Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

produce it 01 4

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC po mbështet përmes instrumentit Reagimi i Shpejtë, nismën individuale të Dea Buzës, e cila është angazhuar të kontribuojë me produkte mbrojtëse si maska dhe veshje të dorezave të dyerve për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Për të rritur angazhimin qytetar dhe kreativitetin e tyre, Dea në kuadër të kësaj nisme ka shpallur konkursin ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri me datën 26 Tetor 23:59. Për të mësuar më shumë rreth këtij konkursi lexo artikullin më poshtë ose kliko KËTU

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #ReagimiShpejtë #DeaBuza #FaceshieldMasks #SDC

KONTEKSTI

Virusi COVID-19 bazuar në të dhënat e OBSH është përhapur në 200 vende në të gjithë botën, duke infektuar mbi 29,000,000 persona dhe ka kushtuar më shumë se 900000 jetë[1]. Ky është një virus që infekton rrugët e frymëmarrjes dhe transmetohet përmes grimcave të pështymes, tështimave dhe kollitjes si edhe nga prekja e sipërfaqeve të kontaminuara. Virusi është përhapur edhe në Shqipëri, ku sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka infektuar 11816 vetë dhe shkaktuar 343 fatalitete në periudhat Mars-Shtator[2]. Shumë pacientë kanë nevojë për shtrimin në spital. Për shkak të natyrës së COVID-19, pajisjet mbrojtëse personale (PPE) siç janë maska për fytyrën, doreza, syze dhe veshje mbrojtëse, janë thelbësore për punonjësit e spitaleve. Mungesa e këtyre pajisjeve rrit mundësinë e shpërndarjes së virusit tek stafi mjekësor. Për shembull, dorezat tradicionale të dyerve kërkojnë përdorimin e duarve për hapjen e tyre. Në rast të kontaminimit të një prej dorezave të dyerve, ajo mund të kthehet në burim infektimit për shumë të tjerë. Maskat të cilat mbulojnë gojën dhe pjesën e hundës, mbrojnë stafin mjekësor nga shpërndarja e virusit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga spërklat e pështymës ose nga rrugët respiratore, por ato nuk arrijnë të mbulojnë të gjithë pjesën e fytyrës. Në këtë rast, përdoret një tjetër pajisje mbrojtëse, e quajtur maskë mbrojtëse linjës së dytë (face shield) e cila garanton mbulimin e gjithë fytyrës. Fatkeqësisht, pandemia ka shkaktuar një vonesë në prodhim, kështu që furnizimi i spitaleve me PPE është i vështirë. Në përballje me këtë krizë, kompani dhe individë të ndryshëm kanë marrë nisma solidare për të mbështetur spitalet. Një ndër alternativat më të përhapura është nëpërmjet printerave 3D. Një ndër këto nisma është FaceShieldMask Albania e mbështetur nga Leviz Albania. FaceShieldMask Albania synon prodhimin e 1000 Maskave dhe 500 mbështetëse për hapjen e dyerve. Synimi i nismës është edhe rritja e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore në teknologjinë e printimit 3D, si dhe përfshirja e grupeve të ndryshme të aktorëve, veçanërisht të rinjve, në prototipizimin dhe krijimin e pajisjeve të reja të cilat mund të printohen me printer 3D.

KONKURSI

Në kërkesë dhe për ti ardhur në ndihme sa më shumë në këtë situatë, dhe për të promovuar kreativitetin, FaceShieldMask Albania ju fton që të merrni pjesë në konkursin e ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Organizimi i konkursit për dizajnimin e produkteve inovatore të printueshme me printer 3D në fushën e mjekësisë. Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup. Fillimisht do të ketë një periudhë regjistrimi prej 4 javësh. Më pas, me pjesëmarrësit do të zhvillohet një ëebinar online, ku do të jepen informacione të ndryshme nga organizatorët. Do të kërkohet dhe një përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë të zhvillojë një prezantim të shkurtër për të ndihmuar me nevojat e stafit mjekësor. FaceShieldMask Albania ju fton të merrni pjesë në konkursin e hapur rajonal për zgjidhje inovative për t’ju ardhur në ndihmë institucioneve shëndetësore dhe arsimore shqiptare. Ky konkurs mbështetet nga Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Thirrja fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat të grupmoshave nga 18 deri në 35 vjeç të profesioneve të ndryshme si: dizenjues, arkitektë, mekanik, inxhinierë etj. të japin një zgjidhje kreative me anë të një objekti të përditshmërisë që të ju vijë në ndihmë institucioneve dhe stafeve mjeksore në luftën kundër Covid-19.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE Të gjithë pjesëmarrësit konkurojnë me propozime për një objekt/pajisje të printueshme me printer 3D dhe në funksion të ekipeve mjekësre ose institucioneve arsimore. Objektet e krijuara/prototip duhet të jenë të përmasave 20 x 20 cm ose më të vogla, dhe të mendohen si objekte për printim 3D. Tre (3) idetë e propozuara dhe të vlerëesuara si më të mirat do përzgjidhen nga një juri lokale. Tre projektet më të mira do të printohen nga grupi i FaceShieldMask. Me tej do mbështeten për ta zhvilluar si objekt në të ardhmen që të vijë në ndihme spitaleve dhe institucioneve arsimore.

KRITERET E KUALIFIKIMIT

• Origjinaliteti i objektit;

• Kreativiteti;

• Zgjidhja teknike e objektit;

• Materialiteti; • Kostoja e prodhimit;

AFATET

• Hapja 21/09/2020;

• Webinar me pjësmarrësit [pyetje-përgjigje]; 8-9 tetor;

• Mbyllja 26/10/2020, ora 23.59;

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153