Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

INSIZ nis zbatimin e projektit strategjik të mbështetur nga LevizAlbania

INSIZ nis zbatimin e projektit strategjik të mbështetur nga LevizAlbania

Nis zbatimi i projektit strategjik “Për rritjen e cilësisë në përfaqësimin e qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor”

Në datën 26 mars të vitit 2021, u prezantua nëpërmjet një ëebinar-i online projekti strategjik i zbatuar nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, në partneritet me një koalicion prej 8 organizatash të shtrira në një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë: Qendra e Gruas Hapa të Lehtë, Zëri Qytetar, Forumi i Mendimit të Lirë, Qendra Tamara, Qendra për Progres Rinor, Qendra Multimediale Shteg, Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Shoqata Komuniteti Malazez në Republikën e Shqipërisë.

Projekti synon rritjen e cilësisë në përfaqësimin e qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor. Projekti është hartuar dhe do të realizohet mbi bazën e një metodologjie e cila parashikon koordinimin dhe bashkërendimin e analizave krahasuese për zgjedhjet legjislative të derisotme, identifikimin  dhe analizën e perceptimeve dhe opinioneve të qytetarëve për cilësinë e përfaqësimit në organet e pushtetit vendor, së bashku me hartimin, diskutimin dhe vendimmarrjen për ndërhyrjet që duhet të bëhen në legjislacion, me qëllim rritjen e cilësisë së përfaqësimit.

Në projekt është parashikuar, si aktivitet kryesor i tij, realizim i nismës ligjvënëse qytetare për draft ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, në dispozita që trajtojnë zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore dhe ndryshimet që do të propozohen të bëhen në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

“Projekti është konceptuar në mënyre të tillë që jo vetëm do të ketë si output të tij një propozim për ndryshimet në legjislacion, por shumë e rëndësishme është që ky output të jetë rezultati i kontributit jo vetëm të specialistëve që marrin pjesë në këtë projekt por edhe të qytetarëve. Kjo do të thotë që në të njëjtën kohë projekti do të realizojë propozimin për ndryshimet në legjislacion dhe së bashku më të, do të shërbejë edhe si mundësi për informimin dhe nxitjen e qytetarëve për më shumë pjesëmarrje në qeverisjen vendor.” Prof. Kristaq Kume, Drejtori i Projektit

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153