LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit“, shpalli thirrjen për aplikime Nr.8 në datë 21 Maj 2021, thirrje që qendroi e hapur deri më 20 Qershor 2021.
Thirrjes së LevizAlbania e cila pati tre drejtime kryesore, aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale iu përgjigjën me 274 aplikime në total, ide në bazën e e të cilave synonohej forcimi e demokracisë vendore dhe përmirësimin e performancës së qeversisjes vendore dhe të zgjedhurve vendorë.
71 koncept ide nga organizatat e shoqërisë civile, gripimet informale dhe individët janë përzgjedhur nga projekti LevizAlbania për të vijuar në fazën pasaardhëse të atë Konkursit të Ideve. Konkurset e Ideve do të zhvillohen në qytetin e Tiranës për tre ditë konsekutive nga data 21 Shtator deri më 23 Shtator.
Konkurset e Ideve, mekanizmi inovator i aplikuar nga LevizAlbania që në thirrjen për aplikime Nr.1 do të duhej të zhvillohej në tre qytetete të ndryshme, por situata e krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe ruajtja e masave mbrojtjëse për të gjithë pjesëmarreëist e ka detyruar projektin LevizAlbania t’i zhvillojë këto konkurse vetëm në qytetin e Tiranës.
Konkurentët e përzgjedhur për në këtë fazë janë njoftuar në rrugë zyrtare përmes postës elektornike të projektit LevizAlbania.
Për të mësuar më shumë rreth koncept-ideve të kualifikuara për në fazën e Konkursit të Ideve klinkoni në dokumentin e linkuar më poshtë.
IDETË E KUALIFIKUARA NË KONKURSIN E IDEVE TË THIRRJES NR.8
Për më shumë informacion mbi LevizAlbania dhe projektet e zbatuara përgjatë thirrjeve për aplikime mund të vizitoni faqën tonë të internetit në kategorinë NISMA TË MBËSHTETURA ose të klikoni hartën interkative brenda kësaj kategorie.
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja8 #KonkursiIdeve #TeKualifikuarit #DedikuarDemokracisëVendore