Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

FOTO-KONKURS: “Aktivizmi virtual përmes fotografisë në kohët e karantinës”

Artboard 1 100

FOTO-KONKURSI I LEVIZALBANIA:

“Aktivizmi virtual përmes fotografisë nëkohët e distancimit social”

Prej 9 Marsit, kur në Shqipëri u shënua zyrtarisht rasti i pare i prekur nga virusi #Covid19, i njohur botërisht si Koronavirus, janë ndërmarrë masa të rrepta për të këputur zinxhirin e përhapjes masive të këtij virusi në vendin tonë. Në Shqipëri është vendosur Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore dhe përtej fushatave intensive për të qëndruar në shtëpi, gjithçka është pezulluar: baret, kafet, restorantet, qendrat e argëtimit, kinematë dhe është ndaluar edhe qarkullimi i njerëzve.

Fushata #QendroNëShtëpi duket se ka sjell një rutine të re për shoqërinë tonë, e cila nuk është përballur më parë me situata të kësaj natyre, ku vetëizolimi është ushtrimi i detyrueshëm për të gjithë, të vegjël, adoloshentë, gjimnazistë, studentë, punëtorë, profesionistë. Sportet janë ndaluar, palestrat janë mbyllur, ndeshjet janë pezulluar, bankat sygjerojnë përdorimin e instrumentave online po ashtu, dhe marrja e shërbimeve nga qytetarët ka kaluar në “On-line Mode”. Këto masa drastike synojnë të ndikojnë pozitivisht në mosshpërndarjen e virusit #Covid19, duke ulur në maksimum kontaktin social.

Kjo rutinë e re sigurisht që ka efektet dhe anët e saj të panjohura…

Kjo përqasje e re e rutinës së përditshme do të sjellë në mënyrë të pashmangshme uljen e rolit aktiv të qytetarëve në aspekte të ndryshme të jetës, punës, ekonomisë dhe  agnazhimit ndaj përfshirjes në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore. “Aktivizimi Virtual” është në këtë situatë mundësia më e mirë për të mbajtur të gjallë frymën e aktivizimit dhe rolit qytetar. Për të ndikuar pozitivisht në këtë rutinë të re të shoqërisë në vend, LevizAlbania organizon konkursin fotografik “Aktivizmi virtual përmes fotografisë në kohët e distancimit social”. Një nismë e cila do të synojë të motivojë dhe krijojë një aktivitet në kushtet e “distancimit social” për të gjithë ata qytetarë që janë ndikuar nga masat drastike të parandalimit të përhapjes së virusit.

Objektivi i kësaj nisme është i dyanshëm:

  • Të nxisë ndjenjën e solidaritetit njerëzor, frymës komunitare dhe mbështetjes së atyre që kanë nevojë;
  • Të rrisë ndërgjegjësimin mbi mënyrën se si qëndrimi në “karantinë” dhe distancimit social ka ndikuar në jetën e përditshme;

Ky konkurs, duke u servirur si një ushtrim me ndikim pozitiv në rutinën e “karantinës”, do të shërbejë njëkohësisht për të evidentuar problematika dhe sfida të përballjes në shumë plane të një situatë të paprecedent, me synimin për të nxjerrë mësime dhe përgatitur sjelljen e qytetarëve apo dhe të insticuioneve vendore dhe përgjegjëse në të ardhmen.

Ajo që duam të shohim në fotografitë e paraqitura është:

  • Si keni reaguar në kushtet e karantinës dhe distancimit social?
  • Cilat janë rutinat e reja që keni krijuar për t’iu përgjigjur situatës, në aspektin personal, familjar dhe atë profesional?
  • Si e keni parë të shprehur solidaritetin njerëzor në këtë situatë të vështirë, për të moshuarit, të pastrehët, personat në nevojë, fëmijët, më të varfërit, etj?
  • Çfarë veprimesh pozitive u ndërmorën nga institucione, nga komunitete, nga individë?
  • Cilat ishin vështirësitë e qytetarëve në përballimin e kësaj situate?
  • Si u angazhua qeverisja vendore në lehtësimin e këtyre vështirësive?

