Mbyllet projekti “Përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet ngritjes dhe aktivizimit të grupeve komunitare me bazë gjinore dhe rritjes së numrit të grave në vendimmarrje”
Në fund të muajit mars të vitit 2021 ka mbaruar projekti “Përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet ngritjes dhe aktivizimit të grupeve komunitare me bazë gjinore dhe rritjes së numrit të grave në vendimmarrje në nivel fshati”, i zbatuar nga Qendra Agritra Vizion në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr. 6.
Projekti u zhvillua në Bashkinë Dibër, ku janë përfshirë 40 fshatra në njësitë administrative Maqellarë, Tomin, Melan, Kastriot, Fushë-Çidhën, Arras, Kala e Dodës, Muhurr, Sllovë.
Qendra Agritra Vizion filloi me një prezantim të projektit para përfaqësuesve të Bashkisë dhe të njësive administrative. Më pas, vazhduan me takime ndërgjegjësuese me komunitete në 40 fshatra. Mbas takimeve ndërgjegjësuese, u krijuan grupet komunitare me pjesëmarrje të burrave dhe të grave. Këto grupe morën informacionin e duhur dhe u trajnuan mbi kthimin në një grup aktiv në zonën ku ato banojnë dhe mbi ngritjen e problemeve me qasjeve të ndryshme.
“Ndër aktivitetet më të suksesshme kanë qenë takimet ndërgjegjësuese nëpërmjet të cilave, është rritur vetëbesimi i grave për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me burrat por edhe për të ngritur dhe për të artikuluar mjaft mirë problematikat që ato kanë në komunitet” Bukurie Begu, Koordinatore e Projektit.
Një shembull i aktivizimit dhe i fuqizimit të grave ka qenë grupi komunitar i ngritur në fshatin Staravec (Nj.A. Tomin), të cilat u angazhuan dhe vendosën t’i drejtohen Bashkisë me një kërkesë për adresimin e sigurimit të ujit për vaditje për fshatin. Grupi u mbështet nga stafi i projektit për hartimin e kërkesës si dhe po ndjek reagimet e administratës së Bashkisë lidhur me kërkesën. Përfaqësues të Bashkisë organizuan disa takime me grupin komunitar nga fshati Staravec, dhe u dakordësua një plan ndërhyrjeje për të zgjidhur problemin.
Ngritja e grupeve komunitare me bazë gjinore është një mekanizëm i rëndësishëm për pjesëmarrjen qytetare të grave në vendimmarjen lokale. Në total janë ngritur 10 grupe komunitare ku kanë marrë pjesë 85 pjesëmarrës (50 gra dhe vajza, si dhe 35 burra dhe djem) nga komuniteti në njësitë administrative të përfshira në projekt. Anëtaret e grupeve janë përzgjedhur si përfaqësues të komunitetit në takimet ndërgjegjësuese në 40 fshatra në këto njësi.
Njihuni më shumë me këtë nisëm:
(Linku video)
https://ëëë.facebook.com/549082901897597/videos/470276824338717