Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

FORUM DEBATI MBI SIGURINË USHQIMORE - #JDV19

FORUM DEBATI MBI SIGURINË USHQIMORE - #JDV19

LevizAlbania nisi Javën e Demokracsië Vendore 2019, një traditë që mban markën e projektit që financohet nga Agjencia Zvcierane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare si “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ndryshim” dhe “Co-PLAN”

Aktiviteti që çeli siparin e Javës se Demokracisë Vendore, iu dedikua sigurisë ushqimore. Një forum i hapur, i konceptuar për të zhvilluar një debat konstruktiv midis aktorëve të ndryshëm që punojnë në këtë fushë, dhe për të advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të insitucioneve shtetërore, në nivel qëndror dhe vendor. Në tryezë ishin të pranishëm aktivistë dhe organizata të mbrojtjes së konsumatorit, ekspertë të fushës së sigurisë ushqimore, gazetarë, ekspertë ligjorë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qëndror si dhe të tjerë donatorë që punojnë në këtë fushë.

LevizAlbania, ka mbështetur disa nisma, përmes të cilave janë monitoruar tregjet e hapura në bashkitë e vendit, nisma që kanë sjellë rezultate konkretë: jo vetem kanë informuar qytetarët mbi situatën e tregjeve dhe të detyrimeve që kanë njësitë administrative vendore për krijimin e kushteve të duhura të tregëtimit, por edhe kanë ndikuar që organet e pushtetit vendor të marrin masat për përmirësim të situatës në disa prej bashkive. 

Organizatat e shoqërisë civile theksuan nevojën e ndërgjegjësimit dhe informimit më të gjërë të qytetarëve mbi të drejtat e tyre si konsumatorë, duke referuar edhe mjete ligjore dhe adminstrative që mund të përdoren në mbrojtje të të drejtës së tyre konsumatore. #LevizAlbania

#LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #JDV19

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153