JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2020 (12 – 16 TETOR 2020)

JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2020 (12 – 16 TETOR 2020)

Agenda social 01

2020 është një vit i karakterizuar nga një kontekst dinamik. Vendi u përballë me sfida të shkaktuar nga fenomene si tërmeti i 26 nëntorit dhe efektet negative nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia Covid19. Gjatë kësaj periudhe shoqëria jonw pasqyroi gjithmonë e më shumë rritje të nevojës për një shoqëri civile energjike dhe të mirëorganizuar, roli i së cilës duhej të adresonte shumë çështje dhe probleme të komunitetit. Këto pritshmëri kanë gjeneruar shumë iniciativa nga aktorë të shoqërisë civile, grupe joformale dhe individë.

Projekti LevizAlbania reagoi ndaj këtyre dy ngjarjeve (tërmeti i nëntorit dhe situatës prej Covid 19)duke përdorur instrumentin e granteve Reagim i Shpejtë, në përgjigje të emergjencës për tërmetin dhe pandemisë Covid19. Aktorët të shoqërisë civile, organizata, grupe informale dhe individë u ftuan të reagonin nëpërmjet iniciativave konkrete në mbështetje të qytetarëve, shoqërisë dhe dhe grupeve më vulnerabël të kalojnë situatën.     

Të gjithë këto hapa të ndërmarrë nga projekti LA ku përfituesit dhe bashkëpunëtorët e tij janë përballur me domosdoshmërinë e analizimit të rolit të shoqërisë civile në situata krize. Cilat janë hapat më të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një situatë që mund të përsëritet? Çfarë duhet të përmirësojë sektori i shoqërisë civile në mënyrë që të mbështesë dhe ndihmojë qytetarët dhe shoqërinë në tërësi në situatë vështirësie në të ardhmen? Çfarë ka ecur keq dhe mirë në qeverisjen lokale? A kanë reaguar ndaj situatës në mënyrë korrekte, të shpejtë dhe me transparencë institucionet publike në nivel vendor? U ndërmorrrën të gjitha hapat për të ndihmuar qytetarët dhe grupet më vulnerabël për të tejkaluar vështirësitë?

Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, LevizAlbania do të organizojë "Javën e Demokracisë Vendore 2020 - Solidariteti si një formë reagimi ndaj situatave të paparashikuara".

Nëpërmjet #LDV2020, LevizAlbania synon të mbledhë së bashku në diskutime dhe debate publike të gjithë aktorët e përfshirë, nga shoqëria civile te përfaqësuesit e qeverisë lokale, gazetarë, ekspertë dhe artistë. Nisma të mbështetura nga projekti do të sjellin përvojat dhe eksperiencën e tyre gjatë angazhimit me situatën e distancimit social me aktivitete solidare. Shembuj të mirë dhe histori suksesi do të paraqiten gjatë ditëve të #LDV2020.

PROGRAMI I PLOTË I JAVËS SË DEMOKRACISË VENDORE 2020