Prezantimi i projektit: Rër rritjen e cilësisë në përfaqësimin e qytetarve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor.
Rritja e cilësisë së përfaqësimit të qytetarëve në organet e zgjedhura të pushtetit vendor është faktor me efekt esencial në funksionimin e demokracisë përfaqësues. Rregullimet ligjore që kushtëzojnë vlerat e kësaj cilësië janë Kodi Zgjedhor dhe, pas zbatimit të reformës për ndarjen territoriale administrative të vendit, bashkë me të është edhe ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.
Reformat ne legjislacion, me objektiv ndërtimin e një shtrati ligjor sa më miqësor, mbështetës dhe nxitës për mirë funksionimin e demokracisë përfaqësuese në nivelin vendor, janë pjesë e angazhimeve të përherëshme të shoqërisq. Suksesi i këtyre reformave, në një masë të konsiderueshme kushtëzohet nga ndërtimi i karakterit gjithëpërfshirës, ku një rol të vecantë ka dhe duhet të realizojë shoqëria civile.
Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve po zbaton projektin strategjik të mbështetur nga LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, nëpërmjet të cilit synohet të rritja e cilësisë në përfaqësimin e qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor.
Projekti është hartuar dhe do të realizohet mbi bazën e një metodologjie e cila parashikon koordinimin dhe bashkrendimin e analizave krahasuese për zgjidhjet legjislative të derisotme, identifikimin dhe analizën e perceptimeve dhe opinioneve të qytetarëve për cilësinë e përfaqësimit në organet e pushtetit vendor, se bashku me hartimin, diskutimin dhe vendimmarrjen për ndërhyrjet që duhet të bëhën në legjislacion, me qëllim rritjen e kësaj cilësie.
Në projekt është parashikuar, si aktivitet kryesor i tij, realizimi i nismës ligjvënëse qytetare për draft ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor në dispozita që trajtojnë zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore dhe ndryshimet që do të propozohet të bëhen në ligjin për vetëqeverisjen vendore.
Projekti synon të jetë për qytetarët dhe të realizohen sëbashku me qytetarët.
Në këtë kuadër INSIZ do të organizojë një ëebinar online për të prezantuar projektin me organizatat e shoqërië civile dhe qytetarët. Për tu bërë pjesëe këtij ëebinari klikoni në link më poshtë:
https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_KPQlk2AOS2ySeKh8U5D26g
Për tu regjistruar mjafton të plotësoni fushat e përcaktuara nga platforma ZOOM.