Fotografitë e paraqitura në konkurs duhet të tentojnë t’i përgjigjen pyetjeve të mësipërme, duke e shoqëruar fotografinë me një shpjegim mbi mesazhin që do të përcjellë autori.

DËRGO një FOTOGRAFI

dhe na trego përjetimin tënd me foto dhe me fjalë !

Ky konkurs nuk ka një temë të caktuar, por është i hapur për çdo pikëpamje e këndvështrim.

RREGULLAT E KONKURSIT:

“AKTIVIZMI VIRTUAL PËRMES FOTOGRAFISË NË KOHËT E DISTANCIMIT SOCIAL

Konkursi ka rregulla të thjeshta:

  1. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, nga të 61 bashkitë e vendit
  2. Në konkurs mund të marrin pjesë edhe fotografë profesionistë;
  3. Fotografia duhet të reflektojë dhe prezantojë në mënyrë sa më krijuese mënyrën e re të jetesës në kushtet e izolimit e distancimit social, apo veprat e punët e njerëzve që kontribuojnë për të tjerët;
  4. Fotografia duhet të përçojë mesazhin e kohezionit social në kushte jo normale;
  5. Fotografia duhet të jetë e realizuar gjatë kësaj periudhe të distancimit social dhe masave shtrënguese;
  6. Fotografia duhet të jetë në përputhje me rregullat e moralit shoqëror. Çdo fotografi që nuk përmbush këtë rregull nuk do të pranohet dhe nuk do të jetë pjesë e konkursit;
  7. Fotografia mund të realizohet nga aparatet celulare ose aparatet profesionale;
  8. Fotografia nuk duhet të përpunohet grafikisht;
  9. Në këtë konkurs mund të aplikohet vetëm njëherë;
  10. Ju duhet të jeni autori i fotografisë.
  11. MOS dërgoni fotografi të bëra nga dikush tjetër. Në rast se dërgoni një fotografi të bërë nga dikush tjetër, duhet të keni marrë miratimin e autorit.
  12. Fotografia duhet të dërgohet me e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
  13. E-mail duhet të përmbajë këto të dhëna dhe informacione:
    1. Emër Mbiemër
    2. Titulli i Fotografisë
    3. Përshkrimin e shkurtër të ngjarjes/çështjes të kapur përmes fotografisë si dhe të dhënat e fotografisë: Qyteti, lagjia/rruga, data e shkrepjes së fotografisë
    4. Qytetin e banimit të autorit;
    5. Numri i kontaktit të autorit personit që ka dërguar fotografinë;
  14. Fotografia do të postohet në rrjetet sociale të projektit LevizAlbania;

Nëse jeni fotograf profesionistë, duhet ta evidentoni këtë në emailin e aplikimit tuaj, pasi fotografët profesionistë do të vlerësohen si një kategori veçmas nga të tjerët.

RREGULLAT E PUBLIKIMIT DHE PROCEDURA E KONKURIMIT:

Fotografitë do të adminstrohen dhe do të postohen vetëm nga LevizAlbania në kanalet e komunikimit në median sociale (Facebook)

Fotografitë që do të postohen do të qëndronë të postuara përgjatë gjithë kohës që konkursi do të qëndrojë i hapur. Votimi përmes pëlqimeve (LIKE) në rrjetin social Facebook të @LevizAlbania do të mund të kryhet përgjatë gjithë kohës së konkursit.   

LevizAlbania do publikojë fotografitë duke ndjekur rradhën e mbërritjes së fotografive në adresën e-mail të vënë në dispozicion të këtij konkursi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Fotografia do të publikohet së bashku me autorësinë dhe përshkrimin narrativ të fotogragisë.

Çmimet e Konkursit:

Konkursi do të qëndrojë i hapur dhe do të pranohen fotografi për aq kohë sa situata do të vijojë të qëndrojë e njëjtë në raport me masat zyrtare shtrënguese të institucioneve përgjegjëse. Konkursi do të mbyllet në momentin e heqjes së këtyre masave dhe nuk do të pranohen më foto të paraqitura.

