Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Java e Demokracisë Vendore paraqiti nisma civile të suksesshme të aktorëve të shoqërisë civile

Java e Demokracisë Vendore paraqiti nisma civile të suksesshme të aktorëve të shoqërisë civile

Një rritje e interesit për veprime civile të cilat kërkojnë qeverisje vendore më të mirë u theksua gjatë ‘Javës së Demokracisë Vendore’ nga ‘LëvizAlbania’

Nga 23 deri në 26 Prill projekti me financim zviceran ‘LëvizAlbania’ organizoi ‘Javën e Demokracisë Vendore’ – një seri eventesh për prezantimin dhe diskutimin e nismave dhe aksioneve të cilat përmirësojnë qeverisjen vendore. Nga siguria ushqimore, përfshirja e zonave rurale, financat e bashkive, aktivizmi rinor, dhe kopshtet/çerdhet, aktivititetet  përfshinë qindra aktorë të angazhuar në demokracinë vendore në Shqipëri.

“Gëzohem që aktivizmi civil në Shqipëri është në rritje dhe që mbështetja nga Zvicra mundet të kontribuojë. Gëzohem që ne po luajmë një rol në mobilizimin e angazhimit të qytetarëve. Synimi përfundimtar është: bashki funksionale, demokratike dhe efektive, të cilat i shërbejnë qytetarëve duke u përpjekur sa më shumë”, tha Ambasadori zvceran Adrian Maître, në aktivitetin përmbyllës.

Në një kohë kur angazhimi i fortë i qytetarëve është i nevojshëm në Shqipëri, java e aktiviteteve theksoi disa shembuj të suksesshëm nga grupe dhe individë të cilët ishin në gjendje që të rrisnin ndërgjegjësimin mbi çështje të ndryshme, dhe të krijonin presion për përgjigje më të mira nga autoritetet vendore.

Në aktivitetin e parë, u krye një debat mbi sigurinë ushqimore – një çështje që ka ngritur shqetësim kohët e fundit. “Situata është mjaft alarmante dhe rrezikon të kontaminojë të gjithë zinxhirin ushqimor dhe madje edhe të kthehet në burim sëmundjesh infektive. Duhet një ndërhyrje kapilare dhe ndryshim legjislacioni, pasi në situatën e tanishme pushteti lokal pak gjë ka në dorë që të përmirësojë kushtet e tregtimit”, tha Granit Sokolaj duke iu referuar një monitorimi që projekti i tij kreu në 10 tregje të kafshëve nëpër Shqipëri.

Java e Demokracisë Vendore përfundoi me një prezantim mbi arritjet kryesore të ‘LëvizAlbania’ në katër vitet e fundit në mbështetje të angazhimit civil dhe demokracisë vendore.

Gjatë fazës së parë projekti mbështeti 166 nisma dhe aksione nga grupe dhe individë nga 56 bashki – nga një total prej 1,298 propozimeve të marra. Projekti trajnoi dhe këshilloi grupe civile dhe aktivistë mbi konceptimin dhe propozimet e projekteve, financimin dhe krijimin e rrjeteve. Një gamë e gjerë nismash u mbështetën deri tani që prekin shumë aspekte dhe çështje vendore, si mbrojtja e mjedisit, financat publike, dhe transparenca bashkiake.

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153