përqendruar kryesisht në zonën urbane, në të gjitha objektet me bashkëpronësi, sikurse janë pallatet, banorët përballen çdo ditë me problematika që kërkojnë impenjimin e tyre për zgjidhje.

224184785 224655279525261 5856367672343219612 n

Mungesa e ujit të pijshëm, shpesh bolierët, pompa në hyrje, janë “hallet” e përbashkëta, për të cilat banorët duhet të mblidhen, të flasin të vendosin apo të financojnë. Tek shumë prej tyre, kjo iniciativë i takon atij që është më aktivi apo atij që jeton në katet e fundit dhe që uji nuk i shkon ose që rëndohet nga zhurma e pompave, pesha e depozitave mbi tarracë, amortizimi i strukturës së saj etj.

“Duhet t’i mblidhja vetë mbeturinat, të cilat një prej komshinjve të rinj kishte lënë në hyrje të pallatit. Mua më shqetëson papastërtia, duhet të kishte një përgjegjës në pallat, dikush që ka kohë të impenjohet për mirëmbajtjen dhe të mirën e përbashkët”, i tha Portës Vendore, Dritan Mema, banor i lagjes “Pavarësia” në Vlorë.

Vlora ka në total 3200 pallate, ku një pjesë e tyre është e ndërtuar pas viteve 2000. Problematika është kryesisht në pallatet e reja të ndërtuara gjatë viteve të fundit, për shkak të mungesës së komunikimit, pasi në to jetojnë familje të cilat e kanë shtëpi pushimi, shtëpi për ta shfrytëzuar për turizëm, apo emigrantë dhe shtetas të huaj.

“ Komunikimi nuk është më i detyrueshëm si shenjë mirësjellje në komunitet”, thekson një i moshuar në hyrje të qytetit.

Në Vlorë është e rrallë të gjesh struktura që kanë administrator pallati, të autorizuar nga banorët. Ndodh vetëm në objektet kur një person punësohet kryesisht nga kompania ndërtuese, pasi jo të gjitha objektet janë shitur. Në këto godina, hyrja në parking bëhet vetëm në mënyrë të autorizuar, ashensorët mirëmbahen e po ashtu pastërtia është standard, por ky nuk është një trend shumë i përhapur.

Your Voice Shkresa

Sipas ligjit të vitit 2009, administratori luan rolin e urës lidhëse midis bashkisë dhe komunitetit. Ai lehtëson qytetarët në disa detyra kur bëhet fjalë për pronën e tyre, si dhe ndërmjetëson banorët me pushtetin vendor për çështjen të ndryshme. Në ligjin “ Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” në nenin 20, pika c përcaktohen qartë detyrat për administratorin, ku një ndër to është: “ndërmarrja e kontrolleve periodike, teknike dhe higjieno-shëndetësore për gjendjen e pronës e të objekteve në bashkëpronësi, si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i ngrohjes qendrore, ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit, prania e insekteve dhe e parazitëve etj. dhe i veprimeve për të zhdukur dëmtimet e pronës apo praninë e faktorëve, që mund të përbëjnë rrezik për epidemi sëmundje etj”.

Liza Tare, teknike ndërtimi liston faktorët të cilët i dëmtojnë objektet ndërtimor deri në amortizimin total të tyre. “Ndër pjesët që dëmtohet më tepër e para është tarraca, atë e dëmton më tepër uji dhe kryesisht depozitat e ujit që janë vendosur aty prej vitesh. Po nuk u riparua në kohë amortizimi arrin deri në dëmtimin e strukturës”, theksoi Tare për Portën Vendore.

Ekspertja sqaron se rol luan edhe mirëmbajtja e linjave të ujërave të bardha dhe të zeza, pasi dëmtohen kolonat, por edhe për këtë duhet të përgjigjen qytetarët dhe këtu është i domosdoshëm roli i mirëmbajtësit. Sipas opinionit të Tares, por edhe asaj çfarë parashikon ligji, një mirëmbajtës nuk është thjesht person i dashur i komunitetit, por ai duhet të jetë edhe njohës i mirë i disa sektorëve që lidhen kryesisht me strukturën ndërtimore, por edhe aftësi menaxheriale dhe ato të komunikimit, Ndaj për ta është i nevojshëm kualifikimi.

11 vjet pas miratimit të ligjit për administratorët e pallateve, ende në regjistrin e bashkisë nuk figuron zyrtarisht asnjë administrator. Pavarësisht nevojës për një administrator, i cili do të menaxhonte punët publike të komunitetit ku jeton, ligji për funksionimin e administratorëve ka mbetur vetëm në letër. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli thekson se kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave strikte që parashikon ligji. “ Ne jemi përpjekur prej kohësh të ndërtonim regjistrin e administratorëve të pallateve, por jemi përballur me mungesën e dokumentacionit të të interesuarve. Ligji parashikon që një administrator që të miratohet i tillë duhet të ketë formim profesional e kualifikim, por deri më tani askush nuk e ka pasur”, tha kreu i bashkisë Dritan Leli.

Prej kohësh, banorë dhe qytetarë aktivë kanë kërkuar formalizimin/certifikimin si adminstratorë në Bashkinë e Vlorës, por përherë përgjigjja ishte e njëjtë: Nuk plotësonin të gjitha kushtet që parashikonte ligji, konkretisht kualifikimin! Përballë këtij problemi, ata i janë drejtuar zyrës së formimit profesional, por pa arritur të marrin një zgjidhje, pasi një kurs i tillë formimi nuk ekzistonte. Përballë kësaj situatë, ata më dashamirësit vijuan të japin kontributin e tyre në komunitet, të tjerë u tërhoqën.

