Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

BËJ SI LIVIA, ANGAZHOHU PËR NDRYSHIM!

BËJ SI LIVIA, ANGAZHOHU PËR NDRYSHIM!

Livia Kreko

 

Livia Kreko është grantamrrëse e LevizAlbania në Thirrjen NR.6. Livia aplikoi në thirrjen e LevizAlbania si individ dhe mori mbështetje për të adresuar shqetësimin e saj konkret: ndricimin publik në rrugën që ajo përshkon për të vajtur në shtëpi.

Kështu ajo u angazhua fillimisht të mobilizonte banorët e komunitetit të saj të cilët I bashkonte e njëjta kauzë. Pas këtij mobilizimi I cili konkludoi në firmosjen e një peticioni me 300 firma prej banorëve të lagjeve dhe rrugeve të targetuara nga nisma e Livias, ajo nisi të adresonte cëhstjen në institucionin e qeverisjes vendore, bashkinë e qytetit.

Hap pas hapi Livia arriti të ngrinte zërin dhe kërkontë në fakt një të drejtë minimale, rrugë të ndricuara. Për ta realizuar këtë, Livia, përpos angazhim direkt me cështjen, ajo advokoi përmes historisë së saj personale. Në të kaluarën e afërt, Livia është rrezikuar pikërisht nga mungesa e ndricimit në rrugën e shtëpisë së saj, dhe duke dashur që kjo të mos përsëritet në të ardhmen për askën prej pjesëtarëve të komunitetit ajo u angazhua dhe u mbështet nga LevizAlbania.2

Foto e punonjësve të kompanisë mirëmbajtëse të rrugës duke vendosur ndricuesit publik.

Livia ja doli në sajë të përkushtimit të pakursyernë zgjidhjen e kësaj problematike dhe sot, situata ka ndryshuar. Rrugët “Mujo Ulqinaku” dhe “Abaz Çelkupa” pranë stadiumit të qytetit janë të ndricuara dhe të parrezikshme në orët e mbrëmjes për banorët e kësaj zone.

1

Foto e punonjësve të kompanisë mirëmbajtëse të rrugës duke vendosur ndricuesit publik.

Video e shkurtër e realizuar nga Livia për të advokuar për përmirësimin e situatë së ndriçimit publik në komkunitetin e saj. 

   

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN”. Projekti mbështet organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale në përpjekjen e tyre për të forcuar demokracinë vendore, përmisuar qeveirsjen vendore dhe ndikuar në rritjen e angazhimit qytetar dhe komunitar për më shumë përgjegjeshmëri, transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje prej organeve të vetëqeverisjes vendore.

 

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153