Me mbylljen e konkursit, LevizAlbania do të vlerësojë numrin e pëlqimeve që fotot do të kenë marrë gjatë periudhës së konkursit.

Pas përfundimit të situatës emergjente, distancimit social dhe karantinës, konkursi do të shpallet i mbyllur.

LevizAlbania do të realizojë një raport të detajuar mbi impaktin e fotos së bërë pjesë në konkurs bazuar në instrumentat e paracaktuar nga kanalet e komunikimit në median sociale.

Kriter i vlerësimit është numri i pëlqimeve (LIKE në Facebook)

Një tabelë përmbledhesë do të publikohet në përfundim të konkursit prej nga do të përzgjidhen fotografitë më të votuara.

Fotografitë më të votuara nga audienca do të kalojnë në fazën e vlerësimit profesional prej një jurie të përbërë nga fotografë profesionistë, artistë vizualë dhe gazetarë, të cilët do të vlerësojnë fotografinë dhe mesazhin e përçuar përmes saj.

Në përfundim juria vlerësuese do të shpallë fituesit, si më poshtë:

  1. Aktivizimi virtual më i arrirë;
  2. Fotografia me mesazhin më të arrirë;
  3. Përshtatja më e arrirë e izolimit social;
  4. Fotografia më e mirë (për fotografët profesionistë)

Çmimet e fituesve të konkursit të fotografisë:

  • Aktivizimi virtual më i arrirë – çmim me vlerë 200 CHF (franga zvicerane)
  • Fotografia me mesazhin më të arrirë - çmim me vlerë 200 CHF (franga zvicerane)
  • Përshtatja më e arrirë e izolimit/distancimit social - çmim me vlerë 200 CHF (franga zvicerane)
  • Fotografia më e mirë (për fotografët profesionistë) - çmim me vlerë 350 CHF (franga zvicerane)

VËMËNDJE: Mbani parasysh që pjesëmarrja në këtë konkurs NUK duhet në asnjë moment të cënojë sigurinë e shëndetit dhe jetës suaj, NUK duhet të thyejë rregullat e vendosura për mbarëvajtjen e sigurisë shëndetësore dhe shoqërore.

Me paraqitjen e një fotografie, paraqitësi pranon pjesëmarrjen në këtë konkurs dhe rregullat e përcaktuara. Rregullat e konkursit mund të pësojnë ndryshime nga organizatorët. Të gjitha të drejtat mbi fotografitë e paraqitura në këtë konkurs do të jenë të autorëve të tyre. Të gjithë ata që paraqesin fotografi në këtë konkurs, i japin LevizAlbania të drejtën e përdorimit të pakufizuar të fotografive që paraqiten dhe LevizAlbania siguron se përdorimet e mundshme janë brenda rregullave të moralit shoqëror, jo për qëllime fitime dhe në interes të zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Me paraqitjen e një fotografie në këtë konkurs, paraqitësi garanton se fotografia që ka dërguar është e tij/saj dhe/ose ka të gjitha të drejtat për ta përdorur atë.

LevizAlbania deklaron se nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi lidhur me të drejta që mund të kenë apo pretendojnë palë të treta mbi fotografinë e paraqitur në konkurs nga çdo pjesëmarrës. Paraqitësi i fotografisë do të ketë të gjithë përgjegjësinë dhe detyrimin që të zgjidhë çdo mosmarrëveshje apo pretendim që mund të lindë lidhur me fotografinë e paraqitur prej tyre, duke e mbajtur LevizAlbania jashtë mosmarrëveshjes së krijuar.

Në konkurs zbatohen rregullat mbi shmangien e konfliktit të interesit. Nuk do të pranohen fotografi të paraqitura nga stafi i LA, apo familjarë të tyre. Nuk do të pranohen fotografi të paraqitura nga persona që kanë me LA marrëdhënie punësimi si ekspertë, janë ofrues shërbimesh apo shitës.Konkursi nuk është një platformë raportimi gazetaresk.

 #aktivizmivirtual #rrinështëpidhekontribuo #levizalbania #lëvizpërdemokracinëvendore #angzhohuvirtualisht

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153