Ne këto kushte një grup qytetarësh të angazhuar u organizuan në një grup komunitar dhe ndërmorën iniciativën për nisjen e një fushate nën siglën “Your Voice: Lagjja ime, Administratori i pallatit tim", fushatë jo vetëm ndërgjegjësimi për rëndësinë e administratorit të pallatit, por edhe për zgjidhjen e pengesave administrative e institucionale që mbanin “peng” zbatimin e ligjit në Vlorë.

Ideja e tyre u vlerësua pozitivisht nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC, dhe me mbështetjen e tij, u bë i mundur fillimi i zbatimit të kësaj Iniciative. Grupimi i qytetarëve aktivistë, krahas fushatës së gjerë ndergjegjësuese, iu drejtua edhe një sere institucioneve. Pasi konstatuan se bashkia nuk i regjistronte administratorët e pa kualifikuar, iu drejtuan Qendrës së Formimit Profesional duke i përcjelle të gjithë informacionin e grumbulluar nga puna e tyre paraprake.  Kërkesat e tyre u përcollën me pas në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Ndërkohe fushata me qytetarët vazhdoi dhe në bashkëpunim me komunitetin, u përzgjodhën administratorët e parë, 10 prej të cilëve depozituan kërkesën për regjistrim, sapo të çelej kursi.

Si rezultat i punës së tyre këmbëngulëse, Ministria e Ekonomisë dhe e Financave urdhëroi Drejtorinë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional, në ditët e para të muajit dhjetor 2021, për Çeljen e Kurseve të formimit profesional për administratorë pallati . Në shkresën përcjellëse të Ministrisë saktësohet se i hapet rruga ligjore regjistrimit të Administratorëve të zgjedhur pranë Bashkisë Vlorë, për menaxhimin e hapësirave të përbashkëta në ndërtesat me bashkëpronësi. “Sipas Urdhrit dt 06. 12. 2021, prot. 3754/4, Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë, ngarkohet ta zbatojë atë”, thuhet në shkresën e Ministrisë dërguar në adresë të grupimit qytetar në fillim të muajit të kaluar.

Kjo arritje është rezultat i një pune këmbëngulëse të Grupit qytetar "Your Voice" gjatë 10 muajve të angazhimit të tyre qytetar. Shpresa Gjergji, drejtuese e grupimit qytetar i tha Portës Vendore se kur nisën të punonin nuk e dinin se situata në terren do të ishte shumë më e rëndë nga sa e kishin menduar. “ Menduam se puna jonë do të fokusohej vetëm në rajonin nr 1. Në terren kuptuam se situata në shumë pallate, kryesisht të rinj ishte tërësisht e pamenaxhuar. Në asnjë prej tyre nuk kishte administrator dhe asnjë nuk ishte në dijeni të ligjit dhe detyrimit për zbatimin e tij”, shtoi Gjergji.

Për nëntë muaj kohëzgjatje të fushatës, nga janari 2021 deri më shtator 2021, ky grupim u bë shkak për përmirësimin e situatës në terren, pasi nëpërmjet punës së tyre fillimisht u arrit krijimi i "Task-force" në Bashkinë Vlorë (ngritja e grupeve të punës për të ndjekur dhe ndihmuar procesin e përzgjedhjes e funksionimit të Administratorit të pallateve në ndërtesat me bashkëpronësi), dhe më pas u dakordësua me pushtetin vendor për njohjen e administratorëve të zgjedhur. Por mbi të gjitha është arritur të zgjidhet pengesa burokratike që mbante pezull njohjen zyrtare të administratorëve, duke arritur ligjërisht marrëveshje për çeljen e kurseve të administratorëve në Qendrën e Formimit Profesional.

Klajdi Myzaferi, drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, tha se tashmë ka nisur të ketë interes për regjistrim dhe janë depozituar 10 kërkesat e para, aq sa janë të nevojshme për hapje e kursit. “ Aktualisht jemi në fazën e përzgjedhjes së mentorit apo instruktorit të certifikuar dhe pritet që kursi të çelet deri në fund të Janarit”, tha Myzaferi për Portën Vendore, teksa sqaroi se kurset do të zgjasin 4 muaj nga ku do të certifikohen edhe administratorët e parë.

Nisja e kurseve sigurisht që do të sjellë një përmirësim të menjëhershëm të situatës, por nuk do të arrijë të përmbushë të gjitha nevojat për administratorë të kualifikuar. Në këtë kontekst, Shpresa Gjergji, drejtuese e “ Your Voice” tha se zgjidhja e vetme janë krijimet e shoqërive të administratorëve, të cilat do të drejtohen nga administratorë të kualifikuar.

“Kemi sugjeruar krijimin e shoqërive të Administratorëve, pasi është e vetmja mundësi për të përmirësuar situatën në kohë reale. Krijimi i kompanive të këtij lloji do të jetë edhe një mundësi punësimi për shumë persona, të cilët mund të drejtohen nga persona të kualifikuar dhe mund të trajnohen gjatë kësaj kohe”, përfundoi Shpresa Gjergji për Portën Vendore.

Adresimi i problematikës së mungesës së administratorëve dhe veçanërisht angazhimi i shoqërisë civile në Vlorë, ka ndezur dritë jeshile për përmirësim të ndjeshëm të situatës në terren, ku rezultatet e prekshme do të nisin të shihen pranverën e këtij viti.

*Ky artikull është realizuar nga gazetarja Jerola Ziaj / portavendore.al 

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153